nga historite fetare per shkollat 9-vjecare

Muhameti, (ndryshe dhe më origjinal: Muhamedi), ishte një i ri mëse i zakonshëm, si të gjithë arabët e tjerë të kohës së tij, pa shkollë e pa dije, i lindur dhe rritur në Mekë, dhe puna e vetme që bënte, ishte vrasja e mizave. Një herë e solli puna të ndihmonte një të afërm të tij në pastrimin dhe mirmbajtjen e Kabasë (Qabesë), e cila ishte dhe është një dhomë në formë kubeje (katrori), e ku brenda të cilës ruhej –siç thuhej– shenja e Zotit dërguar njerëzve, një gur i rënë nga qielli, me gjuhën e sotme: një meteorid. Për arabët ky ishte vendi më i shenjtë në botë, ndaj dhe personi që kujdesej për këtë vend ishte mjaft i besuar për familjen kryesuese të Mekës, Kureshijt. Enigma mbi gurin dhe mbi sendet e tjera, që mund të ndodheshin në Kaba (Qabe), ishte aq e madhe në popull, sa edhe më me besnikëri ruhej ky vend i shenjtë nga sytë e popullit. Ndaj dhe ndihma që Muhameti donte ti jepte kushuririt të tij u kundërshtua pa hezitimin më të vogël nga kasta fetare drejtuese. Fësht, ia bëri me dorë të largohej njëri prej atyre servilve me muskuj, që ruanin aty tek kabaja. Kjo ia ngrejti nervat Muhametit, por sidoqoftë u kthye pa u grindur. Dhe i mërzitur doli të qetësohej andej nga zonat jashtë qytetit. I ulur në një bregore shtufe të shkretërtirës, do ti që atij i vjen një zë nga ajri. Kthe kokën andej, kthe këndej, por nuk pa njeri. Ishte zëri i postierit të Zotit, Gabrielit, ndryshe: Xhebrailit. Muhameti e kuptoi menjëherë, ndaj dhe nisi ta dëgjonte me vëmëndje. Zëri qiellor nisi ti derdhte fjali të tëra me historira fetare dhe Muhameti i mbajti mënd të gjitha. Pastaj me vrap u kthye në qytet dhe menjëherë i shpalli ajetet e Zotit tek miqtë e tij. Këtë e bëri me pak emocione si fillim, por në ditët e ardhme, tek Xhebraili i jepte të tjera ajete nga Zoti, Muhameti ua tregonte dëgjuesve të tij me qetësinë më të madhe. Kjo gjë e re aty në Mekë nisi ti acarojë edhe më shumë shefat e qytetit të shenjtë, pasi shpallje të tilla profetike quheshin blasfemi, ndaj këta pa një pa dy e përzënë Muhametin nga Meka dhe ia ndalojnë hyrjen në qytetin e shenjtë. 

Këto ngjarje dhe të tjera nga jeta e Muhametit janë mjaft të shpalosura në këto fjalë të zbritura nga qielli, fjalë këto që –siç thuhet në Kuran– ishin të dërguara brenda një momenti të shkurtër nga vetë Zoti i të gjithë qiejve tek transmentuesi (postieri) i tij, Xhebraili (Gabrieli), dhe ky i fundit ia shpallte Muhametit thuajse ditë për ditë me pjesë të vogla, për gjatë 23 vjetëve të jetës së këtij të fundit. Gjithshka pra sa do i ndodhte më pas arabit analfabet në problemet e ditës, Zoti në qiell i kishte parashikuar dhe, në bazë të këtyre ngjarjeve ditore, Gabrieli i jepte këtij njeriu të përzgjedhur nga Allahu, adetin e caktuar.

