Një vendim i Qeverisë që shumë po e shohin si shërbim klientelist ndaj improtuesve të rrobave bën që çdo blerje online me vlerë mbi 22 euro do të tatohet 20% dhe mbi këtë do duhet të paguhet dhe një taksë doganore përcaktuar bazë vendit të origjinës. 

Deri tani, blerjet nën 150 euro nuk tatoheshin dhe as taksoheshin. Shumë shqiptarë blejnë veshje online për të evituar çmimet e kripura që serviren në qendrat tregtare për mallra që jashtë vendit mund të blihen për një fraksion të çmimit në Shqipëri. Këta e shohin veten të penalizuar pasi kjo do hapë një vrimë të re në financat e dobta të klasës së mesme (se këta janë ata që porosisin online, njerëz me një kartë krediti që kërkojnë pazare me leverdi). E të mendosh që pagesa e këtyre detyrimeve bëhet diku në kinostudio ku ka veç një sportel, duket se efekti mbi blerjet online do jetë si shtrëngimi i duarve në fyt. Kthhhh, kthhhhh!!!

Po të shtosh edhe bërjen e Rrugës së Kombit me pagesë pa ofruar rrugë alternative falas (së shpejti me pagesë edhe 7 a 8 akse të tjerë) si edhe koncesionet e bregdetit, java ka qënë e mbushur me lajme që të bëjnë të mendosh se po bëhet mullar. Nuk ka patur ndonjë deklaratë lidhur me këto vendime por pati një të tillë lidhur me rritjen prej plot 1.6% të pensioneve. 

Vendimi

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 116

Mallra me vlerë të papërfillshme

Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.

Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:

a)  mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;

b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

25 Komente

njerj ne fejsbuk kiahte reaguar keshtu per kete lajm:

"Vdekshin!!! Amen!!!!!"

m'u duk rwagim mjaft i perahtatshem.

Si e vendos dogana nese malli e ka vleren €20 apo €220? E hap pakon per te pa faturen qe ka brenda? Po qytetari nga Shkodra apo Korca vje me e pagu detyrimin ne Kinostudio? Pse mos e pagu edhe qeveriun online.

Nejse, kufiri i meparshem €150 mua me duket i larte per AL, eshte ndoshta equivalentja e CAN 2000 per te cilat edhe ketu duhet te paguash takse.

Tani meqe jemi te doganat, kur do behet ai gjyqi midis Spiropalit dhe asaj gazetes qe e kishte akuzu Spiropalin per vjedhje?

Asnje leke me teper nuk do te na marin keta legena. Thjesht sendet qe do blejme online ne eBay/Amazon/AliBaba etj do ti nisim te te afermit tane ne Greqi/Itali etj dhe ata ose do na i sjellin vete ose do na i nisin me autobuze etj.

Une deri me sot nuk kam blere asgje ne Shqiperi (jo per pordhe, por sepse cdo gje, e perseris CDO GJE e kam mare me lire jashte). Dhe doganat deri me sot dhe ne te ardhmen te me marin te keqen se asnje lek nuk do marin prej meje. Fatkeqesisht kam patur shume eksperienca me kete institucion por te pakten kam mesuat se si mund te punohet pa u "shkelur" ligji i praktikave doganore.

Interesant eshte fakti qe kane ndryshuar rregullat vetem per blerjet online sepse aty e dine qe ka nje fature/invoice qe e shoqeron pakon po ashtu dhe pershkrimin e sendeve dhe mund te aplikojne dhe cmimin e references po ju tek atyre.

Ndersa per sendet per perdorim vetiak qe sjell personalisht ne Shqiperi kufiri eshte akoma te 200 Euro ne mos gaboj.

Nejse per kete xhevahir nuk paten nevojen e anglezeve qe merrnin £15.000 ne muaj per tu tallur me ne.

