Deputeti i zonës së Gjirokastrës që postoi dje në rrjetet sociale njofton edhe largimin e tij nga grupi parlamentar socialist

Letër e hapur

Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.

Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Përshëndetje Kryeministër, E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja. Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit,në 2013, 4 muaj fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën. E kujtoni besoj si të thoshte Ben Ahmetaj: Kryeministër, fitojmë me 400 vota! Më çove në Dropull dhe më ngarkove të punoj për PBDNJ-shin. Unë çdo punë e marr me pasion. Anastas Angjeli më tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vërtetë. Kur u takuam te karburanti i Bert Targës më thotë Vangjel Tavo: thuaji Ramës … dhe unë të thirra 2-3 here kryeministër, kryeministër! Ti as që begenise të ngrije kokën. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy metër përballë, njëri tjetrit. Mire që ja fale bashkinë PD-së, por më nxore dhe si koqe, pa asnjë vlerë para Tavos! Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ !sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty. Përkundrazi, po vlerësohen përditë e më shumë të fortët e drogës, po vlerësohen e mbështeten vetëm një grusht klientësh të ministrave dhe të qeverisë tende. (Nganjëherë kur dëgjoja nga ju që flet me superlativa për Tërmet Peçin,për kte të kavajës ,për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im !!!? Mir që nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!,, fati i keq imi….! ) E degjenerove rolin e deputetit, sa më vjen të pështirë ta mendoj se jam deputeti i partisë tënde! Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky LOQA ! Nuk të kam kërkuar asgjë për veten dhe nuk do të kërkoj më absolutisht asgjë. Turp, turp që ndave pushtetin me çamët! Je mosmirënjohës ndaj të tuve! Çamët i kishim kundërshtarë e krah për krah me Berishën në 2013. Një ditë të bukur i pamë në pushtet me nje marrëveshje të fshehtë të bërë nga ti pa asnjë

konsultim e diskutim me deputetët e Partisë Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjetë ministra të tutë. Pse, ti me ata dhjetë ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhënë Çamëve gjithë atë pushtet ,Ndërsa socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune!!!!? Po ç’të them unë ti ndjen neveri për ne , vaj halli për militantët e bazës…, Je mosmirënjohës ndaj të tuve!

Bëra një urë në Vllaho Psiotera. Ftova miqtë e mi dhe hodhën 31 milion lekë të vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatarëve tek ajo urë. Falë kësaj pune ne e fillojmë garën elektorale me 250 vota plus në atë fshat, i cili më mban si perëndi për këtë hall që ju zgjidhëm. Më pas të kam kërkuar një urë po kaq të rëndësishme në një fshat tjetër por ti asnjëherë nuk më mbështete, mendon se e kam për xhepin tim! E premtova në zgjedhje se kështu e pashë të arsyeshme, sepse bëhej fjalë për fitoren tënde. Dhe shuma që kërkon kjo vepër është modeste. Asnjëherë nuk mu përgjigje. Po po, ti ke këtë gjeneratën e re të ministrave e drejtorëve që na shohin si kundërshtarë. Janë arrogantë e mendjemëdhenj! Jane gjithë pordhë. E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde. Kam shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të mërzis veten më shumë, prandaj jam tërhequr ngaqë dua të harroj poshtërsitë e pafundme të stafit tënd. Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht! Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje. Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti, Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ,! Po ja që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….

Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtërosh e mashtroshë sipas qejfit tënd! Që në ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur. Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit. Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama. Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!

Po dal përfundimisht nga grupi yt parlamentar, që në mandatin tjetër të mos e kem më në krye atë talenten e tatimeve që keni zgjedhur ju zoti Rama.

Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do të vazhdoj tu shërbej si deputet zgjedhësve të qarkut Gjirokaster dhe socialistëve të gjithë Shqiperisë.

KUJTESË Me që nesër bën festën e partisë , Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra por mos të dalë nga mendja të ftosh Gëëëëëzimin e KASHTËS….

Vladimir Kosta

84 Komente

Lad Kosta , cun flori ,i ndershem , qe ne moshen 20 vjecare Milioner , komshi e kishim , sju nigju nojhere zoni gojes , ndihmonte kush i kerkonte ndihme , Djale King qe ndoqi rrugen e gabuar .

Tu lexu letren e ketij me krijohet mendimi qe Rama ka pas te drejte qe e ka pas injoru.

Dhe nje halexhi ka me teper kulture se ky. Dhe vulgariteti duhet te kete limit. 

