Nëse do mund t'i kaloje 5 vjetët e ardhshëm të jetës tënde në cilindo vend të zgjidhje, metropol a fshat i qetë, dhe puna e banesa s'do ishin problem, ku do vendosje t'i kaloje dhe pse?

133 Komente

me thene te drejten kam 20 vjet qe jetoj vetem 20milje nga dwntwn chicago, dhe deri para nje 5 vjetesh isha ok....tani po mendoj nese und te leviz si nga s florida...po  nuk ma mban se nuk e di a do me pelqeje...du noi ven me gjelberim e plazh...te mbaj ere jod dhe peshk te fryj fllad dhe te kete diell, te jete paster dhe neat...mos kete shume trafik e tym, ndertesa te larta e malls te medha....Naples apo clearwater, fortluderdale etj...sigurisht varet edhe me moshe e me $

Ndonse jam lindur e rritur ne Tirane, tani une do zgjidhja fshatin per te jetuar, qetesine. 

Po edhe une kete kam menduar gjithmone se  fshati eshte zgjidhja me mire e mire per te jetuar  pasi shijon natyren dhe qetsine, por problemi eshte se natyren mund ta shijosh por qetsine jo ! smiley

Kelowna, BC

sepse linku flet vete per klimen dhe bukurine e vendit. I afrohet komunes se parisit ne kto ane pervec faktit qe sic pritet, verehet nje mungese mamash seksi

Komunes se parisit i merr te ligat e i behet kurban smiley kanadaja eshte parajse mbi toke sikur te mos kishte dimrin e ftohte smiley

të gjate... 

-7 C ben me e uleta ne Kelowna ne dhjetor ose janar

Ty s'po te afrohen tani mamat seksi jo me kur te kesh dale ne pension.

Dhe Une du me Leviz ne Florida. Ndonje rich town. Andej sikur Jane me laid back njerezit. Qef o qef. 

Florida eshte mire per pushime por po te jetosh merzitesh duke pare surretet e rednekeve te djersitur e te parruar.

Kam pas pershtypjen se ka shume Hispanics ( duhet me mesu hola e como estas) por rednecks ? Po prandaj thashe dhe Une me ndonje rich town, I mora parasysh ca gjera dhe ti. 

Eshte home of the rednecks.qytete te pasura west palm beach thone ku kalojne pleqerine fishkaraqet cifute.

Ok nderrova mendje tani. Per ca kohe dua te 'zhdukem' ne St. Barts. Do isha teper e lumtur Te jetoja atje ca kohe. 

Cik si afer Brukselit...

Maui - i vetmi vend ne bote qe kur e kam pare, kam kuptuar se cdo te thote parajse...

Nese vertet do te ishte e mundur te zgjidhja, do te zgjidhja Kinen. Ka kaq energji, inovacion, kulture, nje bote e tere per te eksploruar. SI dhe do te doja ta mesoja mire gjuhen.

Caen , sepse nuk di Frengjisht , jo se du me mesu Frengjishten por s'du me fol me njeri !

Pyetje e veshtire Blendi. E kam pas fixim te jetoja ne nje fshat te bukur bregdetar, te kisha 4-5 kalamaj dhe shume kafshe perqark. Por duke qene se kjo gje nuk realizohet, nuk me behet te enderroj. Nga te me coje fati, njelloj do m'duket.

Kush nuk realizohet , 4-5 kalamojt apo Fshati.

Pjeshket ne bace smiley

E gjitha ne total. S'kane kuptim detajet pa njera-tjetren.

po si mund te jetosh rehat ne Florida, nje vend me temperatura te larta gjithe vitin, ku nuk rrihet pa arico ne shtepi apo makine qofte ? -eshte tjeter te shkosh per nje fare periudhe me pushime..

duhet jetuar ne nje vend ku ende viti ka 4 stine.. ne disa zona te Shqiperise nuk eshte keq, po puna eshte se Albanie ka ende mungesa te tjera...
une do zgjidhja Toskanen ne Itali.. po pse jo edhe diku midis Austrise dhe Zvicres, klima eshte zbutur goxha ne keto vende.

C'o mer kjo pytje? 

Ju eshte trash lekura dhe ju rrefugjatve s'doni me dit mo! 

N'Tirone o vlla, ke nona jeme! 

