Shtetet e Bashkuara nuk po gjejnë qetësi. Rishtazi u qëlluan për vdekje policë, shqetësimi për trazira të reja po rritet. Çfarë po ndodh në vendin mëmë të demokracisë?

Shtetet e Bashkuara po japin simpoma të rrezikshme: Provën se sa shpejt shoqëritë demokratike mund të humbasin ekuilibrin, në një botë, ku forcat centrifugale të globalizmit po e shkatërrojnë rendin e njohur politik. Në një botë, ku njerëzit e gjejnë shpëtimin tek nacionalizmi dhe në botën digjitale nuk gjejnë qetësi për shkak të tensionimit të vazdhueshëm. Kontekstet e ngjarjeve nuk analizohen më, siç është e nevojshme. Në vend të kësaj gjenden shpejt fajtorët, bota ndahet në të mirë e të këqinj, në "ne" dhe "ata".

Pjesa e pasur e botës duhet të ndajë

Për shkak se realiteti është bërë shumë i lodhshëm dhe nuk ofron përgjigje të thjeshta më, për shkak se një analizë e ndershme konkludon me idenë se pjesa e pasur e botës duhet të ndajë, sepse ajo e varfra nuk e shikon më pabarazinë në mënyrë paqësre - ndodh kjo që po ndodh.

Për këtë arsye në vendin e emigracionit, SHBA është rritur agresiviteti mes kulturave të ndryshme, feve dhe ngjyrës. Prandaj vriten përditë njerëz në rrugë, nxënës shkolle dhe policë. Sigurisht ligjet dorëlëshuara për armët kanë pjesën e vet këtu. Po ashtu e vërtetë është se edhe racizmi që mendohej si i tejkaluar, luan rolin e tij. Ende.

Një gjuhë pa besueshmëri

E megjithatë ky problem ka edhe një dimension tjetër. Rendi i njohur, ashtu siç ishin mësuar nejrëzit në këtë vend rrezikon të shpërbëhet. Njerëzit nuk janë më të gatshëm, të pranojnë pasojat e një rendi të ri botëror. Politikanet e politikanët nuk po gjejnë një gjuhë të besueshme, që së bashku me institucionet, sindikatat, shoqërinë civile, policët e nëpunësit e shtetit të japin zgjidhjet e duhura.

Skenë për inskenime

Kush udhëton në vitin 2016 mes për mes SHBA-së, ndeshet me një vend që merr arratinë prej realitetit. Kësaj i përshtatet edhe fakti që President i Shteteve të Bashkuara kërkon të bëhet një njeri, që ka pasur suksese të mëdha në shout televiziv të tipit Reality-TV. Njerëzit gjejnë strehë në botëra virtuale. Bëjnë inskenime për fotot që hidhen në Snapchat, Facebook, Instagram apo media të tjera sociale.

Kush udhëton nëpër Amerikë mund të shohë, se si fëmijët 1 vjeç bëhen gati sapo shohin një kamera. Mund të shohësh se si të rinjtë të shtunave në pub-e, nuk flasin, por ulen përbri njëri-tjetrit për të pozuar për fotot që shkojnë pastaj online.

Realiteti po degradon në një skenë për inskenimin e jetës, që shpesh realiteti nuk e përballon dot. Ka shumë studime që arrijnë në përfundimin se për shumë vetë vizita në restorant, një shëtitje, darka familjare, "përjetohet" vërtet, vetëm kur postohen foto dhe videoklipe. Kjo arrin edhe momente zie, si në përkujtimin para rajonit të policisë në Dallas, ku njerëzit përqafohen, në momentin që kamera është ndezur.

Donald Trump e përdor këtë realitet të inskenuar me kështjellat pompoze në sheshet e golfit, me rubineta të artë në "Trump Tower", ngjyrën e sprucuar të fytyrës apo flokët fallco. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse nuk ka substancë. Trump e bën këtë, sepse herët ka mësuar t'i joshë njerëzit. Dhe ai është kaq shumë i suksesshëm sepse shumë njerëz sot më me dëshirë ëndërrojnë për një botë të shkuar, se të punojnë për një të re

 

21 Komente

po deshton internacionalizmi !   kjo eshte e gjitha.    njerezit ne bote nuk jane te gatshem te tufezohen.       pervec shqiptareve, te cileve , dinjiteti qe ofron kombetarizmi  u rri ngushte .   united afrika  is your dream 

Po me uren c'paten?smiley

Usa eshte vendi i ndryshimeve.

Ndryshimet iniciohen shpejt dhe shpesh.

