Ambasadori Lu u është drejtuar drejtpërdrejt shqiptarëve përmes një letre të hapur ku pasi ka shprehur lodhjen dhe acarimin me politikanët shqiptarë e ka cilësuar të papranueshëm versionin e propozuar në fund nga PD. Në lidhje me kryeministrin Rama, ambasadori Lu ia ka djegur djegur gurin që luajti sot, duke e refuzuar qëndrimin e tij se nuk do të ketë më negociata. Lu mendon se do të ketë dhe do të ndodhin të hënën. Më poshtë, deklarata e plotë e ambasadorit amerikan.

 

Të dashur miq shqiptarë,

Mendoj se ka një gjë për të cilën biem dakord.  Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë.

Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj Ambasadores Nuland.

Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA.  Unë e refuzoj edhe këtë rol.  Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë.

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.

Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.

Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë?   Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë.  Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë.

Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë.  Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis.  Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.

Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj.

28 Komente

E mer Lu smiley nuk e dija qe ishe kaq i zgjuar dhe i guximshem. 

I dashur miku yne, z. Lu,

na thua se "Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë"! E vertete, jemi te acaruar gjate gjithe ketyre 100 vjeteve te fundit me 'ta, po keshtu shekuj me pare. Na thua gjithashtu se "Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm"! Per cilen vlefshmeri flet Basha, kjo eshte pune e tij. Ky popull ka te drejten e fjales dhe duhet ti jepet mundesia ta shikoje vlefshmerine bashiane! Ju vazhdoni z.Lu se "I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara..." Qe SHBA jo ralle, por shpesh kane kerkuar falje per shume veprime te tyret, kjo nuk eshte e panjohur ne globin tone te vogel! Keshtu qe, fakti se ky propozim bashain eshte i papranueshem nga SHBA sot, nuk perben argument qe ky popull i yni dhe perfaqsuesit e tij te pajtohen me qendrimin amerikan te ketij momenti. Dhe ju vazhdoni z.Lu: "dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj Ambasadores Nuland." Zotimet e z.Basha te shtunave apo te djelave ndaj kujdo te huaje, sado mike e Shqiperise qe te jete apo te duket, nuk kane vlefte perpara zotimit te tij kryesor per ti sherbyer vendit dhe popullit te tij. Zoti Basha mund te jete nje politikan i paafte e i dobet, sic dhe ka deshmuar deri tani, ndaj aq me pak vlere kane zotimet e tij te dhena gjate presionit qe ju dhe te tjere te huaj po i beni! 

Ju vazhdoni me tej z.Lu, "Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA." Nese behet fjale per nje reforme ne drejtesine shqiptare dhe z.Rama deklaron se eshte gati te pranoje cdo kerkese te opozites mbi te cilen do ishin dakort BE+SHBA, kjo tregon se Rama nuk eshte ne brendesi te kesaj reforme, cfare tregon se edhe puna juaj eshte bere shkel e shko, dhe neve na le dyshimin se juve ju rref vetem tek varesia e drejtesise shqiptare tek disa persona te huaj ne SHBA dhe BE. Ju z.Lu thoni me tej: "Unë e refuzoj edhe këtë rol.  Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë." Zoti Lu, ketu kemi te bejme ne radhe te pare me nje problem ligjor, biles Kushtetues. Edhe forma e votimit ne parlament esht antiligjore, per kete do flasim serish.

 Dmth Lu po jau fut te dyve kembet ne nje kepuce smiley. Durim derri paska dhe Luja me keta tanet. Te jete e hena dita e zgjidhjes perfundimtare...

Kohe e humbur...

Basha nuk vete dot ne mbledhje pa baben, se e ha uku te cepi pallatit..

Rama nuk vete dot pa "floririn" se i bie qeveriu...

Lu-ja nuk ka te drejte vote ne Parlamentin Shqiptar, por he he ...

Rebusi shqiptar, veshtire se zgjidhet me metoda "paqsore" amerikone...

Si thoshte Smajli: Qe te permbysin ty (korrupsion), duhet te nxjerrin nga toka dhe te rivrasin te renet...

Jam 100 % skeptik...