Meqe jena tu fol prralla, them! smiley

5 vjet do i kaloja pa asnje pishmenllek ne Rome. 

Une do kisha ndenj nja 5 vjet ne Ameriken Latine. E kam me shume qejf kuluren, gjuhen, sanguinitetin andej. Ne Buenos Aires ndoshta, apo ne Santiago. Perndryshe ne Itali. Me ka rene rasti te shkoj ca here dhe mendoj se italianet jetojne bukur. Hane mire, vishen mire... 'Prosecco signore?'

interesant amerika latine, sidomos te jugut fare

Paraditen ne US (pune e me the ate thash), mbasdite nga Trastevere a Barcelone, darken n'Albanie.

PS. 3 kerkesat e mia, iFiqo.

Vetem ne Alaska do te preferoja dhe jo vetem 5 vjet, por tere mbetjen e jetes time!

75 cent kilja domoteve ne Alaska.

Sot mora ca domote te mira. Mi solli nje shoku im nga fshati qe i kishte mbjelle per vehte. Nuk kishin damare te bardhe nga brenda. Domotet qe tregetohen aktualisht nuk bojne nje lek. Jane te bombarduara me kimikate dhe preparate te tjera stimuluese qe te nxisin pjekjen e shpejte dhe jetegjatesine pasvjelejs. KOnsumatori duhet ti refuzoje, pra te mos i bleje. Vetem keshtu mund te edukohen fshataret koketrashe . 

Mendohu mire. Vertet natyra eshte e bukur por e eger. Nuk eshte per qytetaret.

Gjembi shenjtanke, ne vend qe ta m'sosh Kuazon, rri e thumbon smiley

ne behar qe zgjat nja 7 a 8 jave eshte bukuri e madhe por pjesa tjater e vitit eshte bore dhe erresire .

East Asia, pa me te voglin pishman. Valixhet direkt gati. Kam hasur e provuar harmonine perfekte te shpirtit, bukurise se natyres, dhe mental health. Ca ti bej qe jane i cik larg me familjen, po te ishte vendim duke patur vetem veten parasysh, gjithe jeten jo vetem 5 vjet. Indonesi, Filipine, Tailand, Taiwan, Sri Lanka.

" Indonesi, Filipine, Tailand, Taiwan, Sri Lanka."  Edhe mu me pelqejne shume keto te SEA, por 45C + 99% lageshtire bohet paaaak e bezdisshme. Kam miq te mi, expats qe jetojne andej dhe ma kane bo dhe mu gati nje parcele ku te ngre i kacolle. smiley 

Asnje nga keto qe thua nuk eshte teknikisht East Asia, me perjashtim te Tajvanit. Une kam takuar njerez nga te gjitha keto vende dhe pothuaj te gjithe mburrin nje vend qe ti nuk e ke permendur: Singaporin. Po kudo eshte problem ajo qe thote Bama, lageshtia. Une kam qene ne Tajlande, po ne dimer, ndersa isha ne kete ishullin me jugor te Kines, Hainan, ne vere. Thashe se mbeta hero aty, zagushia literally te mbyste. Me e forta ishte se per te me bere nder si i huaj ne hotele me jepnin dhomen me te madhe dhe gjithnje u kerkoja te ma nderronin me nje me te vogel, se aty mund te freskoheshe vetem po te rrije ngjitur me kondiicionerin, sa largoheshe pak, aha, njesoj si pa kondicioner. Kam bere ne plan te shkoj vitin tjeter ne Filipine, Vietnam ose Bali, po sigurisht ne vere ne kete hemisferen tone e ne dimer aty, perndryshe, kam frike se kaput.   

Singapori ka klimen me të poshte nga e gjithe Azia Jug-Lindore sepse ka NJE sezon të vetem nga 1 janari në 31 dhjetor: 33°C dhe 99% lageshti. Tailanda, Birmania, Kamboxhia, Laos apo Vietnam i kanë të katerta stinet (edhe pse dimri eshte i bute, dmth 25-27°C por i thate gjithsesi). Dhe mos harro se në të njejten hemisfere jemi, vetem se dimri atje eshte i bute sic e thashe, dhe pikerisht në atë kohe edhe duhet shkuar (siç shpreheshe dhe ti)

Per hemisferen ke te drejte, por vera nuk eshte aq nxehte aty, te pakten ne Tajlande, por pranvera, prandaj mund te shkohet ne vere. Per Singaporin nuk thashe ka klime te mire, thashe kudo eshte problem klima ne keto vende. 

