Qeveria eshte duke miratuar serish ligjin per lejimin e importit te plehrave

Eduard Shalsi, Ervin Bushati (PS) dhe Bujar Derveni (LSI) kane cuar ne date 30.5.2016 nje projektligj per lejimin e importit te mbetjeve. Ky ligj eshte derguar me urgjence ne parlament jashte cdo rendi te shpallur apo programi te qeverise, dhe ne kuadrin e nje afere korruptive pasi eshte ne muajt e veres dhe nuk ka kohe per diskutime publike. 

1. Projektligji eshte jashte planit te shpallur nga parlamenti per periudhat 23 maj- 1 korrik 2016 dhe miratuar me mirëkuptim në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 19.05.2016 dhe njoftuar në seancë plenare (shiko ketu). Por me nje ndryshim te befte te planit ne date 30.6.2016, diten qe eshte miratuar edhe pranimi i projektligjit, ai eshte perfshire ne planin e kuvendit (shih ketu). A eshte bere kjo me mirekuptim te Konferences se Kryetareve?

2. Gjithashtu projektligji nuk eshte pjese e programit te qeverise, sic edhe deshmohet nga vete relacioni i bashkelidhur (fq. 4). (shih ketu).

3. Relacioni nuk i referohet asnje studimi per pretendimin se industria e perpunimit te mbetjeve punoka nen kapacitet (30%), se puneson mbi 30 000 vete dhe se kane pesuar humbje apo larguar punetore gjate kesaj kohe. Keto gjepura jane shprehur si argumente, por nuk perbejne fakte. 

4. Justifikimi dhe arsyetimi per projektligjin eshte se jane rritur kapacitetet teknlogjike per vleresimin e analizen e mbetjeve, si edhe ato njerezore per menaxhimin e kerkesave. Por asgjekundi nuk i referohet ndonje studimi te Ministrise se Mjedisit per keto pretendime. Vete Ministria e Mjedisit nuk e ka sjelle kete projektligj, as mbeshtetur ate drejtperdrejte. Nese qeveria nuk e ka pasur plan ta miratoje kete ndryshim te ligjit (shih piken 1), si eshte e mundur pra qe jane plotesuar kushtet dhe eshte investuar ne infrastrukture per kete sipermarrje? Ne kuader te cilit plan eshte "permiresuar" infrastruktura? Me c'para apo projekt? 

5. Ligji nder te tjera parashikon qe te gjobise subjektet (ne fakt shprehet per "persona" e jo "persona juridik"&nbspsmiley qe do te sjellin mbetje ne kundershtim me ligjin ( 10 000-20 000$ ). Por masat jane te atilla qe nuk perbejne shkelje te renda administrative qe do te sillnin revokimin e licenses apo mbylljen e biznesit, dhe keto gjoba duket sikur me shume inkurajojne importimin e mbetjeve pasi fitimi per to eshte teper i madh. 

6. Eduard Shalsi, ka filluar me c'duket te mbaje premtimet e dhena ne TV. Ky projektligj ka interesimin e forte te industrise se perpunimit te mbetjeve qe do te perfitonte miliona euro cdo vit nga importi i mbetjeve ne Shqiperi. Dy deputet e tjere zakonisht vegjetojne dhe ngrejne kartonat sipas urdherit. 

 

 

72 Komente

Lajm shume i keq.
Pretendimi i ketyre qe kane sjell ligjin per aprovim eshte : organet e kontrollit ( ne dogana sidomos ) ne keto vite jane fuqizuar dhe jane me te pergjegjshem se ne kohen kur keta vete e refuzuan.
Asgje nuk thone per djegien dhe jo per riciklimin, asgje sepse eshte trajtim teknik qe fshihet me dashje nga keta "mjeshtat " e riciklimit.
E mua me shkon mendja tek Rinasi i para ca diteve, po edhe tek çeliku qe vinte nga Ukraina apo dhe duhani radioaktiv qe groposej nje here e qemori.
Predentimi qe kane te punesuar ato numrat qe thone nuk eshte i vertete, bile eshte mashtrim i dores se pare. E kemi bere kete debat ketu ne vitin 2011 http://www.peshkupauje.com/2011/11/be-nu... dhe i kemi thene ca gjera.
Pale fuqite me pesticide qe robte i perdornin per fermentimin e rrushit per ta bere raki e vere. Pale kur ne PG i thonin vere buti smiley

P.S. Dje nuk u be gol gol dhe shpresoj te behet sot. Jam ne borxhe deri ne fyt sepse jam dhe tip qe e maj fjalen.

