Dorëhiqet Farage: Misionin e përmbusha

“Misionin tim e përmbusha, nuk kisha çfarë arrija më shumë nga sa arrita me këtë referendum. Kampi për largim nuk do të kishte fituar kurrë pa UKIP-in”, deklaroi udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage, e me këto fjalë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të forcës politike antiemigracion.

“Gjatë fushatës së referendumit thashë se doja të më kthehej vendi im. Sot them se dua të më kthehet jeta ime. I hyra kësaj beteje, sepse doja që të ishim një komb i cili vetëqeveriset, e jo sepse jam politikan karriere. Tani është momenti i duhur për të bërë mënjanë”, tha Nigel Farage, ish-kreu i UKIP. UKIP është pozicionuar fort tashmë, - kujtoi Farage, - ndërsa ditët e tij më të mira i ka përpara.

Themeluesi i partisë kryesore euroskeptike në Britani siguroi se këtë herë nuk do të ndryshojë mendje për dorëheqjen, siç bëri pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015.

Drejtimi i UKIP-it ka qenë i vështirë në momente të caktuara, - rrëfen ai, - por ia vlente çdo sakrificë.

Ndonëse po tërhiqet nga kryesimi i partisë, 52-vjeçari do të vazhdojë të ushtrojë funksionet e anëtarit të Parlamentit Europian derisa Anglia t’i ndërpresë zyrtarisht lidhjet me BE-në.

Vendit i nevojitet një “kryeministër Brexit-i”, tha zëri më i fortë kundër bllokut në skenën politike të Britanisë, duke nënkuptuar se ky person duhet të jetë dikush që mbështeti shkëputjen nga Bashkimi Europian. Farage ka qenë kreu i UKIP-it përgjatë pjesës më të madhe të 8 viteve të shkuara, duke u larguar shkurtimisht në 2009-n për t’u rizgjedhur sërish në krye të saj vitin pasues.

41 Komente

te gjithe dhane doreheqjen: ne fillim kryeministri Cameron.. edhe Boris Johnson ne nje fare menyre,  qe nuk do  te kandidoj  per kryeminister,  si dhe tani i famshmi Farage. dhe keta 2 te fundit , ne fakt, e fituan referendumin..

 kush refuzon  te jape doreheqen ?  -kryetari i laburisteve Jeremy Corbyn qe e  humbi referendumin.smiley  tipik langaraq i majte !

Ah keta langaraqet e djathte jane burra se dhane doreheqjen? Doreheqjen e japin se nuk duan te kandidojne per kryeminister, pasi e dine qe nxjerrja e britanise nga Europa ka shume gjasa te jete nje mine me sahat. Vet keta nuk deshironin qe referendumi te kish ate rezultat. Kjo shihet qarte ne fytyren e Boris kur Cameron i la dopiogjashten ne dore. 

"....., pasi e dine qe nxjerrja e britanise nga Europa ka shume gjasa te jete nje mine me sahat. "

nuk e ke mire kete fjali, sepse edhe "e dine", edhe "me gjasa", nuk shkon. nuk po na jep ndonje garanci, dmth..

tashi, mua nuk me plas trapi fare se cfare do ndodhe me Britanine, se nuk hyj te gjeopolitikanet tu mesoj britanikeve se cfare eshte me mire per ta. por me beri pershtypje fakti qe Cameron ishte humbes ne referendum, dhe nxorri konklizionin: dha doreheqjen. nderkoh zotni Corbyn, gjithashtu humbes ne referendum refuzon te jape dorehqjen, qe ne fakt po ja kerkojne nga partia e tij. per normat e demokracise perendimore kjo , or tungjatjeta, quhet langarq-llek i majte ne kete rast .skemi cti bejme !

p.s -sipas burimeve te sigurta nga analiste serioze, deliro -psikopate, Cameron do vrase veten brenda 3 muajve..smiley

Po vetem ca rob mund te flasin me siguri 100%. Une nuk e kam ate luks. Mina mumd te jete dhe pa sahat dmth.

Cameron nuk e la mendja te jete ai qe ben daljen nga BE, prandaj dhe ja la dopio gjashten ketyre langove, qe si burrece qe jane i shmangen pergjegjsise qe u takon. Ndersa Korbin doreheqjen ja ka borxh vetem partise se vet, ndonese si parti beri nje mobilizim shume te vaket kundra daljes.

"Ndersa Korbin doreheqjen ja ka borxh vetem partise se vet, ndonese si parti beri nje mobilizim shume te vaket kundra daljes."