Komuna e Parisit, ku tjeter? 

Per 5 vjet ndoshta ne Zelanden e Re. Ishull pak me i madh se Britania e Madhe po me vetem 4.5 mio banore. I ka te gjitha: city, male, alpe, brigje detare te vigjera, lumenj te paster kristal, fjorde, pyje pa fund, vullkane, asnje kafshe helmuese. Ne dimer mund te bjere edhe bore, po edhe ne vere nuk ka ndonje vape super zhuritese. Ia vlen! Po vetem per 5 vjet ama. Pozicioni gjeografik eshte shume i izoluar e do me merrte malli per Evropen dhe qytetet kulturore te saj.

Bukur. 

Edhe une ia kam vene syrin, bashke me Australine. Kur me pyesin ketu a kam nder mend te rri gjate ne Kine, u them se jo. Po ku ke nder mend te shkosh, me pyesin. Nese nuk bej dot 200 mije euro per te Komuna e Parisit, u them, dua te shkoj ne Australi. Po pse? pyesin ata. Sepse e ka siperfaqen gati sa te Kines, u them, dhe numrin e banoreve gati sa te Pekinit. Pashe para disa kohesh nje film australian me krokodile, The Monster ne mos gabohem. Guida u tha turisteve: Siperfaqja e shtetit tone eshte sa e Teksasit, dhe jetojne vetem 800 mije banore. 800 mije banore ne Pekin jetojne vetem ne nje bythe vend si ky nenrajoni ku banoj une. 

Problemi i Australise eshte se pervec Sindney, qytet interesant, pjesen e tjera janë... bashkebisedim me kanguret 

Mos u bej edhe ti pre e stereotipave. Shume australiane, e jo vetem nga Sidni, nuk kane pare ndonjehere kangur me sy. Pastaj une nuk jam multikulturalist, me mire ne qetesi prane natyres se te behem konserve me turlilloj njerezish. 

Edhe une si metafore e perdora,ose me sakte si metonimismiley Do mundohem ta gjej kete filmin,po nuk e di a e ke pare ate filmin qe permenda,te me jepje nje mendim.Nuk e di a eshte australian,po nuk besoj se eshte hollivudian,megjithese turistet aty jane shumica amerikane.Aty mesova nja dy gjera per krokodilet,per shembull qe ata nuk sulmojne dicka me te madhe se vetja (prandaj guida ndihej e sigurt,se nuk e priste qe te kishte nje krokodil aq te madh ne lume,me te madh se barka a motoskafi ku po lundronin.

Argendis: Njoh jo pak njerez qe jetojne ne Australi (shtetas gjermane, jo shqiptare). Me aq sa kam degjuar prej tyre shtetet me te mira per te jetuar atje jane South Australia dhe Victoria. Sidomos kjo e fundit me kryeqytet Melbourn-in. E kam fjalen per klimen. Ne jug eshte klime mesdhetare. Po fatkeqesisht eshte goxha shtrenjt. Shume me shtrenjt se ne Europe. Pothuajse cdo gje.

E di, planifikova nje here te shkoja dhe kur mora vesh cmimet, e lashe. Edhe Japonia eshte shtrenjte. Koreja e Jugut dhe Tajvani shume me lire, te pakten ketu nga Kina, pa folur per Azine Juglindore qe eshte edhe me lire. Po une nga nahija ketej vetem ne Tajlande dhe Hong-Kong kam qene, se gjithe kjo Kine, sa Evropa, dhe akoma nuk e kam shetitur te gjithen. Nevojiten ato dy gjerat qe i kemi me pakice: koha dhe paraja.

Aty ne Flickr eshte nje burre mbi 60 mbase, fotograf nga Australia. Jeton diku ne fshat besoj se e shoh Te postoj shume e shpesh farm pics. Nje qetesi e thjeshtesi magjike mbizoteron, ato mengjezet me pak mjergull e mist Kur dielli nxjerr rrezet e deperton thru, bagetia qe kullot, kuajt qe vrapojne lehtshem gjelberim fusha pa mbarim dhe perendimet e diellit jane mrekulli. Qetesi shpirterore, ca do njeriu me shume nga kjo jete?! smiley

Link? smiley

ate e mban atje fotografia qe ben. ndryshe do ish merzit ka kohe.