Dy deputet e tjere zakonisht vegjetojne dhe ngrejne kartonat sipas urdherit.

Mepelqen menyra e pershkrimit ketu! Por atehere eshte e veshtire te mendosh qe e ka bo Shalsi me "koken" e vet kete gje dhe se "Vekja" nuk di gje. Po u lozka parja e modhe... bereqet, bereqet. Tani dhe ca pesticide a materiale radioaktive do hyjne, po hajt se s'prish pune, vetem te KP mos i cojne se do ja prishin namin e lagjes me te bukur te planetit.

Tek foto ilustruese duken me teper sikur plehrat dalin nga dritarja ne fjale, dhe si thote poplli liridashes e veshderr: Po doli dhe do hyje!

Gjate fushates:

Eduard Shalsi

“Si mund të lejosh importin e plehrave kur nuk ke provuar fillimisht dhe para se gjithash se di të menaxhosh mbetjet që ti si vend prodhon? U ezauruan plehrat e Shqipërisë që po kërkojmë të sjellim të tjera nga jashtë?

Ku janë politikat e qeverisë për nxitjen dhe stimulimin e industrive ricikluese vendase për të përpunuar mbetjet që prodhohen në territorin tonë? Si është e mundur që të risillni në parlament një ligj kaq shumë të kontestuar pa reflektuar dhe pa u menduar për pasojat që ky ligj sjell për të ardhmen e Shqipërisë? Ç’është ky nxitim xhanëm?

Mediat e huaja po flasin shpesh e më shpesh për Shqipërinë si një destinacion plehrash. E fundit ishte një gazetë ruse. Kompani të mëdha, shumë të mëdha po shprehin një interes të veçantë për Shqipërinë. Vetëm gjatë shtatorit në Shqipëri kanë ardhur 2 të tilla. Praninë e njërës e mësuam nga mediat bullgare. Kompani me një xhiro të jashtëzakonshme dhe të interesuara për investime të mëdha. Përse një interes kaq i madh? A gjeneron Shqipëria sasi të tilla mbetjesh sa të përligj interesin e tyre për të investuar? Aspak jo! Absolutisht që jo! Depo ushtrie që një Zot e di përse po përgatiten të privatizohen me shpejtësi, galeri minierash që po vizitohen nga lloj – lloj pseudobisnesmenësh. Mos vallë po bëhen gati për të depozituar mbetje të importuara!

Shqipëria nuk ka të inventarizuar akoma popullsinë dhe jo më, të ketë mundësinë të monitorojë dhe të inventarizojë importet e mbetjeve”.

Shalsi eshte cun Tirone. Pse devijoi cik 180 grade? po pastaj, ku eshte problemi ktu?

Persa kohe fitimet nuk rrjedhin ne xhepat e kunatit te Lulit apo t'Berishes, nuk ka kurrfare problemi, te miratohet sa me shpejt!

Premtimet t'ja kerkojme Farage qe hoqi dore nga shpenzimet ne shendetsi, jo PS se kjo eshte jona

who are the pimps? smiley

thug life

legea

eshte i trishte fakti qe sa shume e kerkojne vemendjen edhe kur behet fjale per politike. Ideja e ktyre eshte qe kur argetohen keta, gjithe populli ka hare. Bashkim Fino e nisi ket tradite te bukur. Pse nuk u mjafton nji fushe modeste ku luhet kalceto ktyre barkderrave po duan ne dispozicion stadiumin?

fuck da police

Minister me ashu lloj tatoo vetem ket k@qen kam pa. Pse merren gjithe diten me (ceshtje) kriminelash ju duket vetja si kapobanda. Pika! Jo po ky ishte dhe nga ministrat me i miri...

Nuk o noi problem se ja mbulo llastiku carapeve te najlonit zakonisht. smiley Per mu tatute nuk jane fare problem, po fare.