Shif Trumpin, bixnesmen, politikan vulgar e konformist po njisoj si deputetet tane.

fiks, ky i rrit piket ne syte e mi km-se n'vend te beje te kunderten. E thote haptaz qe priste shperblim per "mundin". Po kta njerez ka mbledh politika perreth; keta njerez ka promovu edhe si deputete apo bashkiake km-ja. Ca mbolli, korri

eh thuaj, mjere socialistet e shkrete qe kane rene ne kete derexhe.

Pas 25 vitesh PS nuk ekziston me.  Rilindja ka marr pushtetin. 

Dhe sic e theksonte Lubonja ne nje shkrim para pak kohesh, "Rilindja: Raca me e keqe...".

Letra e ketij me ngjason me.nja dy letra qe kam lexuar ketu te peshku. I njejti stil, i njejti fjalor, i njejti inat me.femrat, te njejtat sharje ne drejtim te KM-se. Troç muhabeti mua me duket sikur i ka shkruar e njejta dore! Nuk po them me shume se nuk dihet si shkojne punet. Po ndjek dhe une kesbillen e T4E!

Me beri shume pershtypje kjo menyre e te shprehurit e Lad Kostes. Aq shume ka degraduar kjo Rilindje sa deputetet e saj s'po dine cfare nxjerrin nga goja. Megjithese mund te jem dakort per pjesen me te madhe te gjerave te shkruara aty ky lloj banaliteti ne te shprehur ma shpifi.

Anastas Angjeli më tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!!

 

Kjo duket qe eshte e sajuar, ska mundesi caci te kete thene kete gje, ah mor Edo do beje stan me lepuj do dilje me i zoti se te gjithe burrat qe ka nxjerre ky vend e jane tradhetuar pa te keq fare..

Keta, eshte nevoje imperative te updatohen me kohen. Sh mbrapa. 

Teper vulgar, personal, dhe improfessional. Shpresojme si ky te largohen vete nje e nga nje kush s'ka kapacitetet.

Ps. Trump nuk mund te quhet politikan (as keta tanet, per ate pune. Aspirante per politikane, ndoshta)

Unprofessional July smiley

Got you

politikanet jane lloji me kot i njerzve te dheut. por duket qe ti perveç librave te shkolles nuk ke lexuar gje tjeter. eshte fat qe ne shqiperi nuk ka akoma politikane te ketij lloji.

kishte ne fakt, Ramiz Alia dhe Fatos Nano. politikane karriere pa zanat tjeter. njerzit me negative te shqiperise. kete te fundin e lavderon per me teper ai maloku karierist e komunist ne te ri, i PD. qe duhet ta mbylli per gjithnje gojen e te shohe punet e tija. se kollone e 5 ishte, te mos harroje. 

gjithashtu fati i fundit per shpetim i usa, eshte ky leshverdhi. qe nuk vjen nga politika. i vetmi qe mund te ndryshoje gje, dhe t'ju perzere ju komunistave qe jetoni ne ate vend, padrejtesisht.

po asaj shurruflles keni per t'ja dhene votat, se me shume jeni shushunja sesa njerez punetore e shpiksa (qe do votojne bjondin).

Armiqte e partise gjithmone kane qene vulgare. Tradita ka qene qe Partia i nxirrte dhe njecik ku*vare, po sot kjo hyn ne lavderime.smiley

Eh si i hudh 110 mije € tjetri pa e rrujt fare.

mor po ça behet keshtu ne grupin parlamentar  te mazhorances ?!  -javen qe shkoi iku nje deputet i LSI, sot ky i PS...

po afron 21 Korriku dhe sipas parashikimeve  sinoptike, serioze,  te analisteve skizofren ketu, ligji per reformen ne drejtesi do votohej me 1110 vota...

sdi kutj ti besoj i ziu njeri.smiley

I bleu Saliu te gjithe, bej hesap kur kapi amerikanin. 

Valute smiley

Qe kur shkaba s'eshte me aktiv, duket qe partia i ka punet keq.

Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht! Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje. Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti, Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ,! Po ja që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….

smiley

Puuuu sa kara qe ma ai parlament.
 

Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun.

fol Tiku, fol..smiley 

 

i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im !!!? Mir që nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!

-hashash mer, hashash !

