Kur para katër vjetësh vendosa të trajtoj shtrirjen e ekstremizmit fetar në Kosovë, jo pak kolegë të mi më akuzuan se po e bëj të madhe këtë punë dhe se Kosova nuk rrezikohet nga kjo ideologji.

Kësisoj, vendosa të dal në terren, të shkoj nëpër shtëpi të imamëve radikalë, në organizata që financonin individë dhe grupe të ndryshme... Për tetë muaj me radhë, nëpër Kosovë kam shkuar derë më derë.

Teksa analistët shitnin mend prej kafeve për zhvillimet politike, unë i hyra kësaj sfide, në të cilën e implikova edhe tim bir Andin, atë kohë 7 vjeç. Me të shkuam në Maqedoni, në ambient aspak të favorshëm për trajtim të kësaj teme. Jo kolegët, por askush, përpos familjes, nuk më ka mbështetur në këtë rrugëtim që më ka terrorizuar.

Kam qenë deri në Londër për t’i identifikuar burimet e financimit në Kosovë, kam takuar me dhjetëra herë të njëjtët persona të prekur nga ky fenomen. Dhe, a e dini se kush kanë qenë mbështetësit e mi: 2 - 3 imamë që të parët janë prekur nga ekstremistët, janë rrahur e dërmuar.

Në vitin 2013, një fotografi imja është shndërruar në fatva nga ana e grupeve radikale, duke marrë mbi 5 mijë “like” nën akuzën për “islamofobi”.

Katër vjet me radhë, rrugëtimi im drejt zbardhjes së problemit të radikalizmit islamik më ka dërguar në katunde, qytete, e shtete ku jam takuar me prindër e fëmijë të tyre të rekrutuar, me rekrutuesit, ekstremistët e radikalët e shumtë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri.

Sot, fotografitë e fëmijëve të mi keqpërdoren nga radikalët nëpër rrjete sociale. S’reagon askush, as Asociacioni i kolegëve të mi gazetarë, i cili e ka njërën nga shtyllat kryesore të funksionimit të tij: mbrojtjen e gazetarëve, punën e tyre.

Me qindra kërcënime të të gjitha formave, tashmë janë deponuar në polici.

Ju analistë, e së voni trumbetues të rrezikut nga radikalizmi, keni heshtur! Keni heshtur, edhe kur gratë shqiptare janë quajtur “kurva”, edhe kur kanë dalë video duke iu vënë shami mbi kokë vajzave 4-5 vjeçare, keni heshtur kur me emra e mbiemra janë linçuar nga këto grupe ata pak gazetarë që patën guximin të merren me këtë temë.

Keni heshtur kur është rrahur Xhabir Hamiti, kur i është djegur vetura imamit Musli Verbani, kur është rrahur Osman Musliu, kur është kërcënuar Zuhdi Hajzeri… Keni heshtur, teksa arsyet ju i dini!

Sot, një dyzinë janë shndërruar në ekspertë të islamit. Unë i jam falënderuese shumë laikëve dhe jo vetëm atyre, po ashtu dhe praktikuesve të islamit që më kanë ndihmuar për më shumë se 4 vjet në trajtimin e kësaj teme.

Sot, ndihem mirë që ka një reflektim të krijuesve të opinionit publik, por edhe të një pjese solide të atyre që janë zhytur thellë në delirin e kolltukut.

Më vjen mirë që jeni zgjuar nga kllapia! Unë jam gazetare dhe jo VIP, nuk pres medalje nga askush, por s’po mund ta duroj demagogjinë e disave prej jush!

Do të vazhdoj të merrem me këtë temë, sepse nuk e kam ndërmend të iki nga Kosova. Pra, dua t’i rris Andin e Artin këtu, në një Kosovë më të mirë, që sundohet nga vlerat evropiane dhe ku çmohet angazhimi qytetar!

