Pse adminet ja kane var peshkut ne kete fare feje, na e shpjegoni dot? 

136 Komente

Jane me pushime?

Qe kur ja vare edhe ti VQ-se iku peshku per lesh. smiley

Une jam me pushime. Internet ka por une dua t'i kthej cunit pak nga koha qe i kam vjedh per Peshkun. Adminet e tjere ngadale jane terhequr ne punet e tyre. Ca jane merzitur dhe e kane lene fare. That's Life! 

Blendo, po ato hapset mo, prandaj i solla, t'ua beje qejfin administratorve, e te shpetonim Peshkun smiley

Eshte e vertete qe pjesemarrja ne aktivitet virtual te vjedh kohe reale dhe jo pak shkakton kokecarje. Ndjese nese kam merzitur ndonje admin.

 

Adminet e tjere ngadale jane terhequr ne punet e tyre

Sot Goni shpall kandidaturen per admin te peshkut:

"Mos pyet cfare peshku mund te beje per ty, por pyet cfare ti mund te besh per peshkun"

Votoni Gonin per admin.

Te administrojme se bashku nevojat e peshkut per te patur kesisoj nje pellg sa me transparent.

Se shpejti programi me 10 pika...

smiley

Ngavash thuji Gonit, se po u bone tgjith admina, kush do komentoje ktu ? smiley

Mos i bini ne qafe robve. Mundohen per mire.

Kriteri kryesor eshte; a je kompjuterist i zoti. Jo si mua qe kam bere nje kurs kompjutri per hapje dhe mbyllje kompjutri smiley

Problemi me i madh qendron tek ajo qe peshkut ia kane varur komentuesit. Kane mbetur vetem nje tufe komentuesish nga diaspora qe kane vite qe vijne verdalle ketu me nj-tj, e qe ndoshta pyesin veten se c'bejne ketu akoma. Komentues nga Shqiperia ka pak dhe disa komentojne shume rralle.

Pastaj nuk eshte puna vetem te komentet. Perdoruesit e nje siti si ky duhet te prodhojne 'content'. Nese ata nuk kontribuojne shkrime e postime, ku dallon blogu nga nje media klasike online qe i poston vete te gjitha gjerat dhe pret komente poshte artikujve? Te tilla ka me qindra ne internetsferen shqiptare. Perdite madje del nga nje e re.

nje siti si ky duhet te prodhojne 'content'. Nese ata nuk kontribuojne shkrime e postime, ku dallon blogu nga nje media klasike online qe i poston vete te gjitha gjerat dhe pret komente poshte artikujve? 

Jo per kundershti po per te thene nje te vertete ne nje sit si ky dikur benin vaki postime me content ku e ku me lart se vete artikulli-teme. Vete postimi ishte materiali dhe qe bente dallimin e blogut. 

Tani ka kohe qe s'eshte me nje "sit si ky", oh well...

S'di ca te them pervecse atyre qe kam thene me lart. Edhe nje sistem i vleresimit te komenteve me pike do te ndihmonte, por mesa duket mungon motivacioni nga ana administrates, ose nuk eshte teknikisht e mundur per ta.

Ne nje unrelated note, demokratet do te humbin ne Amerike pasi jane te percare. Kjo u pa qarte ne naten e pare te konventes. Republikanet, nga ana tjeter, treguan unitet te papare ne konventen e tyre.

Edhe mund te duket ashtu por sa kohe egziston Trump, egziston dhe garancia qe mban bashke demokratet.

Ej po kto politikanet, me ner me thon, albaneze kaq trapa qekan. Te gjithe paskan shku ke konventa e dem. (vec km-se, se ashtu e ka nji hall). Po sikur te fitoje z.Trump, apo do i cojn Kokdhimen si ekuivalenti albanez. 

ti e di moo.. I kon que ftesat ne emajl tgabum smiley

Nejse mo, ti besoj na ke shptu prej terpit me z. Trump, jam perfaqsus i peshkut thuj (zbukuroje quje balene fare),  mos i permen qe kena ca kamunist te thek.smiley

Nuk ka kuptim  ne fakt qe Basha te shkoje tek dems dhe jo tek gopi. Por dhe Meta eshte sh me teper right wing se sa c'do kish qejf te pohonte. 

Merpo ta boshin tek a cift, a te zgjidhte nenji iFiqo, sa per wing, te gjithe hajdute m... jon.

