Personalisht, ka disa kohe, qe me ben te ndjehem keq kur shoh letren e shtypur. Editorialistet te gjithe. Me ben te ndjehem keq kur shoh gazetat dhe revistat me insertet e tyre dhe me raste te caktuara dhe te bashke-shoqeruara nga ndonje fotografi futbollistash falas. Me bejne te ndihem keq ato qe blejne te gjithe gazetat me pretekstin qe e Verteta eshte pluraliste. Te kuptohemi nuk me ben te ndjehem keq Liria e Shtypit, mua me ben te ndihem keq vet Shtypi. Me ben te ndihem keq qe akoma ekziston dikush qe beson qe gazetaret jane individet qe kane per qellim te informojne njerezit...Gazetaret....Cfare Turpi...

-Cfare te vendosim sot ne faqe te pare..?

-Vendosim disa femije te perdhunuar eshte periudha qe funksionin..!!

Me ben te ndihem  keq tek shoh fytyrat e tyre mendjemedha dhe te paturpshme. Fytyra te Lira, te pavarura, por ekstremisht te respektueshme ndaj Padronit. Fytyra te misionareve te medhenj te informacionit, qe diten tjeter shikojne indeksin e degjimit. Fytyra totalisht te patensionuara qe fusin gishtat ne vesh dhe me pas krruajne ko*et. Keto opinionistat gjenial te cilet qeshin, zihen, fyhen. Gjithmone e me shume transgresiv keto bythelepiresa kurajoz te veshur me pamje prej rebeli. Kjo eshte lira e informacionit ne vendin tone qe perdite e me shume me sjell zorret ne goje dhe me ben te ndjehem keq.

Jam kurioz te di nese shikoni drite ne fund te tunelit qe mund te ekzistoje akoma  shprese per te ndryshuar sadopak kete gjendje paralitike te mendimit dhe shprehjes se lire ??

10 Komente

Jam kurioz te di nese shikoni drite ne fund te tunelit ...

Sigurisht qe shofim ... driten e fenerve te trenit qe po vje ...

Po, mua me dhemb nganjehere stomaku! 

Ore babam, ushqen iluzione ti!? Pret qe gazetaret tane, apo dhe ata ne bote, ti perkushtohen te vertetave?!? Po ku do hane pastaj ata? Po familjet e tyre! Apo te shkojne ne shtepi e te zihen me gruan, se padroni nuk u ka dhene parate? Po jo ore derdimen! Shtypi eshte pasqyra moderne dhe e kamuflluar e genjeshtres. Te vertetat i gjeje dikur vesh me vesh, ndersa sot ne internet neper komente dhe blloqe private te ndryshme. Por dhe tek keto, te vertetat nuk dallohen qarte, sepse perzihen lloj-lloj opinionesh dhe thashethemnaja, qe serish i emulsojne keto te verteta. S.d.q., levizja ka nje drejtim, dhe ky eshte evolucioni. Pas 11 shtatorit 2001 kemi here-here regresione ne vende dhe periudha te ndryshme, sepse tani jane perfshire ne skenen e teatrit mediatik edhe fetaret, te cilet perpiqen te llustrojne te kaluaren mesjetare. Por serish evolucioni nuk ka si te ndalet. 

Me gjith respektin per ViVa La De , gjendja e shtypit apo medias nuk eshte dhe aq dramatike,  apo aq keq saç e pasqyron Karl Marksi fallco ketu. Jane shume programe neper tv, radiot e gazetat e ndryshme qe pasqyrojne te verteten lakuriq, sade pa zbukurime. 

Mund te themi qe media e shtypi, kane akoma pune per te bere per te pasqyruar te verteten, apo per te thene, me sakte pranuar, edhe zerin e mendimin e njerzeve te thjeshte, jo vetem ate zyrtar e te opinionisteve. 

Vleresoj jashte mase kendveshtrimet e ndryshme te pjesemarresve te lire e te ngeshem ne kete blog. Une shtroj ne diskutim nje koncept me baze te gjere diskutimesh dhe konstatimesh nga nje pjese e mire e individeve te cilet kane nje nivel intelektual mbi mesataren. Perpos kesaj jemi po Ne qe ne thelb e bejme te funksionoj kete ingranazh kaq te peshtire i cili ka paralizuar nje qasje ndaj se vertetese kaq siperfaqesor dhe lehtesisht neglizhent. Nderkohe qe ne flasim dhe mundohemi te gjejme disa arsye Utopike per te besuar qe mund te kemi nje zhvillim pak me natyral dhe me social ndaj njeri- tjetrit ne dobi te jetes tone se perbashket. Por keto bythelepiresa kurajoz tip Cani, Zheji, Bushati transgresiv dhe rebel deri tek emisioni apo shkrimi rradhes, ne pellgun kundermues dhe te felliqur shesin dhe blejne norma morale dhe shkruajne mbi parime te shendosha te mire strukturuara apo pak perverse Mane and Co qe dalin pak nga pjesa derrmuese e ketyre zorregojendjellesit me floket me xhel dhe pamje prej furboje donkishotesk pasqyrojne vlerat e verteta morale dhe shoqerore qe i jepin per tu gelltitur buzejargevarur Intelektual apo dhe atij Paketshitesit te thjeshte qe ploteson fjalekryqet pasi mori dozen ditore te se Vertetes..!!

 A ndiheni keq me lirine e shtypit ..??

Po eshte debatuar njehere ketu qe liri-demokracia eshte e kunderta e se vertetes.

Shume keq.

lexo mer plak Monitorin futi dhe nji brdaf VQ e je n'rregll

Te pakten shtypi duhet ti vendosesh filtra pastrimi pra nje mekanizem frenimi te amatorizmit dhe aventurizmit se cdo njeri nuk mund te shkruaj ne gazete njesoj si ne muret e banjos ose grafity vend e pavend Rall rralle lexon shkrime profesionalisht qe percojne kulture dhe edukim zbavitje

Jo. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).