Zëri.info

50 Komente

Albana, kush te rreh te do!  Hoxha ka thene qe grate mund ti rrahesh por jo me qellim qe ti demtosh, por qe ti besh te kuptojne dhe te mesojne. Desha te flisja vetem per kete pjese; per te tjerat ja kaloj mikrofonin noti-boit. 

Kjo ide e ndeshur vazhdimisht eshte e gjitha e nyte, sepse e paraqit tere situaten si pedofili te detyruar.

Natyrshem prinderit i percjellin dhe trashegojne çdo gje qe kane femijve te tyre. Pse nuk duhet ta bejne te njejten gje edhe me fene? Apo t'i lejne t'i edukoje shoqeria me ere livando frenge, e mbasi jane lyer mire e mire, te bejne zgjedhjen e tyre. Cfar zgjedhje te bejne ne kete rast mbasi e kane bere zgjedhjen?

 

Artikulli ne pergjigjen tende eshte fiks artikull alla-analist qe flet autorja ne postimin e peshkut. Açkes nuk i pelqen islami ne pergjithesi dhe shef gogolizma ne gjithcka qe ka lidhje me te, e ti gjithashtu smiley

Cer gogolizma mer lal! Hajdeni ketej mer lal te shifni se ceshte parajsa mbi toke! Armiri jam i sigurte se eshte nisur, prandaj dhe ka nja 2 jave qe nuk b'zan. E kam seriozisht, per ata te devotshmit ketej eshte parajse...

Bama, "leket ja do arabise, ama vajzat nuk ja do per nuse"-semi-cit. smiley

Dhe une kam takuar plot kllufa qe flasin per parajsen mbi toke, por puna eshte te ndajme shapin nga sheqeri, dhe te mos biem ne kurthin klasik, ose sic njihet ndryshe pergjithesimi. Dmth, te cosh nipin ne xhami kur je mysliman nuk eshte gogolizem sic na e paraqet açka, se as femijet ne vendet e krishtera nuk jane fort entuziaste per te shkuar ne kishe. 

Leket ti japin vete,kane harruar ayetet dhe nuk perdorin me cifutet per te ndermjetsuar me te pafete. Sa per vajzat nuk mi japin se nuk jam muhamedan. Po te isha, yrysh do thoshin, beji koleksion e mbaji ne harem. Obzervime mbase jo te sakta keto te miat...

Nga ana tjeter, nuk e di se ku e gjeni forcen per te kundershtuar imamet ketej, ti quani dhe kellufa bile. Kam lexuar tekstualisht ta quajne parajse mbi toke!

E kisha seriozisht ate qe per njerzit e devotshem, ketej eshte parajse.

C'lidhje ka te qenit gogolizem, me faktin se e bejne edhe te krishteret? Me kujtove nje per te cilin lexova keto dite, nga keta trapat e krishtere te Amerikes, reverenda a cfare quhen, qe ashtu si keta halldupet sot, kishte kerkuar qe ne shkollat e Amerikes te mesohej vetem Bibla, se "aty i gjen te gjitha", nuk ka nevoje per liber tjeter. Me logjiken tende, nuk eshte trapllik te thuash qe ne Kuran "i gjen te gjitha", se keshtu thone edhe te krishteret per Biblen.

paralelizmi me krishterimin e bera vetem me faktin se femijet jane njelloj te prirur te pelqejne balten apo lojerat sesa vajtjen ne institucionin fetar perkates. por jam shume i sigurt qe kur gjyshi eshte mysliman dhe terheq femijen eshte gogolizem (sipas açkave kuptohet), ndersa kur gjyshi eshte i krishtere kemi te bejme me nje tom sojer te vogel smiley

Aspak, kush po e thote kete. Gjej gjysher qe na i cokan femijet me zor ne kishe. Megjithese ka edhe dicka tjeter, dhe uroj ta kesh lexuar ne shtyp nje si rrefim te njerit qe thoshte se ishte besimtar mysliman. Ai thoshte: Perse kaq urrejtje ne keto predikimet e cfare bejne. Kur shkon ne xhami, thoshte, degjon vetem: Ata nuk jane myslimane te vertete, do shkojne ne xhehenem e ku e di une, domethene me shume gjuhe urrejtjeje. Dhe me të mesohet edhe femija, sa mund te kuptoje ai. Kam qene disa here ne kishe, thoshte, dhe aty predikohet miresi, ta duash e ta ndihmosh tjetrin e me the e te thashe. Sidoqofte, per mua eshte gabim ta cosh femijen qofte ne kishe a xhami e te degjoje gjera qe as i kupton. Kur te piqet le te zgjedhe vete. 

