Kam ne plan me kalu 1 jave pushime ne Shqiperi. Nuk do doja te paguaja me teper se 25.000 leke per qendrimin pasi mund ti kaloj edhe ketu (Greqi) me nje cmim me te lire. 

Do ua dija shume per nder nese do ndanit dijet tuaja mbi kete pyetje. Me terheqin me teper vende te qeta por dhe bregdet nuk do e kisha problem. As qendra qytetesh ose perfieri nuk do i kisha problem mjafton te jete nje vend interesant! 

Faleminderit!

94 Komente

Shko ne Corovode , prape nuk dalin 25000 mije leke per nje jave  smiley  , ku ta cojme ne kte mor vlla .

As ne corovode nuk dalin mo vlla?! Atehere leje se nuk me con dot ne vend tjeter.. smiley

Po s´dalin se vetem Hoteli afer kanioneve ben 45 euro nata .

brad mu duken si 2,5mln dhe thashe tja jepja nje ide smiley por me 250k o shoku ske nga vete...

Jo me 2.5 milion nuk kishte pyet fare shoku ne peshk smiley

mu duk si shifer premio

" Proze e shkurter "

smiley

smiley

Shoku te flasim seriozisht, po do te besh ndonje gje te sakte, llogarit diku te 40-50€ nata vetem te rrish edhe njehere kaq te hash. beje llogarine vete si te del me mire...

Shtrenjt qeka shume ne ate batak . $ 100 nata per njeri !!! ??? PtSomes ! Ketu me $300 i hyp Carnaval Cruise Lines dhe i bje verdalle pellgut Carabian per i jave dhe ha me u pallu, sa mos me lujt nga veni ... !

Nuk jane 100$, por jane 60$ qe po ti konvertosh jane diku tek 50€, dhe merr nje dhome me kushte te mira mbi mesatare. kam lexuar oferta per ne greqi ose mal te zi po nuk besoj se vete me lire apo te trajtojne me mire.

ti gjithsesi oferten e ke nese vendos te vish smiley

Po pra e mora vesh qe $ 60 jane 50 euro, po duhen edhe aq po thu ti me honger silazh pra shko 120 $ nota per njeri ( icik me shume se thashe une) apo do ushqehet me levozhgat e dashurise smiley si ke barcaleta ( kush nuk e di, te ngrej doren se ia u tregoj )

edhe me te ngrenin biem dakort, por llogarit qe flasim per trajtim mbi mesatar. mos te hash buke e domate. flasim te hash prodhime deti. nashi do behemi si evropa apo jo.

sinqerisht na shijon ndonje brinje me birra, e kemi kaluar fazen e djathit me domate smiley

Po pra, po duhet ndihmu icik dhe notimejl qe don me bo "budget holiday" n; Shqipni smiley

Kjo eshte jeta plako, kshu osht kur s'ke pare...

pare duhet te kete, po duket doreshtrenguar, tani po ti hym kshu ka dhe tasqebap me pilaf a i fut ndonje pjate bamje... smiley

Po pra po...Clidhje ka parja me mua o burr sinqerisht! Por, spra i shtrij kembet me teper nga ckam jorganin! smiley

ne muhabet bejme se secili e di vete hesapin e tij. Tani edhe leshoje njehere se me mire do behet mos parashiko deri ne 2030... smiley

Harxhoji mer leket se nje here ke me vdek   smiley

Nuk jeton dot labi pa nje cik kerme thuaj...haha.

edhe nje tas shellire qemolo per ta thyer dhe te rrosh 100 vjet

Shqiperia ka sentimental value  .

mer nji dhom 30000 qira dhe merr buk me vete per 7 dit

nuk e kam hallin tek ngrenia o burr, e kam tek qendrimi! smiley

minimumi qe munt gjesh: 3000L/nata. 3x7 dite 21000lek. te mbeten dhe 4000 lek per ushqim.

Po ti shkon per mall se per bukuri ke greqine aty megjithato ishuj te duhen dy apo tre jete njeriu ti vizitosh te gjitha.

