69 Komente

Po pse me kaq vonese more admin, ç'a ka ndodhur tek juve aty lart smiley tek Olimpi smiley

Nuk e kuptoj se pse e mbajne kaq gjate topin portugezet, e nuk pasojne menjehere. 

Ndonje mendim per pjesen e pare? 

Maroi dhe pjesa e dyte smiley 

E vrane Ronaldon jevgjit, ska kuptim loja pa ate tani. 

Per mu finalja ishte Gjermani Farance, nejse  sapo pash 8 golat me te mire te ketij evenimenti, dhe i 5-ti ishte ai Jordan Shaqirit ! Fantastike !

Kjo mund te ishte fare mire Shqiperia, qe po luan kunder Frances.

Kur i shikon keshtu portugezet pa Ronaldon, atehere e kupton qe fitorja e Shqiperise ndaj Portugalise nuk ishte rastesi.

Nga bohet Beluli, etj, pse nuk duken ketu . 

Per c'ar te duken, qe t'i japesh ti sihariqin qe : Maroi dhe pjesa e dyte ... ?

smileysmileysmiley

Golllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll

gjynah franca , lujten bukur , fati keq

E vetmja humbje qe kane patur portugezet deri nashi eshte ajo ndaj shqiperise ....

S´kishte si ndodhte ndryshe smiley

Kampion te Europes per here te pare ne mos gaboj. 

po kot e thua edhe ti o Pjer, ate "ne mos gaboj", sepse ti nuk gabon kurre. Po nejse, eshte modestia e mjeshtrit ajo qe ja ngre vlerat me shume mjeshtrit. Po ti i di me mire keto pune.

Kjo shprehje i nderuar, e shpreh kur nuk jam 100% i sigurte dhe i le mundesine te tjerve te me korrigjojne ne kete rast. 

E fitojne per here te trete Pjer , si dhe kane edhe dy Kupa bote ...

Jo, jo, nuk gabon. E kishe parashikuar dhe kete qe ne '91.

Francezet po e shijojne 3 dite mepas mbi kurrizin e tyre deshperimin e gjermaneve dhe ate cfare do te thote, qe te besh lojen me te bukur dhe perseri te humbasesh.

U bone spurdhiaket e Frances qe 6 vjet perpara benin greve dhe proteste kunder trainerit ne Afrik te Jugut , te fitojne Kupen. I zuni haku i Raymond Domenech me bythziun Evra ne krye. I shef ai lart ca gjone ( po qe se osht aty ). Jo se me kruhet shume per Portugaline te kuptohemi ...

Kush rras petllen, ha biftekun, ka thon NN

i ka jevgjit me autentike portugalia

Po ketu sikur u tha qe ju be puçi gjermanit, te fitonte Franca, apo ci qtm?!

Po pra, po nuk i kishte vajt ne vesh portugezit ky lajm, qe megjithate e dhane te gjitha mediat andej.

Moskeqkuptim me nji llaf smiley

Mos u tha nga ata organizuesit e llotos smiley

Pse ca te dukej ty te organizoje lloto?

a nuk ishte dhe ajo nje forme disidence, 

fitun pa ronaldon si ne pa canen

qe te dy sulmusa, lojtare goli dmth

fjala (e perbashketa) eshte per LIDERA, tyç !

nuk mund ta kthej ofendimin profil se po ha biftek shoqeruar me vere franceze. E pi dhe te mendoj teksa e ngarkon me kosh nga vreshti

vera franceze eshte me BOJE. po ju kanadezet aq dini.

me ndryshimin, qe ne pa Canen luajtem shkelqyshem, kurse portugezet pa Ronaldon luajten shkerdhyeshem.

dhe me ronaldon po ashtu lujten ne fakt. jo me mire. 

