Të gjithë i kemi me vete tanimë gjithë kohës. Aplikacionet për telefonët celularë janë mjetet tona të përditshme. Por ndërsa ka plot App-e kot, si "Pokemon Go" (nëse më lejohet të paragjykoj pa e provuar fare), ka gjithashtu aplikacione pas të cilave lidhemi ngushtë dhe me të cilët kryejmë punë. Cilat janë disa nga aplikacionet që përdorni shpesh, cila është dobia apo vlera që merrni mes tyre? Për ç'punë a në ç'rrethanë do i rekomandonit? Unë përdor shumë shpesh "Podcasts", aplikacion standard nga Apple në iPhone që më lejon të mbetem i lidhur me "This American Life", "RadioLab", "OnPoint" e disa programe të tjera. NPR One është gjithashtu në listën e të preferuarave të mia sepse më mban të informuar. Veç këtyre, Google Maps më hyn në punë kur jam në qytete të panjohur, dhe "Shazam" që më heq kureshtjen në lidhje me muzikë të mirë që ndesh  papritur.

34 Komente

appin e motit e perdor per te marr vesh pse me dhemb gjuri / koka smileysmiley

Edhe une kam fillu me e hap here pas here. Ose shenje pjekje, ose shenje plakjeje, do thoja.

Nje app i Amazonit qe skanon bar code. Me shume se per cmimet, merr ca thone mileti per libra, xhingla etj. Sa pa e morr vesh Rilindja, qe t'i vej takse dhe kqyrjes.

viber , Flickr, fb, maps, runtastic, Shazam, YouTube smiley

Google app. Ti grupon te gjitha qe nga kalendari, koha, axhenda, stocks, trafic, news  dhe nuk mbaron.

Waze, me mire se GPS. Mundohem ti rri sa me larg qe mundem, pasi eshte problem shume i madh privacy. Waze, psh, vetem ne nje tablet kur do shkoj ku nuk e di dhe eshte me e sigurte. Ne smart phone te punes nuk perdorim dot asnje app qe kerkon te identifikojne iu ndodhesh. 

Edhe ti qenke agjente e cia-cias! smiley

Kete e kisha per ata 60,000 te tjeret, agjencite qe na shikojne, ene per te modhin. sa mora vesh ate 60 me nje llaf, rashe rehat me pikepytjet pse nai here me del faqja ppu-se shtremet. mire qe s'mka thirr shefi me me pyt per situaten gjeo-strategjike ne antwerpen. smiley

Une perdor kalendarin dhe oren. Per qamet se levizin minutat, oret, ditet, javet...

Blendo, rrofsh per keto temat karamele. U be ca kohe qe sa here hap bbc, cnn etj shoh vetem horror. Lajme mbi vrasje, Trump, Hillary e vrasje perseri. Kohe mizerje.

Une perdor Nova Launcher dhe Power Toggles per nderfaqen. Cool Reader, lexues e-book falas. Live on YouTube per te bere stream live. AirDroid, krijon nje nderfaqe web nga mund ta perdoresh telefonin. AdAway, heq reklamat. DroidEdit eshte editor kodi. My Tracks mban mend ku kam vajtur dhe Google Keep mban shenime. Hacker's Keyboard dhe SwiftKey jane dy tastierat, kjo e dyta ka edhe shqip. Per browser Opera dhe Opera Mini sepse jane shume te lehte krahasuar me alternativat. Messengerin e Fb per te komunikuar dhe QuizUp per te luajtur trivia smiley

Pleer per muzike. Pleer.net

Teamviewer per punen.

Pocket per te ruajtur linqet.

Here maps per navigim. Ka harta falas offline per gjithe boten.

Signal private messenger per text dhe call. Me i sigurti ne treg per momentin.

Google keep per te ruajtur shenimet

TouchVPN per te siguruar privatesine kur lidhem me wifi publik ose per te hapur ndonje web qe eshte vetem per nje shtet te caktuar.

Tubio per te pare videot ne tv nga smartphone. I vetmi qe punon pa nevoje routeri. Dmth tv te lidhur me wifi nga smartphone.

Brain waves per te hackuar pak.trurin.

 

 

 

Une i them telefonit OK Maps dhe e shkarkon harten smiley po kjo qenka me praktike.

Ndersa Signalin me duket e ka bllokuar vodafoni a dicka e tille.