Kjo dmth qe pasojat jo gjithnje racionalizohen. Kryesisht ato tejkalohen sipas parimit 'pass the can down'.

Me i dobeti paguan, me i fuqishmi shijon te drejtat, te mirat materiale, dhe krijon filozofine mainstream.

Ata qe gjenden ne mes, genjejne veten me realitetin virtual, i cili qenka edhe adiktiv per me teper.

Po shperbehet rendi i botes i ketyre 25 vjeteve te fundit, me shume se ai i usa, do thoja.

Për shkak se realiteti është bërë shumë i lodhshëm dhe nuk ofron përgjigje të thjeshta më, për shkak se një analizë e ndershme konkludon me idenë se pjesa e pasur e botës duhet të ndajë, sepse ajo e varfra nuk e shikon më pabarazinë në mënyrë paqësre - ndodh kjo që po ndodh.

smiley sh e vertete, jane shtuar variablat ne funksionin e realitetit (me konfirmimin e gjithnje e me shume te drejtave, dhe faktorizimin e individit, ne ate funksion).

Por dhe revolucioni ne teknologji & informacion, po i shumefishon perdite variablat e realitetit.

në vendin e emigracionit, SHBA është rritur agresiviteti mes kulturave të ndryshme, feve dhe ngjyrës. 

Jo s'jam dakord, agresioni s'eshte ne nivel kulturash si ne europe, por individual e psikopatik.

Analize e mire. 

Kur themi i dobeti paguan, per usa duhet te kihet parasysh se nje shtrese e varfer perseri ka alternativa. Sikur asgje tjeter, kane opsionin ta 'pass the can down' tek bota 2te a 3te permes kanaleve te shumellojta te shkembimit qe ky vend ka me boten

Bukur, me mire as une nuk do ta kisha thene. Shoqeri ne degradim. 

Realiteti po degradon në një skenë për inskenimin e jetës, që shpesh realiteti nuk e përballon dot. Ka shumë studime që arrijnë në përfundimin se për shumë vetë vizita në restorant, një shëtitje, darka familjare, "përjetohet" vërtet, vetëm kur postohen foto dhe videoklipe

eshte interesant ky fenomeni i i selfieve dhe postimeve te fotove ne rrjete sociale.

Duket sikur njerzit e kane per detyre ti tregojne botes qe po kenaqen, pra une e shoh inskenimin si nje zbatim te urdhrit superegos se shoqerise hedoniste per tu kenaqur per te shijuar e konsumuar. Zizek e shpjegon shume mire te pervert;s guide to ideology semundjen kryesore te njerzve ne shoqerite e sotme te konsumit, te mosngopurit me enjoyment mjaftueshem, cka na con te perkufizimi i superegos, qe sa me shume i bindesh aq me teper ndihesh fajtor per mosmajftueshmeri.

semundjen kryesore te njerzve ne shoqerite e sotme te konsumit, te mosngopurit me enjoyment mjaftueshem,

egziston gjithashtu nje percaktim (i pranuar pa problem nga shoqeria neoliberaliste) sipas te cilit sa me shume te mira materiale, aq me e veshtire per njeriun te provoje enjoyment 

Po mi shoqe me floket e z.Trump dashke me mbrojt dizertacjonin smiley. Nuk jane fallco meqe ra fjala.

Ka i psonis kto diletante o Stalker smiley

Amerika esh si shpirt.

puna eshte se dhe prej verteti, paruke i duken ato t'shkreta floke atij, si ta kene gjuajt pas koke dhe ka mbet handikap i gjori, ventriloquist dummy  smiley

My boy is on fire tonight.

z. Trump means business.

Loving it.

Pozicionim si Wrestling Champion kishte mrom. Leshonte grushte, dhe largohej nga mikrofoni. 

Kush udhëton nëpër Amerikë mund të shohë, se si fëmijët 1 vjeç bëhen gati sapo shohin një kamera. Mund të shohësh se si të rinjtë të shtunave në pub-e, nuk flasin, por ulen përbri njëri-tjetrit për të pozuar për fotot që shkojnë pastaj online.

 

Donald Trump e përdor këtë realitet të inskenuar me kështjellat pompoze në sheshet e golfit, me rubineta të artë në "Trump Tower", ngjyrën e sprucuar të fytyrës apo flokët fallco. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse nuk ka substancë

 

Planeti po mbushet me sociopate (por edhe në peshk, ka plote të tille!), teresisht të shkeputur nga realiteti. Genjeshtare (edhe të vetvetes). Narcizë. Mungese totale empatie. Trump eshte kuintesenca e tyre. Tony Schwartz, ish-pena e Trump në vitet '90, bën, edhe pse me vonese, mea culpa-n e tij: http://www.newyorker.com/magazine/2016/0...