Naten djema, feste ne Portugali smiley

"il calcio e strano, fabio". Sic beri gol karisteasi ne 2004, beri gol Lord Ederi sot

Qofte edhe vetem per ate "Hu" qe francezet ja vodhen paturpesisht islandezeve e meritonin kete ndeshkim. Hajdutet e mutit! smiley

O Kazonoooo, 

S'te dilka e keqja e dajakut te Gjermanise. Ne fakt ate dajak jua dha indirekt Italia se kishin ra n'depresion lojtaret gjermone qe nuk e rrafen dot as Italine me Sturaro, Giacherini e Parolo. smiley

Une personalisht kete rezultat enderroja per finalen. Fitore e nje ekipi koti, si Pordhikalia, dhe pa Kristinen ne fushe.

E tmerrshmja o qe gjithe kjo Europe nuk ka nje qendersulmus te mirefillte. S'ka as Italia, as Gjermania, as Spanja. Hollanda e Anglia s'kone qene nai m'tave. Jena bo me na more molli per Luca Toni e Miro Klose. Te vetmit nga te cilet pritej dicka ishin Leva dhe Ibra, po zhgenjyne te dy.

Qe mos harroj t'i rroje goca Kokshit!

O Guçe, Gjermanine si ekip e shikonin pretendent vetem ata  jashte Gjermanise, sepse brenda Gjermanise, pavaresisht se te gjithe e kishin deshiren, shume pak besonin ne fitore te Gjermanise dhe shume e dinin qe ekipi gjerman kishte probleme serioze me lojtare te vrare dhe te strapacuar dhe nuk kishin shume pritshmeri per fitore te kampjonatit.

Nejse, ndeshja France-Portugali ishte kopje e Gjermani-France, ku Gjermania beri gjithe lojen dhe ne gjithsej dy aksione te Frances hengri dy gola. Keshtu edhe Portugalia e la Francen te bente cfare te donte, pervec golit, dhe ne fund i rrasi petllen me aksionin e vetem qe ja vlente per tu permendur, hiq ketu shtyllen e Rafael nga goditja e denimit.

Kurse, sa per ndeshjen Gjermani-Itali nuk besoj se nuk je i te njejtit mendim me mua qe Italise ju be rrup-sup gjate gjithe lojes dhe vetem nje pakujdesi e Boateng, i cili megjithate shkelqeu ne ate ndeshje si ndeshja me e mire e atij, e futi Italine prape ne loje deri tek penalltite. Italianet le te vrasin mendjen se me ke do ta zevendesojne Bufonin, sepse po iku plaku prej ekipit, atehere okupimi kryesor i mbrojtjes italiane do te jete nxjerrja e topit prej rrjetes.

Por italianet do te mbahen mend edhe per shume kohe te gjate, sepse ky europian risolli triumfin e katenaços italiane ndaj kitty-kakes spanjolle e gjermane. Shumica e ekipeve ne europian kane luajtur me taktiken italiane. Edhe po vazhdoi ky trend, qe jep fryte ne rezultat, dhe fundja futbolli eshte sport rezultati, atehere pergatitu per nje epoke te merzitshme te futbollit.

Nejse, te tjerat i bojm muhabet nga tetori kur te vij aty smiley

Kazono ti je majte gjithmone per mosnjohes i futbollit smiley

Car thu mer plak? Po makthi im mas eleminimit te Shqiperise (se deri ath as me rruhej per te tjerat), ishte se mos fitote gjurmoni Europianin. Ne leter gjermoni ishte i frikshem o burre. Ekipin e ka te konsolidume. I mungote vetem nje sulmuse (po qe s'e kishte asnjoni ne kete europian) dhe nje trajner me b...