Futja e elementeve te rinj, eshte gje e mire, e pasuron peshkun, por jo qe adminet te mos ndigjojne antaret e vjeter ketu. Se nese nje e ri vjen, le nje bajge dhe thote si kalama se, une nuk te kthej me pergjigje, se kaq e kisha detyren te manipuloj dhe dezinformoj lexuesin ketu, kjo gje sikur s'ka bythe te rij. 

Dhe tjetra qe duhet te shtoj eshte, se, duhet vete ne antaret te mos perdorim fyerje apo fjale te pista, qe ndikojne per keq, largim njerzish, lexuesish. 

z Pjer, nuk jemi ne diktature qe t'i detyrojme njerezit te pergjigjen kur nuk duan te flasin me dike.

Demokracia ekziston qe te kemi mundesi t'i themi atij qe komenton poshte komentit tone: "Mos mu ngjit si mut mas kpuce!"

                                                                                                                        i Modhismiley

 

Po pse nuk e nxorret si teme me vehte zj. administratore. Aty shifej pastaj nga te gjithe, se kush eshte me forti (nga mendja jo fiziku), me argumentuesi. 

Se harrova te them: ne vend qe te thuash faleminderit admineve ju kerkon dhe llogari! Blendi sapo ta tha qe ai ka shpenzuar kohen e cmuar per femijen duke u marre me peshkun e ty te lodhet goja t'i thuash faleminderit! Te kushton 0 leke, ose 0 euro.

Ju kerkoj publikisht miqeve te tu ketu (bredharaku, vlonjati, ketlina, bradi, etj.te mbledhin 6 hapese shishesh e te t'i dergojne qe mos t'i biesh me ne qafe Blendit e t'ja kujtosh cdo koment.

Me fal e dashur, nuk e dija qe hapset e shisheve do beheshin perseri sebep per grindje ketu tek Peshku smiley

Po thuje mer njeri te verteten e hapseve. 5 ishin diamant (milon dollaro) e nje kopje, pranaj ka plas sherri kujt i ka ngel kallpi. Te japim hapset back, thote. Hudh 5 milon xhixhat thuj.

Jane hapse shishesh birre ne forme peshku te prodhuara rreth 30 vjet me pare ne gjermanine lindore DDR. Jane teper te renda per tu postuar ne Kanada tek grupi armiqsor ndaj po i ruaj tua jap kur te vijne ne Shqiperi. Pjer, pa merak se une nje dua per vete se i hap birrat nje nga nje qe te mos u ike gazi.

Ke te besoje robi i shkrete, Pjeri thote kam hudh pare te modhe per hapset, tashi dei i impliku me DDR, Komintern, KGB?  Giallo dell'estate thote taljoni. 

Blendi, mund te kene vlere me te madhe meqe jane "vintage" dhe ti e di qe jane ne mode me hipster-at. Plus qe qenkan prodhuar ne nje vend qe nuk ekziston me dhe i shtohet vlera.

Me vjen mire qe dicka e paske mesuar nga VQ qe te hapesh birren nje e nga nje!

Tirona: e di qe s'e ke keq me kete lidhjen e DDR dhe KGB? Dhe pastaj na hiqet si disident! Kujtohu pak ke quan barbare dhe ka inat: Ameriken dhe Gjermanine. Cilat 2 vende jane ne krye te luftes se ftohte me Rusine KGB? Amerika dhe Gjermania!

Gjembo, une e mora hapsen time kete rradhe qe isha ne shqiperi. Blendi si cun modest qe eshte me tha se e kisha dhurate nga PPU. E provova vetem dy here, heren e pare ku ma falen dhe heren e dyte me nje person te rendesishem ne politike dhe qe lexon here pas here PPU. TAni ekam vene te bufeja si kujtim nga shqp.

Prit i cik tani se kjo eshte deklarate shume e forte dykuptimshme (ose te pakten kaq kapa une):

1. Pjeri ka nisur tratativat per te korruptuar, dhe ne kete rast le vend per korrupsion pasiv si per ju, edhe per adminet.

2. A ka kritere kur jepen kshu dhurata falas, gjera qe jane vintage qe nuk prodhohen me? Apo kriteri nr. 1 eshte te kesh kontakte te forta dhe te jesh mashkull? Une kete kriter nuk e permbush ne fakt.  

 

Nje minute ju lutem se po na vini ne siklet pa asnje arsye! 1. Une nuk e dija origjinen e dhurates por e pranova ne mirebesim. 2. Nuk behet fjale fare per korrupsion aktiv apo pasiv pasi dhurata nuk vlen me shume se 1.5€/ 2.5$ CAd/ 1.8$ Us/ 2.1$ AU/ 112¥/ 1₱ etj etj etj. 

