TIRANE –Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit se nuk është njoftuar në kohë për grabitjen e parave në pistën e aeroportit.

Drejtoresha e komunikimit  në TIA, Arlinda Çausholli theksoi “se në këtë incident të rëndë, në rast se qëllimi është fajësimi, pasojat do të jenë shumë më të rënda se grabitja.”

“TIA ka njoftuar në kohë policinë. Eshtë njoftuar policia kur makina e krimit ishte ende në vendngjarje. Theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët.”- deklaroi Çausholli.

Duke shprehur mbështetje për kryetarin e Degës Teknike të Aeroportit, Vangjell Nikolla, Çausholli theksoi se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale, shërbim i cili nuk zëvendëson shërbimin e policisë së shtetit.

“ICTS  operon e paarmatosur, e vetmja forcë e armatosur në aeroport është policia”- theksoi Çausholli.

“TIA është tërësisht në dispozicion të autoriteteve që po hetojnë ngjarjen. Jemi të detyruar të flasim tani, sepse po cënohet një kompani që është në shërbim të pasagjerëve dhe shtetit shqiptar. TIA është pranë punonjësve të saj në këtë moment të vështirë, dhe sidomos pranë zotit Vangjel Nikolla.”- u shpreh drejtoresha e komunikimit në TIA.

ZV/MINISTRI STEFAN CIPA: ESHTË NË DORË TË PROKURORISË ZBARDHJA E NGJARJES
Zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa reagoi pas deklaratës së TIA-s për grabitjen e 30 qershorit në Rinas, duke theksuar se zbardhja e ngjarjes është në dorë të prokurorisë.

Çipa theksoi se policia ka vepruar në momentin që është njoftuar, ndërsa ngjarja është e faktuar nga kamerat e sigurisë.

“Do hapim kamerat e do shohim pamjet. Nuk do të merremi me deklaratat e asnjërës palë. Policia ka vepruar në momentin që është njoftuar, është në dorë të prokurorisë zbardhja e ngjarjes.”- deklaroi Çipa.

DEKLARATAT E POLICISE
Një ditë pas grabitjes, Policia e Tiranës bëri përgjegjës koncesionarin për sigurinë e aeroportit, për të cilën, policia ka pasur rezervat e saj dhe ka lajmëruar edhe TIA.

Sipas policisë, reagimi ka qenë i menjëhershëm pas njoftimit të dhënë, “megjithëse sipas regjistrave, është njoftuar rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pasi autorët janë larguar nga rrethimi i aeroportit”.

KRYEPOLICI I TIRANËS DEKLAROI SE: “Dua të bëj me dije se në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera, nuk ka asnjë prezencë të policisë dhe njoftimi për ngjarje që ndodhin në aeroport bëhet nga punonjësit e ODM. Gjithashtu, në bazë të Marrëveshjes Koncesionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Koncesionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë ekskluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë. Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aeroport.

Ndërkohë që bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Ligji Nr. 9861 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufiri t shtetëror”, Policia e Shtetit mban përgjegjësi për sigurinë e udhëtarëve në Aeroportin Nënë Tereza, dhe veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Ajror, që është territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit deri në vendqëndrimin e avionit. Gjithashtu, Policia e Shtetit, bazuar edhe në masat e shtuara të sigurisë, të marra në kuadër të luftës kundër terrorizmit, kryen shërbim me patrulla të shtuara në kabinat e kontrollit të pasagjerëve në hyrje-dalje, në ambientet e brendshme dhe para terminalit të pasagjerëve, në ambientet e intervistimit të shtetasve të kthyer dhe për sigurimin e personave të shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Sa më sipër, theksojmë se perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV, janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport).

Pikërisht për shkak të konstatimit të shpeshtë të mungesës së disa elementëve të sigurisë, Policia e Shtetit me shkresë nr 457 datë 21.04.2014 i ka komunikuar autoritetit Aeroportual TIA, në lidhje me mangësitë të konstatuara në drejtim të parametrave të sigurisë, veçanërisht për sistemin e kamerave, pasi kamerat nuk mbulonin me monitorim të gjitha pikat nervlagjike të aeroportit.

Me shkresë ref. RCV/IA, datë 24.04.2014, protokoll 273/1, nga Autoriteti Aeroportual TIA, i është kthyer përgjigje Komisariatit të Policisë Rinas se: Shqetësimet e ngritura lidhur me sigurinë dhe kamerat e sigurisë, nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit.