Franca ju eleminoi se ju gjeti te lodh e me mungesa mas neshjes me Italine. Sic gjetet ju Italine pa 6 mesfushoret (Marchisio, Verrati, De Rossi, Candreva, Montolivo, Thiago Motta). Po nese Italia u lodh se i ra shorti, juve u lodhet se thjesht nuk ishit te zotet e lujtet me fryke. Masi bote ate golin me fat (shife Gomez qe niset "apsajt&quotsmiley se krosi ishte i vdek po u deviju e shkoi te Ozil, nxorret Gomez e futet Draxler me majte topin. Gabimi i Boateng ishte nje episod, po fakti qe nuk bote mo gol per 45 minuta mas golit te Bonuccit, eshte paaftesi e fryke. Mos folim pastaj per 3 penalltite qe humet e qe ishin te parat mas 4 sesionesh ku gjermont nuk humnin asnji penallti. Shkurt mo ishte bo lepri sa i gamor.

Kurse Italia ishte surpriza e ketij Europiani. Edhe te thushe qe lujti vetem ne mrojtje eshte carllik. Se me Spanjen mund te kishte bo 3 gola per 20 minutat e para. Dhe gjujtja e pare e Spanjes ne porte ishte ne minuten e 60 e ca. Po me Gjermanine nuk kishte as lojtaret e as fuqine te lute si e barabarte. Se kur ka pas lojtaret ua ka tregu mire si ne 2006 si ne 2012, qe s'ju la me gjujte i here ne porte.

Pranej mos ja qaj hallin Italise po shifni te gjeni psikollog te hajrit qe t'ju pergatisi per neshjet me Italine ne te ardhmen. Ose bojeni si Bayern-i qe bleu arbitrin per te eleminu Juven ne Champions.

Ma ka zon meraku cunin me fanellen e nr. 4 te kombetares sone. smiley

ja porosita ne Shqiperi, por i sollen nr. 14 smiley

Sa per te tjerat, lene futbollin e shif ato shifrat, se cdokush flet per  at gjo qe merr vesh. Se edhe njohes futbolli edhe tifoz me Juven sikur nuk shkon ky muhabet jo per gjo. smiley

Mire pra po te jap nje pergjigje si nga Vlora :

"Po mirë O hiqe njëshin!"

hahahahahaha, po emrit si t´ja bej, apo ta korrigjoj me stilolaps? smiley

ne fillim mendova se po luante kongo me zairen

po per basketbollin amerikan çfare mendon ?

nuk shof ashu lojra zezakesh fare

fjalen ta kisha gjetiu ne fakt. qe ne sport zgjidhen me te miret, shef apo nuk shef ti.

neqoftese shef zezake, tregon qe jane me te mire nga te bardhet per ate qe bejne. nuk i kane zgjedh kot.

misterT, dikur Kongo quhej Zaire  smiley

nja dy dite para se te fillonte kampionati evropian, Lorik Cana tha ne nje interviste qe; nuk eshte nevoja qe Shqiperia te fitoj patjeter ne ndeshjet e grupit,  sepse vetem me 3 barazime mund te kalojme kollaj  ne fazen tjeter.

dhe kishte plotesisht te drejte !   Portugalia kaloi grupin me 3 barazime, ndersa me 6 barazime  arriti te behet kampione e evropes.

puna eshte te fitosh ndeshjet qe DUHEN fituar me çdo kusht. 

hungaria e pushkashit e rrafi gjermanine 5-2 ne grup, puna eshte se gjermania e rrafi ne finale, ndeshjen qe duhej. 

Hungari-Gjermani 8-3 ndeshja ne grup.

Gjermani-Hungari 3-2 ndeshja finale.

Gjermania vinte pas ndalimit te pjesmarrjes qe ju be ne kampionatin 1950 meqe ishte akoma me denimet e L2B.

Fitorja e Kupes se Botes ne 1954 nga Gjermania,u pa nga gjermanet e thjeshte si nje shprese per ringritjen e kombit.

Duhet te pranojme qe ne kete fitore kontribuoi edhe Adidas.
Gjermanet kishin kepuce me taka,per here te pare kjo,ndersa hungarezet jo.

Kjo ndikoi shume ne pjesen e dyte pas nje shiu ne pushim,hungarezen binin dhe reshqisnin ne fushe ndersa gjermanet jo.

