Është treguar qesharak me gjithë ngazëllimin e tij të zi një vizitor turk, që media e ka referuar si historiani Talha Ugurluel. As më pak e as më shumë, ai ka ofenduar me gjestikulacione mu në Memorialin e Skënderbeut, figurën e heroit kombëtar duke bërë krahasime që nuk i shkojnë fare realitetit të sotëm. Shqetësues është vetëm një fakt, i lënë gati mënjanë, nëse vërtetë ky njeri, që një faqe interneti e referon si historian i financuar nga organizata shtetërore turke “Tika”, ka ardhur me këtë status. Shënimi shton se ai dëshiron të fuqizojë rrënjët osmane në trojet shqiptare, por edhe se është i njohur në vendin e tij pasi udhëton në vendet që kanë qenë të pushtuar nga Perandoria Osmane dhe e ritregon historinë e tyre sipas një varianti personal shumë fyes.

Ka qenë pushteti lokal i Lezhës, që i ka treguar disi vendin, e nga ana tjetër një fakt që na bën të besojmë se ky njeri ka njëfarë tagri.

Që do të thotë se ka një mbështetje, e cila e mban të bëjë të tilla gjëra. Por, nëse në media, përdoret shpesh në raste të tilla çapraze, shënimi klishe se: “redaksia nuk mban përgjegjësi për qëndrimin e autorit”, nuk mund të thuhet kështu për institucionin, për të cilin ai përflitet.

Dhe, nëse do të ishte kështu, i takonte Ministrisë shqiptare të Kulturës, që një çast në morinë e punëve të saj, të gjente një përgjigje për zotërinë, duke bërë dhe një notë ndaj institucionit të TIKA, akredituar në Shqipëri.

Kjo e fundit, një institucion, që merret me projektet kulturore dhe arsimor turke jashtë vendit, për hir të së vërtetës ka ndihmuar në disa aktivitete kulturore-arsimore në Shqipëri, kuptohet ato që kanë lidhje me trashëgiminë dhe elementët e tjerë të Turqisë, kurse me Ministrinë tonë të Kulturës ka nënshkruar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, që vërtetë është për trashëgiminë e Gjirokastrës, por që s’do të thotë se brenda një kodi etike të ndërsjellë të mos respektojë dhe simbolikën historike shqiptare.

“Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK” dhe “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhtar”, ka thënë më tej turku Ugurluel gjatë kësaj vizite. Këto thënie nuk janë larg atyre që kanë pëshpëritur dhe thënë shumë dashakeq të vendit, madje syresh edhe shqiptarë që mundohen të hedhin poshtë figurën e Skënderbeut, duke lartësuar perandorinë osmane. Përmasat e Skëndërbeut duhet të referohen me Shqipërinë dhe zulma e tij, në fakt, e kaloi vendin e vogël. Ky shkrim nuk ka qëllim të japë argumentet që e provojnë këtë, sepse janë stërthënë. E madje, figura e tij është përjetësuar më shumë në art.

Vetëm se, në të gjitha versionet, nuk i falet zyrtarëve tanë të pushtetit qendror, që të mos i japin përgjigje të denjë, por edhe të tërthortë TIKA-s për projektet e njerëzit saj, nëse ka ndonjë lidhje. Kurse, ky lloj historiani fluturues, mendimet e tij mund t’i elaborojë në një libër, t’i përballë me dokumente dhe të ketë mirësinë të fusë dhe represionin e paraardhësve të tij, që i ndërroi për keq fatin Shqipërisë.

Dhe, për ta kthjelluar do mjaftonte dhe zyrtarisht një letër e MK-së ndaj TIKA, nëse vërtet ajo mbështet persona të tillë sepse mjaftojnë pak incidente të tilla, të prishin miqësi, që janë ngritur me shumë vështirësi dhe përpjekje të mëdha. S’është asnjëherë vonë, qoftë edhe për përgjigje ndaj delirantëve të tillë… (Java)

10 Komente

Po mer Ben po, Mirela do reagoje per TIKA-n.