Po jo mo ai jeton atje, photografine duket e Ka  pasion. 

lumturia eshte kur ke per passion zanatin qe ben, thoshte Stendali (shkrimtar francez).

ta kam llafin qe sado magjik te duket ai vend, nuk do ta pelqenin per jetese te gjithe, se ndryshe nuk do t'i nxinte dot vendi. 

thx. (s'e kam hap akoma)

Mbase duhet shtruar pytja, nese do te fitonit llotarine, cili do te ish itenerari i udhetimeve tuaja? smiley 

pyetje koti.

per nje shqiptar shqiperia eshte vendi me i mire per te jetuar. ndryshe nuk do vinim ketu, ne qe nuk mund te jetojme ne shqiperi per momentin. 

po 5 vjet thote o profil, ndryshon njeriu, shikon edhe dynja tjater...

se paske provuar dmth. dy jave jane teper se merzitesh, kur jeton ne çfaredo vendi. per jetesen s'ka lidhje bukuria e vendit, por sa TE LIDH ai. çfare lidhje krijon me te dmth. 

Pyetje interesante. Une do vendosesha ne Lund te Suedise, per t'i ndenjur larg skizofrenise shqiptare ca kohe. Qyteti eshte themeluar ne vitet 900, ka shume studente, art, kafene. 

bull head city az

me vje keq bame, po e ke hudh ne vend te gabuar Jarin.

Mos u ligeshto per Jarin; artiklla ka lidhje me temen.

Teman e Meros lexon tismiley

Lexova artikllen. Njese gjithsesi, shof te paska dhimt ne shpirt. smiley 

Ne irlande.

Pyetje interesante. Ne 5 vitet e fundit kam qene ne vende te cuditshme, disa prej tyre edhe te rrezikshme, dhe e gjitha kjo me ka bere ta vleresoj me shume strehen time modeste tek Komuna e Parisit, sado banale kjo mund te duket per kozmopolitanet e PPU. 5 vitet e ardshme? Sikur te gjeja nje stabilitet te ri financiar ne Tirane, jam i lumtur t'i kaloj 5 vitet e ardhshme, kam bindjen se i kam te gjitha ketu, ose ne nje distance te arritshme. Udhetime here pas here kam deshire te bej nga kurioziteti, po prape preferoj te kthehem "home".

Meqe problemi qenka shtruar në menyre kyltyraliste (puna apo banesa nuku qenka problem) : India. Sepse:

L'humanité est en Inde! 

Lost Horizon eshte utopia smiley

po  kshu seriozisht nuk e di, varet nga njerezit, Irani i Kiarostamit ndoshta, pelqen shume dhe gjuha. 

Mgjse edhe ne USA ka komunitete amerikane vendase (per sa relative eshte kjo) qe i kane rezistuar me qytetari konsumerizmit, urbanizimit multikulturalist dhe shoqerise se tregut, ne nje menyre qe te habisin. Ne kete kuptim, interesi do ish jo gjeografik por ishuj komunitetesh.

 

Nuk e kam parë. Ca burime të mirebesueshme thone qe eshte dy-tre-yllsh, nga 5 max. Argumenti (pitch) qenka interesant. U dashka shtu në watch-list smiley

e vertete per yjet, konfirmoj me ta edhe pershtypjen time. Ka te tjere shume me te mire Capra.

Por po te shihet si ide totale merr tjeter kuptim. Idealizem i pashoq, parajsa humaniste mbi toke. Nuk e di a mund te quhet film koral (?), jane disa emrat e afirmuar qe luajne, personazhet trajtohen barabar, ashtu si dhe ideja e barazise (si dhe lumturise e humanizmit) ne qender te filmit. Shpresoj t'i shofesh sa me shpejt.

Krahasohet me kete tjetrin mendoj sepse trajton te njejten ide por ne menyre te ndryshme sepse ketu tematika eshte specifike por Capra gjen menyren te dale tek ideja komuniste ne nje menyre fantastike smiley

IA KENI FUT QE TE GJITHE KOT! NUK BEHEN PUSHIME NEPER KETO VENDE QE THONI JU!

dhe kush foli per pushime, eshte pyetja...

me mua e keni?