"I put lipstick on a pig". me mirë vone se kurre. 

Ashtu eshte, sakte e ke Stalker, Peshku, njesoj si bota, eshte mbushur tere sociopate qe quajne njeri tjetrin sociopat.

Jane te tere sociopate qe i rekomandojne tjetrit sociopat: "i ke pi ilaçet?", "ke zon dashnore?"

Na prij per tek Zona, na shpeto nga sociopatia Stalker. Kushedi si do jet mush Zona tumllas me magazina ilaçesh psikiatrike dhe prezervativash.

 

me vjen keq po ky shkrim m'u duk veshtire t'ia marresh vesh ku e ka koken. Per sa eshte i shkurter, vjen edhe i shperndare sepse merret me argumenta te ndryshem, njeparagrafeshe. Mendova, me afersi, e ka hallin aty ku edhe u ndala mesiper (po edhe ato jane disa !). Nuk me vjen i qarte fare. Pervecse nje lloj anti-amerikanizmi (po kjo eshte tipike pertej oqeanit) - pa dashur te bie ne defensive mode. 

Paragrafi i fundit perben sintezen. Nuk eshte antiamerikan, fenomeni eshtw global.

Na e shkoqit dot si arriti juessej te shpalli kandidat serioz Nje biznesmen vulgar, pa minimumin e korrektesise politike. Ka pas qene nji skenar komedie hollivudiane, idiokracy. Nuk jemi larg asaj pike.

Megjthse ka qe mendojne se Ted Cruz do ish dhe me i rrezikshem.

fitoi me vota, nuk e shpalli njeri. dhe fushaten e financoi po vete, ngaqe paret i ka.

dhe vetem ndonje si ky po ndryshoi gje atje, jo ata politikaret qe flet ti, dhe qe jane te gjithe rob koti, paguhen nga buxheti i shtetit tere jeten, dhe qe kurre nuk kane qullos gje ne jete realisht. perveç nje cope dipllome ne te ri.

Leaks of some 20 000 emails of staffers of Democratic National Committee (me ane te hacker-ave ruse, mesa duket per te ndihur Trump, pikerisht ne vigjilje te Philadelphia Convention ku Hillari do pranoje nominimin prej demokrateve) zbardhin bias-in ne trajtimin e kandidatures se Sanders prej DNC- Pergjigja e Bernie Sanders:

...“The focus … that I am going to go forward on right now, is to make sure that Donald Trump — perhaps the worst Republican candidate in the history of this country, somebody that by temperament, somebody that by ideology, must not be president of the United States — I am going to do everything I can to defeat him,” Sanders said, “to elect Hillary Clinton, and to keep focusing, keep focusing, on the real issues facing the American people.”

The Vermont senator is scheduled to deliver a primetime address at the Democratic National Convention on opening night Monday. And Sanders campaign spokesman Michael Briggs offered a preview of his speech in an email to reporters.

“Bernie Sanders will make it clear that Hillary Clinton is by far superior to Donald Trump on every major issue from economics and health care to education and the environment,” Briggs wrote. “Sanders will stress that the most progressive platform in Democratic Party history includes agreements he reached with Clinton to dramatically expand health care access and to make public colleges tuition-free for students from families with annual incomes up to $125,000 a year.”

According to Briggs, Sanders “also plans to rip into Trump for siding with the Koch brothers and echoing fossil fuel industry claims that climate change is a hoax despite the virtually unanimous scientific consensus that the warming planet is causing devastating harm.”

The self-described Democratic socialist will also call on his supporters to continue the “revolution” his campaign started.

“Together,” Sanders is planning to say in his speech, “we continue the fight to create a government which represents all of us, and not just the 1 percent — a government based on the principles of economic, social, racial and environmental justice.”

https://www.youtube.com/watch?v=9W6paY8RsPI

https://www.youtube.com/watch?v=0eKpxdxcmso

 

 

Ah, po kto kan nji e-problem madhor qi nuk e percjellin dot.

“The world has been changing and we see that manifested in many ways, with new power centers, the power of the individual and the corporation, the disenfranchised finding a new voice and a sense that the governing infrastructure is no longer fit for purpose in today’s world,”

string-of-attacks-in-europe-fuels-a-summer-of-anxiety smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).