Botime të reja, botime të vjetra. Biografi, romane apo publicistikë, të gjitha janë të mirëpritura. Na tregoni ç'ju ka pëlqyer e përse që të marrim ndonjë ide të hajrit. Edhe botimet kindle e e-book janë dëshiruara. Personalisht rilexova Lolitën që kishte dhe një përvjetor rishtas dhe pastaj "Nata e një mijë e një netëve nga Nagib Mahfuz. Ky ishte një libër i këndshëm me moralin e shkatërrimit që vjen si pasojë e materializmit, lakmisë dhe pushtetit. Ngjarjet ndodhin me Shehrazaden që i tregon përrallat Sulltanit në sfond dhe pasurohet me intrigat rreth tyre. Më kujtoi Kadarenë që ndërton vepra mbi mite të njohur, si tek Doruntina. Mahfuz ka fituar Nobel në vitet 80.

Tjetër libër që e pëlqeva shumë, e mbarova mbrëmë ishte "Bukë me sallam" (Ham on Rye), ku Charles Bukowski tregon fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Los Anxhelesin e viteve 30, të drobitur nga kriza. Libër që tregon ca të vërteta të dhimbshme dhe brutale në po të njëjtën mënyrë, me gjuhë të ashpër si çun i fortë por shumë argëtues, dhe dramatik njëherësh. Iris Sojli e ka shqipëruar mjaft mirë dhe i ka bërë rrugeçërit amerikanë të flasin si çunat e lagjeve në qytetet tona. Bukur fort!

59 Komente

Per shoqet demokrate hillarjoze në shezlong rekomandoj "Angry housewifes eating bon bons" nga Lorna Landvik.

Sycamore Row - John Grisham smiley

/ne librat e veres i lexojme ne dimer ketej nga veriu i ngrire se veren mezi e kemi e na zgjat plot dy jave qe nuk duam ti harxhojme me libra...

nuk eshte koha per libra limonade, sugjeroj reformen ne drejtesi.

kesha neper dur nje liber gjasme per adoleshente, bota e sofijes, po do qe nuk ish hic keq, historia e filosofise for dummies.

"Gruaja leopard" - Alberto Moravia

Nuk ia rekomandoj meshkujve se do solidarizohen me kete tipin (burrin e gruas dmth, i cili zhytej e vetem zhytej) dhe rrezik heqin dore nga leximi i librit diku nga mesi. Por fillon me nje dialog shume te bukur. Ta mban kureshtjen gjalle. smiley S'po jua them fundin.
 

ha ha, po s'na ke thene as fillimin.

 

fillon me nje dialog shume te bukur. 
 

Eshte nje novele, per te cilen po te rrefejse per cfare behet fjale, me duket se nuk nuk do te jap thelbin e librit dhe sidomos te jap nje hint per personazhin e gruas. Keshtu qe te vetmet fjale qe me erdhen ndermend ishin impresionet bruto per pikat kyce -- fillimi qe ka nje dialog qe te mban pezull, zhvillimi i tensionuar, ku bashkeshorti nga nuk zhytet (meqe albano po pyet se ku zhytet) i mbytur nga ndjenja e deshirimi, dhe fundi qe prape ka nje lidhje indirekte me 'zhytjen', qe sigurisht s'ka kuptim te thuhet, por qe s'mund te mos e permend, sepse nuk mund te shperfillet.

Per mua eshte nje liber interesant, nuk them eshte i vecante apo super, ama po t'ia komentosh ngjarjet lexuesit qe s'e ka lexuar ende, i ben librit nje prezantim deficitar.

eshte tema e moravias xhelozia, moskomunikimi ftohja ne cift e ka trajtu dhe ne novela te tjera me sa di. te Nje novele e tij eshte bazi dhe nje film, i famshmi Le mepris

zhytej ku ky burri, mbaroje fjaline, si e ke lexu.

