Sociale

Cërriku është një qytezë e vogël për nga shtrirja gjeografike dhe ajo e banorëve, por shumë e madhe krahasuar me ''bëmat'' e njohura të ndodhura një pas një ndër vite.  U ndërtua fill pas krjimit të rafinerisë dhe përpunimit të naftës, ndërkohë që Enver Hoxha, e pa të udhës që aty të ''ruheshin''edhe disa funksionarë të lartë të rregjimit, siç ishin, Dilaver Poçi, Veli Llakaj, Liri Belishova, dhe një pjesë e mirë e familjes së ish Kryeministrit Mehmet Shehu. Qyteti po shtohej dita-ditës, ku krahas uzinës po kultivoheshin edhe kultura të tjera siç ishin ajo e bujqësisë, blektorisë dhe pemtarisë. Në dukje, njerzit dukeshin të lumtur, por në thelb të tyre diçka ziente si vullkan.  Varfëria, stërkëmbëshat, hilet, thashemet, manipulimi në mënyrën më të lehtë, por edhe largimi i '' elitës '', bëri që pas viteve 90 qyteza të degradonte më tepër, pasi me sa duket doli jashtë sistemit për të cilën qe ndërtuar.  Populli i Cërrikut sërish e gjen vehten në një lojë mbarëkombëtare, pikërisht në mars të vitit 1997.  Burra, gra, fëmijë, pleq janë vigjilent të rrijnë e të ruajnë me armë në dorë mos vijnë ''tartarët''.

Qyteza i ngjan një qyteti të bobarduar në Irak. Të plagosur, viktima,  trauma, dhe anarshi e pakuptimtë. Më pas vijnë zgjedhjet e parakohshme, dhe fiton në mënyrë apsolute Fatos Nano.  Ne dalim në foto bashkë.  Diçka e madhe pritet të ndryshojë për mirë këtë qytezë të përvuajtur, por veçse presim. . . asgjë nuk ndodh.  Në vitin 1998 në Cërrik del dhe një President Republike, me emrin Rexhep Mejdani.  Presim me padurim zhvillimin e madh, punësimin, si dhe një Bibliotekë për Qytetarët, por edhe ktë rradhë asgjë nuk ndodh.  Mesa duket Qyteti mbetet i padukshëm në sytë e Politikanëve që mbrijnë Kupolat më të larta të Qeverisje, në sajë të votave dhuruar nga populli i cërrikut.  Dy vjet më pas, për dy mandate rradhazi nga Cërriku del një tjetër emër i njohur i politikës së kohës, Namik Dokle, i cili nuk është veçse një deputet i thjeshtë, por Kryetar i Parlamentit Shqiptar, dhe më pas Zv-Kryeministër i vendit.  Të gjithë presin me padurim revolucionin e madh, por. . . asgjë e madhe nuk ndodh që të zbusë sadopak varfërinë në këtë qytezë.  Gjërat sa vijnë dhe përkeqësohen, dhe njerzit duket sikur plaken me zor.  

Të gjithë përdorin të gjithë. Duket si lojë që të zbavit, por më vonë kupton se sa lirë shiten ca gjëra, të cilat e kanë emrin Jetë, dhe që nuk mund të bësh shaka me to.  Cërriku i ditëve të sotme, ndonëse me një shtrirje më të gjërë për shkak të hartës së re, është i njëjtë me rregjimin e Pinoçetit.  Askush nuk don t'ja dijë për askënd.  Asnjë zyrtar i lartë nuk merret më me njerëz të varfër, deri sa të vijnë zgjedhjet e rradhës.  Administratorët e lartë të bashkisë së '' Pinoçetit '' vazhdojnë të luajnë me zbukurimet e fasadave, të '' arrnojnë '' institucionet aktuale ,  të bëjnë ndonjë lulishte të tipit alla Franceze, ndërkohë që mjerimi i sotshëm është i ngjashëm me mjerimin e Migjenit, ku '' Shegertin e Vogël '' e sheh në çdo orë të ditës duke shtrirë dorën, por askush nuk ja hedh sytë.  

Po të vëresh mbledhjet e këshillit bashkiak, dhe rendin e ditës, do të vëresh atë '' Bocelën '' e bukur, kush do të bëhet Qytetar Nderi këtë muaj, ndërkohë që asnjë prej këshilltarëve nuk propozon ndonjë thes miell për familjet e varfra, apo t'u lidhin dritat atyre që janë fatkeq dhe në pikë të hallit.  Por njerzit duken të lodhur dhe pa asnjë shpresë tek ata që i qeverisin, ndërkohë që dhe ata që bëjnë padrejtësi në kurriz të kësaj shprese, duket se i bren ndërgjegja.  Pinoçeti dhe Kili i atyre kohëve janë zhdukur, por vetëm Cërriku duket sikur nuk njeh as kohë as ngjarje. Mesa duket erdhi koha që Qyteti të nisë e të shkruajë historinë e tij. . .

