Goditet banda e kokainës/ Arrestohet “i forti” i “Myslym Shyrit” dhe 15 të tjerë

Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga në kohë të ndryshme  janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit.

Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.

Në pranga mbrëmë, në kuadër të këtij procedimi penal janë vënë 7 shtetas:

1. Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”;

2. Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

3. Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana

4. Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;

5. Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;

6. Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;

7. Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana,  i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas:

1. J. K., 26 vjeç, nga Tirana;

2.  A. M., 37 vjeç, nga Prishtina;

3. J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina;

4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja;

5. A. T., 27 vjeç, nga Kavaja;

6. J. H., 26 vjeç, nga Durrësi;

7. A. S., 26 vjeç, nga Korça;

8. G. Ç., 25 vjeç, nga Korça;

9. M. J., 33 vjeç, nga Tirana.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Përmes veprimeve proceduariale duke përdorur edhe medota speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal. Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.

Provat materiale te sekuestruara:

• 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

• 25 telefona celularë;

• 5 automjete të markave te ndryshme;

• 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj.

Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.

Për shtetasin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e “Falsifikimit të dokumentave”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara.

Materialet proceduriale do t’i dërgohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të arrestuar në flagrancë./a.m.

 

JavaNews.al 

18 Komente

Ju ka ik koha ketyne gjonave , shume pune , futu ne banke merr ca leke dhe ik , kaq.

Peshku paska fillu akademine e policise... Grabitje ne Rinas, 0 artikuj. Grabitje banke ne Vlore dje, 0 artikuj. 

Aksionet e policise dalin me shpejt ktu se te faqja e Policise!

" .....Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj...."  

Po ç'grup paska qene ky kur ne muaj nxirrka 50 mij euro. Mos ka qene ose nje njeri i vetem, ose gazetari ka kujtu se euro shqiptohet/shprehet si leku, ne te vjetra, dhe i ka heq nje 0 (zero) smiley  nga 500 mij euro e ka bo 50 mij, se ka kujtu se po flasin me te vjetrat smiley  

Nuk ka me leke ne Shqiperi Pjer, edhe droga shitet me liste.

Do me thene, nuk paska noi ngritje ne burse kendej, se per ate ishte llafi. 

Bande e frikshme mer jahu... paskan kap 282 gr kokaine.

Ky eshte sukses.... e mire o mire!!

Po si ka mundesi qe goditet biznesi ne kete vend? Po ai 4 muaj pune donte te bente sa te grumbullonte 200k euro dhe pastaj do terhiqej! Po ku ka siguri ky vend per sipermarrje. 

i nderuar, a nuk e sheh qe shkojme ku shkojme dhe ne fund perplasemi te teorite e Pjerit qe kurvat e droga do ta lulezoje ate vend? a nuk eshte ky fakt shume domethenes?

Bredho ca miq te perbashket me kane keshilluar qe te mos komentoj per ca tema dhe individe ( individe qe paraqesin shqstesim per autoritetet). Kane per te fol dhe me ty, presin qe te shkosh ne gusht. 

e di, e di, i lexova mesazhet qe me kishe nisur po nuk kisha mundesi te ktheja pergjigje. Akoma nuk me the si shkoi kontrata? e firmose? sec kam nje pershtypje qe duan te na ulin pazarin. Po me degjove mua, mos u leshojme pe, e bejne vec per te na vene ne prove. Ato pare jane tonat. Flasim

Po shof fotot qe vuri kusho ne fb. Qenkeni te dy ne stadium. Me fitore dhe atje!

Para nja dy ditesh ndodhi nje aksident i rende te kthesat e Levanit. Takoi qe kthehesha nga Tirana dhe po kaloja aty nja 20 min mbasi kishte ndodh aksidenti. Hera e pare qe mendova se vdekja e drejtuesit te autovetures qe kishte shkaktuar aksidentin do te ishte nje siguri me e madhe per shoqerine shqiptare. E them kete sepse ne te tilla raste mendimi i pare do te ishte te shpetonin jetet e te gjithe te implikuarve, por duke pare ne keto dite qe po leviz ne shqp se çfars behet rrugeve them se vdekja per shume syresh qe sillen si delikuent ne rruge eshte opsioni me i mire per pjezen tjeter te shqiptareve.

Pse nuk e thua te verteten, qe ata qe shkaktojne aksidente jane pikerisht emigrantet si puna jote?

sa mire i jane futur punes ne shqiperi. bravo.

peçisti

Bashkpuntor me Llambi Pecinin ... apo Shefqet Pecin ?

po Klareta Petaçi quhet ?  apo u be peçi-kuku kjo pune..

Ka qene nji skenarist Peci Dado Belulo ... Ai tha Pecist , jo Petacist smiley

1. J. K., 26 vjeç, nga Tirana; = Jani Kaci

2.  A. M., 37 vjeç, nga Prishtina; = Anisa Markarian

3. J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina; = Jovan Bardhi

4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja; = Haki Toska

5. A. T., 27 vjeç, nga Kavaja; = Agim Tafili

6. J. H., 26 vjeç, nga Durrësi; = Jahmir Hyka

7. A. S., 26 vjeç, nga Korça; = Artan Santo

8. G. Ç., 25 vjeç, nga Korça; = Gafur Cuci

9. M. J., 33 vjeç, nga Tirana. = Mikel Janku

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).