Një përplasje ballore mes dy trenave që po udhëtonin në drejtime të kundërta por në të njëjtin binar është verifikuar në Pulia të Italisë.

Mediat lokale flasin për dhjetëra persona të vdekur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima. 

“Besoj se ka shumë të vdekur”, ka deklaruar komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Riccardo Zingaro. 

“Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, ka thënë zyrtari. 

Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.

Secili nga trenat përbëhej nga katër vagonë. Në aksident janë përfshirë dy vagonët e parë të secilit prej mjeteve hekurudhore.
 

9 Komente

Ca te themi o Admin , mrekulli qe ai femija i sapolindur jeton .

Tranporti publik sa me convenient behet, aq me pak reliability po ofron

 

hmmm ka shume arsye se perse sistemet rezultojne ne tragjedi. Zgjidh midis korrupsionit, nepotizmit dhe  ne fund fare gabimeve njerzore.

The african american woman bus driver, mezi i hedh hapat per te hyp ne bus, dhe pse vone me 5-6 min sipas schedule-s. Gati sa s'i hedh pasagjeret pertoke kur shkel frenat ne busstop. Vagonat e trenave te metrose ne mengjes ndonjehere tunden majtas djathtas gati sa s'na rrezon nga sedilja prej shpejtesise, me te zene frika. Shpesh ka te papritura, thua s'kam per t'a zene dot kohen per pune sot. Operatoret e transportit, po edhe njerezit ne pergjithesi, pretendojne gjithe e me shume te drejta ne pune, por japin gjithe e me pak (sepse pretendojne pagese me te larte, pra konform me sjelljen ne teresi). Sekush tjeter presin  t'i pergjigjet kerkeses, kete askush s'e di.

Poshte lazy african american women bus drivers. Make America great again!

Perktheja pak Pjerit ne Shqip ose Holandisht kete se nuk e kuptoi.

Kam shume besim se ky perfindimi NN-iste eshte e bazuar ne shifra statistikore, po ku jane keto statistika?

 nga lajmet ketu mesuam se ishte kohe dreke , kohe kur levizin pak udhetare, se po te ishte piku i lavizjes, mbasdite kur lejne punen ose mengjez kur shkojne ne pune, katastrofa do ishte me e madhe 

keshtu eshte kur ne vend ti riparosh binaret i mbyll, e i vjedhin leket pa ju dredhur qerpiku fare.

Sa keq!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).