Bama, problemi nuk qendron tek tatu-ja por tek thinjat e ministrit dhe tek ajo tatu ne ate vend dhe qe nuk shkon me ato thinja. Por ndoshta une jam shume konservator dhe keta Qemol Stafa-sat e rinj ecin me kohen. Si tha ajo pasuesja e ketij "Te ...fsha gjeneraten". Nejse mo nejse, e keqja nuk vjen nga tatute, por dhe ato indikator jane ... per mua. 

Bulktho me lejo te te falenderoj ket rradhe. Per punen e plerave kundershtoj jo vetem bijte po edhe vet eterit. smiley 

Boll plera kemi ne presidence, prokurori, parlament, qeveri e shqup. Nuk duam me!!!!

Qytetari digjital, all 0s, no 1s?

ec dil pra, takohemi ne rruge 

Qy ne 5 te mengjezit, ku jini?

Ludhu me Blendin, te na organizoje

unbelievable,unbelievable,unbelievable.

Prape u hap ky muhabeti plehrave?! O duan ti sjellin gjithe plehrat e Europes ne Shqiperi o plasin keta politikanet tane plehra.

Pikerisht tani qe priten zgjedhje te parakohshme qeveria importon "plehra" nga jashte... Cit. Muc Nano.

Lamtumire turizem ( perveç te tjerash). 

Edhe kete na e bere o Salismiley

Se kuptova kete pse plehrat futen nga dritarja e jo nga dera!?

Shqiperia ne duar te debileve Zeqo.te njejtet njerez qe ne kohe te saliut  krijuan aleancen kunder pleherave nashi hartojne ligjin ligjin qe te vijne pleherat ne shqiperi.te njejtet njerez qe nuku ruajne dot aeroportin e vetem nderkombetar te vendit premtojne se do jene ne gjendje te monitorojne e kontrollojne miliona tone plehera qe do futen ne shqiperi.

debilizmi politik eshte universal dhe mbarebotror ne demokraci, nuk ka vend te botes ku opozita me te marre fuqine te mos beje çfare kishte kundeshtuar feles armike.

 Por me debilat jane kush ka kohe te merret me ta duke zbuluar kontradikta absurde ne nje fushe ku nuk ka gje tjeter me perkufizim, e as mund te kete gje tjeter.

 

Rama u zotua per linjen e trenit nis-shengjin. Keshtu qe fillon trekendeshi plehrave te kamorres shqiperi-bullgari-rumani. 

Megjithese per trenin jam dakord, pa te jemi ende ne bythe te evropit.

Qe ta kuptoje tamam Tirona4ever sa gjere e sa thelle ja u ka bo Saliu, a mund te me thote kush se kur jane dhene licencat a ka pas klauzole ne aplikim per import plerash? A ka qen importi pjese e planit te biznesit te perdor per marjen e licences? Sa do u paguajme ketyre morrave dyerve te Strasburgut?

4. Justifikimi dhe arsyetimi per projektligjin eshte se jane rritur kapacitetet teknlogjike per vleresimin e analizen e mbetjeve, si edhe ato njerezore per menaxhimin e kerkesave.

tritoli dhe thikat kaluan rahat rahat ne rinas deputetet e PS premtojne se jane ne gjendje te monitorojne trena te tere me plehera?

Mos ngaterro kot problemet. Qendrimin mbi importin e plerave besoj se e kam shprehur qarte. Tani po pyes, baze dhenies se licences sa do jete demi?

Nuk besoj se qeveria eshte zotuar per te siguruar importin e plehrave. Perpara ligjit te 2012 ka pasur disa udhezime e  vendime qeverie qe i licenconin firmat importuese rast pas rasti. Keshtu qe planet e binzesit vlejne per bankat, kuadri ligjor nuk ka qene i qarte para 2012 dhe qeveria nuk ka asnje detyrim. Po te kishte, nuk do te harronin ta perfshinin ne relacionin e projektligjit. 

Por tani ne qiell te paster shkrepetin nje projektligj pa kurrfare plani te qeverise, se pikerisht sipas ketij plani qeveria duhet te siguronte garancite e duhura per te krijuar hapesiren per ligjin e ri. 