Per ate pune malli nga Shqiperia shkon ne Greqi , pse do vika per mall deri ne Atdhe ai smiley

e pata fjalen per mall sentimental jo nga ai tjatri.smiley

Ahhhh....ngatarrohet robi noj here smiley

Ishte vape e modhe...- A ke nai kapele kashte me te lire se kjo ? - pyti Tano Banushi, mbasi i kishte bo naze nja 3-4 kapeleve me te " shtrenjta ". 

- Ik e ulu atje ne hije te atij fikut ...- ia kthe shitsi ambulant i kapeleve.

smileysmiley

hahha, shume materialiste pecogroset e peshkut, ithtaret e VQ-se. smiley

naughty, buxheti i hotelit eshte mjaft realist, dhe mund te gjesh mjaft opcione neper te gjithe bregdetin, por jo vetem.

Nigjoje...nigjoje....diten e trete do dalesh me lyp smiley

smiley

smiley

mos te me nigjoje mua, te nigjoje PTh te pakten...se i del edhe me lire

Pjeri te ishte aq i zgjuar per ekonomi sa c'pretendon se eshte, duke lexuar keto pyetje qe dalin cdo 2-3-4-5-6 muaj ne peshk, do e ofronte garsonjeren e tij ne Durres me qera gjate kohes qe s'eshte vete atje. Si dhe do te ofronte nje liste me vendet e tij te perzgjedhura per qofte dhe birre. Ose ndoshta lista po ruhet per tu botuar tek VQ2.

Cudi se kur i llogarit PTh duket si fushe me lule, me mire e lire s'gjen me. Po me duket se ai bjen fort qylit. smiley

Pjeri e fut doren ne xhep 1 here/jave dhe thote "e pallova X apo Y-in me birra" po n'fakt e pallojne te tjeret

Pallimin, me sa mbaj mend une, e ka perdorur vec per nje personazh te peshkut. ndihme: ishte darke romantike. smiley

Pallimi ishte me qofte apo me birra? mua me kujtohet ta kem lexuar me qofte. me kujtohet edhe qe kur po e lexoja me doli kafja nga hundet e nga veshet. PTh me ka nje tastiere kompjuteri borxh.

Po qe se ne tregim pallimi ka qene me qofte s´kam qene une , skam honger nojhere qofte me Pjerin .

PS : Sqarimi per gjemin me shume .

smiley Sa te djeg, perhere, o brad. Cudi se ju Salistet njiheni dhe si gjakftohte ne pergjithesi. Pallim me birre dhe mish qengji. Edhe koqe ulliri. cudi si s'te kerkoi Pjeri te takoheshit kete here qe ishte atje, se kishte pergatitur luleshtrydhet. Apo u takuat por ti e pagove qe mos te tregonte? smiley

Tentoi  por u terhoqa se mora vesh qe po shkruante pershtypjet e reja smiley

Protestoj, protestoj smiley gjembo, pash zotin ku eshte ai tregimi me Bradin smiley

ca tregimi me bradin, ne po presim analizen...

pra edhe miqte e vjeter me te cilet dikur palloheshe, po te bejne dalje, Pjer. Dhe pastaj ankohesh se zyrtare te larte te shtetit, nuk begenisin te te presin ne takime...dua te them qe mbase dicka nuk shkon me ty, i nderuar

smiley

jane ca lokale ke shkembi Kavajes qe kur te bje kamarieri kafen te thote: "kemi dhe dhoma" smiley

Keto 25.000 leke ,jane te reja apo te vjetra? smiley

Te mjaftojne per Velipoje ,me shoqaten e pensionistave.Hotel me 4 yje,3 shujta ne dite,por ushqimi perbashket (pra nga kazani,e nuk ka mundesi te zgjedhesh). smiley

Tash na jep ti ndonje ide per Greqi.Lefkada eshte e para qe me bie ndermend.

pushime apo kokecarje? nqse do kerkoja per kte te dyten, e kisha zgjedh me qejf Albanien. Nqse ke per te taku familjare e miq, mbase do e konsideroja po nqse qellimi eshte me bo qejf, atehere, perqafoja nji prej dhjetra mundsive qe ke qofte dhe aty ne Greqi.

Une te gjitha i pranoj aty ne shqiperi vetem mizat nuk i duroj dot kur ti sulen pjates kur ha. 