Shiko dakort me ty qe ka shume xhami qe manipulojne e perdorin gjuhe urrejtje, ketu s'ka pike diskutimi. Numrat flasin vete e ne kete rast s'kemi nevoje per kallauz. Edhe me ate faktin qe femijet s'ka nevoje te shkojne ne kishe apo xhami jam dakort (pervec ndonje feste), sepse nuk marrin vesh asgje besoj.

Ndersa persa i perket shtypit une s'do isha shume i gatshem te citoj artikuj kur vjen puna per fete, sidomos per myslimanet. Myslimanet sot per sot jane public enemy numer 1 kudo dhe kjo gje ndikon dhe ne kendveshtrimin qe u paraqitet njerezve nga shtypi.

Ke te drejte per public enem #1.  Ketu psh me sa kam vene re dhe me sa kam degjuar, nuk i duan muhamedanet nen 24k. Ata te jashtmit dmth. Dune keta psh tu marin "edhe parate edhe cucat per nuse", po ketyre as para su japin e as cuca per nuse. Kshu kshu kam pare e degjuar, mbase kam keqkuptuar...

eshte koha te ikesh qe andej (kot per kuriozitet sa e ke mandatin?). po kete muhamedanet nga fishta e ke marresmiley

Ik jam, lene ca thote flamuri. Po sado te du te iki une, keta ste lene te ikesh, as virtualisht. Sa per muhamedanet, e kam marre nga ai hoxha i Kosoves, ai qe ka ate emisionin me pytje pergjigje, ai qe u gje semundjet femrave duke i prek me dore. Do te te tregoja ca video, po jam i sigurte se i ke te rujtme lidhjet ne Krom. smiley 

O Bama o komedian. 

Nuk e di pse mendon ashtu, nuk kam shkruar asgje te pavertete, ne asnje nga komentet e mia te mesiperme. Gjithsesi me behet qefi qe te kam bo me qesh; e qeshura te shto jeten. 

Ti edhe bie dakord me shtypin, edhe thua qe nuk do te citosh. Do s'do, megjithese te gjithe e shajme, media eshte burimi yne kryesore i informacionit, i aktualitetit. Qe te jem krejtesisht i sinqerte, se i rashe pak shkurt, ai qe citova nuk ishte artikull, po nje koment te nje artikull te Tema. Po ishte i gjate sa nje artikull dhe nder komentet me interesante qe kam lexuar aty. Dhe dukej qe nuk ishte diversioni i ndonje te krishteri, sepse dukej se e njihte mire Islamin dhe se cfare ndodhte neper xhami.  

Shiko se shtypi ofron te dhena dhe numra nga shteti apo organizma te tjera (ne kete rast komunitetet myslimane te shqiperise, kosoves dhe maqedonise). Ne te njejten kohe ofron dhe editoriale, ne rastin me te keq ofron dhe hapesira per komente smiley. Pra ketu lind ai keqkuptimi qe une dhe e dua dhe s'e dua shtypin

Se pari,bere gabimin qe u shprehe kunder pergjithesimit,duke  bere vete pergjithesime per median.Ta merr mendja qe media eshte pasqyre,diku nuk e ka fajin pse objekti para saj eshte i shtrember vete,diku ka faj se eshte ajo qe e shtremberon imazhin.Po kjo eshte te hallakatemi kot.Une te solla opinionin e dikujt qe thjesht perdori median per ta shprehur,sic po e perdorim edhe une e ti tani,ndersa ti e pranon ate opinion dhe pastaj i kthehesh kot medias.