Nuk ka nevoje te zotohet, mjafton te kete dhene lejen per perpunim plereash vendi dhe importi. 

Bama, sa nga keto kompani e kane hedhur ne gjyq keto 3 vjet?

Nuk e di se si i kane muhabetet. Mbase i kane hedh dhe presin te ezaurojne te gjitha shkallet e sistemit tone te drejtesise, mbase u eshte premtuar qe heret a vone... Keto jane spekullime per aq kohe sa nuk dime si u jane dhene lejet.

ps: nje rast i perafert qe e njoh imtesisht, do tu kushtoje taksapaguesve nja 5M euro, nese pala paditse do te doje ta mbylle shpejt e shpejt. Demi ekonomik si rrjedhoje e pazotesise se pa ndeshkuar, nganjehere eshte me i rende se korrupsioni e vjedhja.

kesaj i thone: rilindja e plehrave .

Ketu e ke problemin ti si cun. Ti beson te rilindja smiley Po t'i shofesh gjonat ne kendveshtrimin tim qe e quaj rigroposje, nuk del dhe aq keq "rigroposje plehrash" 

Muti Merkel, te cilen Shqiptaret e dun kaq fort, coc ka ca Probleme me Mbetjet e Pa- riciklueshme, ca Allishverishe "te vockla" qe  kur ishte i Ministre e Ambientit ne Kabinetin e H.Kohlit.  

mbylli dyer e dritare plehrat hyjne pa trokitur fare..

Një pyetje kisha unë, nga këndvështrimi ligjor: A mund të riaktivizohet referendumi i anulluar, për të cilin u mblodhën firmat dikur?

 

duhet pare nga ana teknike problemi tani. Se iku koha e Saliut kur mund te nxitoheshim pak

Ana teknike "alla shqiptarce"  :

merr lende qe BE i konsideron si te paperpunushme dhe me rrezik te pakalkulum per shendetin e njerzve., rrasi neper Galeri Miniere te  braktisme, shpernda  ca Miliona "peanuts" ne forme mercedesi per bajraktaret e komunave perkatesesmiley

Per hir te se vertetes duhet then se ket metod e kopjojm nga gjermania e viteve 90-92. Coc i mbushen ca Miniera te EX-DDR , Popullsia e Komunave ne Fjale presin akoma vendimet e Straßburgut per demshperblimin e pasojave qe solli Kanceri qe u perhap si Epidemi Gripi.

 

duhet te kishe pa intervisten e Shalsit ne tv. E tha ket secondary raw materials ne 3 gjuhe (ang. ita. dhe shqip) edhe pse ishte krejt pa domethenie dhe irrelevante per ca po e pysnin. Po dukej qe e kish pergatit ca do thosh para gazetareve. Tha se ishte gjynaf qe industria e riciklimit te ngordhte ne mungese te materialeve (po ate qe thosh dikur berisha dhe kta e tallnin) dhe se kontrolli tani nuk ishte si me pare (per ket nuk dha naj shpjegim se ku konsistonte permirsimi, thjesht beso Shalsin)

Nisma për referendumin dhe mbledhja e firmave nuk u bë nga ndonjë parti, por nga disa shoqata ambientaliste, me sa mbaj mend. Se çfarë mbështeste ajo parti atëherë dhe çfarë mbështet tani, kjo është punë e saj dhe e votuesve kur të vijë dita e zgjedhjeve.

Me kete gjendje te renduar ekonomike te gjithe do ishin dakord per importin e plehrave me kusht qe shumica e tyre te jene me permbajtje ushqimore.

Me kusht qe t'i merrni me trajset e tuja jo qese se ambjenti etj etj

Shkrim shume i qendisur Bulkthim. Me pelqeu goxha. Do ta lexoj me vone me mire dhe do bej perpjekje ta analizoj. Faleminderit e ke sjelle ketu. 

si sboni i gjo te veten Ky rob smiley. Ngeli tu kopju mjeshtrin smiley

smiley

Ky projektligj ka interesimin e forte te industrise se perpunimit te mbetjeve qe do te perfitonte miliona euro cdo vit

 

jo mer lal jo, Industria e mbetjeve eshte njesoj si Industri e lendes se par dhe per ate behet luft. Gjermoni ka i Fjal" Plehrat jan Materie ne Vend te gabuar". 

