Rruga e Kombit do të jetë i pari aks në Shqipëri që do të jetë me pagesë për kalimin e automjeteve. Ministria e Transporteve ka përzgjedhur si fitues të koncesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitim e rrugës Milot-Morinë, një bashkimin kompanish kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi”.

Në vend të dytë doli bashkimi tjetër i kompanive “Catalist and Salillari” që ofruan një shumë të më të vogël. Ndërkohë një kompani e tretë e quajtur lauman Biba nuk pati paraqitur asnjë dokument.

Shpallja e fituesit është bërë në bashkëpunim me IFC, dhe sipas ofertës së shpallur fituese qeveria i garanton një subvencion deri 5,6 milionë euro në vit koncesionarit nëse nuk realizohet trafiku i programuar.

Kërkesa për subvencion rreth 600 mijë euro më madhe nga kompania turke, por autoritetet kanë vlerësuar investimin në total. “Vendeka Bilgi” ka ofruar një investim fillestar prej 50,6 milionë euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro.

Brenda 7 ditësh mund të bëhet ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërkohë që sipas afateve në shtator-tetor do të negociohen termat e kontratës, ku do të vendosen çmimet për njësi dhe pas 6 muajsh do të fillojë aplikimi i tarifave.

Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese mesatare prej rreth 5 euro për çdo automjet.

Përveç mirëmbajtjes, kompania fituese duhet të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin dhe të plotësojë infrastruktrën e pa ndërtuar nga Kukësi deri në Morinë.

53 Komente

Po mire, ce ndalon shtetin te beje studim fizibiliteti, te ndertoje uren, te ngreje nje ndermarje per mirembajtje dhe te aplikoje tarifen e duhur per te mbyllur shpenzimet? Perse duhet te paguajme ekstra? Po perse ju zgjodhen mer derra? 

 

Pse 5 ¥ dhe jo 6 £?!?

Po shteti shqiptar i ka ofruar publikut nje rruge alternative pa pagese sic eshte dhe logjika? Apo do mjaftohen me ate rrugen e vjeter nga Puka qe eshte e mbushur me memoriale per viktimat e shumta te aksidenteve. Nje kuksiani do i kushtoje rreth 11 euro (ose 9.2 paunde smiley) nje rruge vajtje-ardhje per Tirane vetem takse mire-mbajtjeje. Ndikim mund te kete dhe per kosovaret, sidomos nese dhe qeveria e kosoves aplikon nje logjike te tille (edhe pse kilometrat ne anen e kosoves jane me te pakta)

Jo po thone s'e ka fajin Saliu. Ai boni kte rrugen per te lidh Serbine (simas cetes plake rilindase), dhe shume mire ia bo qeveria, po rilindase, qe e takso Serbine.

Pyetja tjeter ngrihet per keta njerezit e varfer qe jetojne ne Kukes dhe andej rrotull. Keta si do mund ta perdorin rrugen per te shitur ndonje produkt fshati tani apo cqt???

 

Shume zhgenjyese do thoja para ca kohesh po nuk zhgenjehem me. Rrjepje, paaftesi, vasalizem fund e krye. Turp, i thone vetes socialiste.

mesa di une, banoret qe jane prane kesaj autostrade nese kane mjetet motorike te tyre do ti regjistrojne dhe nuk do te paguajne takse. Nga ana tjeter, taksa e mirembajtjes se infrastruktures se autostrades, por edhe te investimeve ne te (pasi ka segmente te pa mbaruara), duhet paguar nga ata/ato qe perdorin kete rruge. Nese psh shpenzimet e mirembajtjes do ti merte persiper buxheti i shtetit, i bie qe te paguaj edhe une qe nuk e perdor fare ate rruge. Persa i perket tarifes se takses edhe mund te diskutojme (shume apo pak) por me pare duhet te kemi studimin e vizibilitetit.

Une kete te regjistrimit te mjeteve lokale nuk e kam hasur ne ndonje artikull. Ashtu qofte. 5 euro eshte shume per shqiptaret. Imagjino, u rriten pensionet me 1.6 % kete vit dhe kjo eshte rreth 2 euro ne muaj per shumicen, per ca me pak.

Po mire o kaq humbameno ju djemte e fisit tone mo i japim turkut parate per 30vjet. po kaq te paafte jemi te ndertojme nje kompani shteterore a mixe me private te sektorit dhe parate ngelen ne Shqiperi. Mire sektore strategjike qe nuk kemi kellqe ti administrojme, po asnje cope rruge me nje hyrje e nje dalje...

Lungomare, mos fol si VQ, se VQ i meshon ideve per ngritjen e forcimin e firmave shqiptare. 