 

Pushime behen ne Meke duke lexu Kuranin.Ajo osht jeta e funit.Po ishte fjala per vende per te jetuar me shume se per te pushuar.

Ja, ja...per kte  kisha fjalen! Kurani mund te lexohet kudo mor djal, nuk eshte then ne meke. Me sakte ka etiken e vet te te lexuarit..psh, ne tualet nuk eshte e sugjeruar te lexohet! 

E kush jua komunikuar kete sygjerim? Apo thjesht pervoje personale?

Nuk thashe qe lexohet vetem ne Meke,thashe qe aty eshte kulmi i kenaqesise.Gjynah qe nuk u lexoka ne tualet.

nga e di ti ku eshte kulmi i kenaqesise? E ke lexu atje?smiley

Po,dhe nuk kam cfare t'i kerkoj jetes tani,ky ishte kulmi.Megjithese lumturia nuk ka fund.Ja per shembull,mendo te lexosh mbi 20 here Kuranin,nuk ka rendesi se ku madje do thosha,ne Meke apo ne tualet.A ka lumturi me te madhe?Ka,do thuash ti,eshte ta lexosh mbi 30 here.Nuk heq kondra.Ja nje lumturi e tille na mban gjalle,leximi i librit qe i ka te gjitha brenda.

nderrova mendje, zere se s'te fola, shendet

s'po dija cte beja doje me nje nis nje debat..por, sqanka profili ketu me duket.. smiley mos e merr personale! 

ne rregull

1st choice: 

Lake Tahoe

beach, skiing, boating, paddling, fishing, hunting, hiking, biking, gambling... all in one place all year round. bonus a twice month trip to Frisco.

2nd choice:

Mar-a-Lago resort in Palm Beach smiley

Well so many places , so little time ..and money.smiley

5 vjete vetem ne Perth!!

Kjo faqja ketu Zeqo, nuk hapet, ndoshta eshte App fallco  smiley

ndize edhe njehere Pjer se mbase hapet po mos e fik kompjuterin me pare.smiley

Per çudi, tani u hap  smiley  Aty nuk eshte keq, por mendoj se eshte vend pak i izoluar . 

po vetem per 5 vjet behet llafi o Pjer, ka nevoje nganjehere njeriu ti largohet monotonise se perditshme, mund te jete diçka qe ja vlen, psh, nuk te kane ardhur ne maje te hundes ato fytyrat e arabeve te magazina ç'do dite?!?

ata qe do kesh te ai ishulli jane me keq. 

pastaj neper ishuj jetoni dhe tashti, te izoluar nga bota, çmut doni prap po neper ishuj te shkoni. shkoni ne nje vend ku eshte tumblla me njerez e ju japin muhabet.

s'do keni nevoje per peshkun te pakten.

larg grupeve me njerez se te vjen ndonje makine e te merr perpara sidomos ti qe jeton ne France.

une s'jetoj ne rruge.

pastaj nuk te kap gje prej gjeje (edhe midis predhave), kur ke diçka (siperore) me bo. iken nga kjo bote, kur jeton kot, sa me shty ditet. 

zoti nuk o loqe.

as une.nejse, tani e pash qe e plotsove comentin

Jooo, noi dite do pershkruaj nje dite pune tek magazina, qe te kuptosh thelbin e jetes smiley

le te presim deri athere.

Ketu ku jam ne keto momente ku njerezit nga lart duken si milimonga. Kafja e mbasdites sa shume po me shijon me kete view smiley Ku ka kenaqesi me te madhe se kenaqesia e momentit, enderrat ua kam lene enderrimtareve qe presin tu ndodhe ne jeten reale. Une dua te marr nga jeta ate qe ajo me afron me kaq dashuri! Life is beautiful! smiley

Me bukur as une nuk do ta kisha thone  smiley  Kenaqesia e momentit, s'ka te paguar. 

shtri komet sa ke jorganin. e ka thon poplli me bukur ate qe po thote ajo.