Në vazhdimësi të korrespodencës për riparimin e mangësive të konstatuara, me shkresë nr 496 protokoll 25 .04.2014 Komisariati i Policisë Kufitare Rinas i është drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), me kërkesë për ndërhyre për marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e problematikave të konstatuara lidhur me sigurinë në Aeroport, duke i kërkuar Koncesionarit që të zgjidhe menjëherë problemet e sigurisë në përputhje me standardet ndërkombëtare për sigurinë në Aeroporte.

Nga Autoriteti i Aviacionit Civil akoma deri ditën e sotme nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Po në vijim të korrespodencës me shkresë nr 534/protokoll datë 24.03.2016, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, i kërkon autoritetit Aeroportual TIA, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave.

Në mbledhjen e këshillit të sigurisë së aeroportit datë 30.03.2016 mbajtur me protokoll nr 145 Ref : RCV-GM/STO nga ana e Policisë së Shtetit është kërkuar rishikim i masave të sigurisë përfshirë dhe sistemin e kamerave si dhe shkëmbim i menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale.

RINAS, NË SISTEMIN E KAMERAVE KA PATUR PROBLEME. POLICIA SHKRESË TIA-S QË NË PRILL 2014
Sistemi i kamerave në Aeroportin e Rinasit duket se ka pasur probleme. Ministria e Brendshme dhe Policia e Rinasit kanë dorëzuar një kërkesë drejtuar TIA-s që më 21 prill 2014 në lidhje me problemet e kamerave.

Në këtë shkresë mësohet se theksohen problematikat në sistemin e kamerave, pasi disa kamera të rëndësishme për sigurinë nuk funksiononin, ndërsa disa kamera në zonë me rëndësi janë të dëmtuara.

Në shkresë, kërkohej që të vendoseshin kamera edhe në portën nga ky u krye grabitje.

Por një javë më pas, TIA i ktheu përgjigje Policisë, duke u shprehur se “siguria e aeroportit nuk është kompetencë e policisë”.

“Sipas marrëveshjes siguria ruhet nga qarku i mbyllur viziv”, thuhej në përgjigjen nga TIA.

5 PERSONA NË PRANGA, PROKURORIA: PERSONELI I SIGURIMIT SHPËRDOROI DETYRËN
Pesë drejtues dhe punonjës të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, “ICTS”, janë prangosur dy dite me pare, pasi prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e tyre, në vijim të hetimeve të nisura për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve, një ditë më parë.

Prokuroria e Krujës bën të ditur se ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe në bazë të veprimeve të deritanishme se, drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave, në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni.

Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Krujës, e cila po heton mbi veprimet e personelit të sigurimit, dyshon se kanë shpërdoruar detyrën dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit, si më poshtë:

Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”
Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë
Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Ndërkohë, hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

37 Komente

Duke shprehur mbështetje për kryetarin e Degës Teknike të Aeroportit, Vangjell Nikolla, Çausholli theksoi se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale, shërbim i cili nuk zëvendëson shërbimin e policisë së shtetit.

“ICTS  operon e paarmatosur, e vetmja forcë e armatosur në aeroport është policia”- theksoi Çausholli.

Hello , terroristet po hedhin linja ajrore ne ere majtas e djathtas ju ende po luani ping pong me njeri tjetrin se e kujt eshte pergjegjesia e ruajtjes se aeroportit te vetem nderkombetar te vendit.

Zotin ia u lujne atyne plehrave te Rinasit se nuk iu folet me goje. Heren e fundit ne Atdhe kisha more ca ilace si Advil, vitamina, Byflex per nonen. Kur me thote ajo " e zgjuta " qe i kishte pa ne valixhe : Ke icik si shume ilace ! ( si duket dote me tregu qe kemi edhe ne X-Ray machine ) . Jane te gjitha over the counter , i kom per nonen . Mund t'i kesh per cin te dush po ke shume. - Pash nerin se kom 24 rrugve, pa gjume dhe telef. - Pse ne nuk kemi 24 ore pa gjume, ma kthe i " zgjuti ", bile duke punuar ! Ok, me thuj qe te mbaj sa eshte kuota e lejume dhe merrini te tjerat ! - Nuk kemi nevoje ne per ilacet e tua, apo vjen nga USA dhe do te shesesh mend !!!!!!! - OOOOOO ZOT, thashe me vete, te shkerdhefsha ate katunaren qe te ka bo ! - Hudhi ne kosh te plenave,-i them, vetem me pare du t'i shtyp une nji nga nji me kembe , me qe s'paske nevoje mer turinc kaptin shtyp........ E pane qe nuk dilte gjo ( se e kisha nda menien qe i mut te modh kisha per tiu dhone ) dhe me lane me kalu me ate veshtrimin gja : Po mos ishim ne ... 

