Pas 28 muajve të frytshme në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit balerini i njohur Ilir Kerni ka dhënë dorëheqejen e papritur. Sipas "Panoramës" shkak për këtë janë bërë lodhja dhe konflikte brenda institucionit dhe me Ministren e Kulturës. Po sipas kësaj gazete, Kerni ia ka dorëzuar dorëheqjen Kyeministrit pa shënuar motivacion.

Ilir Kerni erdhi në krye të TKOB në vitin 2013, si një nga sjelljet e promovuara nga Qeveria Rama. Sipas një materiali shpërndarë nga vetë Tatri, mbi 80.000 spektatorë kanë ndjekur 432 shfaqe në 28 muajt e fundit, me 12 premiera operistike, 15 premiera baleti, 20 premiera të Ansamblit Popullor dhe 90 premiera koncertesh nga artistë të njohur ndërkombëtarisht. Kerni nuk është shprehur mbi hollësi të dorëheqjes, por ky status i vendosur në Facebook-un e tij më datë 22 Korrik mund të lexohet tashmë si një parathënie e dorëheqes. Në status Kerni mbron punën e bërë dhe flet për pamjaftushmërinë e fondeve akorduar këtij institucioni, duke na treguar se gjërat nuk shkonin aq mirë në TKOB.

Gjerat e bujshme kurre s’i kam dashur, lutem pak vemendje per te njohur faktet !

Vetem 28 muaj pune per te transformuar gjithcka, me pune, pune dhe vetem pune.

Me buxhetin me te ulet historik… shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines.

Kemi kthyer mbi 200 miljon lek buxhetit te shtetit, nga biletat, per rjedhim shpenzimi mesatar del edhe me i ulet.

Vetem Kosova, pa permendur vendet e rajonit, ka 9 here me shume buxhet per programin artistik.

Kjo eshte koha e pasionit, perkushtimit, shpreses dhe idealit te paster per Operan e vetme ne trojet shqiptare.

Falenderim me perulesi per artistet e mrekullueshem, stafin e produksionit dhe administraten perfekte.

Falenderim me perulesi per artistet famoz shqiptar ne bote, kontributi i te cileve ishte gratis ne ndihme te shtepise tone te perbashket.

Dhe sa e sa gjera te tjera jane bere…28 muaj pune gjigande.

Tkobap Albania e pakrahasueshme me asgje tjeter ne kete vend.

Ps. Fundi i pjeses pare !

 

Foto: Fahredin Spahija

31 Komente

edhe...?

edhe syte qe te te pellcasin! Qorr socialist. smiley

"Edhe?" - ofshau Shkaba.

Po pse edhe me kete do merret Shkaba.Nuk mjafton qe tani po zihet me ruset se kush po e zhduk foken e Bajkalit,po edhe largimin e Kernit ka mangut.

Osht i kafene aty ke KP qe mund te sherbeje edhe per shfaqje operistike. Ket besoj se do te thote shkaba. 

Kam nigju se ka nje projekt per rrethimin e KP me nje mur te larte me bedena. Na duhet dhe ne nje komune-shtet. 

 

Kurse une e lexova si njefare lodhjeje te Shkabes, qe i duhet te merret edhe me vogelsira te tilla. Po mund te jete edhe ajo qe thua ti. Po keta bedenat pse? Apo ka fitu Shkaba ne zgjedhjet per president te Komunes dhe do ngreje murin? 

Dhe murin do ta paguajne ata qe jetojne jashte KP!

Dhe pastaj, dikush në krye te turmes se mbledhur para murit, diku aty te stadiumi "DInamo", do thote: "Mr. Shkaba, tear down this wall!" 

Do te te duhet vize per te hyre ne KP

Para ca ditesh u dha fondi per rikonstruksionin e TKOB. Cuni duhet te hapi vendin.

Edhe une qe s'marr vesh fare nga baleti, mendoj se keto jane turp e faqe te zeze!

 Couldn't have happened to a worse motherfucker.Ta shof duke lyp rrugve ket longaraq nuk kom te ngopme. Bath shtrengumi ( censura, hellooo ) lulishteve. Megjithse nuk e detyrote njeri, ky palaco, kur iken vllezrit ne motrat tona me Ambasadat, doli ne tribune ke mitingu qe bone plehrat ke Pallati Kultures kunder refugjatve dhe tha tekstualisht : Sic i nxjerr deti ne breg leshteriket ashtu i nxorri Shqiperia jashte keto mbeturina ... 

Po si, ky iku per vete ne Itali? Paska shajt veten e vet.

Ilir Kerni mund te kete ik ne Itali mbas Prillit te '91 ( se at'here ia lash targen atdheut veda) por jo me Ambasadat. Kete coje ne banke se e ke me garanci malli. Kam ene ca incidente me ftyren e atij, prandaj jom me se i sigurte ...

Ndoshta ashtu e detyruan te flase?

P.S. nuk e njoh personalisht zoterine.