Per ta bere me te qarte komentin tim (Komente te Qarta), po e shpjegoj pak me shume: Kur media citon numra apo te dhena nga pergjegjesit ose institucionet perkatese nuk ka cfare t'i dyshosh. Pjeset qe me duken jo te besueshme jane editorialet qe shkruhen sipas nje plani apo programi te vete kanalit. E pranoj qe edhe ky eshte pergjithesim por s'besoj qe numri i editorialisteve qe do u digjte do ishte shume i madh gjithsesi. Plus me media nenkuptoj keto kanalet e medha nga te cilat vijne shumica e lajmeve (dhe rrjedhimisht shumica e stereotipeve). Psh blogun nuk po e perfshij ne media (te pakten ne kuptimin klasik te saj).

ai komenti qe solle ti nuk me duket legit, me duken thjesht ca rreshta qe do apo s'do ti i hedhin benzine zjarrit, e per kete m'u duk i dyshimte.

 

Prandaj them qe je kontradiktor,e,se thua te njejten gje qe thote komenti,qe ka shume xhami qe nxitin urrejtje,pastaj thua nuk eshte legit komenti.E di qe te thuash te verteten nuk eshte moda sot ne kete kohe te korrekteses politike,vecmas te frikes nga fashizmi islamik me mbeshtetjen e falangave te "liberaleve",po ai koment nuk ishte per t'i hedhur benzine zjarrit,po perkundrazi,per t'i hedhur uje zjarrit islamiko-vehabist.Ishte koment dashamires per reflektim,pavaresisht se ne veshin e shurdher te fashisto-islamike.Sa per editorialet,jane opinione,jo fakte,po nejse,prape e them eshte tjeter muhabet.Ishim te ai a duhet te marrim femijet me vete kur shkojme ne keto objektet fetare per te degjuar predikime,jo per dasma e me the e te thashe.

pemaa nuk e mora vesh se çfar deshe me thene me shprehjen "shef gogolizma ne gjithcka qe ka lidhje me te, e ti gjithashtu"????

Ke bere humor t'modh, aq t'modh sa nuk e kuptoj dot, apo eshte efekti "peshk" qe zhvillon fantazine ne nivele aq gjeniale saqe prekin budallallekun?

 

heretik lexo mire komentin tim dhe do kuptosh me shume. por nje gje ki parasysh, mos mendo me bythe smiley.

(hint: peshkupauje.com nuk eshte fjala e fundit e teknologjise).

ti as me bythe nuk mendon, sepse ne vend te sqarosh se si eshte puna, hedh nje koment tjeter akoma me pa kuptim. kaq te veshtire e ke me fol thjeshte dhe drejtperdrejt, apo te duket se me kete menyre arrin nivele te larta intelektuale?

 

"Ke bere humor t'modh, aq t'modh sa nuk e kuptoj dot, apo eshte efekti "peshk" qe zhvillon fantazine ne nivele aq gjeniale saqe prekin budallallekun?"-cit. Heretiku

pse s'ia ben vetes kete pyetje njehere? pse nuk pyet ti si njeri po e ben tjetrin budalla?

Te kam vene para dy alternativave, tjetra eshte "humorist i modh", dmth neqoftese nuk e kam bere tjetrin budalle e kam bere "humorist t'modh".

Mbas komentit te trete duke u perdredh, nuk kam nevoje per pergjigje, e morra vesh se çfar je.

 

A je i sigurt?

kjo paska nevoje per mbrojtje dhe me pelqen qe qenka kaq kembengulese edhe kunder atyre shtazeve. tamam gazetare.

Nga shkrimi mesuam per shpirtin investigativ, kembengules dhe patriot te gazetares (per te cilin detyrimisht do ta duartrokasin unanimisht te gjithe peshqit) por pak gje per rezultatet e kerkimeve te saj. Mbase ekzistojne shkrime te tjera, por i publikuar i vetem ne kete hapesire ngjan si propagande ne rastin me te mire, shembull banal i gazetares se mire (jo turkoshake) ne me te keqin. S'di si ta kuptoj ndryshe. Sigurisht bravo per trimerine.