Ju vazhdoni z.Lu: "Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi." Ju po te doni mund te fshini edhe -me nder- bythen me Ramen dhe Bashen, z.Lu. Ju po te doni beni edhe cirk me te dy ata. Jo me pak kane bere edhe parakaluesit e tu amerikane me politikanet e tjere shqiptare te ketyre 25 vjeteve te fundit. Dhe ju mund te jeni me i zoti nga te gjithe parakaluesit e juaj, ju mund ta permbyllni te gjithe katrahuren qe keni shkaktuar me te ashtuquajturin sistem anglo-sakson ne drejtesi, (ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit, e se fundi arrihet nje kompromis, vetvetiu, ne kembim te parave qe keni zbrazur ne xhepat e politikanve shqiptare deri tani), por e gjithe kjo nuk ka per te sjelle me shume drejtesi ne kete vend, sic dhe nuk ka sjelle, por thjesht me shume varesi te sistemit prokurioral dhe gjyqsor shqiptar ndaj bosave tuaj ne Uashington, Berlin, Paris, Bruksel ka per te sjelle. Nese ju z.Lu doni te sfidoni ndokend, kete bejeni brenda ambasades apo shtetit tuaj. Nese ju z.Lu doni te arrisni qe ky popull te kete cdo moment mundesine te sfidoje Ramerat dhe Basherat, ashtu sic cdo popull politikanet e tij, respektoni me pare kodin ligjor dhe etik qe ju percakton veprimtarine tuaj, duke mos shantazhuar politikanet shqiptare dhe, mbi te gjitha, duke respektuar ligjet e propozimeve, votimeve, diskutimeve ne parlament dhe me elektoratin shqiptar! 

Ju vazhdoni z.Lu: "Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë." Problemi i drejtesise aq me pak mund te zgjidhet nga politikanet, z.Lu! Ky problem duhet bere fushe diskutimi dhe debati midis juristeve me pare, qofshin dhe te huaj. Nese ju doni ti mbyllni ne zyre Ramen dhe Bashen, kjo do te gezonte shume njerez, mua gjithashtu. Dhe ti sebashku me ta rrini te mbyllur ne zyre disa muaj, se kjo do ju bente mire te treve, gjithashtu neve do na clironte nga gjithe ky shantazh i yti, nga megallomania e Rames dhe nga idiotlleku i Bashes!

Po pse nuk flet troç zoti ambasador, por gjithmone me kunja smiley

Ju vazhdoni z.Lu: "Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë?   Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë.  Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë." Ja po ta jap une nje pergjigje z.Lu. Nga kjo reforme nuk kane frike vetem te gjithe kriminelet dhe te korruptuarit e politikes, administartes shteterore, organeve te gjyqesise, por me shume frike kemi ne te tjeret qe nuk jemi ne asnje germe alfabeti, as ne centin me te vogel, as ne veprimin me te thjeshte te inkriminuar apo te dyshuar ne nje veprimtari antiligjore, ne njerezit e thjeshte, ndoshta te vetmit qe ruajme nje mendim dhe opinion te pavarur nga cdo lloj subjekti, jo vetem juridik por edhe civil: pikerisht ne kemi frike se ju do te ndalni cdo mendim te lire ne kete vend, sic keni bere per dekada e dekada ne vende te ndryshme, qe ne perplasjet qe keni me fuqi te tjera te na keni thjesht vasale, e biles ne cdo problem qe do te kete shoqeria europiane apo ajo boterore. 

Ju vazhdoni z.Lu: "Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë.  Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis.  Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë." Ju keni zgjedhur nje dite pazari z.Lu, sic i thone ne Shqiperi te enjtes, dhe kjo nuk eshte rastesi. Ju beni vetem pazarlleqe. Por nje reforme ne drejtesi duhet hartuar, permisuar dhe thjeshtezuar nga juristet shqiptare, pa neglizhuar ndihmen e juristeve te huaj, duhet prezntuar dhe rrahur edhe ne lektoratet e deputetve shqiptare, dhe pastaj vime tek te enjtet e pazarit.

Ju z.Lu mbyllni letren tuaj: "Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj." Kete e thua ti z.Lu, ndoshta kjo dicka e favorshme per karrieren tuaj, cfar ne USA dhe perendim cmohet shume, kjo karriera. Por une dhe shumica e juristeve shqiptare (e kam fjalen me shume per ata te fushes teorike) jane kundra kesaj palo reforme.

Kaq kisha me letren tuaj z.Lu! Tani dhe disa fjale te tjera.  

 KM ; " ..... pikerisht ne kemi frike se ju do te ndalni cdo mendim te lire ne kete vend, sic keni bere per dekada e dekada ne vende te ndryshme, qe ne perplasjet qe keni me fuqi te tjera te na keni thjesht vasale, e biles ne cdo problem qe do te kete shoqeria europiane apo ajo boterore....." 