Por me la shije shume te keqe kur lexova ketu qe ka njerez qe bejne dhurate dhe ta kujtojne! Kjo eshte tipike interes meskin dallaveraxhi! 

Ndersa juve e nderuar nuk keni pse xhelozoheni, jam i sigurte se keni shume admiratore reale e virtuale dhe kete ne menyre te natyrshme dhe jo si disa qe vetmburren per pak vemendje. pike.

Thone qe keta pasivet jane me te rrezikshem.

s'te del helmi Pjer? Kam nje thenie inspiruese per ty qe mendoj se do te te sherbente shume:

“Work for a cause, not for applause. Live life to express, not to impress. Don’t strive to make your presence noticed just make your absence felt.”

Oh lere Aquamarine smiley u inspirova direkt, nuk morra vesh seç thuhet ne ate gjuhe barbare. 

Pika qe s'te bie, gjuhen e kapitalizmit e quan gjuhe barbare. Dhe e quan veten per makroekonomist.

te drejt ka ne fakt, anglishtja eshte gjuhe koti. pranej dhe dominon boten. te gjitha kotesite dominojne. semundja perhapet, jo shendeti.

Te drejte ke,prandaj edhe ti dominon te Peshku.

P.S.Nga vjen fjala "dominon"?Mos me thuaj nga "domino",se eshte edhe me e thjeshte.

origjine te perbashket kane te dyja. sipas fjalorit tim te pakten. 

Emprunt au latin religieux domino, ablatif de  dominus, ‘seigneur’ ; du latin classique domus, ‘maison’.

Gabim,vjen nga pellazgjishtja "Do mi none?" Historia e fjales eshte kjo:Ne Pellazgji,ne kohen e shturjes se matriarkatit,pra kur nuk ia hipte me vetem femra mashkullit,po kishin filluar ta benin me radhe, ishte zakon qe cunat e rinj te benin dashni me plakat,te moshuarat,ose "nonat" ne slang (sipas burimeve historike,zhigolote e pare kane qene pellazge).Gjate aktit,meqe ishte ajo periudha gri,po edhe meqe plakat pellazge ishin kafshe e te merrnin shpirtin ne shtrat, cunat e rinj te rraskapitur pyesnin:"Do mi none? (me kalu "on top",sic i thone ne gjuhen barbare).Dhe keshtu pyetja "Do mi none?" u perngjit e pas nje ndryshimi te vogel fonetik u perhap edhe ne gjuhe te tjera,duke u bere koncept dominues ne kulturen perendimore,qe ua ka hipur kulturave te tjera.

Te paska bo pervers qina 

Cfare ka perverse aty? Pastaj ku e di ti si kam qene une para se te vija ne Kine. Ja une nuk ia ve dot fajin Frances qe te ka bere keshtu si je, megjithese shume ketu e quajne Francen vend qe i sjell probleme psikes njerezore.

Sahat atomik osht peshku ne ket temen, qe ububuja na u 10 peshku dmth. Ta bojme me pike, peshore, etj etj. 

jo nuk eshte ashtu tironco (menimi im ky). se per respekt, psh, apo per hir te asaj se cfare ppu gjithmone ka qene, edhe pytje me spec apo mea culpa, i botojne. 

duke heq vec trollet si shkaba, lefti, dhe i modhi, te tjeret, sipas menyres se tyre, shprehin karakterin e nje shoqerie te vogel, me perpjekje per te qene e hapur.

tani psh qe jam kthy ne vendin kapitalist, shikoj/lexoj shume debat permbi baby boomers/generation x/millenials, perpos pjeses politike te zgjedhjeve presidenciale. Njerezia/populli, secili ben detyren e vet per t'i bere gjerat me mire per veten e tyre. debat, qe nje shoqeri, qe i interson e ardhmja, e ben. flas per pjesen jo-idrisore te shoqerise (atyre qe nuk ja ka shpla trunin rakija akoma). 

sa per sqarim: tek te  tjeret, pervec egzemplareve, fus edhe veten time. jemi produkt i nje shoqerie diktatoriale. 

Si eshte me mire, te jesh produkt i nje shoqerie diktatoriale (ku fus veten), apo eskrement i nje shoqerie demoNkratike (ku ja fut vetes)?

                                                                                                                           i Modhismiley

Si eshte me mire, t'i kesh te shpelara trute me raki Skrapari, apo t'i kesh te shpelara trute me livando Frenge?