Gazetaria Investigative..Duhet ti kene ardhur ndesh Zonjes artikullshkruese nje mbremje Maji, aty do jete bindur qe profesioni i saj i ardhshem eshte Gazataria.. Te zgjedhesh profesionin eshte nje problem goxha i madh ditet e sotme, qe vjen si rrjedhoj,kuptohet, e fajit te Sistemit. Me gjithe ate material njerezor te kompromentuar dhe primitiv qe ka pasur mundesi te takoj ne rrugetimin e saj. Nuk arrij dot te besoj, nese mund ti kete mbetur ndonje grimce fantazie erotike per ta ndare me bashkeshortin. Por qe me te gjithe ato gjera qe ndodhin rreth nesh dhe qe neve po te mos ishte kjo Gazetare nuk do te kishim kurre mundesi te informoheshim, nga keto faktor te jashtem. Guximi duhet pershendetur.

Vetem ne nje pike me ndjell neveri kur permend me krenari Djalin. Imagjinoj djalin..Ushqehet me  ate mllef primitiv qe ka akumuluar gjate takimeve si pasoje e indiferences se nje mamaje grindavece, egocentrike, pse jo pak perverse qe i ka shkaterrruar Uni-in(Egon) me kete traum te panevojshme femijerie. Te mendosh qe ai femije, te jete per te, e ka shume te qarte se cfare deshiron. Mund te kenaqet me nje Mama Ideale gati te hidhet ne flake per ta shpetuar jo te Indoktrinoj pa i lene mundesi te zgjedhi Jeten e Tij ne menyren me te mire per te. Kete aspekt Zonja duhet ta kishte kursyer pa qene e nevojshme  shoqerimi i djalit ne kete rrugetim.

Edhe ti paske qen investigues mer? 

.... Edhe ju ne Albania keni problemet tuaja si vend, psh me Isis-n - m'u tha nje dite (javen e shkuar) ne muhabet e siper ne office. 

Gjeja e pare me te cilen ju shkoi ndermend me te cilen te assosaciononin shq., ishte isis. M'a kujtoi ky shkrim.

Sa me ngjau me Pjeshken  smiley

ka investuar arabia saudite qindra miliona dollar ne kosov dhe ne shqiperi, sigurisht qe dikush po perfiton nga ai investim. populli njeher nuk ja pa hajrin po qellimi vertet i sheikve arab qe vin shesin p** ne viset shqiptare esht radikallizimi. duan ta bejn edhe shqiperin si falluxha. 

hiqni kta arab nje ore e me par se nga kta nuk te vjen asgje e mir

500 vjet kemi qene nen sulltanet dhe nuk na bene dot. ja psh ti nuk me dukesh si arab. apo je ne pamje ?

Sulltanet me thene te drejten kane qene me liberale se arabet e sotem.
Po ti jepje taksen turkut nuk para te trazonte per pune feje.

Pushtetin ja kish dhene Patriarkanes se Stambollit qe te qeveriste delet e krishtera dhe per vete qeverisnin delet muslimane...dhe me thene te drejten nuk e rrafshuan Patriarkenen por e mbajten.

po t'ja japesh taksen arabit te trazon thua ?

Islami radikal eshte kanceri qe do ta mbyte Kosoven dhe Shqiperine.

Uroj qe ti gjendet kura sa me pare ne menyre sa pa u perhapur,se do te jete vone.

Albana Xharra nje gazetare shume kurajoze  qe eshte vene ne shenjester nga xhihadistet ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi.

 

Dhe ja qe une si lexues i rregullt i shtypit, tani lexoj per here te pare gjithshka ju zonje shkruani! Kjo tregon se shtypi nuk na informon si duhet mbi te gjitha!

Fiks! 