 

Ku eshte Gjembi, qe me akuzon mua si antiamerikan smiley  mos valle edhe ky KM qenka ndikuar nga VQ. 

Pjer, kam frike, se te ka dalur nje konkurent shume i forte ne sheshin e mejdanit smiley

Ai po flet hapur dhe me pika direkt me zotni ambasadorin. Me duket se po perpiqet te te zere vendin, prandaj edhe perpiqej te denigronte vepren tende.

Po shoh re te zeza ne horizont, mjeshter!

I nderuar, ky KM po te ishte aq i forte, i pergjigjej pyetjeve dhe pergjigjeve te mia tek Pa Censure, por iku me bisht nder-shale.  Pastaj, ky tani ka ardhur, une jam ber i njohur me kohe edhe ne shum qeveri e institucione te tyre, gje qe ketij do ti duhet te pakten nja 5-6-7 vjet te mira. 

shume dakort i nderuar, por sic e shikon, KM ka hyre ne debat te drejtperdrejte me ambasadorin Lu, ja ka zberthyer ceshtjet dhe tani topi ka ngelur ne fushen e ambasadorit, qe ti ktheje pergjigje.

Nuk eshte cudi, sikur ambasada amerikane te faktorizoje tani KM duke i dobesuar pozitat e tua. Aq me teper sikur ta ftojne edhe KM deri te henen qe te keshillohen me te per veprime te metejshme, nese bisedimet ngecin deri te enjten.

Shume dakort me ty, qe ti je i njohur, por duhet edhe ta pranosh qe vetekenaqesia te con ne pozita dembelosese dhe keta te rinjte punojne shume forte, ne menyre qe te dalin me lart. Keshtuqe shikoje kete pune me perparesi!

Une e njoh boten tuaj z.Lu. Nje bote paraje e krimbur nga injoranca. Kjo bota juaj nuk e njeh te drejten civile romake, por ka nxjerre ate te ashtuquajtur anglo-saksone, te kompromisit. X-i eshte perpara Y-nit, por ky i fundit si me i forte qe eshte, i thote x-it te bejne kompromis e te jene te dy njelloj, pse jo edhe ta lere x-i perpara y-nin! Ne rastin tone (te reformes) ju nuk tregoni aq muskujt, sa parane! Nese parlamenti shqiptar nuk do ta pranoje kete reforme, bota juaj ka thene nen ze (natyrisht jo hapur) se do te rishikohen si ndihmat financiare, ashtu dhe kandidimi i Shqiperise ne BE! Ky lloj kompromisi eshte i ndaluar me ligj, sepse sjell vasalitet, pra jo mendim te lire, ku edhe bazohet Europa jone. 

Mire kjo, se as ia vlen te diskutohet. Por ajo tjetra: Ju doni ta ndryshoni Kushtetuten shqiptare me nje kompromis ne parlament, ku mjaftojne votat e 3/5 apo 2/3 e deputetve shqiptare, dhe pastaj ndaloni cdo lloj nderhyrje ne Kushtetute nga keta deputete, por lejoni propozimet per ndryshimin e saj nga nje pjese e antarve te Gjyk. Kusht.! Ju luani me Ligjin Themeltar, nga fakti se ky Ligj eshte bere si nje prostitute prej nderhyrjeve te shumta (te te huajve ne radhe te pare) gjate ketyre 12-13 vjeteve! Ju shkelni edhe procedurat me te thjeshta te propozimit, diskutimit, votimit te deputetve ndaj nje ligji apo pakete ligjore, aq me keq ne kete rast ku kemi te bejme me ndryshime kardinale ne Kushtetute, qe keto proöeduar duhej te zbatoheshin dyfishin e tyre! 

Zoti Lu, me kundershtimin ndaj pacavures qe propozoni, une dhe kushdo qe ndan te njejtin mendim me mua, (qofte dhe pjeserisht), nuk ndryshojme asnje grade drejtimin tone ndaj idealeve perendimore, atyre te mendimit, fjales dhe qendrimeve te lira te njeriut! Semundja e injorances qe po perjetojne masivisht sot shoqerite e ndryshme ne bote, nuk ka si te jete e perjetshme. Me teper se kurre sot shkojne fjalet e A.Linkolnit: Nje qeveri mund ta genjeje nje shoqeri te tere, por jo perjetsisht; nje qeveri mund te genjeje perjetsisht, por jo tere nje popull! Gut night , nese eshte nate, dhe good day nese eshte dite!

po mor Karl Marks po ... ne nje bote ideale ne do ta kishim mbaru ket pun vete para 25 vjetesh por pasi kemi gati 3 dekada qe i kemi bere nje moot te madh Shqiperise, tani i tregojme botes se ku bazohet Europa jone ... idealizem me naivitet! 