Nuk shoh asgje te keqe qe dikush te beje per vete idete perparimtare dhe VQ eshte shkruar per kete qellim.

smiley  smiley

vendosja e një pagese mesatare prej rreth 5 euro

Ndoshta po e kuptoj gabim une: kjo do te thote qe do te kete pagesa dhe me te vogla dhe me te medha se 5 euro?

Po sigurisht o Gjembo. Autobuzet e kamionat paguajne me shume se 5 evro, ndersa veturat dhe motocikletat me pak. Ka shume mundesi qe veturat te taksohen diku tek 3 evro. 

Faleminderit.

Ka shume mundesi qe e bejne per me kollaj qe mos t'i hapin pune vetese po s'me duket e arsyeshme qe si ai/ajo/ata qe e perdorin te gjithe rrugen nga Durresi ne Morine, si ai/ajo/ata qe e perdorin Durres-Milot apo me afer te paguajne te njejten gje.

Ah, tani te kuptova! Besoj se do te kete vetem nje pike pagese diku ne hyrje apo ne dalje te tynelit. 

Me gjithe ato mercedesa, porsche, bmw, range rover qe pashe ne shqp pagesa e propozuar  nga qeveria me duket  e paperfillshme.

kur do dali shkrimi yt me pershtypjet mbi udhetimin ne shqiperi?  i duam me detaje, cmime etj...

Do mundohem se shpejti fe bej nje permbledhje te pershtypjeve udhetimit.

prap turku e? na ojtet me ket turkun.

jepjani mo vlla paret naj gjermoni a qofte edhe suedezit se per varjacjon

Pse jo Amerikaneve kur te fitoje Trump? A do ti, iFiqo, te jesh me fitimtaret?

z.Trump ska nevoje tia japesh. Ai i merr vete.

 

Nonen tja kajn atij poplli. Moren borxh ne emer te popllit per ta ndertu ate rruge sikur me pas qen kanali suezit. Tani e japin me koncension dhe e bojne prap popullin me pagu.... Koncesionari ska asnje risk. Nese trafiku nuk realizohet ia plotson shteti. Tani me thoni ju mu, a do kete interes shteti, me i hudh nonji kove asfalt atyre rrugicave "alternative"

Historia do zgjase 30vjet!!!! Pa llogarit rritjen e tarifave te qarkullimit etj etj.
 

jo nuk tallet, ja vitin tjeter do shofish kur ministria e transporteve te kaloje ylberin again and againsmiley

ju eshte tha pusi

I thone Kapitalizem ..kujt nuk i pelqen te shkoje ne Kore te Veriut,atje jane falas rruget smiley! Shuma e vendosur e trafiku nuk i perballon dot shpenzimet e asaj rruge,keshtu qe qeveria mendon te kursej ca para te taksapuguesve duke afruar privatin ! Po kam pershtypjen se as subvecioni nuk eshte i mjaftueshem, e ky privati ka per tu penduar shpejt.. !  

Ja ku doli dhe nje gyzel duke i qare hallin vellezerve turq. 10€ ta bejne.

Ne fakt, duhej te mbaronte komplet si autostrade, deri ne Durres e Tirane, e pastaj te fillonte me pagese. Se keshtu eshte gjysem autostrade. 

Skan lene gje pa i bere 25 vjet te njejtet surreter e nuk cohet njeri. Kurse si shqiptar vetem pse e pa shtremet vete maloku dhe i ve flaken spitalit. Rilindasit premtuan hetim per ndertimin e rruges, tani ndrrune mendje. Sa te gjenin ku i ka fshehur 300 milione euro Luli me mire po i vjedhim edhe ne $300 dhe zere se ja morem.

Mgjse shkruar ne nxitim, pelqen tranparenca!!

Nuk ka kapacitete sipermarrese te besueshme & te fuqishme, mjaftueshem, ne shq., eshte pershtypja dhe kjo nuk habit. Shih mendesine e shoqerise qe te merret me mend mendesia e biznesberjes.

Disa pune s'mjafton vetem guximi & energjia e momentit, duhen sidomos kapacitete te tjera.

Plus, bizneset pjesemarrese ne tender po t'i shofesh jane te formes "nje bashkim kompanish kryesuar nga kompania turke"...dmth nuk kemi nje kompani singulare.

kom pershtypjen qe ky ish nje nga kurbanet per reformen ne drejtesi, nuk ve doren ne zjarr as per ate portin e karpenit. ato koncesionet ne shendetesi ti pish ne kupe se te pakten kane output shendetin e popullates.

se di sa kurbane lesh e lije na presin deri zgjedhjet e ardhshmesmiley.

Troc me fol albano nuk di shume per cfare thua

jane kurban pra per koalicionin vazhdimin qeverieses, miratimin e reformes ne drejtesi. Troc fare i ka bere qejfin metes me kete koncesion te majme(min e trensporteve eshte e lsi), ne kembim, se kish filluar ti bente shume presion.