CutePDF printer per te ruajtur cdo lloj faqe ne format pdf

nga app-et e motit asnje te sakte s'kam gjetur gjer tani

kjo qe ben ti s'ka nevoje per program po te perdoresh iPhone/iPad. e ben sistemi vete ne PDF çfaredolloj info te jete dhe e ruan kudo ti, Notes, iBooks, etc.

eshte e vertete, te besoj, mund te kete menyra te ndryshme per te bere te njejten gje

gjithe puna te programet apo menyrat e ndryshme te se njejtes gjeje, eshte efikasiteti. sa shpejt e gjen nje info te dhene, ne momentin qe e kerkon ti. 

une profesionalisht perdor FileMaker Pro (Go per iOS). me ate ruan, shumellojshmeri te dhenash, ne te njejtin program dhe ne kooperim te plote midis tyre. keshtuqe nuk kam nevoje te me kujtohet se ku e kam stokuar nje te dhene qe me duhet, nga ato te rendesise se larte.

ne programet e shumte te tjere, mbaj gjerat koti, me kalu kohen. ne FileMaker gjerat kryesore qe lidhen me te ardhurat.

nuk e di FileMaker, do t'i hedh nje sy

ndersa per me siper, e mendoj edhe njehere dhe them se nuk te kisha kuptuar: mos e kishe gje fjalen per opsionin ngjajshem me screen print, kur fole per iPhone? 

sepse CutePDF ruan faqen pertej dimensionit te ekranit, dmth edhe cfare ka pertej ashensoreve (scroll up  down)

kur je ne nje faqe te dhene qe kerkon ta ruash diku, tek Safari shtyp ate ikonen ne qender (nje katror me nje shigjete lart) dhe pastaj kalo me rradhe programet qe te paraqiten, psh iBooks ku mund ta shtosh si PDF. apo te tjere EverNote, etc. secili e ruan sipas menyres se tij ne fakt. ka qe e mbajne vetem si lidhje te thjeshte, ka qe e mbajne ne HTLM, ka qe mbajne ne PDF. 

po.

por te ndalojme pak: behet fjale per te ruajtur faqen e ekranit, apo jo

pse ti mban te gjithe site-n ?

jo jo. 

por faqja reale mund te jete me e madhe se sa shef ne ekran (dhe te duhet te levizesh majtas-djathas, apo lart poshte, qe t'a aksesosh te gjithen)

Cute Pdf ben kete pune, fikson (ruan) faqen reale, desha te them

bera nje prove tani me Evernote (per te sinkronizuar me shume se dy aparate eshte bere me pagese tani, perpara ishte gratuit), dhe mban te gjithe artikullin me gjithe ilustrim, psh kete me lart, po nuk i fut komentimet tona ne te. 

dhe me duket se mbajne te gjithe faqen ne te cilen ndodhesh jo vetem ate çfare duket. do ta provoj me iBook nje here, se nuk e kam provuar ndonjeher per faqe interneti, vetem me imazhe dhe ka funksionuar mire.

ps: te gjithe faqen ruan dhe iBooks. sado e madhe te jete kjo, ai krijon nje dokument pdf me shume faqe, ku vendos dhe imazhet qe ndodhen ne faqen e dhene. vetem se lidhjet, jane me ngjyre te dallushme po jo funksionale. dmth nuk klikon dot ne to. 

ilustrim iPhone dhe iMac

EverNote po, duhet te funksionoje. Eshte ekuivalenti i OneNote me duket, dhe kjo e fundit e di mire qe eshte nje opsion tjeter kundrejt Cute pdf.

(normalisht duhet t'i perfshije komentet, ka mundesi t'i ka ruajtur ne me shume se nje faqe pdf, dmth mund te jene 2-3 faqe pdf)

smiley great

(pyetje: cfare jane dy aparatet qe sinkronizove? )

iMac dhe iPhone + iPad

perdora sistemin vete, iBooks. dmth jo solucione me pagese. dhe funksionon mire mesa shifet.

e mora vesh c'behet 

po po. per pa pagese flas dhe une, 

thx. 

Ja qe plaku, mesoi dhe nje gjo te re nga juve  smiley  byth-pambuker . 

Ka nevoje na sillni me shpesh tema teknologjie.

si dhe review, per te rejat e fundit ne teknologji

Di qe ka qene nje blog teknologjie lidhur me ppu, por nuk prodhon më informacion 

 

kjo kuota jote:

"Por ndërsa ka plot App-e kot, si "Pokemon Go" (nëse më lejohet të paragjykoj pa e provuar fare), "

eshte e lavdishme. Per kete ka vetem nje thenie po aq te lavdishme:

The highest form of ignorance is when you reject something you don't know anything about. (Wayne Dyer).

Have fun,
 

Quoting Wayne Dyer in defence of grown ups running around phone in hand "catching" Pokemons, also glorious. 

PS. I completely skiped Farmville and totally ignored candy crush, and It turned out just fine.

Rif -reddit editir, VK, VK2 music, coolreader, tinfoil per facebook, gpodder, automatic call recorder, voice x, etj.  e nje qere nga keto mesazheve

CloudMagic, Dreamote, AppsGoneFree. Ky i fundit cfare nuk te sjell falas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).