 

KM analizat e tuaja jane impresionuese dhe teper te qarta! Kishim nevoje ketu te Ppu per analiste/komentator te ketij kalibri!

Aaaa, nuk jam dakort me ty Vlonjat, kesi lloj analiste/komentatore te ketij kalibri me mire ti mungojne peshkut sesa te futen si pyke nga qarqe te caktuara per te prishur imazhin e PtH si edhe per te denigruar vepren e tij.

Jam dakort me ty, qe duket qe KM eshte i pergatitur nga te gjitha anet, krahasuar me PtH, i cili deri me sot akoma nuk ka cituar ndonje citat prej A. Linkolni apo Robespierri. Duket qe KM nuk eshte edhe vetem, por qendron ne mos ne krye te pakten ne rradhet e para te ndonje organizate, kur i thote atij biçim Lu-se, qe "ne nuk do te levizim asnje grade..."

Por jo keshtu vella, jo keshtu, te hedhesh poshte vepren e njeriut te vetem qe me te vertete i rreh mendja tere diten per fatet e Shqiperise, nuk behet keshtu.

Jane lesh te qarta, sa do KM te vjedhe nga VQ nje moot do arrije.

Nuk ka vjedh Zeqo nuk ka vjedh smiley vetem sa eshte ndikuar nga letrat qe une iu kam derguar ambasadorve amerikane. Tha Karl Marksi, "Si ka mundesi t'u shkruaj ky qe une e hodha poshte me nje te rene te lapsit" dhe fap i ndriti ylli ne mendje per ti shkruar Lu-s. 

Basha do ta refuzoje edhe kete, do te kerkoje takim me prinder qe te shkoje me baben. 

Ore ca nuk ndodh por Gjuetia eshte e ndaluar me ligj.

reforma ne drejtesi,???? me enveristin xhafa .smiley

doshi-meta-tahiri-frroku- politikane te rangut lart, kane pune me drejtesine. cila reforme mund te sjelle besim se drejtesia eshte bere.

kjo me kujton nje anekdote - dy banda kaçakesh gjinden ngushte,  secila bande pretendon se preja eshte e tyre. te nxjerresh armet ,per asnje bande nuk eshte pune qe behet. nje kaçak i ri , modern ( si topkanali , tv modern) hedh idene te shkojne kryetaret e bandave tek nje kadi i njohur,  ne berat . kapobandat vendosin si thote kaçaku i ri, dhe nisen per tek kadi berati. hyjne brenda dhe ja spiegojne kadiut problemin e tyre.- eshte e pamunder - i thote kadiu , nuk e keni lexuar çfare eshte shkruar ne dere ! ?  kapobandat hapin deren, dhe lexojne, em,em, - kadiu paguhet me nje te treten e perfitmit .

edhe ! i thojne kapobandat, ne te paguajme nje te treten, ti thuaj kush ka te drejte. eee- i pergjigjet kadiu, kjo do thote te ndaj grabitjen me ju, me nje fjale edhe une behem pjese e bandes. keshtu kadiu nuk pranoi te gjykoje bandat. 

mund te ndodhe ne shqiperi ku gjykatesi thote - une nuk ju gjykoj , sepse ju jeni band kaçakesh. Jo - sepse me kushtetut garantohet gjykimi, e ateher gjykatesi si mund te quhet , kaçak apo kadi!!!

poçari

Amerika esh si shpirt.

Heren e fundit qe u ndeshen kta te dy dhe votat i numeroi dorazi nji ambasador amerikan, fitoi Luli me 10 vota extraplus me shume.

Gabon,sic gaboni me te rralle ju pedeistet.Kur i numeroi  ambasadori i Amerikes si shpirt,fitoi Edi me 10 plus.Kur i numeroi ambasador Ristani pastaj,ndodhi sic ndodh shpesh kur i numerojne votat  pedeistet,qe qellon ne nje qender me 300  votues,te dalin 330 vota te vlefshme per PD-ne.

ti beson se nuk din amerikani ça bon ristani ? smiley

e ka idene Lu-ja se si doli eksperimenti Eulex?

shshshtttt.. Po flet Melania.

Urime z.Trump! President of this here states of America.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).