Kerkoj ndjese per mungesen por, per momentin jam marre me disa angazhime personale. 

E vleresoj nga thellesite e fshehura te zemres sime Bamen. 

BEsoj se kjo teme eshte konsumuar tej mase dhe ca komente i shoh pa pike lidhje ne ket rast. Si psh: te profilit.. smiley

 

Por, me habit fakti qe nga gjithe ky zullum kane dale gazetare si ne kete artikull. 

Faleminderit. 

Hero:

Natyrshem prinderit i percjellin dhe trashegojne çdo gje qe kane femijve te tyre. Pse nuk duhet ta bejne te njejten gje edhe me fene? 

Jam krejt dakord, sic mund ta marresh me mend. Por menyra se si e bejne kete duhet te jete ne pershtatje me boten feminore, jo si i vje per terezie vete te rriturit. Ne rastin qe pershkruan F.A. duket se eshte egoizmi i te rriturit qe i imponohet femijes. Pra, mungon takti dhe stili ne edukim, pra ka nje injorance ne kete mes qe behet e rrezikshme kur vjen puna te femija.

Apo t'i lejne t'i edukoje shoqeria me ere livando frenge, e mbasi jane lyer mire e mire, te bejne zgjedhjen e tyre. Cfar zgjedhje te bejne ne kete rast mbasi e kane bere zgjedhjen?

Prape te jap te drejte. Te marrim sistemin shkollor: eshte kaq i laicizuar saqe nderkohe presupozon ateizmin tek nxenesi. Kete e gjej shqetesuese kur mendoj per femijet e mi dhe arsimimin e tyre.

Je tu pa gunen, e jo punen Magus.

Shkrimi eshte standard, jane me miriada shkrime te tilla kopje, asgje origjinale, rotative shtypshkronje. Nuk e kane shume hallin tek kalamajt, por shfrytzojne kalamajt, dobsine e njerzve dhe opinionit publik per kalamajt, per te godit fene. Eshte e njejta strategji e perdorur nga ushtri pa moral, mbulohen duke e fshehur me arme ne dore mbas gra dhe kalamaj, qenie qe normalisht nuk para preken me paragjykim.

Si e kam theksuar gjithnje duhet pare motivacioni, dhe motivacioni ne kete rast eshte i nyte. Perveç kesaj lexo midis rreshtave, ndihet aty ketu edhe nje lloj kercenimi, edhe ne emer te Shqiperise Natyrale mbas ferrave te Liqenit Artificialsmiley.

Kalamajt nuk pelqejne te shkojne as ne shkolle, megjithse shkolla eshte laike, e nese nuk duan te shkojne, atehere kercasin turinit shpulla laike qe helbete jane legjitime sepse jipen ne emer te Shqiperise Natyrale.

Te rriturit projektojne dobsine histerike te tyre tek kalamajte. Mos u qani hallin kalamajve se shpesh here jane me ne rregull psikologjikisht se prindet e tyre. Flas nga eksperienca dhe te dhenat e psikologjise infantile. Psikika e kalamajve ngjan shume me fizikun e tyre, nuk para thyejne kocka sikur te medhjte kur rrezohen ne situata te ngjashme. I ka bere te tille Natyra Natyrale, te rrumullaket dhe elastike.

Nuk e kam fjalen per shqetsimin tend si prind per edukimin shkollor laik, por per kalamajte qe u imponohet feja nga prindet, ose çdo gje tjeter me vlere per ta.

 

Mos u qani hallin kalamajve..Te dhenat psikologjike infantile..Kalamajve ju imponohet...