E di marreveshjet qe ka MK e Mirela Shqines me TIKA-n?

Mirela eshet cope dru or njeri dhe ne ate vend eshte per te bere para. Mirela ka per sekretare te pergjithshme nje fare Elira Kokona qe ka qene avokate zyrtare e Mihal Delijorgjit, atij robit nje vrau ne Gerdec 26 vete, ndermjet te cileve dhe femije.

Ja keshtu fillon gjithmone.

Varja gjithsesi. Ishalla del gol gol neshja sot qe te fitoj une nai lek se kam per te pagu 550 euro per nje baxhelle. smiley

turku ska faj!      kur degjon voice of ljubosmiley,ne te gjitha gazetat dhe tv-te shqiptare, ky merhumoglu duket si patriot shqiptarsmiley

evgjiterine nuk ua solla une -tha, po e gjeta tek antikomunistet internaionaliste!

puna eshte se serbet e  quajne karaxhorxhevici yne, greket  karagjeorgjiu , dhe shqiptaret  hero i integrimit  evropian !

bishti i albes , bisht qeni ngeletsmiley

Sa shpejt qe lidhkan kontrata dhe miqesi, shtetas te huaj me ministrite shqiptare, me qeverine shqiptare, ndersa ne emigrantet shqiptare, as lejohemi te kontaktojme dot. 

Mos e shani KM nga TIKA se mburret se po i bo xhamine.

PS. Gazetaro, qite pra buken, gjeje lidhjen e "storianit" turk me TIKA-n, se me nje faqe nterneti iFiqo del i lidh me z. Trump.

S'e marr vesh pse ju dogji kaq shume nga Turku e pse s'ju dogji nga shqiptaret si Lubo e nga austriaku Schmidt? 

Dhe hiqjani kete thonjzat qoses nga Turqia, sepse me nje kerkim te lehte e kupton, qe ai eshte Historian, me saktesisht Osmanolog.

“Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK” dhe “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhtar”, ka thënë më tej turku Ugurluel gjatë kësaj vizite.

cfare bohet mor amon...

Jo vetëm turqit/ Olsi Jazexhi: Skënderbeu ishte terrorist, po të jetonte në ditët e sotme do e kishin vrarë me dron"

Jo vetëm turqit mendojnë se Gjergj Kastrioti ka qenë terrorist.

Edhe në trojet shqiptare, ky mendim është i përhapur gjerësisht ndër myslimanë.

Një fakt të tillë e konfirmon Olsi Jazexhi, një personazh që shpesh bën thirrje radikale dhe përhap ideologji urrejtje në rrjetet sociale, dhe që shpesh gjen vend në media të ndryshme.

Ai shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë terrorist, dhe nëse do të jetonte në kohët e sotme, do të ishte vrarë me dron.

“Unë mendoj sikur historiani turk Talha Uğurluel që Skënderbeu i ngjan shumë një terroristi. Po të kishte jetuar në ditët tona ai do ish shpallur terrorist nga amerikanët dhe ndoshta do e kishin vrarë me dronë. Nëse amerikanët nuk do e kishin vrarë me drone, duke qenë se Turqia është një aleat me rëndësi i NATO-s ai do ishte shpallur terrorist nga Aleanca Perëndimore, dhe vetë shteti turk do e kishte vrarë me avionët e tij amerikanë.

Duke qenë se Skënderbeu u rebelua kundër shtetit të tij, dmth Turqisë, vrau civilë dhe zyrtarë osman, dogji, preu e shkatërroi dhe vendin e shkretëtoi, e ndërtoi një ushtri klandestine kristjanësh dhe banditësh, sipas klasikimeve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, Skënderbeu i përmbush të gjithë kriteret për tu klasifikuar si terrorist. Sipas definicioneve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, një terrorist për të arritur qëllimet e tija politike, përdor akte të dhunshme që të frikësoj njerëzinë dhe shtetarët e një shteti për objektivat e tij.