Pas largimit nga Meka, Muhameti ngulet në Medinë, një qytet ky të cilin Meka e kishta ca halë në sy, për faktin se ia kish kaluar në madhësi qytetit të shenjtë, dhe kjo nga fakti se jepte e merrte (bënte tregëti) me të gjitha anët, për bela edhe me sirët në veri-perëndim dhe me jemenasit në jug, dy palë këto historikisht në marrdhënie jo-paqësore me Mekën, ndonëse me jemenasit jugorë Meka i kishte rregulluar disi relatat ndërkohë. Medinasit, duke qenë kështu në kontakte me shumë botë, ishin edhe më pak fetarë nga mekasit, kështu edhe më liberalë, apo siç quhet në gjuhën e sotme: më tolerantë. Ndaj aty në Medinë Muhameti vazhdoi i qetë të shpallte ajetet që i jepte Xhebraili dhe, ndërkohë, u martua edhe me gra të tjera, përveç vejushës së pasur Hatixhe, që kish patur më parë. Po ashtu pasuria e tij u shtua, shokët gjithashtu, bashkpunëtorët në tregëti, po edhe ata të grabitjeve, biles edhe ajetet e Allahut u shtuan dhe ai vazhdonte ti shpallte ato tek njerëzit e ngeshëm që vinin dhe e dëgjonin. Mirpo këta vetëm zgërdhiheshin dhe e quanin të çmendur. Mos u mërzit , i thoshte ajeti i zbritur nga Allahu, le të të quajnë të çmendur, ata po të jenë të zotë, le të bëjnë një kapitull si ky i Kuranit që po u jep ti! Sepse, duhet thënë, Zoti i kish parashikuar më parë të gjitha, ndaj dhe ai i kish dhënë Gabrielit ajete të tillë, që e qetësonin si Muhametin, ashtu dhe sqaronin njerëzit, jo të gjithë njerëzit, por –siç thonin vetë këto ajete të Kuranit– sqaronin njerëzit e ditur, njerëzit që i kuptonin argumentat e Allahut. Edhe kur një herë erdhën në Medinë disa tregëtarë me shumë e shumë gjëra të mira, dhe dëgjuesit e lanë Muhametin duke dërdëllitur ajetet e Allahut, ky i fundit e kishte parashikuar këtë situatë, ndaj Xhebraili i lëshoi Muhametit menjëherë ajetin për këtë largim të pahijshëm të njerëzve nga ushqimi shpirtëror drejt ushqimit të barkut. Po se mos vetëm këtë rast kishte parashikuar Zoti i Universit! Edhe kur gratë e Muhametit ziheshin me njëra-tjetrën, zbriste menjëherë ajeti i Allahut nëpërmjet Gabrielit, duke dhënë sqarimet e duhura për ato zënie. Dhe zonjat e shtëpisë së Muhametit qetësoheshin pas kësaj. Apo kur shokët e Muhametit ziheshin për plaçkën e grabitur tek karvanet e tregëtarve, fap zbriste ajeti i Allahut për ta sqaruar atë grindje. Ose kur disa simpantizantë të Muhametit kishin sulmuar armikun në kohën kur me ligjin fetar lufta dhe grabitja ishte e ndaluar, fap, vetë Allahu e justifikonte shkeljen e ligjit të tij nga njerëzit e Muhametit nëpërmjet ajetit që i kish dhënë më parë Xhebrailit dhe ky ia jepte Muhametit në kohën e duhur, pasi ngjarja e caktuar kish ngjarë. Kuptohet, Allahu e dinte se çfarë kish për të ndodhur me të përzgjedhurin e Tij dhe me shokët e të përzgjedhurit të Tij.