Fitohet evropiani me nje gol te Eder,kjo tregon shume bukur sa pa llogjike futbolli ishte ky kampionat! Eder,akoma kujtoj daljen  nga fusha e lojes me Shqiperine mes fishkellimave te tifozve te tij! I dyti nga sulmuesit e futbollistet me te mbivlersuar qe ka pare historia evropiane e futbollit pas gjithmon te paaritshmit e bashkekombas Rikardo Quarezma! Me keta te dy shkon e fiton nje evropian? Ca ti bejme..i ka ..ndodh..ndodh

Ishte lehtesia e frances qe e mendonte ndeshjen te fituar,

ate payet nuk duhet ta kish nxjerre, si dhe kishin nje dite me pak pushim se portugalia.

Per te tjerat diferencen e beri trajneri me zevendesimet. Portugalia qe pas ndeshjes me hungarine vuri mend ne aspektin organizativ taktik

ekipet jane te gjtha shume afer ne nivel, ne kto vite te profesionalizmit total te sportit, ku lojtaret luajne te gjithe neper te njejtat klube pothuaj. 

diferencen e ben vetem rastesia. franca beri shtylle, portugalia gol. dhe mbaroi puna. 

pranej falen dhe lojtaret para ndeshjes, se asgje varet prej tyre.

sigurisht por franca i kish te gjitha predispozitat per te mos ja lene ne dore fatit, pra per ta dominuar lojen, jo per ta lene ne shinat e barazimit dhe shteses.

Kete nuk e beri per te gjithe faktoret qe permenda me siper. U treguan skuader pa eksperience.

mezi fitun me rumanine, me ne, me irlanden. vetem islanden (300 000 mije banore) e rrafen thelle, per faj te tyre me shume, se nuk bene loje mbrojtese po luajten me sy sulmuesa (franca me nje vetem).

dhe aq sa shkuan, i ndihmoi fati dhe institucioni UEFA, se kishin hudh leket e organizimit.

ne kete kampionat nuk pati asnje ekip te forte me vertet. te gjithe treguan dobesi apo fituan prej fatit shume ndeshje.

ekipi qe tregoi futbollin me te bukur, ishte kroacia.

Hyni edhe Portugalia te rangu i ekipeve si Greqia dhe Italia me nga nje kampionat smiley

un mbeshtes ate qe tha ballack sot si koment qe ky kampionat ishte koti sepse ka shum ekipe lojtarve u duhet te bejn shum ndeshje si ne kampionat si jasht. futbolli duhet te kthehet ne formulen e vjeter per te arritur nje balanc. Lojtaret sot luajne me shum ndeshje se kurr me pare dhe cilesia e lojes se tyre bie ndjeshem

Bravo Portugalia! I dha ngjyre Europes! Njesoj sikur ta kish fituar Islanda, apo Uellsi, apo ndonje ekip tjeter qe nuk e kish fituar deri tani KE. Po ta kish fituar kete kampionat Gjermania, Anglia, apo ndonje tjeter nga keta "te medhenjte" e futbollit, do te thoshte ti gezoheshim monotonise.

po ca ngjyre leshi, pash zotin! ekipi qe doli i treti nga grupi i vet...t'i falet uefas, ate te beje!

Bredho, jo vetem qe Portugalia perfitoi nga vendi i trete,  (rregull i ri i UEFA  per disa vende te treta meqe kishte me shume ekipe kete radhe, perndryshe me rregullin e vjeter ishin te skualifikuar qe ne grup),  por duke e menduar me holle Portugalia me 3 barazime nuk duhej te kualfikohej si vend  me i mire i trete para Turqise apo Shqiperise, pershembull, sepse keto fituan 3 pike duke e fituar te pakten nje ndeshje dhe jo me 3 barazime te kalkuluara (kujto maskarallekun Portugali--Hungari barazim 3-3. Portugalia ishte ne rregull  me 1 pike e siguroi kualifikimin, Hungaria po ishte e kualifikuar, keshtuqe  15 minutat e fundit e lane lojen vertisnin topin kot verdalle)..