Aktualisht, sot në parlamentin shqiptar janë tre deputetë të dalë nga zgjedhjet e fundit, siç njihen Musa Ulqini [ P S ] , Luan Duzha [ L S I ] , dhe Arbiola Halimi [ P D ] ,  por deri më tani asnjë '' Bum '' zhvillimi nuk ka parë qyteti dhe banorët e saj. Me ç'duket populli dhe rajoni i ri i Bashkisë së Cërrikut duhet të presë deri vitin e ardhshëm, në zgjedhjet e rradhës, për të parë nëse kandidatët për deputet do të kenë reduktuar fjalimet dhe premtimet, apo do të jenë po ato që ishin në vitin 2013.  Nëse janë ato, është e kotë, se ne e kemi parë njëherë atë Film. . .

 

[ Ne fakt doja te gjeja nje gazete per ta publikuar, por e pash te udhes t'a sillja tek peshku im ]  Vere te Fresket Paçit.  Xha Tani

Foto: Rrethina e Cërrikut. Giorgos Kiassas

13 Komente

Populli i Cërrikut sërish e gjen vehten në një lojë mbarëkombëtare, pikërisht në mars të vitit 1997.  Burra, gra, fëmijë, pleq janë vigjilent të rrijnë e të ruajnë me armë në dorë mos vijnë ''tartarët''.

Jo tartaret por shpellaret. Shpellaret qe armatosi vicidoli te pushtonin jugun e shqiperise me dhune.

Bukur ky hartim, por cudi qe ke anashkaluar se si i perjetoi Cerriku 15 vjet pushtetin e kulcedres. E paske vetem me horrat e majte inatin, dhe humb efektin shokues... 

Pastaj nuk e di ne ke qene ne Kili, po Pinocetit ti vijne anash tere gangsteret qe kane drejtuar shqiperine 100 vitet e fundti. Pinoceti e beri Kilin vendin me te zhvilluar te amerikes se jugut mer xhatan... lere te prehet i qete...

pse autori ka pershtypjen se nen regjimin e Pinocetit, Kili ishte nje wild wild west ku askush nuk do t'ja dije per askend? perkundrazi, Pinoceti, perpos eleminimit fizik te te majteve, adresoi kaosin qe mbizoteronte ne Kili. Tek e fundit, zakonisht, juntat ushtarake ate gje adresojne fillimisht

Në vitin 1998 në Cërrik del dhe një President Republike, me emrin Rexhep Mejdani.  Presim me padurim zhvillimin e madh, punësimin, si dhe një Bibliotekë për Qytetarët, por edhe ktë rradhë asgjë nuk ndodh.

 

- po mire o derman, se ju te habisni me keto kerkesat  kulturaliste ''per biblioteke'', nderkoh qe  me ç'kuptojme  dhe imagjinojme, atje behet fjale per mbijetese e per gjera bazike per nje jete me normale. ja e zeme se ua bene biblioteken ne Cerrik.. -po kush do shkoj te lexoj libra atje, ujku i Cerrikut ?!.smiley  se vet po thua me siper qe ''elita ka ikur'',  packa se e ke vene ne thonjeza..

nuk para shkon kush ne biblioteke pervec studenteve.. sot njerezia lexojne online.

Ka shkuar ndonjehere ne biblioteke te Cerrikut Ai per te falur liber?

jo me duket.. me sa di une vetem ne biblioteken e Rrogozhines ka shkuar..

Nga Cerriku ishte nje rruge e ngushte, por e shtruar, nderkoh qe sapo u shkeputem prej Cerrikut, filloi nje rruge ovale, ter gropa, vende-vende e pashtruar apo ku dukej shtrimi i shum viteve me pare. Te dukej sikur udhetoje ne nje nga rruget e Kongos.

 

ne 1 paragraf te vetem, ka thene per Cerrikun me shume se xhatani ne nje shkrim

I nderuar, me shkruaj pakez ne posten private ketu tek Peshku, se do te thoja diçka. Une te kam shkruar, para ca muajve por ngaqe s'kam marre asnje pergjigje, menova se dro s'te ka ardhur. 

Sikur e kena diskutu i here ket punen e Cerrikut , apo gabohem une.

Paska ikur elita e Cerrikut ( qe u ndertua pas rafinerise) dhe paska marre me vete dhe bibloteken. Mos.

mo u merzisni, reforma territoriale do sjelli begatine e rradhes

O admin, kur do dali ai tregimi im, qe ua çova dje masdite. Naten. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).