Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi u arrestua nga policia pasditen e së hënës pas një kërkese të bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Akuza që rëndon mbi të është ajo e korrupsionit pasiv.

Fletë-arrestet u ekzekutuan edhe për katër administratorë firmash të ushqimeve të të burgosurve. Arrestimet e të pestëve u kryen pasi Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se kompanitë private të ushqimit në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv/drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Administratorët e kompanive takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke e përcaktuar vete fituesin për çdo lot prokurimi.

Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, bëheshin nënkontraktore. Katër administratorët dyshohen ta kenë paguar zv/drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në masën 2 milionë lekë të reja.

19 Komente

E ku qendron problemi ketu ? Kane marre pjese ne tender dhe e kane paracaktuar fituesin  smiley , nuk eshte njesoj sikur te mos e paracaktonin fituesin dhe ta fitonte vetem njeri ? Dhe njehere , ku qendron problemi ketu ? Te burgosurve si paracaktohet si nuk paracaktohet fituesi ushqimi u shkon , ka marre Nendrejtori 20 milion ? Po te mos i merrte Nendrejtori do i merrte Drejtori , ksaj i thone me te fut ne burg kot fare.

Nuk e di, po mu me duket se vetem keta me ZV/ para postit e hajne gjithmone pataten. Shpata e drejtesise asihere nuk shko me lart se ZV-ja. Po njoftet ndonje ZEVENDES te cfardo lloji, thujini ta ruj sumen se me ato duket e ka kunj Rilindja ... Helloooo ... 

E ke me Ron Telegrafin... Nuk duhet te firmose kurre, asgje, as qe e ka emrin Roni... Ndryshe e hengri... Te shohim nese do i dale emri si i denuar

Bulkthi, nga bohet Roni qe ishte ketu, di gjo, se me ka marre malli smiley 

Dekriminalizimi po i jep efektet. Strazimiri hyni ne histori si heroi i dekriminalizimit!! smiley

Koken lakuriqe qe kishin qef me ja perkedhel smiley

ministri i rendit eshte zgjeru me shpi te prokuroria smiley java pare java dyte ne prokurori

Me firmat e ushqimeve, ne Pentagon, ka nje korrupsion, te pakten nja 100 here me te madhe, per te mos thene 1 mij here me te madhe se kjo e burgut ne Shqiperi me 500 veta smiley  

Po vazhdon vesin e vjeter te perhapjes se thashethemeve dhe vjelljes vrere kundra Amerikes.

duhej te ikte sala qe te ndodhnin keto. Sala ishte gati te vriste 4 veta ne trotuar per te mos i lejuar keto, sic nuk po lejon reformen ne drejtesi

ishte kultura e punes atehere dhe jo e vjedhjes. nuk merreshin ne pune hajdutet. behej vetingu.

po tani? rrokopuje, u kthye cdo gje kopkeposhte. vjen haduti dhe ben vezen e kuqe si zevendes ne qeveri.

prandaj opozita  ka veshin e instancave me te larta te administrates amerikane.

Edhe ky do dali I pafajshem .

Se besoj, perderisa nuk ka dhen lek qe mos ti arrije emri deri ketu, zor se nxjerrin te lare!

kjo lufta kundra korrupsionit ne shqiperi fitohet shum leht po te behen burget private. Privati esht i interesuar te ket sa me shum myshterinj kshu qe gjykatat do jen nen presion ti denojn ata qe e meritojn jo ti len jasht me rryshfete

Luftojeni mer korrupsionin, po do vije dita do ta qani, bile kane per tu kriju OJQ per mbrojtjen e korrupsionit si specie ne zhdukje. 

po e luftojne korrupsionin shume fort, i kane heqe edhe dritat smiley

Ujin me pikatore po ia japin, dhe bakterja na sa gishtismiley

Tallu ti Foro tallu. Po aq sa po e lufto kjo qeveri korrupsJOnin (amon mer sa te medhenj jone per keto lojnat e fjaleve) as m'fjalor nuk ke me e gjet mo kur te vish ne shkabaland. 

Jane kriju celulat e para te ruajtjes se korrupsionit nga zhdukja. Per te rujte klandestinitetin si fillim sygjerohet vetem auto-korrupsioni. Pra t'i japesh pare vetes qe te marosh nai pune. Po ta menosh mire nuk o ide e keqe, se duhet me te pagu mire, qe te gjesh guximin ene durimin e derrit qe te shkosh me maru nai pune ne zyrat e Rigroposjes.

Sa per ket tipin shifi kravaten ene i ke more vesh te gjitha. Ktij ene Sajmir Sherhi ja fut per te veshme.

Derisa ka ardh dita te futen ne burg per gjera te tilla, do te thote qi deshira per te luftue korrapshenin, ose me sakte per te formalizue tregun asht e madhe.

Transparence, per procedurat burokratike administrative.

formalizimi, per tregun

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).