Mua me ka rene nje dore ne italisht, shume heret, ky roman, fundin nuk e mbakam mend, me duket perfundojne ne Gabon te afrikes.

une kam marre me vete "mosha e arsyes" nga sartre dhe "vilet e zemerimit" nga steinbeck. kete te fundit e pata blere ne tetove, botim ne paperback.

Perkthimi i Petron Zhejit apo tjeter?

ai i petro zhejit eshte, botim ne hardcover (jo ne paperback), botim i gazetes prishtinase koha ditore i vitit 2005. blere shume lire, by the way.

Ka nje skene tek "Mosha e Arsyes" kur ky i merr ca para njeres qe mendon se ka bere overdoze me heroine... S'e harroj kurre. Nga triologjia une kam preferuar librin permbylles, La mort dans L'âme (Troubled Sleep ang.) me Matjen e ata cunat e tjere qe perfundojne ne lufte e ca me keq... Diana Culi i ka perkthyer bukur por jane botuar pa korrektim dhe ka gabime ortografie qe vepra nuk i meriton.

kujt Loles?

major spoiler 

Po Loles, por: Not really. Me beso. Po e le me kaq.

Nje nder librat me te mire qe kam lexuar ndonjehere.

kur isha ne Shqiperi para ca javesh mora nje kopje te Embriologji-se te Shkelqim Celes dhe deri tani nuk me ka zhgenjyer smiley (per te u informova ne shkrimin e sjelle tek peshku kshu qe flm).

Mora dhe Shpikja e Mesjetes nga Doan Dani por nuk e kam nis akoma.

"On the Road" (J. Kerouac), si edhe listen e adresave te Tregjeve fshatare lokale.

Ky duhet lexuar anglisht. Ka perkthim te mire shqip por anglisht eshte Jazz komplet. E ka shkruar per 2 jave ne nje bobine letre se nuk donte te ndalonte per te nderruar fletet ne makine shkrimi. I love it.

Kush e ka perkthyer ne shqipe, mban mend?

Zef Shala, nuk e mbaja mend por e hapa tani. 

Faleminderit. S'e dija qe ishte perkthyer. Shpresoj te kete bere pune te mire.

Libri i telefonave.

 

Thx 4 this! 

Mosmarrveshja nga Ismail Kadare. Jam duke e lexuar dhe po me le pershtypje shume te mira. Eshte aktual dhe te ben te reflektosh si shqiptar ne lidhje me boten qe te rrethon.

the audicity of hope

Mungon goja qe qesh

Letrat e Van Gogut. 

Meqe ra fjala (edhe pse pa lidhje me temen), kujt i bie rruga per ne Amsterdam, duhet shkuar me patjeter tek Muzeumi Van Gog: eksperience e paharrueshme. Me vullnet te plote, do te rikthehem edhe nja dy here te tjera. 

" Une banoja ne Tirane "

Sapo mbarova se degjuari "Surely you are joking,Mr. Feynman".Terheqes per mua,po meqe per pushime vere,mund te anashkalohen pjeset "serioze" (Paralajmerim per Armirin dhe shoket e tij:Feynman eshte cifut).Kam degjuar fjale shume te mira per nje liber kinez,po nuk e kam lexuar,eshte nder librat e afert per lexim:"Wolf Totem".Mbase gjendet ne internet.

Celine, Udhetim drejt fundit te nates.

Shkrimtari dhe libri im i parapelqyer.Nuk e di a eshte botuar ne shqipe.Ne shqipe kam lexuar vetem nje pjese te botuar te ajo revista "Aleph" qe botohej dikur,pjese e se ciles ka qene edhe Stalkeri,ne mos gaboj ka perkthyer ate Finnegan's Wake te Xhojsit.

eshte i botuar ne shqip dhe do jete blerja ime e ardhshme. 

nqs thashethemet jane te verteta (nuk besoj te jene), Stalkeri i bie te kete perkthyer Uliksin ketu e para 10 vitesh. 