Vulgariteti i tij do te me bente pershtypje sikur deputetet e tjere te shpreheshin brenda normave te komunikimit dhe jo si **ra sic dhe jane. Fundja dhe n.1 i qeverise nuk shquhet per te shprehur korrekt, ku ne disa raste, ne shperthimet e tij prej arroganti, edhe ka denigruar nje gjini te tere. Meqe ra fjala, pse nuk publikon peshku asnje postim per skandalin e kryeministrit i cili dyshohet se ka financuar fushaten e Obames? Jo se ka pasur pak burime nga te merrej si infornacion: Politico, Reuters, The Washington Post, BBC, etj. Mediat shqiptare shume te ndezura per shukrite e kostat, ndersa per skandalet e tilla, ka heshtje masive.

s'eshte media kjo faqe, thjesht nje cope blog, qe çdo njeri mund ta hape per dy minuta.

plus qe eshte blog socialistesh (klysha komunistash). prandaj s'ka me as artikujt politike dhe as komente si me pare, sapo socialistet kaluan ne qeveri. ky eshte bere si kendi flet rrufeve ne kohe te dulles.

....e po te  kesh miliona euro pasuri  , te paguash po miliona për te sjelle Ramën në pushtet  dhe te pranosh për tre vjet rresht një poshtërim e bastardim ne ket lloj feje,  si ky qe   Kosa  përshkruan me sinqeritet ne letër , detyrimisht ske me ka kene tjeter vecse nje  "loce" ..bile nga ata  me xhufke... .

... kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ...

  ... Ma kerkove me ngulm në një kafene të Beratit ...

Lado, keep it classy ... e fillo m'shumes mos e maro m'njejes. 

PS Iu lutem na thoni kush osht QIFJA ?

Qifja eshte deputeti i partise se camve ne kavaje Aqifi mnjfjale. Si shprehje perdoret ne menyre perbuzese se edhe vete kryeministri vaktit kshu pergjigjej. Me ke te bej koalicion me Qifen apo me Dashin e havase (pseudonimi i dashamir tahirit edhe ky deputet i camve ne vlore), kshu tallej kryeministri para se ti fuste ne koalicion. Tallej se jane pa shkolle se te tijet i ka te akademise se shkencave te gjithe.

Si I thoshte I jati qifit:

male pene te bleva mo Aqif ,bithe pene te bleva .libra e fletor te bleva .C'te sat'eme ke qe nuk meson ?smiley

po ua tregojne pak a shume te gjithe cemerve kete. po paske jetuar ne vlore qe i di keto muhabete. mos je gje tragjasot smiley

Letren e lexova qysh dje, dhe me pelqeu smiley ishte sa e sinqert aq dhe ordinere smiley dhe iu dhashe dje admineve ta nxirrnin, sa i vura ne pozite smiley 

"  Pjer Thomas - 11 Korrik 2016 - 23:28 permalink  përgjigju

Me thone te drejten Casaubono, (se sa do fiksha kompjutrin)  nuk e njifsha fare kete depudetit qe i kish bo ate letren famoze Palloshit. Do ishte me interes dhe burrerore (nese adminet kane noi fije burreri) ta nxirrnin ne ballinen kryesore te Peshkut, letren e famshme te ketij depudeti te PS."  

jo vetem kaq Pjer, por une ndjej edhe nje ndikim te forte te stilit tend ndaj Lad Kostes gjate perpilimit te letres. Nuk e vej ne dyshim qe Kosta e ka lexuar disa here VtQ sidomos pjesen e letres qe i shkruan udheheqjes se asaj kohe.

Megjithese ty nuk te duan shume neper kembe, perseri vepren tende e ndjekin me perpikmeri. Kesaj i thone "kalofsha lumin dhe te kalerofsha kalin!"

depudetit?!?!   -Jo, depuLiqenit

Pjer, mos ia ke shkrujt ti gjo ket letren Ladit, por nuk do te dalesh haptaz, nga modestia qe te karakterizon ? 

Kjo per adminet : Pordhet mos ia nigjo plakut , por llafet nigjoja ... ( fjale e urte popullore)

degjo, se sapo kisha fikur kompjuterin, kur e lexova kete postimin tend: une vetem u kufizova tek ndikimi i mjeshtrit tek profanet e thjeshte, sepse nuk e besoj tani qe mjeshtri te vihet ne sherbimin e depudeteve. Ai vetem i keshillon ata, nuk u shkruan letrat, se fundja nuk eshte sherbetori i tyre. Kur ta ndez prape kompjuterin do te te jap nje pergjigje me te shtjelluar.

Vladimir Kosta nuk ka qene kurre socialist.