Nga kjo qe thu ngjajne si cunat e Elises. Apo se bojne ata thu...

KM nuk po ndihet fare ne kete muhabet.Si duket qeveriu nuk merret me ceshtje te sigurise kombetare por me dizenjon e fanellave te kombetares se futbollit.

Po per 1 milion behet gjith kjo zhurme, politikanet shqiptare vjedhin dhjetfishin dhe s'bohet aq zhurme. 

zhurma behet se siguria ne ate qe duhet te jete zona me e sigurte e shtetit eshte pertoke.po del se deri tani Rinasin e ka ruajtur Zoti dhe keqardhja e terroristeve per ne .

Kjo per mendimin tim eshte thjeshte nje lufte per treg. Siguria ne Shqiperi eshte per toke vetem kur ka lufte per treg. Si thone Peshku nuk qelbet nga bishti por nga koka!

Presim ...

kete e ben ata qe e dinin mir si funksionon siguaria ne aeroport ose si nuk funksionon. 

Airportit te Rinasit do i ndrrohet emri. S'ka mo Nene Tereza. Do quhet " Airporti Sudja ".

. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është Policia e Shtetit...Nga ana tjetër, TIA ka ndjekur me shqetësim raportimet zyrtare të Policisë së Shtetit, mbi raportimin - më së paku të pasaktë - të ngjarjes në fjalë !!!!! .

TIA

Policia ja  rras TIA- as ,  TIA - ja  ja rras Policise ! 

Sa ta gjejne bashkveprimin Policia dhe TIA,  per te parandaluar kesi lloj incidentesh hajdutet  kane qene me bashkeveprues nje hap me perpara se Policia dhe TIA smiley

incidenti ka qene pa te lenduar, dmth transparent ! smiley interesant !

Aeroporti eshte kufi mer manall rilindas, sado larg te mundohesh ta hedhesh cicin e pergjegjesise ty te bi.

pu pu pu ca turpi.

keto gjera s'kane ndodh me perpara, jo vetem shteti por edhe privati paska funksionu ne rregull me perpara. 

Pjeri duhet nashi te perdori te gjitha lidhjet e tij te forta me peco grosot dhe organizmat nderkombetare ne Belgjike.

http://www.kohajone.com/2016/07/04/grabi...

..Dje Belgjika e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta dhe pa asnjë hezitim ka ndikuar ngjarja në aeroportin e Rinasit...

mjere ju qe jetoni atje. sot u vodhen paret, neser i vihet dinamiti kollaj fare, bile edhe avionin me gjithe njerez ta qerojne 

Aeroporti i Rinasit me Policine si Lame Cobani me Idriz Brahon...ai rrush kushedi ku po pihet raki,tha.

Kompania icts ka nje kompani te LSI te nenkontraktuar. Prandaj ka plasur lufta mes PS, qe faktkisht ka pergjegjesi, dhe LSI. 

Ndoshta duan ti marrin biznesin LSI dhe prandaj ja u futen, se kompania me siguri merr me shume se 1 milion fitime ne vit nga kontrata me icts, dhe nuk do te kishte bere dic te tille. Ose... 

150 euro i pagun privati policet qe shoqerojne parate, 3 mije evro rroge marrin minimalisht menaxheret e bankave qe ne kohe krize maksmalizojne fitimet e tyre ne kurriz te kursyesve dhe kreditoreve dhe nxjerrin valute jashte vendit.

Pjesa tjeter eshte histori me Lupen i 3-te

150 euro i pagun privati policet qe shoqerojne parate,

po pra edhe qeveria jep 30 mije eruo shperblim per ate qe jep informacion se kush ka vjedh 3 milion euro

imagjono ca i ka ai qe ka 3 milion ato 30 mije eurosmiley

U be loje ping pongu kjo histori. Do zgjasi dhe ca dite e do harrohet kjo si gjithe grabitjet e tjera. 

Vetem ne shqiperi mund te ndodhin keto qe ndodhin dhe ministrit si plas fare, po fare aman. Pa pike turpi justifikohen se jo kemi terhequr verejtje TIA para dy vitesh, jo e kane ata ne dore sigurine, jo perimetri, jo leshi...po te kishte nje akt terrorist kujt i bie faji??? Ne kete rast ministri dhe drejtori pergjithshem duhet te dorehiqen minimumi per paaftesi drejtuese. Turp. 

qeveria duhet te jape doreheqjen se kane disa muaj qe e kane ditur se sigurimi ne aeroportin e vetem nderkombetar te vendit eshte pertoke e megjithate gjithe vemendja e tyre ka qene ne kombetaren e futbollit e jo ne mbrojtjen e vendit.