-pikerisht pikerisht, per kete arsye dorheqjen po ja kerkojne nga partia e tij.
dhe meqe nuk flasim dot me 100% de cfare do te ndodhe, eshte ende heret per te thene qe Britania "mbaroi" vetem duke ju referuar renies te paundit ne bursa.. p.sh, keta mjeshtrat , strateget qe i dine dhe i parassikojne te gjitha, keshtu e "rezuan" euron dhe ç'bene BE nja 4 vjet me pare me krizen e Greqise, se medemek" ra vlera e euros ne bursa", aso kohe..

ndersa, si per Boris Johnson edhe per Farage, nuk kum kurrefare simpatie.. koqe kanari njeri, demagog tjetri.. por ne kete rast duhet te jemi pak fair dhe te krahasojme veprimet e tyre pas referendumit, me ato qe kane thene para referendumit.. me duket se nuk kane premtuar ndonjeher qe do beheshin kryeministra dhe do merrnin fatet e vendit ne dore.. nisur nga kjo, nuk i kerkon dot llogari per ato qe po thone e po bejne tani.

dhe si perefundim: per mua Britania mire beri qe doli nga BE (nese del tamam se ende nuk e dime), pasi nuk ka qene asnjehre e integruar ne BE.

Do ishte mire qe EU ta nxirrte prej bythe kete politikan antieuropian, dhe kur te futej ne Europe, te futej me vize. 

Addios motherfucker. Leve e Rusit ne Europe!

Keta "te djathtet" nuk qenkan koqe vetem ne Shqiperi, por globalisht. Kjo qe thote ky palla eshte ne thelb sikur nje parti te fitoje zgjedhjet dhe pastaj te thote: "Kaq doja une, te fitoja zgjedhjet, e realizova objektivin dhe tani nuk po e bej qeverine". 

Po sigurisht! Ne shek e XXI fashizmi nuk pjell më Hitlerë e Musolinë (kujt do ja mbante xhanem??).

Eppur fashizem eshte!

Nuk po kuptojme: a jane fashiste apo leva te Rusit komunist?

Nese e quan Putinin komunist

Dakort nuk qenka komunist. Eshte fashist?

Tani me kete termin fashist abuzohet shume dhe e kam degjuar dy here nje liber (nuk eshte lapsus,eshte audio book) te quajtur "Liberal fascism" (Stalkerit nuk ka per t'i pelqyer,jam i sigurt) per te qene i kujdesshem ta perdor dhe une.Po ajo qe eshte e sigurt eshte qe Putini eshte nje car i ri me endrra imperiale (Make Russia Great Again edhe ne kuptimin territorial).Keshtu qe ai po ben te kunderten e asaj qe bene bolsheviket ne ate pak periudhe kur u treguan vertet internacionaliste dhe u dhane pavaresine joruseve (prej tyre e kane shtetin polaket e finlandezet,te pakten per nje kohe kaq te gjate)

ironike kur ju lexon ju majtistet e pervelum qe i qani hallin idese se bashkimit europian qe si "baba" te sajin ka Robert Schuman, nji demokristian dhe Winston Churchill

Ti si djathtist i zhuritur qe je nuk e thith dot qe nuk po i qan njeri hallin Bashkimit Europian,te pakten jo une,po ishte fjala per integritetin e politikanit dhe sharlatanizmin.

cudi se ti kaq i informuar sa je ti per ceshtje nderkombtare, duhet te kesh kuptu qe ceshtja e evropes nuk ka me perkatesi te majte ose te djathte. Evropen e Bashkuar e luftojne sistematikisht te majtet dhe te djathtet, qofte per protagonizem, ose thjesht edhe per naivitet politik. Po nga ana tjeter, mbrohet po ashtu nga forca te krejt spektrit politik evropian. Apo mos valle kristian demokratet e Merkelit jane te majte dhe Varoufakis e Tsipras te djathte?

Epo tani,une sapo ta thashe qe nuk eshte puna te ceshtja e Evropes,ti vazhdon.E lexon cfare kam shkruar,apo jo.Po them qe ky eshte politikan langaraq,se nese e nisi betejen,duhet ta coje deri ne fund.Ky eshte kryetar i nje partie politike dhe partite politike synojne qeverisjen.Ky e trajton referendumin si qellim ne vetvete:Fitoi dalja,u myll puna.Per politikanin,per te mos thene burrin e shtetit,aty duhej te fillonte puna:te menaxhimi i vendit pas daljes.Po ky e di vete qe s'ka kellqe ta beje ate,eshte thjesht nje sharlatan populist.

po pra, ti e bere ket relativizimin per te djathtet koqe. Apo nuk je ti meqe del me flamur amerikan? une sapo te dhashe shembuj qe Europen e Bashkuar e kane sulmu dhe mbrojtur si te majte, dhe te djathte
 

Ky nuk ka fitu zgjedhje pra ske ca pergjegjsish t'i kerkosh; ky triumfoi ne bindjen e vet dhe faji ose merita per voten, nuk i shkon ketij "koqes" se djathte po atyre qe votuan. Se po te ish vec ky "koqja" i djathte (qe na perfaqson gjithe koqet e djathta globalisht), Brexit nuk do kish fituar. Por Brexit fitoi sepse gjeti mjedisin e pershtatshem, end of story!