Domethene,juve zonje ju shijoi kafja sepse njerezit ju dukeshin si milingona dhe sapo te merrnin madhesine reale,kenaqesia do t'ju ikte.Perse ky percmim qe ka njeriu per specien e vet,sa parapelqen te jetoje me milingonat a arinjte diku ne nje cep te harruar.A nuk eshte koha te therrasim se bashku:"Njeri!Sa krenare tingellon kjo fjale!"

P.S.Ky qenka ky vendi ku njerezit duken si milingona,qe te shkoj ta pi edhe une kafen atysmiley

 

Nje sy nga kenaqesia e momentit, nje sy nga peshku, kupton ti, dmth. prit ta shpall publikisht kenaqesine time se ndryshe s'quhet... 

(Epidemia rrjeteve sociale. Jo me foto por verbale kesaj rradhe)

Ndarja e kenaqesise me te tjeret eshte nder gjerat me njerezore. Edhe e se qeshures. Duke pire kafe ne qetesi ka qene tek e fundit, nuk ishte duke bere bungee jumping. Edhe une kur jam ne kafe shkruaj zakonisht te Peshku.

mengjes aty ti?

ja miremengjesi njehere

E mirembrema tyve.  

po nga juve c'ore kemi?

Me fal per vonesen ne pergjigje, po mu desh te zgjoja gjelin.

u morem vesh.

(meqe jemi, a ka plan per nick te ri, me zgjedhjet presidenciale ?)

Amerika nuk para i ndyshon planet 100 vjecare, ne baze te te cilave operon.

mire mo bame dakord, s'kemi gje kundra.

ikem, t'ju leme te punoni, shendet...

Ja mirembrema andej. Se c'eshte nje tekst kenge: "Kur une bie te fle, ti zgjohesh", a dicka e tille.

Ben vaki do te bie ne qaf e do te kerkoj te me njohesh me qytetin per nja nje muaj.

Varet se kur, une muajin e ardhshem do jem ne memedhe. 

Po me banxhi jampin...?

E kam fjalen, nuk eshte se shkro te Peshku duke bere ndonje gje "impenjuese". Se ka nga ata qe duan te bejne selfie edhe kur u afrohet uragani ose eshte duke i gjemuar luani dhe ikin per lesh. 

ah, kuptova. I rash shkurt po desha te thosha se ketlina selfit e gjendjes se brendshme shpirterore na i sjell nepermjet poezive dhe novelave ezoterike. Jo tipi i bj-ve dmth...

Sipas asaj mendjes tende ashtu duhet te jete, sipas kesaj torrollakes time eshte ndryshe perceptimi i kenaqesise dhe i dashurise per natyren dhe njerezit. smiley 

Lartesite jane per njerezit e guximshem per te tjeret ka stola ne park! Une thashe se do doje ta pije kafen me mua qe ta tregoja vendin smiley

July cpate apo u trishtove nga lumturia ime?! smiley

Po pra, 2 in 1, natyre dhe njerez, domethene njerez-milingona. Lartesite jane per frikacaket qe duan t'i ikin perballjes me realitetin tokesor, Antejte jane heronjte e vertete te kohes sonesmiley

Po ta pinim kafen me njeri-tjetrin, do zhdukej magjia e te parit te njerezve-milingonasmiley

Wow wow...... WOW!!!

Un do ti kaloja 5 vjet ne malajzi , vend i lezecem e me shum shi.

Budapesti per mu.

Kam 17 vjet Ny - Toronto . jam lodh me zhurma . Do te doja dicka te thjeshte , por rrethuar nga njerez te mire, sepse qetesia e tepert te merzit pa njerez  - ne Tushemisht , Pogradec me familjen time ( prindet , vellain dhe normalisht familjen time burrin femijet ) ,  dhe me sa pashe kur vizitova kete fshat te bukur fantastik njerezit ishin te thjeshte dhe te mire njesoj si para 17 vjetesh 

ajri i paster, liqeni i mrekullueshem, ushqime organike , qetesi shpirterore 100 %

Dmth ti te kesh prindrit kurse yt shoq...well, atij i del e tepron ti keshtuqe, familja e tij te thyeje koken diku larg

une flas per vete , se cja fut kot ti bredho pa lidhje fare 

Rri elba, pash zotin se me iku nji pikachu dhe po me iken zari fare. Me keq se profilit kur Pjeri i fut nji biftek shoqerum me vere te 2005 

Itali, Jug

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).