Ketu qarkullon nje muhabet i tille, aeroporti eshte privat, siguria e aeroportit private, parate e vjedhura prape te privatit ata qe i vodhen do i vene ne qarkullim ne shqiperi...

Si do funksionoje kjo logjike nese dikush fut ndonje bumje ne aeroplan e iu vriten te afermit?

Alba po e kane vene syrin bej ca te duash ti, se po i vene ne aeroporte me siguri e kontrolle te nivelit te larte jo ketu te ne, qe jemi me nje shapke e nje sandale...

nese edhe shume memedhetare te tjere mendojne keshtu si ti atehere e meritoni qeverine qe keni.

fillove me dostojevskin ti... mire ne qe jemi si jemi po atyre strukturave tuaja super inteligjente kur ua hedhin si ti quajme? qe dhe ju i meritoni ata 10fish mqs i paguani edhe 10fishin e ketyre taneve.

Ky "muhabet" vlen edhe per shtepine ose makinen tende, shtepija private, sendet private dhe hajdutet do i vene ne qarkullim ne Shqiperi.

e sakte edhe une shtepise time i dal per zot vete nuk pres policine.

as policia nuk te pret ty, do e gjeje sa me shpejt qe ti e kishe fajin smiley

po normal, kudo njerezit per te siguruar pronen paguajne nuk e lene vetem ne dore te policise, vendosin kamera e sisteme alarmi, mbajne qen,roje etj sa te duash. Se po u be demi skane me vlere muhabetet dhe policia thjesht hap nje dosje zakonisht per procedure.

E zgjidh nuk e zgjidh policia eshte muhabet tjeter. Pres a nuk pres une per policine gjithashtu. Policia ka nje detyrim te mbroj sigurine dhe mua nuk do me vinte mire sikur kur te merrja ne telefon policine e te me thoshin: "Merru vete se eshte shtepia jote, apo gjeje vete vrasesin se eshte vajza (djali) yt". Ne ate moment s'ka me shtet pastaj.

Sdq nje aeroport nuk eshte thjeshte nje prone private. Rinasi eshte i vetmi aeroport nderkombtar dhe nje nyje strategjike per sigurine kombetare. Nese policia thote qe i ka lare duart me ate aeroport me kontrate koncesionare, ka bere shume gabim. Sepse nese policia thote qe nuk mund te garantoje asnje lloj standarti sigurie ne deren kryesore te vendit, me cfare kredibiliteti mund te thote qe mbron sigurine ne territorin e Shqiperise dhe jeten e qytetareve.

 

cdo njeri normal e mendon keshtu dhe komenti im eshte me shume humoristik muhabete vlore smiley

Por nuk arrij te kuptoj si nje terrorist si abdel salam i sinjalizuar nga sherbimet sekrete si person i dyshimte me nje dosje ne polici nuk ndalohet njehere qe ti bejne edhe disa pyetje banale... nuk mjafton kjo por ben ate qe ben dhe rri edhe 3 muaj i fshehur mes belgjikes e frances e nuk kapet dot sikur eshte ne malet e kandaharit e jo ne zemer te europes...

Filozofi e papame.  Aeroporti privat, siguria private, leket privat, hajduted privat, shteti helbete privat se punon per sajmirin dhe eDramen. Vari trapin

Shume e thjeshte : vjedhja eshte bere nga mjeshtra e kjo tregon qe mjeshtrat ose nuk jane ne evidencat e policise ose nuk jane te mbikqyrur prej saj.

Pastaj nje minute para a nje minute mbas eshte asgje per ta parandalu ngjarjen.

Kjo puna e lagu se lagu nuk shkon dhe eshte pune e zyrtareve te vegjel qe duan te heqin pergjegjesite PENALE prej vetes.

Po ishalla ben nai gol Balo neser qe te kap 650 eurot une. Nuk kam çer te baj do paguj me keste me duket. smiley

Shyqyr qe e qiti peshku temen. Kujtova se po prisshin te kapeshin autoret per ti bo hosana policise. 

Si perhere dhe kete here po punohet me intesivitet ne background qe dhe kjo ngjarje te harrohet sa me shpejt nga populli shqiptar ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).