 

 

Keta "te djathtet" nuk qenkan koqe vetem ne Shqiperi, por globalisht. Kjo qe thote ky palla eshte ne thelb sikur nje parti te fitoje zgjedhjet dhe pastaj te thote: "Kaq doja une, te fitoja zgjedhjet, e realizova objektivin dhe tani nuk po e bej qeverine". 

Une i permenda te djathtet,meqe krejt pa lidhje ketu nisen te permenden te majtet.Dhe po ta shohesh,e kisha vene ne thonjeza,domethene per mua keto ndarjet "e majte","e djathte" jane gjithnje e me shume konvencione,pa ndonje brendi.Po edhe per te thene qe ky nuk eshte tamam i djathte.Me i djathte se ai jam vete,te jesh i sigurt.Por po ta them prape,meqe prape nuk e kupton,nuk e permenda te djathten per qendrimin ndaj BE-se.As nuk fola per merite te tij,por ky beri fushate per nje ceshtje te rendesishme dhe fitoi varianti i tij.Ky eshte njefare mandati qe te jep populli.Une e di qe keto nuk jane zgjedhje,po zgjedhjet nuk jane larg,vazhdo kauzen tende,merre mandatin po ta dha votuesi dhe coje projektin deri ne fund,jo e le pushken varur.E thashe,partite nuk jane Ojq,nuk merren me referendume,po supozohet te kene programe qe duhet t'i realizojne duke ardhur ne pushtet.

Sinqerisht po me vika keq per politikanet shqiptare, kot u kemi ra ne qafe, shiko cfare politikanesh halabake ka Anglia. Ky kllufi flet sikur drejton ndonje OJQ, jo sikur eshte kryetar partie qe fitoi vetem nje beteje dhe le ta coje luften deri ne fund po te jete i zoti, po zbythet si zgjebarak. Per kete referendumi paska qene "jeta e funit", se cfare ndodh pastaj... "Ku di gjo un, or bab, qielli me token le te puqen pas referenumit". 

prova ultime se politika nuk ka nacionalitet

Kot per 'muhabet' :

peruvianet kane nje romancier te shkelqyer (personalisht me pelqejne shume romanet e tij), Mario Vargas Llosa, i njohur boterisht edhe per pikepamjet e tij ultra liberale (biles ka pas vene deri dhe kandidaturen per president para disa vitesh); para pak muajsh i doli dhe emri tek Parajsat famekeqe fiskale.

Vargas Llosa, ne rini te tij, ne vitet '60, bashke me Gabriel Garcia Márquez, Julio Cortazar apo Carlos Fuentes ka qene nje nga te rinjte intelektuale latino-amerikane, anti-kolonialiste te flakte e progresiste te majte, qe studionin ne Europe, mbeshtetes te guerilieve ne vendet e tyre respektive etj etj.

E puoi, ne fillim te viteve 70, Llosa krejt papritur kthehet ne neo-liberalist te papare! Dhe fillon ti thure lavde Theçerit (nga adhurimi per te, ne fillim te vitete 80 vendos te jetoje ne Londer !!) dhe Reganit ! Dhe nje dite, e shpjegon kthesen e tij 360 gradeshe me leximin e "The Open Society and Its Enemies" te Karl Popper te cilin e konsideron filozofin me te madh te shek XX (gjithe duke ju futur punes per mohimin e te kaluares se tij progresiste e revolucionare etj etj etj).

Tani: kush dreqin po e di se ç'ka lexuar Lubonja, ndofta "filozofin me te madh te shek XXI" smiley   

po ljubon,open society i sorrosit e financon!, keshtu qe per te kalimi nga internacionalizmi proletar te  globalizmi, nuk ka asnje kosto sepse ne thelb eshte e njejta gje, te pakten ne lidhje me konceptin e kombit.    ndaj edhe sot te gjithe shqipot ish-komuniste  i ke globaliste integrimsasmiley.

qafsha te gjithe se te kam pa disa here qe e permend Sorrosin, a e njef Sorrosin ti mer plak, nese e njef ngapak dije se Sorrosit as nuk i plas bytha per Albanie e jo me te "financoje" ljubo e leshra si ljuboja ... lat nam

kthesen e tij 360 gradshe

Kthesa qe t'jete diametralisht e kundert me drejtimin e pare duhet me qan 180 gradshe, se po e bane 360she,ke shku prap ku ke qan. smiley

Si fillim shkeli direkt pas referenduit, premtimin per perdorimin ne shendetesi te fondeve te kursyera nga pagesat e antaresise. 