Po ti me pare vrit mizat pastaj fillo e ushqehu.

Jam qenie e brishte nuk mund te vras dot miza, me mire largohem une se te largohen mizat nga shtepia e tyre. Isha para dy muajve ne shqiperi ne prill koha me e mire per te ikur ne shqiperi sesa ne vape. Edhe shtatori nuk eshte keq. 

Po po s'i vrave dot, mbllaciti. Mish pa kocka i kena pas thon nj-tj kur ishim te vegjel dhe ankohesh shoku se i vinin mizat rrotull ke buka smiley

Moj korbe po te ze barku smiley une sa here shkoje nuk e di por e kam shume probleme ushqimin atje gjersa te mesohem, ose me ze barku ose nuk dal fare. Jemi njerez delikat. 

po jo mer se per te ngrene, te vret zoti se ka vende ku gatuhet shkelqyeshem dhe tek e fundit eshte kuzhina me t'cilen jemi rrit. Ne ket kuptim, njeriu i ha me qejf ca gatuhet. Po qejfi i pushimeve nuk nis dhe mbaron me ushqimin. Per ty e mua, t'pakten duhet te kete nje motivim te forte me shku prej Amerikes se Veriut ne Shqiperi. Pushimet? qofsha i gabum po nuk hyjne ne listen e motivimeve te forta, kur alternativat ktej jane fantastike krahasu me atje. 

Eshte vlera sentimentale e vendit ne te cilin jemi rritur sa per bukuri natyre, eshte bukur por nuk ka asgje qe nuk e gjen ne vende te tjera .

Ne na detyron vec malli, asgje tjeter. Edhe aty jo se i kemi te gjithe njerezit tane, por mblidhemi te pakten njehere ne vite. Prinderit e mi kane vite qe jetojne ne USA keshtu qe nuk me merr fort malli per ushqimet shqiptare se me gatuajne ata. Por vec ka nje gje qe shijet e ushqimeve ne na duken me te mira se keto ketu, sepse edhe jane. 

Male, nigjo plakun se keta te rinjte dun me bo shaka. Shko ne Durres, gjen dhoma me banjo menjane, neper vila apo pallate (tip gazoniere) per 10-15 euro. E ngrena dhe e pira, apo menyja eshte njesoj thuajse ne te gjith Shqiperine, pilaf, qofte, tasqebab, birra, raki, etj,etj, por, por, por, çmimet ne Durres i ke dy here me te lira se ne jug. Dhe plazhi i Durrsit eshte 7-11 km, perfshi deri ne Golem. Jane shume plazhe.

Nje kushuriri im, ishte me familjen, grun e dy femijet, ne jug, para dy vjetesh, e me pas erdhi ne Durres dy dite. U habit, kalomoj qe ishin merzitur ne nje plazh te vogel andej, u çliruan sa erdhen ne Durres-Plazh, filluan me lodrat duke loz, deti po ceket, s'kishin mo frike, e futa ne lokal kushuririn me gruan dhe kalamojt megjithse me kundershtoj se kujtonte se çmimet ishin si ne jug, nje kriko 150 leke=1,10 euro, e u habit kur e pa krikon e birres 50 leke=0,36 cent. 3 kriko ne Durres = me 1 kriko ne jug. 

- Oh ç'paskam humbur kohen kot,- tha, - ketu qenka parajse, shetitore, lodra, te kenaqet syri.  

Kujt i thoni gazoniere? 

Garsoniere i thon atyre hyrjeve te vogla, banjo e kuzhine! ne pergjithesi shkojne diku tek 50m2 max. Gazoniere, duhet te ket lidhje me gazra besoj! smiley

po dhome gjumi ska? 

hmmm, se di. S'jam i sigurt. Nuk kam pare ndonje vet por, di qe jane te asaj madhesie kur kerkoja dikur per hyrje ne Tirane qe gjate kohes qe kam qen student. Di qe jane te vogla, aq sa qeraja ne muaj shkonte dhe 40- 45euro, me raste dhe me pak. 

kta ishin 2 emigrante shqiptare te kthyer qe rrahen nji banor paqedashes vendas

Jo, nuk ishte vendas mesa degjova ne nje komunikim per shtyp nga policia. Kishte bler nje hyrje ne ate pallat por, nuk ishte zhvendosur akoma. Keta i kerkonin leket e ashensorit dhe shkalles. Ai i shkreti thoshte qe nuk kam hyre akoma ne shtepi s'kam perse te paguaj. 

