Procesverbali original, në gjuhën shqipe dhe angleze, i datës 18 korrik, nuk bën fjalë fare për Këshilin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Spekulimet se në këtë takim, pra pardje, është folur për KLP dhe KLGj, janë të shpikura nga PD për të mos votuar reformën.
Lexojeni të plotë:
1. Paraqitja e kërkesave tek organi x (Presidenti i Republikës apo Avokati i Popullit) (funksioni si kuti postare); ONM shikon të gjitha kërkesat ku ato “hapen”, merr kopje te tyre; 2. Organi kontrollon kriteret formale të cilat janë të detajuara me ligj (deklarimi i pasurive në këtë pikë nuk është kriter – duhet të bëhet kur zgjidhen)
Kriteret e tjera formale janë:
– diplome në drejtësi;
– jo bashkëpunëtor;
– ligji i dekriminalizimit;
– vitet e eksperiencës;
– jo ENL i reformës;
– kriteri i anëtarësisë politike. 3. 3. Organi përpilon “listën e gjelbër” (ose ndryshe mund të quhet “lista e paplotësuar&rdquosmiley me të gjithë kandidatët të cilët nuk përmbushin kriteret formale (vlerësim i bazuar jo në merita)
4. 4. ONM përpilon “listën e zezë” (ose ndryshe mund të quhet “lista jo kualifikuese&rdquosmiley; ONM paraqet arsyetimin për listën; nëse ONM ka dokumentacion që mund të paraqitet atëhere do të pranohet, nëse jo, arsyetimi është i mjaftueshëm;
5. Organi përpilon “listën e bardhë” (ose ndryshe mund të quhet “lista kualifikuese&rdquosmiley – të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret objektive;
6. 6. Për t’u konfirmuar: organi merr listën e zeze ose ONM ia dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit
7. Të tre listat: e gjelbër, e bardhë dhe e zezë i dërgohen Kuvendit.
8. Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për Kolegjin e Apelimit:
9. a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 5 votash nga 6, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”.
10. b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 4 nga 6; Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Kolegjit të Apelimit;
9. Komisioni i përbërë nga 12 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për në Komisionin e Pavarur dhe tre listat e aplikanteve për Komisionerët Publikë;
1. a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 9 votash nga 12, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”;
12. b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 8 nga 12.
Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Komisionit të Pavarur dhe Komisionerët Publik.
9. 9. Më pas zbatohen HAPI 4 dhe 5 i PROPOZIMIT HIBRID të Nuland.
Anglisht
1. Filing of the applications at organ X (mail box function); IMO gets to see all applications where they are ‘opened’, gets copies of them; 2. Organ checks the formal criteria which are detailed provided in the law (asset declaration is at this point not a criteria- shall be done once elected)
Other formal criteria are:
Law degree
Not collaborator
Decriminalization law
Years of experience
3. Organ complies ‘green list’ where all candidates which do not obviously fulfil the formal criteria (no merit based assessment)
4. IMO complies ‘black list’; IMO delivers reasoning for the list; if IMO has documentation which can be presented than this will be accepted, if not then reasoning is sufficient;
5. Organ complies ‘white list’- all candidates which fulfil the objective criteria;
6. Tbc: organ receives the black list or IMO sent to the Assembly directly
7. All three lists: green, white, black are forwarded at the Assembly
8. Committee composed of 6 members checks all three lists
9. Regarding the ‘black list’- they can decide upon a majority of 5 out of 6 votes to ‘include’ a candidate in the ‘white list’
10. Regarding the ‘green list’ – they can decide that a candidate who was wrongly classified in the ‘green list’ can be incorporated in the ‘white list’ (because it fulfils the criteria); decision is taken by majority 4 out of 6; As a result a consolidated list is produced;
9. Then STEP 4 and 5 of Nuland HYBRID PROPOSAL applies accordingly.

4 Komente

O admin, fatkeqesisht, si i ri qe je, llogjikon me mendjen e forces, ndryshe nga mua qe fatmirsisht, si i vjeter qe jam, llogjikoj me forcen e mendjes. 

Po kur do e nxjerresh ate tregimin tim, çlirohu a derzi, behu me i hapur se nuk te gjen gje. 

Fshati digjet e kurva krihet - keshtu i thone popullorshe kesaj o Piero. Cfare halli kemi ne e cfare meraku ke ti. Te miratojme reformen Pier, pastaj tregimin tend sigurisht qe do ta lexojme, biles me kenaqesi.

Procesverbali angl. Nderpritet tek lista e kandidateve per Kolegjin e Apelimit. 

Procesi si perpilohet lista e aplikanteve per Komisionin e Pavarur dhe te Komisionereve Publike, mungon ne angl..

Mgjthte, s'prish pune.

Hap thjesht kompjuterin sa per te shtyre kohen, futesh tek peshku sa per te pare nese funksionon interneti, shikon nje titull monoton qe te terheq vemendjen (ne baze te parimit: pas shkurres se vogel fshihet lepuri i madh) dhe klikon. Dallon serish batacikllekun qe po i behet drejtesise (jurisprudences dhe juridiksionit) shqiptar(e). Ne rreth 7-8 artikuj informues qe kam ndjekur gjate shume muajve mbi kete reforme, edhe nje here ndeshesh me nje pakete tjeter nga ato qe kane patur artikujt e tjere informues! Pra, pa hyre ne thellesi te problemit, vetem ne pamje te jashtme, keto paketa te shumllojta drejtesie, tregojne se sa serioze dhe nga cfare njerzish (i)kompetente po behet dhe drejtohet kjo e ashtuquajtur "reforme ne drejtesi"!.. 

I ashtuquajturi Kwshilli i Larte i Gjyqsorit (KLGj), per te cilin gjoja PD-ja na paska qene kunder, eshte zevendesuar ne fakt nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (shiko artikullin Ilmi Rehova: Si do te behet verifikimi...), dhe biles nuk mund te quhet zevendesim ekuivalent, pasi ndryshimet ne kete pakete, ne institucionet dhe organe-institucionet e ndryshme, si dhe ne te drejtat dhe detyrat e tyre, jane kaq te shumta e te komplikuara, saqe dhe diskutimi per pretendimin (gjoja) absurd te PD-s eshte krejt jashte loje dhe pa kuptim. 

Dicka tjeter mjaft ofenduese per drejtesine dhe institucionet shqiptare na qenka identifikimi (barazimi thuajse) i zyres se Avokatit te Popullit me ate te Presidences, cfar tregon se presidenti i vendit merret me detyra administrativo-juridike, sic merret dhe Avokati i Popullit. ta marrin vesh kete parlamentaret dhe juristet e Europes, do te vene duart ne koke. 

Disa procedura te tjera zgjedhjesh, here me 5 prej 6 antarve, apo 4 prej 6 antarve ne listat e kandidateve , thjesht i jep kesaj procedure zgjedhjesh nje karakter feminor, pra jo serioz. Dhe permendja e "klasifikimit gabimisht te kandidatit" ne njeren nga listat, tregon se si ky proces zgjedhjesh antaresh ne Komisione dhe instanca te caktuara eshte mjaft subjektiv, krejt jashte standarteve te cdo procedure zgjedhjesh. 

Me habit se si ky popull (i humbur neper bote), se si inteligjenca e kesaj shoqerie (po ashtu e zhbere dhe e humbur), se si specialistet e fushes se drejtesise (te pakten ata te teorise) nuk e ngrene zerin e tyre dhe ta thone mendimin e tyre! Fatkeqesi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).