dhe ne fakt ky kualifikim  bie ne kundershti me vet rregullin tjeter te UEFA qe  per vendet e treta me pike te barabarta   kishte parashikuar kalimin e  ekipeve me golaverazh me te mire  dhe kush kish shenuar me shume gola, kishte perparesi sepse vleresohet dhe stimulohet loja sulmuese.. atehere: kur vleresohet loja sulmuese, nuk mundet qe nje ekip  qe luan i kalkuluar per barazim dhe duke mos shpenzuar shume energji siguron 3 pike  dhe kualifikohet, nderkoh nje ekip tjeter qe ka luajtur  me gjithe mundesite e veta, por ka fituar vetem 1 ndeshje dmth 3 pike, nuk kualifikohet. avantazhin e kualifikimit ne kete rast duhet ta kete ekipi qe arrin te fitoj 1 ndeshje dhe jo ekipi qe fiton 3 pike me barazime.

po ku di une ca kampionati apo finale ka pa KM kur thote qe i dha ngjyre...
Personalisht, nuk kisha ndonje preference mes te dyjave. Finalja eshte emocionuese per lojtaret; edhe Lihtenshtajnin te kishin vene perballe Frances, prape te ngurte do luanin kam pershtypjen...po nuk eshte se beri Portugalia ndonje gje per ngjyre. U zgjua nga shtesa po dhe aty, Franca prape pati rastin me te paster. Mbase demtimi i Ronaldos e perligji ca faktin se luajten sa munden dhe se nuk kish pritshmeri me te madhe pavarsisht se mbetet ekip relativisht i mire po kurrsesi jo me i mire se ai qe humbi finalen kunder Greqise 

Portugalia dje beri lojen e vet, ate qe ka bere deri tani. beri detyren dmth.. ne mbrojtje dhe te organizuar mire duke asfiksuar lojen dhe kundershtarin bashke per ta dale barazim.  dhe pastaj vjen shtesa, qe do energji dhe  nerva te forta.. mirepo ne shtese, zakonisht energjite i ka te kufizuara ai qe me se shumti ka shpnezuar energji per loje sulmuese gjate 90-minutave, ne kete rast Franca.. jo se ben ndonje gje kushedi francezet dje, por kerkuan me shume se portugezet edhe tentuan me shume..

ne fakt, mua nuk me erdhi  dhe aq keq per Francen dje, sic me erdhi keq per Kroacine qe u eleminua nga  Portugalia  po ne loje shtese, minuten e fundit..  kjo per faktin sepse Kroacia ishte padiskutim ekip shume me i mire se Portugalia, por beri gabimin e rende qe luajti e rezervuar kunder portugezeve,  nderkoh qe kishin kapacitetin dhe kualitetin te loznin lirshem lojen e tyre dhe ti dominonin portugezet..

Ore Karl Marks, po kthehu ore tek rubrika Pa Censure, tek bajga qe le, se te kam kthyer pergjigje. 

: "Një fitore entuziazmuese si ajo e Shqipërisë, në një stadium të veshur kuqezi ku këndohej shqip dhe që bëri krenar një popull të tërë, është më e bukur sesa titulli Europian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia"

- Thierry Henry.  

I knew I loved this guy.

E dini sa do japin kinezet Pellè-s?

40.000 euro/ dita. Dhe kete e pat parashikuar VQ-ja.

o sa te medhej, i kane shit per pelen e brazilit smiley

Kinezerì hesapi. I jane leshuar calcios si ujqrit.

kushedi sa Pth Kinez do q Pelleja me floket me brilantine me vije ne ane.

i vetmi ekip qe lujti mbrojtje dhe u eleminu ishte italia

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).