E Skënderbeu bëri pikërisht këtë gjë. Përdori dhunë të organizuar kundër shtetit dhe qytetarëve osmanë.

 Lufta që Skënderbeu bëri kundër shtetit osman, ideologjia e tij kristjane fondamentaliste, masakra kundër muslimanëve, besnikëria ndaj Papës së Romës, etj nuk e ndryshojnë shumë luftën e Skënderbeut nga lufta e ISIS-it dhe e Abu Bakr al-Bagdadit. Sikur Abu Bakr al-Bagdadi, Skënderbeu i cili mori titullin Atlet i Krishtit nga Papa, pretendonte se kishte një mision hyjnor në luftën që ai bënte. Nëse Abu Bakri al-Bagdadi i vret njerëzit në emër të Islamit dhe pretendon se është kampion i muhamedanizmit, Skënderbeu luftën e tij e justifikoi në emër të Krishtit. Nëse Abu Bakr al-Bagdadi dhe ISIS-i mbështetet nga vehabizmi ndërkombëtar, edhe Skënderbeu u mbështet nga fondamentalizmi katolik evropian i kohës. Taktikat e dhunshme të Skënderbeut, masakrat e civilëve dhe lufta kundër shtetit të kohës, i ngjajnë shumë taktikave që ISIS-i përdor sot kundër shtetit sirian. Sikur ISIS-i që përdor sulme vetëvrasëse, sulmon e fshihet etj, edhe Skënderbeu këtë bënte me kryqtarët e tij. Paralelet mes Skënderbeut dhe Abu Bakr al-Bagdadit janë pa fund dhe unë jam i gatshëm të sfidoj çdo historian serioz për këtë punë.  Edhe rrëfimet historike por edhe artistike që ne kemi mbi Skënderbeun me mjekrën e tij të madhe dhe të gjatë, luftërat vrastare etj na bëjnë që heroin kombëtar të Shqipërisë edhe për nga pamja ta barazojmë më shumë me muxhahidinët e ISIS-it sesa me xhentëllmenët paqësor që bota moderne sot kërkon.

Fakti pse Shqipëria sot për mirë e për keq, Skënderbeun e gjen si hero të saj të imponuar nga imperializmi katolik i Austrisë dhe Italisë në të kaluarën, dhe fakti pse pas Skënderbeut sot rreshtohen me qindra horra nacionalistë dhe fanatikë katolikë, që e mbrojnë me devocion fetar, nuk e ndryshon dot natyrën e Skënderbeut. Edhe pse historiani turk nuk duhet të kishte folur aq hapur në memorialin e rremë të Skënderbeut në Lezhë, sërisht jam i mendimit që debati që ai ka provokuar është një debat i shëndetshëm për shoqërinë shqiptare e cila sot përballet me fenomenin e terrorizmit vehabist në Siri.

Në të njëjtën mënyrë, siç ne dënojmë terrorizmin fetar të ISIS-it, ne duhet të rishikojmë rrëfimet historike të Shqipërisë të cilat mbështesin një luftë të tmerrshme fetare që Skënderbeu drejtoi. Lufta fetare në emër të Papës dhe Jezu Krishtit që Skënderbeu bëri, në fund të fundit ishte një luftë terroriste katolike dhe aspak laike-kombëtare”,

shkruan  Gazeta Tema.

Kapo, briskun dhe atje te sheshi, poshte kalit.

cfare te perbashkete kane ,jazexhinjte,ballanot dhe ljubot?

ndonese , ne pamje te pare duket se jane kundershtare te njeri-tjetrit, ne kete faze jane aleate.     larjen e hesapeve me njeri tjetrin e kane ne nje faze te dyte.    tani per tani  i bashkon lufta kunder idese shqiptare.

e ashtuquajtura tolerance ndaj atij qe te prish t6hemelin e shtepise, eshte thjesht nenshrim..

gezonit ne 92-n qe i dergonin  femijet per studime, ne indonezi, greqi e turqi!   pijuni lengun tani!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).