                                                                                                                            i Modhismiley

 

Une mund te isha nje Admin shume i mire dhe asnjanes.

smiley

Schatzi, you gonna break the PPU, man. Se ne momentin qe ti behesh admin, direkt ta nxorri foton e gomave te trasha njoni. Kjo tani mund te sjelli shume trafik, po personazhi mitik si i gomave, si i ullinjve, si i luleshtrydheve, eshte pak e veshtire (i kesaj dhe i asaj eshte i cik si shume per realitetin atje). Do fillojne te na hyjne mik e nuk do na lejne rehat, paj zotin. E njef Bradin ti, kane fillu disa me me pyt, po une nuk ta kam thene kete. Plus qe ti admin nuk je asnjanes, me disa karrieriste ketu, ti themi hapur gjerat. 

s'ke pse amuzesh, duhet te marresh pergjegjesi te perfaqesosh si admin GATT-in. peshku ka nevoje per nje powershift, pra te reflektoje dinamiken si ne memedhe. 

Shikoje flamurin tim dhe ndryshoje komentin sa s'eshte vone. Nuk e ditke se cfare do te thote GAT? Apo te duhen mesime gjeografie nga shkaba?

mund tia kene var por eshte bere me demokratik, them une, dhe liria demokracia eshte e dhimshme.

Ishim mesu keq me censure.

ky blog ishte nje blog socialist. kritikonin salen nate e dite. tani s'ka me se cilin te kritikojne.

postuesit jane ata qe ishin, dmth po aq te zgjuar, po me ate nivel. s'kane me shume.

vetem vrulli djaloshar me sha berishen mungon sot. te gjitha te tjerat jane intakt. 

Ka nje lloj kreativiteti negativ ne historine tone si komb. Eshte si puna e viteve '30: shume te rinj u bene komuniste, shkruan manifeste, libra, poezi... pastaj moren armet, moren malet, shperndane trakte, bene atentate. Derisa... cfare? Derisa erdh partia ne pushtet dhe ndenji nja 45 vjet te mira. Kaq ishte gjithe ai vrull rinor...

Kshu dhe puna e levizjes online te peshkut. Boom postimesh, komentesh e krijimesh sa ishte "armiku i kllases" ne pushtet, vitet 2008-2013. Lufta II boterore online! Te rinj idealiste, gra te ideologjizuara, komisare te pire tape, shkrimtare te zallamahisur nga padrejtesia e pushtetit! Pastaj vjen Rama ne pushtet dhe... fiasko. Nje tullumbace qe shpohet nga nje pile dhe... puf! Gone, it's gone... mijera komente te zjarrta gone... up in the cloud, in the air... gone... smiley

Ore Mugus idealisti, si fillim do te kerkoj falje pse me bie mua barra te te jap lajmin e keq qe Babbo Natale nuk ekzisto.

Dmth ata te rinjt e 30' mbase vertet besonin te te kuqt, se s'i kishin pare, hajt po ua qujm. Po kto qe thu ti lale, enverista qe bohen trumpista, anej maton kamunisti ka morr cifteline e i keno FBI-it, merr vesh ti a jo? Osht thjesht ceshtje llogoreje, te vetat, babes a gjyshit, ose mo thjesht ceshtje llacoi, kush do haj nga kazoni i pushtetit e kush do t'i bjeri atij dabic poplli.

Megjithate Babbo Natale do vij prap ne Dhjetor.smiley

gjithçka e shpjegoni me politike. Nuk eshte e vertete qe ishin te tere te majte, kishte edhe te djathte. Pastaj pati te majte qe u bene te djathte.

Fenomeni i braktisjes, siç çdo fenomen tjeter, shpjegohet tamom nepermjet fenomenit t'pallimit. Eshte çeshtje psikologjike, e psikologjise se thellesise.

 

Kush tha politike mer. Une thash te kunderten, qe i bojn cicin "politikes" per interesa nga mo te ndryshmet. Nga statistikat n'Albanie votohet per partine e gjyshit.

Me kete "fenomenin e braktisjes" masanej as ia vle me u morr. Ta kom thone kjo osht kafe, mblidhen robt per icik muhabet po qe se ka rob te tjere qe u ec muhabeti, perndryshe a s'flasin a s'vijn fare. Edhe une prej dy tri kokrrash vij.

M'fal qe ta them, po t'osht bo menja pallim. Eshte shume i roncishem, se s'do kishte rob, as majmun fare, po robi pikerisht pranaj osht bo rob se e kontrollon pallimin. 

Nuk e di se çfar ke thene ti sepse edhe nuk mor vesh muhabetin e kafenese, nuk i kushtoj vemendje sepse nuk ja vlen. Por di mire qe shumica e muhabeteve te tuja, si edhe shumices se peshqve, jane kryesisht per politike. Gjithçka e keni te motivuar nga politika, edhe muhabetin e kafenese.