Ik o Gjemb mos na boj me qajt. Kishte mbaru koha detyrim /percaktimit. Ishte Korrik '90. Kush nuk desh, nuk foli.Vetem Xhelil Gjoni me ca zvarranike dolen si gramafon i prish. As ne kufi nuk te ndalonin mo ...

plakun tim e hoqen nga puna psh. e çuan ne kooperative bujqsore. me pas perfitoi dhe e ben drejtor drejtorie (ku punonte kur e hoqen) ne ministri, me ardhjen e demokracise. kthime 180° te situates ne fare pak vite.

S'te ndalonin vertete ne kufi?

Mua me kujtohet qe aparatura e Xhelilit me shoke u inkuadrua shume gjate asaj kohe per te denigruar "jashteqitjet e kombit". Krisja filloi por frika ende ekzistonte. Gjithsesi, secili ka mendimin e vet, perplasjet personale me njerez te ndryshem. Nuk po te kundershtoj qe ka shume mundesi qe Kerni te kete qene ashtu sic thua ti. Thjesht po te kujtoj "benefit of the doubt".

te hiqnin nga puna po te te kish ikur djali psh. sistemi komunist akoma nuk kish rene, kur u zhvillua ai mitingu pro qeveritar ne 1990-ten. 

nuk duhet harruar qe ne ato momente, asnje nuk e dinte sesa sistemi mund te qendronte ne kembe. koren e veriut dhe kuben i ke akoma pa ndryshuar sistem. 

tani duket e kollajte kritika. atehere humbje punen dhe karieren tende per gjithmone. shkoje ne fshat, ne rastin me te mire.

Nuk mund te jete e vertete qe s'i ka kerku njeri te dale. Asht nilloj sikur te akuzosh gjith at popull qe doli ne shesh ne at miting,qe kane dale pa u'a kerku njeri. Ai ishte primobalerini i TOB-t, nder figurat me te spikatura te artit per kohen dhe dihet fort mire, qe diktatures i duheshin figura te tilla atbote,per t'i pataqit si antiteze e "llumit" qe po ikte. Ai mund te akuzohet qe s'pati kurajon te kundershtonte e te mos dilte,po kjo pastaj prap s'do ishte e ndershme t'ja kerkonim nga pozita e sotshme. Shteti ishte aty si nje bishe plagosur e njerzit ishin me shume te trembur se do t'shqyente,se sa kurajoz per t'dhene shqelmin e funit.

Ky mund te kete paraqitur dorheqjen, por problemi eshte se mund edhe te mos ja pranojne dorheqjen smiley dhe eshte i detyruar te kthehet perseri aty ku ishte smiley

Seriozisht qe nuk e kuptoj se pse eshte lajm  doreheqja e nje drejtori institucioni publik, kur eshte dicka qe ndodh shpesh.

Sepse erdhi me shume tam tame...deshtoi ne menyre spektakolare...dhe po iken nga konfliktet idiote me ministren...prandaj eshte lajm

Dite e zeze per ato mijera djem e vajza te reja qe qene tu vra veten masi nigjune arjet qe u knune nen hyqmin e ketij ke Opera e Tirones!!! smiley

ah ju te Peshkut jeni ftof ne bythe per zotin! 

 

kush eshte ky, ai qe lute bixhoz ne orar te punes me leket e xhiros? apo eshte i teatrit kombetar ai?

ka dale llafi qe ka ikur si limon i shtrydhur

Ja dhe nje tjeter Rilindas i zhgenjyer.

Kush mo! kuazi!!?

Jemi komb futbollist nuk e cajme bythen per opera e balet.

1 bie, 100 ngrihen

Respekte per ket djalin dhe per punen qe ka bere. Me siguri, kur Rama i dha çelsat, i ka bere dhe ndonje premtim per buxhete me te larta ,a ku e di une se cfare. Po jo gjithmone premtimet mund te mbahen. Jo cdo gje shkon gjithmone sipas parashikimeve.

 Edhe une, ne kopmpanine qe punoj, nuk e kam luksin dhe punoj gjithmone "gjere". Ka gjithandej kufizime shpenzimesh, here here me pak bonus-e etj. Per mendimin tim, njeriu qe e do punen nuk duhet te perulet nga veshtiresite. Ato duhen kaluar dhe duhet pare perpara.

Ne se eshte vetem buxheti qe e detyron kte djale te dorehiqet, ...nuk me duket e mjaftueshme. Keto jane mundesite...Ne se ka dhe gjera te tjera... nuk di cte them

 Gjithsesi, edhe artistet vete duhet ne nje fare menyre te  shesin me mire vehten, duke rritur cilesine, duke ju pershtatur kushteve dhe kerkesave te publikut, etj. Ka trupa artistike qe i nxjerrin vete shpenzimet e tyre, pa asnje subvencionim nga shteti. Sigurisht sponsorat e ndryshem do afrohen, por vetem ne se cilesia eshte e larte dhe publiku i pelqen shfaqjet. Pra pershtatja me kerkesat dhe rritja e cilesise duhet te jene themelore ne keto lloj institucionesh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).