Thashethemet nuk jane te verteta,po kjo qe Stalkeri ka perkthyer Uliksin ka me shume te ngjare te jete e vertete se thashethem.Nuk e shikon sa  i shperqendruar eshte.Uliksi dhe Zgjimi i Fineganeve jane shume te veshtire per t'u lexuar e shumica heqin dore pa i mbaruar,le te perkthesh pastaj qe eshte tmerr.

Embryology .

je kaur i hidhet ☺

Donald Trump 2016 - off color Coloring book

Finally--a Donald Trump coloring book for grown ups!

Color your way through 20 of Donald Trump's most off-color remarks as you get psyched for the 2016 presidential election.

No one is safe from the hubris and political incorrectness of The Donald---not women, not blacks, not Latinos, not Jews, and certainly not the Chinese. See the GOP candidate celebrate his wealth, power, and obvious physical appeal in this timely coloring book that is as engrossing as the billionaire himself!

Makes a great gag, joke, or novelty gift.

Also check out the full-color companion, Trump 2016! An Off-Color Donald Trump Wall Calendar, and the artist's Hillary Says! An Off-Color Hillary Clinton Coloring Book.

The Unbearable Lightness of Being - Kundera

Pjese nga letra drejtuar mininstrit te Financave K. Islami  Maj 2002  VQ 

" .....Po e nis me një pyetje të thjeshtë: A e keni menduar ndonjëherë si e kanë kaq të lartë standartin e tyre vendet perëndimore, sidomos dhe ato që varen ushqimerisht nga vendet e standartit të ulët. Për më tepër që dhe buxheti (krahu) jo rentabël i tyre, si administrata, ndermarjet jo prodhuese apo prodhuese por jo rentable, i kalon shpenzimet e ndërmarrjeve prodhuese rentabël. Pra dhe fitimi i dalë nga ndërmarrjet rentabël është disa herë më i vogël se shpenzimet e përgjithshme. Pra duket sikur mungon një krah mbështetës për të ecur përpara. Duket sikur ka një kontradiktë e megjithatë këto vende mbas luftës së dytë botërore kanë njohur progres në shumë fusha. Si dhe pse? Ku fle lepuri? Si mund të ecin në një rrugë, borxhi i brendshëm, diferenca e madhe ndërmjet asaj që shpenzon dhe asaj që fiton e njëkohësisht rritja e nivelit të jetesës. Natyrisht ata nuk ecin tashmë me metodat e shekujve të kaluar dhe nuk e shohin me ekonominë nën këtë prizëm. Edhe luajtja me çmimet e diferencës së lëndës së parë apo prodhimeve nga vendet e treta, tashmë janë bërë démodé, pra janë sofistikuar. Ato (diferenca) pasqyrohen direkt në bursë, ku kthehen automatikisht në letra me vlerë, e që shërbejnë indirekt për veprime të mëtejshme. Ndërsa në Shqipëri jo vetëm se kjo diferencë, akoma pa u shitur produkti, nuk pasqyrohet në Bursë për të marrë vlerën dopio (dubël), por dhe fitimi i saj (në %) mbas shitjes nuk pasqyrohet se mungon Bursa. Këtu në Shqipëri, ajo që vilet është te ardhurat nga taksimi (tatimi) i prodhimeve të importit, të ardhura që fatkeqësisht shërbejnë për pagesën e administratës, etj. Pra një mënyrë anakronike e të vepruari në ekonomi. Sikur të vepronin kështu vendet perëndimore, siç veprojnë ekonomistat tanë, ata do të silleshin si ne një rreth vicioz....." 

" ..... Sikur ju të kishit Bursën, unë do t’ju garantoja se energjitika jo vetëm që s’do të ishte në krizë për 3-4 vjet, por do të kishte superprodhim e do të ishte ndërmarrje me fitim prurëse në rang kombëtar duke u krahasuar me kompanitë e impulseve. Ju duhet të ndërgjegjësoheni z.Ministër se Shqipëria s’ka pse të vuajë për disa probleme që varen nga resurset e vendit (që t’i ka falur Zoti, Natyra) e që varen – financiarisht – vetëm nga një përqindje e vogël e PBB (nga një pjesë e buxhetit valuator për pajisjet që varen nga importi). Unë nuk jam më shumë optimist nga ç’shoh mundësitë e ekonomisë shqiptare, mundësi (vitalitet) që duhen të disiplinohen, regjistrohen, të dubëlsohen (atje ku akziston mundësia) të pasqyrohen në Bursë e të transtartkohen në varësi nga buxheti i Bonove, Valutës, Lekut, Floririt, si dhe nga buxheti i PBB ku futen të gjitha prodhim + pronat e lëvizjet financiare të tyre nëpërmjet elementeve pasqyruese të tyre, Leku+Bonot.