Muhabetin e kafenese e kemi diskutu edhe here tjeter, riperseris nuk eshte e thene qe ne kafene te behet muhabet kafeneje. Vjena psh ka kulture kafenesh, ne kuptimin qe shume nga kultura e lartmadhnishme vjeneze i detyrohet shume kafeneve.

Pra Peshku nuk eshte kafene me perkufizim, e keni bere kafene, banale, te merziteshme, kriminale, te piset.

 

Kur s'ia vle ta nigjosh tjetrin, pse me lazem i drejtohesh.

po, po me kape mat. Nuk kam pergjigje tjeter veçse njeriu eshte qenie kontradiktoresmiley

Nuk du t'ja di per muhabete politike kafeneje (nuk rri ne kafene, kafen e pi ne kembe ne stil italian) dhe per te ta bere te qarte kete jam i detyruar te te drejtohem. Di ndonje menyre tjeter per te te dhene kete informacion, qe nder te tjera eshte edhe i perseritur disa here?

Ti ke harru se dikur nuk kemi bere dhe nuk ke bere muhabet kafeneje Peshku, por bashke kemi bere muhabet kafeneje vjeneze per fiziken moderne, dhe shume te tjera. Pa e kupti ti ke degradu bashke me ambjentin ne muhabet kafeneje ha ha ha O Qemolo kari pidhi! ha ha ha, O iFiqo Partia nuk na lejon! ha ha ha ha t'kuqt me ngjyre blu! ha ha ha.

Dhe do vije momenti kur edhe ti do te braktisesh Peshkun, megjithse je i djathte, eshte e vetmja menyre te tregosh qe ke vlere. Ndryshe qeke edhe ti nje O Loqe ha ha ha, si gjithe te tjeret.

 

Robo, une s'harroj gjo, as muhabet fizike e bilmeme. Po simas venibohet kuveni. Dhe politika eshte shume e roncishme per mos me bo muhabet per te. 

Po nji gjo qe e maj men mo mire, qe ta kam bo te qarte disa here qe me mu s'bo dot muhabet duke me ofenu. Duket qe tina e paske harru kte. Po e kompeso me ket thioremin e ri qe te gjithe ne peshk qekan loqe.

Meqe s'harron asgje, duhet te kesh vene re qe te gjithe here mbas here i thone njeri tjetrit loqe (ose ndonje gje te ngjashme). Keshtu i bi te jene te gjithe loqe, megjithse loqe ndryshe.

Pastaj midis nje garrumull loqesh, loqe je dhe vete, s'ka se si te jesh ndryshe, edhe sikur me i zgjuari ne bote, loqe ndryshe rezulton. Keshtu qe kur nuk kursej veten me ofeninme, mos prit te jem delikat me te tjeret kolege.

 

E paske da menjen me bo "aksion terrorist" m'peshk. Kujdes se do te morri persiper ISIS.smiley

Sa per ate organin, une merrem vetem me timin, dhe me asnji tjeter. 

qeke duke bere konkurence profil i ketij timit.smiley

 

Te majti shume kallai, me mu te pakten. Po heret a vone del bakri. 

E mos me bezdis mo, ose boj ca te dush, po mos prit pergjigje.

Tani nuk perben asnje problem, dikur ndoshta, kur i dor muhabetet tona ishin te mbeshtjella me leter ari çokollate kafeneje.

Pastaj kete shprehje (eufemizem i shprehjes modhe "mos mu ngjit si mut mas kpuce" ) ja ke thene gjysmes se Peshkut. Tani t'kan ngel me bo i dor muhabet per politike vetem personazhe O Qemolo! haha O iFiqo! ha ha O Trumpo!

 

Magus, une mendoj se peshku i ka patur koherat me te mira para vitit 2008. Mendoj se analizen si logjike mund ta kesh te drejte por je i pasakte sepse nuk ka qene ceshtje politike por ceshtje organizimi, mungese kohe dhe mbi te gjtiha mungese financash. Une personalisht do doja ta shihja peshkun si nje vend ku politika eshte vetem nje element. Politika shqiptare sidomos eshte shume banale. Do kisha deshire te flisnim per profesionet, makinat, letersine, seksin...