Ai nuk ka qene kurre anetar i Partise Socialiste, as prej themelimit-pra ne kohen e Fatos Nanos, as ne kohen kur drejtimin e asaj partie e morri Edi Rama.

Ne fakt, tipa te tille ne politike mund ti lidhesh me kryeministrat dhe kohen e tyre, me partite keta nuk kane pune. Por Vladimir Kosta nuk ka qene kurre anetar i PS as kur Nano ishte kryeminister, as kur Fino, Majko dhe Meta ishin te tille.

Lad Kosta-te tille e njohin, ka qene gjithe kohes tregtar. Ndertues gjithashtu.

Te gjithe personazhet e mesiperm, nga Nano tek Rama e kane njohur te tille-tregtar e ndertues.

Madje Rama-kryetar i Bashkise e kryetar i Partise, pati nje konflikt te madh me te si ndertues, per ate pallatin qe shoqeroi pallatin e njohur per shkak te baneses se Fatos Nanos, pallat ku Kosta kishte shkelur lejen e kishte ndertuar edhe ai nja tre kate jashte saj.

Eduard Shallesi-ate kohe nenkryetar i Bashkise dhe sot kryetari i nje komisioni ku Lad Kosta eshte anetar, verifikohet lehtesisht si zyrtari kryesor ne vijen e sulmit kur paligjshmerise se ndertuesit Vladimir Kosta.

Vladimir Kosta nuk u be dot kurre deputet. Ai formalisht e ka nje mandat deputeti por kaq ama.

Ne Kushtetute, percaktohen te drejtat dhe detyrat e nje deputeti, ato qe vizatojne funksionin e tij.

Skandal.al, prej mengjesit po mundohet te gjej ne arkiven elektronike te Kuvendit, nje fjalim te vetem te deputetit Kosta ashtu sic ndonje nderhyrje te tij ne nje debat te mundshem ne komisionin ku ai eshte anetar.

Nuk ka. Asnje fjale e tij nuk gjendet.

Po pretendojme te gjejme gjithnje nje ligjerim te tij, pra nje fjale te mbajtur ne komision apo Kuvend.

Po me shkrim nuk duhet te kete.

Skandal.al mesoi nga njerez qe ne kohe te ndryshme kane qene afer me deputetin ne fjale se, ai nuk di te shkruaje, nuk arrin dot te shkruaje nje fjali te regullt-me mendim dhe shenja pikesimi nga fillimi ne fund.

Te bindur, ata na ftojne ta provojme vete-jepini deputetit nje laps e nje leter e ftojeni te shkruaje nje fjali nga letra e tij, publikuar sot; ai nuk di ta shkruaje nje te tille.

Skandal.al do ta tentoje dhe kete.

Por pertej kesaj, ajo qe deputeti eshte dhe perfaqeson, deshmon me se miri se sa gabim ka zgjedhur PS dhe Edi Rama.

Vladimir Kosta eshte nga kasta e tregtareve te shumte qe ju afruan PS me ambicien e pafundme per tu bere deputet. 

Madje Rama-kryetar i Bashkise e kryetar i Partise, pati nje konflikt te madh me te si ndertues, per ate pallatin qe shoqeroi pallatin e njohur per shkak te baneses se Fatos Nanos, pallat ku Kosta kishte shkelur lejen e kishte ndertuar edhe ai nja tre kate jashte saj.

 

me siguri qe ja ka prish ato katet shtese se nuk te fal per ligjin

Casaubon, Qemolo, Vlonjato, kjo tregon se fuqia e VQ qenka e madhe smiley i paska infektuar politikanet-biznesmen smiley veç ne Letrat e mia ka me shume kulture dhe bonsens smiley

C'eshte bonsens-i , Pjer ? Me kujtove bonbon-et ke Bonboneria e Rruges Barrikadave .

Ai e perfaqeson me se miri kete kaste dhe per shkak te ketyre letrave vulgare, mund te jete simboli i kesaj kaste. Koco Kokedhima, udheheqesi i tij ne vitin e fundit eshte nga radhet e kesaj kaste, por nuk e arrin dot Lad Kosten ne elokuencen e tij me shkrim. Eduard Ndocaj eshte nje tjeter si keta, por me i ndershem se keta. Ai e ka shpallur publikisht se ka nje asistent per punen e PR-it dhe lexon me veshtiresi ato qe ai i shkruan.