Duke hedhur (juve, Shqiperia) vështrimin e vëmëndjen nga perëndimi e veçanërisht nga Italia (aleatja jonë, siç duhet ta konsiderojmë për shumë interesa), po e mbyll këtë artikull (letër pak e gjatë por e koncetruar për problemet që ngrihen), duke ju rikujtuar se jam i gatshem t’ju përgjigjem ndonjë paqartësie që mund të duket aty.... " 

ca ishte kjo Pjer? Intermexo?

lexo VQ, i nderuar

tani qe e mori vesh Pjer qe peshku ka 60.000 plus vizitore ne muaj filloi me bocete ... reklama vuuuu

E keqja e Blendit eshte se nuk e specifikoi sa nga ata 60 mije vizitore jane Belge - nga ata te vertetet qe vijne per te numeruar sa komente jane bere tek tregimet e Pjerit.

square, kjo eshte nje pjesez nga fillimi i letres dhe nje pjesez nga fundi i letres. Siç ta thote dhe Bredharaku, lexo VQ, se VQ ka nje gje te mire, nuk eshte si roman a novele, qe duhet ta nisesh nga fillimi. VQ e nis nga mezi, nga fundi, ku te duash, se eshte pjese letrash drejtuar autoriteteve shqiptare dhe ambasadorve te huaj,  ka analiza, etj. Vetem pjesa e Intervistes mund te niset ne fillim. 

Pjer pse te duket se nuk e kam lexuar VQ-ne?

test qe ua bejme ne te GAT atyre qe pretendojne se e kane lexuar VQ:

cito paragrafin 2 ne fq. 71. Ke 10 min kohe

nuk e di a kam te drejten per ta cituar tekstin kwtu, se mos i mbetet hatri autorit qe nuk do ta kompjuterizoje tekstin e VQ-se e ta shperndaje keshtu badihava se i ngelen kopjet fizike pa shitur.

S'ka problem skuare, sa me shume ta citosh biblen shqiptare VQ  smiley  aq me mire per te tere smiley

po sille pra tekstin e bibles ta publikojme falas ne internet. derisa te vendosesh qe do ta japesh falas, une nuk bej reklame badihava atij libri.

Sot lexova tregimin "Ekspresi i mbremjes se Yatirit" nga Avraham B. Yehoshua, shume grotesk, me pelqeu, banoret e Yatirit ndiheshin te humbur ne ate vend te larget e te harruar nga bota, ndaj ne perpjekje per t'i shpetuar vetmise, kolektivisht organizojne nje procke. Ka dhe nje histori te qashter dashurie brenda. I gjithe tregimi i kendshem e i fandaksur.

Disa sugjerime autoresh te mire do te thosha:

"Tundimi i fundit" - Kazanxaqis

"Tehu i briskut" - Somerset Maugham, i sapobotuar ne shqip

"Enigma e nje fundi" - Julian Barnes, i sapodale nga "furra" e shtypshkronjes. 

Personalisht kete behar kam nevoje te lexoj shqipe te mocme, ndaj po rilexoj pafundesisht "E madhe eshte gjema e mekatit" e Kutelit dhe po perpiqem te gjej tregimet e Musine Kokalarit "Sic me thote nenua plake", po deri tani kerkimet me kane shkuar bosh se eshte botim shume i vjeter. 

Anaaa , shyqyr qe erdhe, se isha ne merak . Ku ke qene gjith kete kohe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).