Shikoji mire, perpara syve i ke.. Nuk i pelqen me shkolla, konceptet familjare bashke ne normat tashme jane te dala mode. Nuk kane me asnje deshire te respektojne asnje dhe asgje. Nuk besojne me ne asgje, nuk kane minimumin e deshires per te punuar si budallenj. Nuk kane asnje shprese ne sy. I ke pare sesi jane katandisur. Nuk kane asnje problem me ndergjegjen, nuk e vrasin mendjen fare. Shikoji mire, perpara syve i ke, Gay&Lesbian original, tek performojne  dhe te qeshin perpara fytyres tende, me qindra veth ne vesh dhe piercing te llapa. Mos u habit, jane femijet tuaj, krijimi dhe produkti juaj. E shikon sesi jane katandisur. Shikoji mire perpara teje i ke. Krenar qe i kane hedhur 20 vjet ne tualet. Shikoji mire, jane te shkaterruar dhe impotent, te degraduar, nuk perfaqesojne me asgje. Shikoji mire, me shikin e syve drejt nje hapesire boshe te droguar dhe te korruptuar. Per nje moment Ndalo Pak..Hap syte dhe shikoje dhe veten tende (heretik+arbana xharra) sesi jeni katandisur.

Nese nuk jam treguar mjaftueshem i qarte me kategorine e prinderve si ty dhe kjo znj Gazetare..

Prinderit si ju, nuk jane te rrepte dhe te rezervuar. Prinder si ju, qe vishen pothuajse njesoj me femijet tuaj. Prinder plot ngjyra. Jeni shume afer me problemet e tyre, flisni ne menyre te drejtperdrejt, pa dinjitet falso intermexo. Prinder si ju nuk mund te qortohen, as per keqkuptimet me absurde as per edukaten e ulet apo abuzimin me pushtetin. Jo..Jo.. Nuk jeni te tille..Prinder si ju qe ngjajne me studente te plakur te cilet nuk kane besuar kurre ne Mitin e profesionit te Babait ne autoritetin e tij si institucion..Prinder si ju, gjithmone me te ndjeshem dhe korrekt, nuk kane manine e nderhyrjes, mund te besh cfare te duash, prinderit si ju jane gjithmone e me perfekt. Prinder si ju qe jane kthyer ne rolin a animatoreve modern, te gjithe liberal, jeni kthyer ne qenie qe mbledhin shpikje te risive dhe ceshtjeve aktuale Nje figure e paster dhe e pazakonte e pajisur me nje dispoziocion frikesues.Prinderit si ju qe i hapin dyert gjere e gjate per progresin e botes, tolerant qe nuk perfaqesojne institucionet e vjetra. Prinder qe plot hare blejne bicikleta, topa, makina japoneze per femijet e tyre, te gjitha keto per gezimin e botes, te botes se zakonshme. Prinder qe nuk bejne asnje rezistence te cilet struken e zhguallin e mireqenies dhe maskes se lirise. Ne nje imazh te paqarte pak te zgjatur, vjen pa atmosferen e gabimeve, nje figure e paster pothuajse e bardhe, pa gjak, nje prani e cila nuk le gjurmen e saj, nje prani e paqendrueshmee cila shkrihet,zgerlaqet. Nje figure pa kocka qe po ta mendosh holle-holle te jep idene e lirise..!!

Kalamajt nuk pelqejne te shkojne as ne shkolle, megjithse shkolla eshte laike, e nese nuk duan te shkojne, atehere kercasin turinit shpulla laike qe helbete jane legjitime sepse jipen ne emer te Shqiperise Natyrale.

"Chierichetto" mbete tere jeten o derebardhe. Te dha prifti ca "sculacciate" kur ishe i vogel, e aty te ka mbetur mendja.

Petroninse, kur kam qene i vogel priftat i kam pare vetem ne filma, abat Farian e Edmond Dantesit kam pare. Me priftin dal vivo keni pas te beni ju te brezit ngambrapa.

-----------------------------------------------------------------------

O Magus, po ç'na bere mor djale, per nder tend u detyrova te komentoj seriozisht midis handikapateve qe i kullojne jarget ne tastjere.

 

Puna investigative e kesaj gazetares me pelqen, veç do ishte me interes te na sillte me shume fakte te ekstremisteve dhe financmeve te tyre, se sa çfar i ka ndodhur kesaj apo te tjerve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).