Produkt i qarte i fundlistave te papergjegjshme apo ndaj te cileve nuk u kushtua pike kujdesi kur u hartuan, ata ja dolen te jene ne Kuvend.

Por per shkak te nje gabimi tjeter edhe me te madh, vendimit per te zhveshur nga mandati i deputetit secilin nga ministrat e PS. Largimi i tyre nga listat e deputeteve, krijoi mundesine per cilindo nder keta te behet deputet. Eshte nje liste e gjate qe reflekton cilesi mizerabel, deshmon edhe me shume apolitiken dhe interesat e gjera ekonomike, por kurre deputetin.

E gjitha kjo po i kushton shume partise me te madhe ne pushtet, perfshire se fundi nga paqendrueshmeria deri ne destabilitet brenda saj.

Ne fillim nis me pakenaqesi, pastaj me kerkesa, pastaj me shantazh, kushtezim dhe ne fund me largim.

Ky eshte natyraliteti i ketij soji, strukturuar fort e perdorur gjeresisht nga nje njeri i vetem-Koco Kokedhima.

Mesa duket dhe mesa kuptohet sapo nis te pyesesh mes radheve te deputeteve te PS, problemi nuk eshte Lad Kosta por Koco Kokedhima, strategu i nje destabilizimi te brendshem me elemente te kufizuar qe ai i kontrollon ne PS.

Mjeshtri i ardhur nga bota e nendheshme e tregtise gjithfaresh, po shfrytezon ne maksimum produktin e gabimeve te tmerrshme te PS dhe Edi Rames ne perzgjedhjen e njerezve dhe, prej javesh eshte angazhuar te rrezoje lidershipin e Partise Socialiste, ne nje perpjekje per pushtet brenda PS.

Mesa duket Kokedhima ka zgjedhur te plotesoje te gjithe aksionin e Berishes, Bashes por dhe te tjereve kunder reformes ne drejtesi. Kjo edhe e faktorizon.

Gjerat kane nisur te jene gjithnje e me te qarta cdo dite.

SOURCE : Pamfleti .

" .....Gjerat kane nisur te jene gjithnje e me te qarta cdo dite.... "

smiley Sa me pelqen kjo fjale; Te Qarta  smiley  

Qemolo, nga eshte ky pamfleti, i kujt gazete a institucioni. 

skandal.al eshte i Erjon Braces smiley

Une di qe grate mallkojne mesa duket burrat kane marre zanatin e grave. Jazek! smiley

"Kanceri mu ne fytet!" Kshu kshu mer Ed Rama, mes Ladit e atij "puros" se skaduar.

"Te keqen e takes" duket se thote ai qe mund te jete vetem guzhinjer ne garde...

Kontrrolli eshte diçka normale Brado, dhe behet per sigurine e te gjith pjesmarrseve. Po si tia besh kur disa duhet te kalojne tek porta/dera dedektore dhe disa te tjere jo, jashte saj. 

Si mer Pjer qenka normale ne nje feste partie , nejse mo dihet ajo pune qe ajo e shkrete ti le ca pasoja.

Nuk te kuptova i dashur,  kush;  ajo e shkrete . 

Kjo eshte me te marre malli per Xhelal Mziun.

Me Ed Ramen maroi mendsia otomane me ba pune me taraf me shoqni me krushqi. Anadollaket e qujne bythqimllik sjelljen perendimore te KM-s, se jane msu me jetu t'u majt peng  njani-tjetrin  me karten e favoreve,lidhjeve te gjakut e kafeve te shoqnise. Baravo Edvin Kristaqi!

Pjeter ty ta paska cu Pjeri ate venen e vjeter.smiley

smiley

Une dehem me raki. Vera asht pije e seres se larte si puna juej. smiley

Brado, shume e re cuca, nga e njofti Ben Ahmetajn , kane diference moshe.?! smiley

Qeka raki sheqeri ateheresmiley Sot te falet se keni dhe festen, hajt mo te boft Partia milionier.

Si the, si the nuk ecen mo tarafi e "kafja". smiley

Nuk jena t'gjthe refugjat te hum qe t'na rreni ju "venalijt." Mire e ke as me 110mij evro s'maro pune

Je i prirun me besu shume,jo se je naiv,po ke qef qe te jene te verteta. smiley

Jo mer, une jom me te vjetren nuk besoj pa "vu gishtin ne plage."smiley

PS. Inot kija po hakuj jepja, ai "tigri" nomin bo. 