Vetëm njëherë Muhameti e pati pak pisk punën, sepse e akuzuan keq dhe gati u prish me të gjithë njerëzit e tij. Shkak u bë lidhja e tij me gruan e djalit të tij të adoptuar, në një kohë që ajo nuk ishte ndarë akoma zyrtarisht nga i shoqi. E gjithë bota foli keq për Muhametin, vushsh-bëzhzhzh oshëtinte qyteti, sepse të tilla lidhje dashurore shoqëria arabe i dënonte rreptë. Mirpo Allahu në qiell e kishte parashikuar edhe këtë rast, ndaj Xhebraili i zbriti Muhametit menjëherë ajetin e duhur, ku sqaronte se ajo grua nuk ndjente prej kohësh dashuri për të shoqin dhe ndarja e tyre ishte punë ditësh. Para këtij ajeti nga Allahu, askush nuk mund të ngrinte zërin. Ndaj dhe Allahu e tha qartë, se analfabeti Muhamet ishte më i dashuri nga të gjithë profetët e tjerë për ‘Të.

Nuk kishte skenë të jetës së Muhametit, që Zoti të mos e kish parashikuar! Ndaj dhe Ai i kish pregatitur dhe lëshuar më përpara ajetet përkatëse, ndërsa Xhebraili ia jepte Muhametit në momentin e duhur ato ajete. Përveç këtyre lloj ajetesh, Allahu i dha përmes Xhebrailit edhe lloje të tjera ajetesh Muhametit, ku hynin porosira për rregullat e jetës. Shumë prej tyre parashikonin marrjet dhe lëniet e skllaveve, numrin e grave të martuara dhe për përdorim seksual, (vetëm Muhametit Allahu i kish lejuar një numër pa kufi në këtë drejtim, pasi Allahu e kishte mjaft merak qejfin seksual të Muhametit), ndarjet e pasurive në raste ndarje të bashkshortësisë, ku gruas së ndarë i jepej 1/6 e pasurisë së përbashkët, ndarjet e plaçkës së grabitur, pa llogaritur pastaj edhe rregulla të tjera që kishin të bënin me ndalimin e pijeve alkolike, ngrënies së mishit të derrit, e të tjera. Gjithashtu historira nga Bibla e vjetër përbënin gjysmën e këtij libri të ri, me emrin Kuran.

Këto ajete të zbritura nga qielli mbaruan apo u ndërprenë dikur, (kjo nuk dihet as sot e kësaj dite mirë), atëhere kur Muhameti u plak dhe u sëmur. Duket këtë Allahu nuk e kishte parashikuar dot, sepse dhe Gabrieli nuk i solli, apo nuk arriti dot ti sillte, Muhametit ndonjë ajet ku të deklaronte mbylljen e Kuranit. Ndaj dhe ky Kuran mbeti pa u mbyllur dhe pa u shkruar i gjithi në ngjallje të Muhametit. Jo vetëm kaq, por pas vdekjes së tij, pasuesit e tij patën mëdyshje nëse duhej shkruar dhe përhapur si libër ky Kuran, apo jo. Sepse tradita arabe dhe ajo e Muhametit ishte për përhapjen gojarisht të tij, duke u mësuar kështu përmendsh nga shumë njerëz. Mirpo u vendos që Kurani të shkruhej i gjithi dhe të përhapej si libër. Ndaj dhe ne sot kemi këtë fjalë të Zotit, siç thotë vetë Ai, fjala e Tij e fundit drejtuar njeriut, pasi Muhameti ishte caktuar prej Tij si profeti i fundit tek njeriu. Dhe le të shpresojmë që kjo fjalë e Zotit të realizohet, kështu të mos kemi më profetë, se lumturia jonë do të jetë aq e madhe, sa do të humbasim vështrimin ndaj realitetit tonë.

Me këtë libër, Kuranin, u përfaqsuan në arenën ndërkombëtare fetare edhe arabët, e tani ata po përpiqen me të gjitha forcat e tyre intelektualo-bombastike ta përhapin këtë libër në të gjithë botën, kështu ta ndihmojnë Zotin në punën e Tij, e për ta patur në një kohë sa më të afërme të gjithë popullsinë e botës në fenë myslimane/ islame, për ta parë sa më shpejt vetë Allahu nga qielli këtë popullsi të botës në lumturi absolute!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).