Fill me pas, mohuan premtimin e fushates referendumit per kontroll mbi emigracionin. 

Me doreheqjen lau duart perfare.

Te djathtet s'kane skrupull para elektoratit. Kjo sjellje eshte konform me cfare jane dhe mbeten ne cdo kohe.

Kjo qe po ngjan ne Angli thjesht provon faktin qe Kultura e votes, por dhe te drejtat e njeriut ne pergjithesi, jane fitore e nje beteje te gjate te se majtes mbi te djathten .

o gramafon i shkabes: s'ka thy asnje premtim per perdorim fondesh persa kohe ky ose partia e tij nuk qeveris

po ti  ca ke mer vlla ... thoshte gje me emer  aty Sali Ram Berisha?

un vllai i nji dudumi? menoje prap

ajo ishte nje kompliment per ty por edhe ate ta heqim menjihere

E pse mos me i pa gjonat ashtu sic jane? Farage hyri ne politike tamam per ta shkeputur UK nga EU. Misioni u arrit. Fakti qe ai jep doreheqjen tregon qe jo domsdoshmerisht eshte i lidhur me ato privilegje sulltanesh qe te ofron Brukseli.

51% e anglezeve refuzuan EU keshtu sic eshte. Pse nuk jep doreheqjen ai Schulz me ate spinxhuksin tjeter?

Ca jane me kto karrlliqe? Jo spiun i rusit, jo i djathte pa skrupull...

Nuk dun me robt, qe rregullat tju a veje dikush tjeter qe as nuk eshte i zgjedhur e as nuk mban pergjegjesi per ato qe ben. Nuk dun me robt me pagu per pabuksat e europes jugore e lindore e per mijra jevgj te tjere qe kalojne detin cdo dite. Vazhdoni rrugen ju internacionalistat e evropit. Rrisni taksat, shtoni nga nji ministri a dikaster tjeter, shtoni edhe ca rregulla sesi duhet me vajte ne hale psh. dhe mos u merni me te djathtet "sharlatane" e "populiste"
 

merci!

smiley Eshte morale jo ligjore,  nuk di a kupton

po Patriot, kjo eshte !  Farage nuk e kishte fshehur asnjeher qe eshte antieuropian. dhe ja arriti te bind konform te gjitha rregullave demokratike me shume se gjysmen e  britanikeve te votojne kunder Europes. ky qe misioni i tij.

tashi meqe ketyre nuk ju pelqen rezultati i referendumit,  bejne ''analiza'' dhe  interpretime histerike sipas midese.. pse Farage ashtu, e pse keshtu.   edhe  gerthasin  p.sh; pse Farage  mohoi premtimin  qe; kontributi monetar i  Britanise  per BE  do shkojne per sherbmin shendetesor ?  -dhe kjo vjen sepse copa e mishit nuk e kupton qe  ky ishte nje argument,  nje sllogan,  i kampit pro Brexit per  te bindur  popullin qe Britania shpenzon shume para per BE  (per vendet e varfra te BE),  para keto qe fare mire mund perdoren per  shendetsine, ne Britani. kjo ishte ideja.  dhe ne fakt, nese Britania del nga BE, fondet qe do perdorte per BE do te teprojne dhe keto do te perdoren per dicka. nuk ka rendesi se cfare: per bujqesi, infrastrukture, shkolla, spitale, por jane para ekstra qe do perdoren. 

mirepo  ajo qe Farage & co nuk ishin te sinqerte, ishte shifra e ketyre fondeve. mos gaboj 350 miljon paund ne jave.. kjo eshte nje shifer bruto, pasi keta nuk thoshin edhe fondet qindra  miljona euro  qe Britania merr mbrapsht nga BE..

 

u tregua spurdhjak...tani te rrije te vuaje kur te vije ne pushtet ai qe fle mbi librat e Serv(ant)e(si)t Pellumbit.

Une kam pershtypjen se Anglia do kete kriza politike te herpashershme, gje qe do ndikoje per keq edhe ne ekonomi, ngaku do detyroje Skocine te shkeputet nga Britania, dhe Irlanda e Veriut ti bashkohet Irlandes. 

Flm Farage per kete sherbim dhe qe iu hodhe trute e gomarit anglezve, thenkju verimaç smiley

Kur do fillojnë fletërrufetë për gjykatën e lartë austriake?

five stages of grief:

Denial, Anger, Bargaining, Depression, and Acceptance.

hmmm smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).