Ndoshta ishte kompleksi yne qe nuk donim te kerkonim para nga perdoruesit per ta ngritur ne content. Ndoshta ishte pak edhe pertacia e madhe. Psh. Edhe pse ka 60 mije e me shume vizitore ne muaj. Ka vetem dy a tre vete qe postojne ndonje gje hera heres. Ndoshta fjala blog kolektiv i ka trembur shqiptaret e terrorizuar nga zbori. Kemi kete ne, ankohemi shume, kontribuojme shume pak. Fjala vjen, ika une 10 dite me pushime dhe ja ku jemi duke bere kete bisede. Nderkohe askush nuk ka sjelle ndonje artikull interesant prej gjekundi, ndonje perkthim te shkurter a ku di une.. Fare.

Blendo, per sa kam pa qe ke bere per peshkun keto vite per mua je hero. Ke qene i palodhur, gjithmone i gatshem per te postuar lajmin e dites a fenomenin, nje gjuajtes i 'content', dhe 'content' me vlera. Keshtu qe mos e llogarit si mates per filan admin ate qe kam thene per politiken si force inspiruese. Aq me teper qe, per efekt sarkastik, e kam ekzagjeruar rendesine e politikes per epoken para-Rame (gje te cilen my friend Tirona duket se s'e ka kapur ;p ). Por i mbetem tezes se ka qene fenomen ne thelb politik per shume komentues te larguar pjesemarrja e atehershme ne peshk.

Dua te sugjeroj qe ju te peshkut te merrni ca gjera nga reddit dhe menyra si behen punet atje: pra, ku users jane ne plan te pare, ata nxiten te prodhojne 'content', ky kontent vleresohet e promovohet, tip 'front page' etj. Mirepo ne fakt kur shoh se sa pak jete ka ne r/albania them se ne si publik kaq e kemi takatin dhe ndoshta nuk duhet prit me shume.

ps.: thanks for sharing the info of 'vizitore ne muaj'. It's great. I had no idea!  

ka perfitu prej peshkut prandaj dhe ka dhene. per interes te vetin e ka perdor kete platforme, sidomos ne fillim kur shqiptaret, ku dielli eshte dukuri e vitit, nuk ja thonin informatikes apo nuk kishin nevoje per kete, se bisedat i bejne ne kafe, realisht. eshte shume me bukur.

tani qe filloi jeta te shtrenjtohet dhe atje, tani do fillojne t'i bijne fyllit edhe ata virtualisht.

bile sa filloi facebook ne mode tek shqiptaret (pikerisht pas 2008-tes), u firuan faqet e tjera historike (albforumi, forumi shqiptar, ky blogu, etj).

Per nje frontpage tip reddit po punohet. Do jete user driven, shpresoj te funksionoje.

nga 7 batalionat ne muaj, nese mund te behet publike, keni info per vendodhjet? 

cfare zgjidhje do kete per te minimizuar bullying? mund te japim ide offline ose nje menyre tjeter?

do thush ti, Gaia s'tle rehat ene me pushime..... smiley

Po lere o Gaia rehat se eshte me pushime!

Magus, m'ke pelqy. Amerika osht shqu per diplomaci, pse me lazemsmiley

Do thush ti, po Lu-ja, po dhe ai s'ka faj, ka ra si daci m'kos. 

Sa per pulitike, s'ke pse shko hone m'2008, po para nji jave fillun mallkimet, dum reform, reform now, here, rilindase, pavaresisht letrave te bakallit qe kishte bo rilindja. Dhe filmi vazhdo ...

PS. iFiqo icik mirkuptim per Lu-ne te lutna, se di dhe shqip. Amon jo ne Kabul, se ashtu osht nji pune.

Plako, e ka thon Fiqo dhe s'kemi ca i shtojme: Amerika o si shpyrt! smiley

ps.: nderhy icik ke fiqo ene per ca juzera ktu: mercy trumps revenge, tha. smiley

S'ka nevoj me harxhu perqindje me iFiqon, thuj. Trumpi i ka hesapet e qeru, kam nigju qe ke 200 melone, respekte, e une du 300 e jena ej okej.smiley

" ......Fjala vjen, ika une 10 dite me pushime dhe ja ku jemi duke bere kete bisede. Nderkohe askush nuk ka sjelle ndonje artikull interesant prej gjekundi, ndonje perkthim te shkurter a ku di une. Fare....." 

 

Po sillja une Blendo. Ku e dija une se ju kerkonit material. 

Ik o zotni na ler te qete me ato tregimet e tua. Na jep dhe nanje narkoze dhe ajo na mungon e te mbledhim mendjen.

Ketu nuhas njefare hipokrizie. Nga njeri ane s'duam politike, nga ana tjeter ne 10 contente, 7 a 8 ca beri Rama me Kone miushin.

kush qe ai mutmuti qe i postoi?