 

Ka mundesi, dmth te besoj. 

Mgjse mund te qendroje edhe sepse kur vjen puna per para', ne pergjithesi, lsi s'falin nje fije. Biznesi eshte qellimi primar. It's very cut & dry with them.

Si lidhet emri LSI ketu me kompanine turke, eshte pyetja tjeter...

 

lidhet lsi'ja eshte mjaft turkoshake, kshu si parti.

mos harro hec;in e pocemit ne jug dhene nje kompanie turke, me bonus te vecante.

Got you

she got you

Po mire me po kinezeve pse s'ua beri kurban ate koncesionin qe kerkuan per rrugen e Arbrit? Por shkoi e beri kurban vete rrugen e Arbrit! smiley

Ket teme e kemi raf per vdekje dhe nje here tjeter.

Ajo rruge eshte ndertu me parate e taksapaguesve. Shume qytete e fshatra pergjate asaj rruge nuk asnje mundesi alternative qarkullimi. Tani kto gorrillat ne pushtet i vejne pistoleten te koka popullit dhe i thojne hudh leket. Esht njisoj sikur me pagu qira te shpija qe ke ble, plus taksat e ato adetet e tjera. 
 

duhet me u lidh me ameriken se keshu skemi gjo ne vije

Mas 3 ditesh do harrohet dhe ky muhabet ashtu si u harru dhe importi i plehrave e shume te tjera. Ata e dine kete prandaj dhe vazhdojne pa e rrujt hic.

Rruga e Kombit, rruga eshte e kombit, por paret e kombit i merr turku. A e kupton njeri ironine? smiley

Pastaj tjetra, Berisha sikur i premtoi Kombit qe do shiste jo vetem xhevahiret e gruas se tij, por edhe xhevahiret e grave te PD-se (thirrje e hapur per prostitucion masiv????) vetem qe rruga e kombit te realizohej me sukses.

Tashi, keta burrat e grave te PD-se jo vetem qe nuk i shiten xhevahiret, por edhe sikur ua shtuan me teper.

Kurse tashti u ka ardhur koha grave te LSI-se te shtojne xhevahiret e tyre.

Burrat e PS-se kenaqen vetem me faktin qe grave te LSI-se u shtohen xhevahiret.

Nderkohe Monika Kokemadhi eshte e mendimit qe nje familje fisnike shqiptare nuk eshte e tille, nese luget dhe pirunjte e ergjenda nuk i ka te stampuara me emblemen e familjes.

Sa e vret mendjen edhe ti. Ne mos turku anglezi Bleri gjermani!

Fiqo,se nuk kam shume konfidence me ty ktu,po nuk mund te rri pa te than qe me vjen keq kur te shoh si nje antare brigade axhitacioni,si ajo qe kishte shku ne fshat me bind fshataret me dorzu drithin teper, ke filmi.

jane paret e tuja Pjeter, jane paret e tuja.. smiley te prindve tuj, tfmive tuj.

 

qysh prej tivari deri ne prevezë

gjithkund ngrof dielli skilipecë e obezë.

 

edhe une kam siklet kur ju shof te squllun si sapuni ku lajne horrat durët smiley

nuk ban me hesht Pjeter. Kembanat me te frikshme bijne kur nuk fryn era.

Po per rrespekt te tvujtmit, po a lej me kaq.

Nuk i fus mo hundet ne ate hale. Tash e tutje po e kthej poltronën nga penxherja.

Juaji,

Fiqo smiley

 

 

maskaralleku i se djathtes rri EDHE ne ate qe gjithe duke perfaqesuar interesat e pakices se pasur, kerkon te vije ne pushtet me votat e shumices se varfer. 

Per t'i joshur, duke mos qene ne gjendje t'u qaje hallin (sepse koncept inegzistent per ta), perdor lojen e te t'berit budalla...

s'ka qorr me t'keq se ai qe sdo me pa. Ik e numroji biznesmene-deputetet e varfer te ps qe mbrojne interesat e shtresave te mesme e te varfra. Ata qe sponsorizun personin #2 t'pagunte 80 mije dollare per nji foto

ore bredharak, se ti ishe dhe ne konvente doli llafi, eshte e vertete qe nuk i kane bo ftese Palloshit ne konvente se ky i kishte bertit fort hillaryt "Hap kutite ose largohu"? smiley

800 milione euro kane ndermend te falin me amnistine e radhes... Keta qe kane ndermend te bejne shtet.. e nuk vjelin dot taksat e i falin ato, sidomos Samir Manes me shoke...

Ndersa te voglit ja ngopin... Rrit tatinet doganore per dergesat private.. vendos tarufa per rruge, rrit biletat e autobuzit... 

Vet i votuat. mire t'u behet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).