Un kam Frik se behet Fjal per magazinim per Mbetjet mbas perpunimt te mbetjeve qe i bejn ktej nga BE.  . 

Hajt me kismet po dalin do helme Sirie a cqt, te ndreqim dhe Gabimin e Madh te Shekullit. 

Kta Rilindasit qenkan te cuditshem per Plehra , Eri mamit ja hoqi Romeve , Palloshi do me ja heq BE -se .

Por me duket se....

http://www.kohajone.com/2016/07/08/proku...

smiley

PD : Gazeten Koha Jone e dogji Sala ne 97 - en.

Brad po vjen 21 Korriku, Tik tak tik tak... E ka zo frika doktorr Adhamudhin..smiley

Tiku i Dhalles . me mire te marri shkume dhe brisk dhe te beje ate punen qe di te beje mire .

Opo 21 Korrike te vijne sa here te kene qejf , se ikim ne Plazh ......21 Janara mos ardhshin kurre se ben ftohte.

Cfare ka ne 21 korrik?

Meqë te peshku e kanë zakon që kur pyet si gatuhet një supë me perime, ta nxjerrin muhabetin tjetërkund e të sqarojnë gjerë e gjatë si përgatitet paidhaqja, dua ta përsëris edhe një herë pyetjen për njerëz me formim jurisprudence:

A mund të riaktivizohet referendumi i anulluar, për të cilin u mblodhën firmat dikur? Apo nevojitet referendum i ri?

Nevojitet Referendum i ri .

Persa i perket riaktivizimit te referendumit, ne gatimin e Taves se Dheut preferohet me mire djathe i bardhe i shkoqur sesa gjize. Melcite i lajme mire dhe i presim ne forme kubi . Tava piqet ne zjarr te ngadalshem dhe perzihet disa here ne gjysem oren e pare te gatimit ... Per njohuri te metejshme ne pergatitjen e kukurecit me bishta prasi, paces me zorre miu, tasqebapit me loqe prifti si dhe specave te mbush me klysha kurve, shfletoni kryevepren kulinare " Arti i Kuzhines " me bashkeautore : E.Harizi , F.Shpata dhe K.Koci. Thank you.

S'e thonë kot pleqtë atë fjalën. Vesi del me shpirtin.

Pas dehjes nga goditjet e fuqishme brenda dhe jashte zone te Europianit Francez. Vjen nje goditje qe ze ne befasi dhe te papergatitur shoqerine analizivative,te coroditur, tash e disa jave me rradhe,qe endet pa ndonje teme bindese per ta pertypur qe te krijoj nje ndjesi gjithe-perfshirese ne konstatimin e problemit dhe me pas zgjidhjes se tij.

Ja, pra, Shalsi and Co(Lapsi.al), goditen befasishem me pasime te shkurtra nje top te derguar mjeshterisht ne zonen e rreptesise se ekipit kundershtar,nga organizatori Like Derveni. 

Po fillojne te ndizen motoret e fushtes zgjedhore qe kemi ne prag dhe mungon ajo ndjesi gjithe-perfshires e cila te mblidhet si nje lemsh ne gryke sa here qe behen keto gola kaq te befasishem dhe qe kane  impakt  me te madh ne momentin(pas Gushtit) se helbete i do dhe ca pushime Opozitarizmi qe te mblidhet dhe te organizohet me tubime pse jo dhe cadra perpara Zyres se Shkelqesise se Tij duke kundershtuar me pahir lajmin per ardhjen e kimikateve qe per hir te se vertetes jane me te pak te rrezikshem sesa pjesa me e madhe e ketyre fatkeqesive kontaminuese te ashtu-quajtur Perfaqesues se Popullit, qe e leshuan kete bombe dhe atyre qe do i plasi bomba ne dore.

WELCOME ELECTION 2017 !!!

Plehrat do digjen tek bunkeri qe do ndertohet tek liqeni..i ka kapitalizmi keto..vendos tregu i lire,kerkesa!