 

se mire ai qe i postoi, po seç ka dhe nje tufe gomeresh nga amerika e, kanadaja e, kina e, qe po s'dhane dhe ata opinionin e tyre mbi shqiperin, ballkanin e me gjere, u porth ajo pune!!

 

... 60 mije e me shume vizitore ne muaj ... !!!  - Dmth gjithe ato deklaratatsmiley pompoze te tipit : Ky ishte komenti im i fundit ne kete blog. Ka qene kenaqesi te komunikoj me disa nga ju  e bla, bla, bla ishin te gjitha horse shit ? A thua te jete edhe o-filon-o ketej pari me ndonje nik te mcef ? Po pate perendi please come back. Gjembaci nuk permbahet ... smiley   .... Tell me something I didn't know ...

Qemolo, shtoji dhe klikimet qe bojne ca angjensi, si atje brenda dhe jashte, dhe kuptohet pse ka kaq shume klikime. 

Pjero, ato agjencite i perdorin ata qe kane faqe komerciale, me rrit klikimet dhe paret qe vijne nga reklama. Po ne, perderisa nuk kemi reklama, pse do paguanim per klikime? Eshte allogjike nga ana ekonomike. Mos lesho nga keto se do ulesh shanset per drejtor burse. 

i nderuar, une nuk fola per klikimet qe regjistrohen per shikimet qe behen ndaj reklamave qe perkthehen ne cent/qindarka per klikim, por fola per klikimet e agjensive te tjera qe mbledhin informacion per kahun e opinionit, dhe drejtpeshimin e medias qe jep e merr. 

Mos me keqkupto, se do ulesh piket ne syte e opinionit ketu, se i thone i fjale;  hajde bab te te tregoj arat smiley  Baba ka koh/vite qe flet per ato qe ti tani po i meson. 

E drejte Pjer. Bej autokritike.

Blendo po eshte i rregjistruar opinioni?

Me pelqen biri im kur ben autokritike, se tregon qe s'ke mbingarkesa negative ne ndergjegje/seder. 

Je qe je me pushime, ndiq keshillen time qe jap tek VQ, ne fund te Intervistes se 1995, kur pyetjes se çfar iu rekomandon shqiptarve, them; Te lexojne, te lexojne, te lexojne, se keshtu do perfitojne e mesojne me shume. 

Pjer, lexova diku qe i luteshe Gjembit të botonte shkrimet e tua. Ku e di ti qe Gjembi eshte administratore ?

Keshtu thone ketu Stalker, nga te tjeret e kam nigju. Une di qe kryesoret/formuesit e Peshkut jane tre moskotieret e famshem, te cilet ne kemi kohe qe i njohim, ndersa ndihmes apo administratore kane qene te tjere, komentatore si PF, Finistere, te cilet s'po duken me, dhe tani thone se eshte Gjembi ndihmes-administratore, dhe noi tjeter. 

Shi shi Gjembi. Mirë të tjerat, por dhe administratore

ndihmes- administratore

smiley

10*  i modh pjer

Po me gjembin c'pate xhanem, c'te keqe te bente gjembi?

Blendi Salaj: ...ka qene ceshtje ... organizimi, mungese kohe dhe mbi te gjtiha mungese financash. ... Ndoshta ishte kompleksi yne qe nuk donim te kerkonim para nga perdoruesit per ta ngritur ne content. Ndoshta ishte pak edhe pertacia e madhe... 

Me fal Blendo per kuriozitetin, por si (tashme) pjestar i peshkut do te doja te dija se ne c'forme eshte "peshku pa uje" i organizuar? Sa veta pergjigjen per peshkun (nuk me interesojne emrat)? Sa veta bejne perzgjedhjen e temave? Vetem nje njeri, apo disa ne koligjialitet per sejcilen teme dhe shkrim? C'duhet te kuptoj une ketu me "perdoruesit"? Perse kane ofruar para keta "perdoruesit"? C'domethene "per ta ngritur ne content"? Ku eshte ndryshimi midis mbajtjes se nje faqeje interneti (apo blloku, apo sido te quhet) pa para dhe asaj me para? Me fal qe po pyes dhe pak: c'lidhje kane keto para te ofruara me pertacine e pales tuaj? Dhe pyetja e fundit: a keni menduar per ti dhene nje drejtim te caktuar peshkut (letrar, shkencor, politik, etj), apo mendoni ta lini afersisht keshtu mozaik si tani?