E shef,Kapo po ban shok Kokdhimen. smiley

Mire e ka, 2K ka qene shok i vjeter ideali me daktorrin. Masanej nga kamuniste te flakt u bone kapitaliste fanatike smiley

Ky ka nje te mire qe duke shajt EdRamen gjithashtu e justifikon ne te njejten kohe ... burre zagar. 

kot i kerkojne perlat ne fund te detit.

kujtun robt se maroi analfabetizmi qysh me Kongresmenet e kohes se F.Nanos

Premtimi solemn i Kokëdhimës: “Do ta shkri pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti” smiley

ta martojme me nanji shqiptar ne nju xhersi. duhet per te bo ate fotografinen kur ti vije koha.

Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun

Paska gisht edhe Tiku i peshkut ne keto dallavere? 

 Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit .

Mos e ka llafin per shkaben ?smiley Nejse a e di deputeti i parlamentit te shqiperise se keto epitetet raciale jane te palejueshme sidomos per nje perfaqesues te popllit?

Niveli i ketij tipit eshte by and large niveli i  njerezve ne duart e te cileve eshte vendi .

by and large ti duhet te kthehesh

by and large jam dakort dhe une

You had me at : " by and large " ... 

Skandal !

 

Republikanet e Fox-it. smiley 

rama besoj se do I beje taksixhiut nje conjugal visit si mirenjohje per belane qe I shkaktoi .smiley

Ja kshu nxitohet aj iFiqo, prit mer iher te bohet reforma m'drejtsi, te bojn plazhin robt, me kismet nga shtatori fillo tamom fushata. 

Kokëdhima dhe kryebashkiakët e bregut braktisën Edi Ramën në darkën e festës së PS

Ditëlindja e 25 e Partisë Socialiste mund të ketë qenë festa më e vetmuar që kjo parti ka organizuar ndonjëherë. Pas refuzimit publik që i bëri Fatos Nano dhe Ilir Meta, pak orë më pas, kryesocialistin e braktisën edhe zyrtarë të lartë të PS.

Mungesat ranë në sy në darkën që kryeministri Edi Rama kishte përgatitur me anëtarët e kryesisë, sekretarët, deputetët dhe kryebashkiakët e PS, ku Koço Kokëdhima u largua bashkë me disa kryebashkiakë të afërt të tij. Bashkë me Koço Kokëdhimën, në darkë munguan kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ai i Himarës, Jorgo Goro, i Sarandës Florjana Koka dhe ai i Delvinës, Rigels Balili. Bashkë me grupin e tij, Koço Kokëdhima darkoi në një restorant tjetër në Tiranë, dëri në orët e vona të natës.

Var e lefto? Do bine thu? smiley 

Uee, ç'a ishte kjo e 10-me smiley Lefto, qe i paskan bo Palloshit . 

shum reforma te dhimbshme ka ber kryeministri por gjera qe duheshin ber e koh, por ata qe ishin me perpara nuk kishin b**. I pelqejn apo si pelqen socialistave dhe demokratve, ska rendsi fare vendi do eci perpara! iken kohrat e vjetra me korrupsion, kush ben korrupsion do hy ne burg. as vet kryeminstri nuk esht imun nga korrupsioni madje esht shum ne rrezik tani qe i ka dal emri ne fbi lidhur me skandalin e financimit te fushates ne amerik. 

Neritan Sejamini, analist media dhe profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, i tha BIRN se që nga fillesat e tij në politikë Rama ka qenë një lloj autokrati.

“Ai është një autokrat tipik ballkanas në mënyrën se si sillet dhe ç’është më e rëndësishme, se si merr vendime. Ai është shumë i mirë në imponimin te të tjerët të shijeve dhe mendimeve të tij, duke mos lënë vend për kritikë”

por per Mustafa Nano,  Rama vertete është autoritar, por se e sheh këtë si gjënë më pak të keqe në stilin e drejtimit të tij.

“Edhe liderët si ish-kryeministri britanik Tony Blair kishin një stil autokratik, siç shohim së fundmi Donald Trump, një autoritar i plotë që mbështetet nga [shumë] njerëz,” argumentoi ai. smiley

puçisti

i njiska mallkimi

Kosta ka nje kompleks te madh ne plazh, ne Karpen te Kavajes, ku kishte plane shume te medha per te ardhmen dhe ku qeveria sapo tha se po diskuton nderimin e nje porti qe do te sjelle 5 miliarde dollare, dhe qe kompanite i kane gati qe tani ligjet per shpronesime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).