EU ka muaj qe po e diskuton kete pune dhe do te vendosi ca masa per kete pune, per qytetaret e EU, dhe s'po e realizon dot, ndersa keta dragonet tane duan ta bejne per 1-2 muaj smiley 

U rilinden doganat e xhaxhi Enver. As per fatura s'do kene nevoje. Kto breket qe ke vesh simas references bojn 50 evro do thone, ec jepja llastikut qeverise.

koqet e kandarit vendosin cmime te BE me sebepin se po shkojme atje, keta jane qener qe lehin perpara  e nuk kafshojne se nje mut do te hyne ne BE.. pastaj c'kusur kane shqiptaret te hane cmimet e ketyre evropiane?

justifikimet e trapave si Arben Ahmetaj nuk pine uje.. kjo eshte te nxjerresh dhjame nga pleshti, se shume pak blejne online, te tjeret i marrin robat tek gabi.. une p.sh. tek Aliexpress blej ndonje mrokell elektronike qe nuk i kalon 100 euro.. kemishat tek Gabi, edhe ndonje atlete apo pantallon .. por keta jane muter dhe mos i dalte gjumi ndonjeher ketij Arben Ahmetaj 

Me nje fjale, deri tani, nese blije dicka nen 150 Euro ( a ka "legal tender" Lekun akoma Shqiperia apo e ka abrogu dhe edhe ligjet i shkruan me Euro? ) ti nuk paguan por nese shpenzoje po kaq ne dyqan "brick and mortar" ne Shqiperi paguan? 

Kjo "discrepancy" tani po ulet ne 20 Euro, dhe njerezit e knushem te Peshkit e shikojne kete si krim? 

Jalla! smiley

 

Kur blen dicka ne Amazon ti paguan state sales tax? 

Dhe mbi te gjitha, ketu nuk behet fjale per te vene barazzime por per t'i vene shkelmin ne fyt ketij mileti qe jeton me 800 dollare ne muaj kur e ka rrogen te mire. Qe te shesin me shume lecka ata Sumot a ca leshin e kane emrin, grossistet e qevrriut.

Paguan takse qe cke me te, biles edhe tvsh. Ne cdo blerje online ne BE paguajme taksa, tvsh dhe nje fature te kripur per posten se shume kompani ose nuk pranojne fare te nisin per ne Shqiperi ose duhet te paguash ekstra. Shumica e njerezve qe une njoh blejne ose rroba per femije ose ndonje pale atlete ose veshje sportive qe ketu kushtojne TREFISHIN e asaj qe kushtojne ne Angli. Pa permendur paisjet elektronike qe atje kushtojne fare, prsh bleva para nja 2 javesh nje Kindle fire hd per £30 qe ketu kushton €100 dhe nje Sony psp per £27 qe ketu kushton te pakten €80. Tani nese keto do ti kisha nisur me poste qeveria e leshit ketu do me kerkonte te pakten nja €50 takse doganore per secilen. Kjo eshte shume e veshtire per tu pertypur.

Me sa kam kuptuar kete e bejne sepse pervec qendrave tregtare qe ju kane ngelur bosh, kane ngelur te shkretuara dhe rruget e reja pedonale ku kishte shume dyqane qe tashme jane mbyllur.

Mileti qe merr $800 ne muaj e perballon shqelmin, por cfare te bej ai i shkreti qe nuk i kalon $400 ne muaj (besoj se perben pjesen derrmuese te popullsise)

Une kam porositur plot here ne Amerike dhe nuk kam paguar state sale tax mbi vleren e mallit. U fokusova tek rrogat 800 dollare se ata qe jetojne me 400 dollare ne muaj veshtire se porosisin ndonje gje online se u shkojne te ardhurat per djathe, kos e domate. Njerezit ketu, shumica, mezi permbush nevojat elementare, kollaj te qeshesh nga larg.

Sa per saktesim, nese blen online nje mall ne BE te zbritet tvsh-ja nese dergesa shkon ne nje vend jo te BE-se. Prandaj eshte mese normale qe kjo TVSH ti paguhet shtetit ku kjo dergese mbrin. Pavaresisht se nuk na vjen mire.

"Normale" eshte fjale shume... normale. Ajo qe po mundohem te kuptoj une eshte pse qeveria shqiptare po kerkon te qise me shume gjak nga qytetaret e vet qe kane te ardhura 2 deri ne 20 here me te ulta se qytetaret e BE-se?

Per te mbush arken, se thone po te bi miu thyn koken. 

Personalisht nuk me eshte zbritur kurre VAT (value added tax) ne ato pak raste kur kane pranuar te mi nisin ne adrese shqiptare. E di qe duhen mbushur formulare e shume procedura te tjera prane Revenue and Customs. As ne blerje te vogla dhe as ne blerje te medha. Prsh kur blen makine ne UK e c'regjistron te DVLA dhe e c'doganon ne Shqiperi, nuk ke shanse ta maresh mbrapa tvsh, pra e paguan 2 here, ne UK dhe ne Shqiperi. Para marsit 2015 po flas se tani nuk ke shanse me ta c'doganosh.

