E kishte paralajmëruar sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani në sallën e Kuvendit, teksa ka tentuar të frenojë entuziasmin e mazhorancës, duke nënvizuar se ka punë reforma në drejtësi dhe prapë te PD dp përplasen për konsensusin.

Ndërkohë që mbrëmë vonë ka qënë3 Oerd Bylykbashio ai që e cilësoi provokim kërkesën e Xhafajt që Komisioni për reformën të mblidhej sot për “Vettingun”.

Ndërkohë që po sot, për “Zëri i Amerikës”. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të ishte absurde që ligji për Vetingun të kalonte nesër dhe se është kundër.

“Ligji nuk miratohet nesër sepse e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë. Është absurditet pasi shkel kushtetutën, por PD ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar draftin për vetingun.

Mazhoranca është përgjigjur me një hile, por kjo është një furtunë në ujë. Ekspertët po e shqyrtojnë, por është manovër politike e tipit që pengoi konsensusin me PD, ndonëse ajo ishte zotuar për mbështetje të reformës sipas Nuland e Venecias. Duhen shqyrtuar me kujdes”, deklaroi ai. Duke nënvizuar se pas shqyrtimit do të ketë transparencë.

Kreu i opozitës deklaroi se “drafti iu është vendosur në dispozicion vetëm mbrëmë deputetëve dhe jo më 4 korrik siç pretendon Xhafaj dhe jemi duke e shqyrtuar, ndërsa jemi gati të mblidhemi në mesin e muajit gusht kur plotësohen edhe afatet kushtetuese”.

Sipas liderit të PD, ka përpjekje për të rikthyer tensionin, por “Ata që dështuan në këtë projekt kushtetues, duke u munduar që të përjashtojnë opozitën do të dështojnë nëse do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë në rrafshin ligjor”.

 

7 Komente

kush parashikohet te jete krietar i ardhcem i pd-hit? ky toci, toc mbeti.

amon mor monamor, une kom nji event mbas nji muji e sun venos nga cila ane ti vjedh floket, kto thojne ec ti voto neser 7 ligje kyç smiley

Ate thuj, Basha e ka kycin e zone. 

breaking bubbles in the hot sun

i fought the lloa and the lloa won

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).