Ky koleksion i rrallë tregon kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte në male.

Fotot janë bërë nga Alex Majoli në vitin 1999, kryesisht në zonën e Padeshit.

Në foto mund të shihen edhe momentet pasi Serbia bombardon pozicionet e UÇK-së.

Gjatë luftimeve, UÇK shoqërohej nga gazetarja amerikane Janine Di Giovanni.

Ndërkohë në foto mund të shihen edhe disa snajpera kroatë, që luftonin në krah të UÇK-së, si dhe disa ekspertë britanikë që ndihmonin UÇK-në.

15 Komente

Fotografi të rralla?
Mendoj që janë foto fare të zakonshme bardh e zi, gjithashtu mendoj se nuk ngjallin interes as për arkivë historike, pasi si këto ka me qindra e mijra.. 

me qindra e mijra .... a thu ti se keta kan bo albume e jo lufte

Kjo replikë s'meriton përgjigje i dashur..

paska ik komenti

Te rralla per momentin historik,jo per kualitetin e fotografise. Subjekti asht i rralle.

Pjetri I kuq

JAFUT kot!!!

Ca ke? Nuk ke as humor.. 

Për çmoment historik thua? Apo mos të duket moment i tillë në fotografinë, ku një grua po pi kafe apo pret të drekojë ? 

smiley

Pati pak burra si kta Kosova. sigurisht nuk eshte gje e lehte me fjet me pushke tek koka perballe ushtrise serbe te mirepregatitur por pati jashtezakonisht shume burra qe ja mbathen ne shqiperi a maqedoni dhe shume pak burra qe iu bashkuan ktyre trimave.

Po nuk paska asnje foto me Sali Bërish mor zotri; foto krejt te zakonshme dhe te parendesishme. 

 

Me siguri qe ka Bamke, por pas pilafit smiley

uck-ja eshte nga te paktat gjera qe mund te krenohemi ne si komb!       jane te vetmit qe meritojne respekt  keto 30-40 vitet e fundit   pjesa tjeter eshte plot me fahriballinj

Ne cilen nga keto foto je ti ?

Nuk e di fiks arsyen pse keto foto dalin tani sidoqofte; keto foto i perkasin nje memorie historike te rendesishme per shqiptaret. 

Snaiperista kroat? Mesa di une s'ka patur asnje kontribut nga kroatet ne Luften e Kosoves. E kunderta ka qene e vertete, ku shume shqiptare kane qene ne pozicione drejtuese ne Luften e Kroacise. Ka patur shqiptar si Agim Ceku i cili ne fakt ka luftuar ne dy fronte; ate Kroate dhe te Kosoves. Ndaj druaj se keta kroatet jane shqiptar te Kroacise. Sdq Blendi mund te na sqaroj me mire.

UCK ne thelb eshte nje nder veprat madhore te kombit tone, por fatkeqeisht shume prej komandateve te UCK e perdhosen kete akt historik kaq te rendesishem. Me veprimet e tyre te pas-luftes , pasi u hodhen ne politike, po i vene njerzit ne dyshim gjithe ate veper te bere me luften e UCK. Shume prej komandateve ne profesionin e politikanit po vjedhin, mashtrojne, po varferojne popullin e Kosoves. Kurse ata te cilet luftuan me ndershmeri e ideal, sot jetojne ne kushte te mjerueshme, ku dhe pensionet e veteranve nuk i jane dhene. 

UCK ne thelb eshte nje nder veprat madhore te kombit tone, por fatkeqeisht shume prej komandateve te UCK e perdhosen kete akt historik kaq te rendesishem.

Kjo është mëse e vërtetë! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).