Ne Itali here e kam shmangur IVA here jo, varej nga kompania. Per vendet e tjera te BE nuk e di si funksionon.

Pastaj pse kete tvsh 20% te vleres se mallit  DHE akcize doganore qe varion nga 0 per disa artikuj ne 40% per artikujt gjimnastikore/paisje sportive sipas cmimit te references (cmimit qe thote qeveria qe e ke blere nje artikull pavaresisht faturave te tua) duhet ti paguash kur te vjen me poste por jo kur i sjell vete. Perse ky dallim?

 

Aaa?

kur nuk kontribon ne ekonomine lokale dhe kur nuk pagu takse e dogane per senet e bleme nuk ja ve komen ne fyt popllit qe do spitala e shkolla? 

Jalla! smiley

ps

sigurisht qe pagu sales tax ne baze te shtetit ku bohet deliverija dhe nqs shteti ka takse per ate artikull ( ny psh nuk ka sales tax per ushqime dhe placka deri ne nje fare cmimi)

Pikerisht, pra, pikerisht. As Mass nuk ka. Po shkollat e spitalet i ka boll te mira. Lene mo se keta jane legena. LEGENA! Jane ne sherbim te bixnesmenave qe u lyejne xhepat. Barkthatet nuk bejne per shtet se thesi bosh nuk rri dot n'kome. Barkthare me synin hap. Legena.

Si "pikerisht" ?

S'po merremi vesh m'duket! 

Une NUK po bi dakort me ate qe po thu ti. 

Nqs pagu takse ne dyqan duhet me pagu takse edhe online. 

Kjo eshte elementare. Te tjerat jane xhibla kot. 

Hajt tung tashi se m'erdhi rradha! 

smiley

Pa merak se te kuptova qe ne fillim. As une nuk bi dakord me ty.

Fakti eshte qe xhepi i qytetarit qyqar shqiptar po rendohet. E nese kishte ndonje meshire per kete varfanjak deri sot (limiti150 euro), keta socialpistat po ia terheqin: qe te marrin shperblimin tek pronari.  Jam shume i qarte.

flasin keto nga amerika me taksa nga 9 e 12% maksimumi.. ne ketu duhet te paguajme tvsh 20% dhe dogane, e behet fjale per nje produkt kinez apo amerikan me cmim walmart qe ne amerike ose nuk ka taksa fare, ose shume me pak se 20% .. 

nuk qitet dhjam nga pleshti... ka ra fuqia blerese.. cfare k.. kane ndermend te bejne? te rregullojne ekonomine e jo ta ngulfatin ate.. 

keta i turen pikerisht ketij segmenti te popullates qe ka mundesi te iki jashte shtetit .. me 100 euro vatje-ardhje ne milano e te shko me lire se me ble kinezerirat e Neptunit te Samir Manes apo pislliqet qe shesin dyqanet e Myslim Shyrit -- Rruga e Durresit ka kohe qe ka falimentu. .. une per vete kam dy vjet qe nuk blej gje, e kur te iki gjekundi jashte do te blej ndonje pale breke 

c'eshte ky pesimizem ju lutem shume/Shkaba me profilin thone qe atje eshte ylyver .

Lu-ja paska thon, ne ju japim men per reformen ne drejtesi, ju na jepni per taksat e doganat, dhe zene se u lame.smiley

hahahahahahahahhahaha e paskan ul kufirin e lejushem pa taksa ne ekuivalentin e 22 eurove. Kini parasysh se ne kete shume, pra 22 euro futen vlera/cmimi i mallit + vleren e transportit. E nese vlera e ransportit mesatarisht per pako te vogla e kalon 22 euro dmth praktikisht e kane hequr fare. 

Me keto vendime gjoja ekonomike, keta po shkaterojne edhe ato pak kenaqesira te vogla qe kane nje pjese e njerezve kur blejne online dhe qe i gezohen faktit se kane kursyer ca euro apo kane perfituar nje cilesi me te mire. Jane mjerane sepse kerkojne te nxjerrin dhjame nga pleshti. Mirpo me kete opozite qesharake dhe te kriminalizuar deri ne palce keta kane per te bere palle.

Ky kufiri qe kane vendosur 22 euro, me duket budedallik, lereni ore 100 euro te pakten. Dhe kete xhiro, llogariteni si pakete me vehte, paketat gri siç quhen. 

Edhe ParaParizoni oshtë molle e ndalueme sot smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).