Mentalitet i trishte!

Mentalitet i trishte! Thank you per kete te fundit. 

ku eshte ai "ncnc-ja" kur duhet? se po ta kish mor nga liveleak ket videon, do e shoqeronte me siguri me komentin: ncncnc, mendo si mund te rritesh femijet ne ate vend!

Ju falenderoj, nga zemra! Falenderimet ne vecanti shkojne per(hhhmg..pastron fytin) : Bradland, Lungomare, qemolin, bredharakun, alben eh, aty ate kte! vazhdojme me Joy, dhe si mund te harronim ate, Pjerin! smiley 

ME falni, nese kam harru ndonje! smiley 

Pjero, deri tani ti ke qen me i sakti. Gjyno me te ngren hakun. E vertete! Edhe une kam pare disa vende aty, goxha te lezetshme (persa i perket afersise me bregdetin dhe qendren por, kushtet brenda nuk i kam pare)! 

 

 

. Me terheqin me teper vende te qeta por dhe bregdet nuk do e kisha problem. As qendra qytetesh ose perfieri nuk do i kisha problem mjafton te jete nje vend interesant!

Po se ke problem shko ketu :

http://www.peshkupauje.com/2016/06/valbo...

E pash dhe ate, nuk duket keq...flm Ilir! 

aristokraci n'Permet!
o dio mio!

Kur kam shkuar per nje vizite para 1 viti e gjysem ne permet...ka qen shume lezetshem. Natyre e paster, e paprekur, vend i qete. Hotel turizmi i permetit kushtonte 8 euro nata. 

Po , dhe Permetin duhet ta fusesh ne liste , sepse ti do shkosh me 25 000 leke dhe pas nje jave pushimesh do dalesh nga Permeti me 30 000 leke , zoteri , Permeti kryetarin e Bashkise e ka te Sali Bollekut.

dhe une kam pershtypjen me te mire per ata permetare qe kam njoft personalisht po aristokraci eshte e papershtatshme si gjetje, qofte edhe per faktin se mund te kete nivelin me te ulet te krimit ne Shqip.

Shoku mqs qeke edhe naughty, me kaq leke mund te ndjekesh filozofine e nje personazhi monument nga lashtesia e para 26 viteve i cili thoshte "mua me pelqen erresira e nates dhe aroma e barit". Besoj kjo shkon edhe me profilin edhe me buxhetin tat. Bofsh qef bir.

Djalosh...te leh qeni shtrire ty. Nuk jemi te gjithe kshu...

Dajosh - djalosh po i muhabet eshte , por qe ka qen nga e more vesh.

Cdo vite I njejti hall ketu tek peshku smiley

cdo vit i njejti hall me shqiptaret ne pergjithesi! smiley

Ho me , ne Corovode  ?  Nese po si ka mundesi qe nuk te del Flamuri LSI - se ?

Lume si ju qe shkoni me pushime ne ketej smarrim dot fryme nga puna, pale nga parat mezi paguajme qirat smiley

Ne theth.

Ho me ku ke perfundu se po na bo merak , duke hap syte mjes per mjes neper gazeta  se mos Policia ka arrestur njerin pa kokerr leku ne xhep smiley

Nuk na the ku shkove? Hape temen me pyetje dhe u zhduke dhe ti si Karli.

Rrofsh o malo qe na mblodhe

rrofsh o malo qe u martove...

..pa hudheni pak nje ide e me ndihmoni ( se do ju dij per ndere ) se ku ka vend me dete  te bukur, te mire ,e te lire per te kaluar pushimet ?

( perveq Shqiperise , Italise jo, se eshte konsumuar mjafte , Greqise e Turqise., Spanjes me France ,  dhe Amerikes jo qe jo. )

 

thuhet se kane zbulu uje ne europe, henen e jupiterit

pa harxhe  me siguri do kesh gjet  nen hije t'pemeve ose onash shelgjeve smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).