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, zhvilloi dje një seancë dëgjimore me aktivistët mjedisorë dhe industrinë e riciklimit të mbetjeve në lidhje me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Gavrosh Zela: Unë jam pro këtij projektligji, por kam dy sugjerime. Jam në favor të këtij projektligji, sepse ndikon në hapjen e vendeve të reja të punës, që fatkeqësisht u rrudhën para tre vjetësh, dhe ndikojnë në qarkullimin e kapitalit. Do sugjeroja një ndryshim të nenit 48 për të bërë dallimin nga ato që importojnë mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Gjithashtu edhe gjobat duhet të jenë në nivelin e 500 apo 1 milion lekëve, me qëllim që edhe ta mbajmë nën kontroll këtë industri, por edhe ta ndëshkojmë kur duhet. Pse jam pro importit. Të gjithë ne e kemi të qartë që ky është rasti që ekonomia lidhet me mjedisin dhe njëkohësisht ky është rasti për të ruajtur dhe pastruar mjedisin. Kjo është e vetmja mënyrë. Po nuk qe njeri i interesuar ta ruajë mjedisin, kjo nuk funksionon. Kjo industri kontribuon në qarkullimin e kapitalit. Rrit eksportin, sepse, duke përzgjedhur dhe përpunuar ato mbetje që nuk janë të rrezikshme mund të prodhosh për eksport. Dhe e fundit, ky ligj kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore. Në Bashkimin Evropian ka shumë politika për ruajtjen natyrore. Në të vërtetë nuk ka mbetje, por ka burime natyrore të shndërruara nga një formë në një tjetër. Në këtë rast nuk quhen mbetje, por të marra nga natyra.

Edlir Vokopola, përfaqësues i Institutit të Kërkimeve Urbane: Edhe më parë, por edhe tani jam pro importit të lëndës së parë dytësore për industrinë e riciklimit. Në të gjitha rastet industria e riciklimit ka qenë dhe mbetet një industri miqësore me mjedisin ose siç quhet ndryshe industria e gjelbër. Dhe kufizimi i kësaj industrie ndikon në përkeqësimin e cilësisë së mjedisit. Doja të përmendja këtu disa nga ndikimet pozitive që sjell kjo industri; përfitimet nga kursimi i energjisë elektrike, shfrytëzimi i burimeve natyrore, zvogëlohet emetimi i gazrave serrë. Në aspektin mjedisor kjo industri duhet mbështetur. Sa i përket aspektit ekonomik, këtu ka ekspertë që mund të flasin më mirë dhe konkretisht se çfarë mund të sjellë kjo industri. Dëgjojmë shpesh pyetje se pse këto impiante janë ndërtuar për të punuar me kapacitet të madh apo të vogël? Përmasat e këtyre impianteve nuk mund të jenë sipas dëshirës së një aktivisti apo gazetari, pasi ndërtimi i tyre bëhet në bazë të nevojave përpunuese. Do të propozoja që ligji të specifikojë që ndalohet importi i mbetjeve për qëllime djegieje. Do sugjeroja që të rishikohej ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve sepse ka shumë mangësi në aspektin e menaxhimit të kësaj industrie.

Xhemal Mato: Nuk kemi qenë me idenë radikale që ndalohet plotësisht ky ligj. Ne edhe atëherë kur ligji u soll për herë të parë, kemi kërkuar që të forcohet kontrolli në dogana. Doganat tona ishin pak të besueshme, sot mbase nuk kanë ndryshuar, por gatishmëria për ta risjellë këtë ligj ndryshe është për t’u vlerësuar sepse industria e riciklimit është një pasuri e madhe për vendin tonë. Në lidhje me ligjin do thosha që të specifikohet që nuk lejohet importimi i mbetjeve për djegie, sepse tashmë kanë filluar të punojnë inseleratorët në Shqipëri. Dhe nesër do dalin prapë me të njëjtin pretendim se mbetjet e Shqipërisë nuk na mjaftojnë dhe do importojmë nga jashtë që të djegim edhe mbetjet e huaja sepse kemi një fabrikë shumë të madhe për prodhimin e energjisë. Ndaj them që kjo duhet të mos lejohet. Në lidhje me gjobat duket pak qesharake se si për mbetjet e rrezikshme dhe mbetjet jo të rrezikshme gjoba është njësoj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).