Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, shokë ekipi tek Reali, donte përballen në gjysmëfinalen e parë të Euro 2016. Uellsi është këtu për herë të parë, me një ekip që luan shumë mirë dhe yllin goditës në sulm, ndërsa Portugalia është konsideruar me fat që, pa asnjë fitore në grupet dhe kualifikimet e më tejshme me penallti, arriti në këtë fazë të kampionatit. Por ndoshta Portugalia do ta luajë një ndeshje bindëse këtë turne, apo ndoshta Uellsi do shkojë në finalen e madhe.

33 Komente

ndërsa Portugalia është konsideruar me fat që, pa asnjë fitore në grupet dhe kualifikimet e më tejshme me penallti,

 

nashi, qe te jemi te sakt fare,  ndeshjen e kualifikimit me Kroacine, Portugalia e fitoi 1-0  ne minuten e fundit  te shteses se dyte (129), jo me penallti.

 

nejse, keta dy tipat ne foto jane edhe lojtaret me te shtrenjte ne Bote ever.. per blerjen e tyre  Reali ka paguar rreth 200 miljon euro.

Ndoshta, ndoshta Blendo, por gjer me tani s'kane gjo ne vije te dy ekipet. Luftarake sa te duash, por a ha, s'ta ngrofin shpirtin, kam frike se ketu ose do hyj noi gol qorr ose me penallti. 

deri tani nji nga ndeshjet me te mira qe kam pa. Po lujn hapet dhe po kerkojne golin, duke mendu qe eshte gjysfinale

Ndeshje e shpifur. Nje fitore e Uells do ishte shokuese duke konsideruar mungesen e Ramsey. Ky kampionat ka qene zhgenjyes ne pergjithesi, sh i thate. Nuk do ish cudi qe Portugalia te dale kampion, fati duket te jete me ta. 

Kam qejf qe te fitoje Uellsi, thjeshte per te pare fytyren e Ronaldos kur qan. Nuk ka te paguar smiley

boni gol te bukur

eshte tu shkrujt historine E VET ne telerealité.

Me kenoq surrati i trajnerit portugez. Si pijanec lulishtesh.

smiley

Dum z'dum Ronaldo ka bere histori. Uells do zbethehet tani, kaq e pati.

2-0

Pa Ramsey Uells eshte i mbaruar.

respekt per uells. I kane provu shume njerzve te futbollit se kane qene shume gabim kur e kane analizu ket skuader

Ky kampionat ka qene aq weird sa une pres portugaline kampion.

Mbaroi 

Portugalia ne finale dhe te mendosh se udhetimi i tyre ne kete kampionat filloi me nje humbje ndaj Shqiperise..

haha... dhe Gerrqia kur doli Kampione u rraf ne ndeshjen e rradhes nga Shqiperia...

e thame,  pa Ramsey do ta kishte shume te veshtire Uellsi, qe eshte ekip  i kufizuar cilesisht..

por finalja e vertet eshte neser, Gjermani- France. sepse kushdo  te fitoj, e mund kollaj kete Portugali.

Dihej, portugalia ishte me e kompletum, skuader qe ka ardh gjithnje ne konsolidim.

Kane dhe nje skuader shpresa u 21 shume te forte, me lojtare teknike qe rrafen skuadren shpresa te shqiprise 6 me 0. Portugalia ne te ardhmen mund te synoje dhe boterorin.

Pse mos ta synoje, 25% brazilian.

NN kish thone qe po sfitove kundra Portugalise, hum.  

Bamke kur ke shku ne Shqiperi, shif se mos takon Ronin dhe Vlonjatin smiley

Une ne Shqiperi jam ter kohes o Pjer.

Bame paskemi ardhe ne nje kohe ne memedhé. Pashe ndeshjen sot Port.Wells te fan zone dhe ishte vertet shume bukur. Ka be pune te bukur ky cuni i bashkise.

Iku dhe Kristjano ne Finale! Futbolli po bahet nje loje qe luhet me play back. Direkt e lujne kompaniye e basteve.

Une ket rradhe kam von bast mbi sa here shtrihet Ronaldo barkas per loje. Nuk me ka dale keq.  Edhe arbitrat i kam uru boll. Nuk shifet me me sy futbolli.

Gjoli i dyte apsajt. I ka futbolli kapitalist kto, tha. Boni pall sa s'eshte aprovu reforma.

Hahaha,je i modh.

Nji teme speciale per Partizonin e modh, peshku! Per inot te ACDC1 dhe Gonit

Plartizonin klamorjoz deshemth

 

Mos e ke fjalen per Kukesin e modh?

Si e parashikon ndeshjen e sotme Parashikuesi i Madh (PT)?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).