Blendi Salaj: ...Ka vetem dy a tre vete qe postojne ndonje gje hera heres ... Nderkohe askush nuk ka sjelle ndonje artikull interesant prej gjekundi, ndonje perkthim te shkurter a ku di une...

Besoj se edhe shkrimet e mia te fundit duhet te kene qene jo interesante, perderisa shumica e tyre jane perjashtuar nga publikimi. Me ngelet vetem ta pranoj kete gjykim dhe vetem t'ju falenderoj per ato qe keni nxjere me pare. 

vete Regani, ishte i majte pastaj u be i djathte. kerkoni Linqe, kerkoni, ate beni!

Per ate pune Regani thoshte s'ka te majte a te djathte, ka lart, qe puno, ecen dmth, e poshte qe s'nuk.

Normal, tiro. Ka dhe qe llokoçisin, vape eshte..,

Po boll mo, u lodhen. Si adminat ashtu dhe ne populli I thjesht. Plus eshte dhe vape, summer. Varja lol

Si e late? Apo me shale perpjete?

ti ca menimi ke?

Per ca?

per ate qe pyte me lart

Ah, nuk di te them nese adminet ja kane var peshkut, dhe nese do ja kishin vare, nuk do dija te thoja pse. Kesaj pyetje i jep pergjigje vetem tiku; ai ka nje jete ne peshk me pishtar ne dore dhe e ka bere vrimen e celsit teleskop.

nuku behet stan me ljepura!

Meqe jemi tek Rubrika "Varja...", sot njoftimi qe 20 ha toke ne Palase i jane dhene per perdorim Balfin Group nga Qeveria per 20 vjet perdorim bregdeti, kaloi si pa rene shume ne sy nga media. Hajde trollim hajde, vu kendej vemendja per reform, ujku kerdine nga ana tjeter. 

Leja per ndertim dhene qysh ne 2014 te Green Coast Resort. Njoftimi i kompanise eshte qe mund te bleni shtepite (vilat) tek njerezia e thjeshte, dhe qeveria thote jua japim per 20 vjet ne perdorim. Pak e frikshme kjo lloj menyre e re e pervetisimit te prones si publike dhe private. Pasi, pas dhenies se lejes normale, direkt na quhet investitor strategjik nje vit me vone. 

Me ligjin e ri te investitoreve strategjike ne 2015, komiteti qe merr vendimet sesi do jepen vendimet, perbehet nga Kryeja bashke ma tarafin e vet zyrtar. 

Nuk kam asnje gje me pronarin ne fjale, po jo si shume transparent ta qush Manen investitor strategjik ne vendin e vet, smiley ku ne 2014 merr lejen per investim, dhe nje vit me vone shteti behet partner ne kete investim, dmth perdor taksat per ta ndihmuar investitorin strategjik.  

Gazetaria Investigative ne Shqiperi eshte ne gjume te thelle cufian...

vetem mbajeni pa reklama ose me reklama ne minimum.

Per mua personalisht peshku eshte faqja /forumi me i mire Shqiptar qe kam hasur ne keto vite. Pasi kam qene vezhgues/lurker per te pakten 8 vitet e fundit. Keto 8 vjet e kam pare me te arsyeshme qe te lexoj/mesoj ketu duke e ditur shume mire qe mund te kontribuoja shume pak (dhe atehere ne fusha shume specifike qe mbase nuk do ishin shume interesante).

Falenderoj Blendin dhe te gjithe kontribuesit e tjere qe kane arritur te sigurojne mbarevajtjen e kesaj faqeje nder vite. E mar me mend se sa e veshtire mund te jete per ta duke patur edhe eksperience personale me nje forum tjeter (albmilitary) qe mbijetoi vetem per 2 vjet dhe pastaj pati nje fund te pa-merituar.

U desh ky diskutim qe te behesha anetar. Por nder vite e kam bere te timen duke informuar sa me shume njerez per kete forum.

Nejse, faleminderit Blendi.

te rinj idealiste, gra te ideologjizuara, komisare te pire tape

smiley 

Ideologjizimi ne vetvete s'eshte gje e keqe, po ne kontekstin e Peshkut nuk e di pse te le nje pershtypje si ato aranxhatat qe shiten tani ne Shqiperi. Mgjths per hir te se vertetes, krahasuar me ne burrat (e te gjithe llojeve) grate kane qene gjithmone pakice ketu ... ndodhte ndryshe s'kish se si.

xhibo, paske kerku azil ne Fronce nga fryka e Trumpit? Ec mer se bo shaka iFiqo. Ka per te bo nei gjo Zoti kismet ta shpetoje Ameriken.smiley

Tirona, mos e ke mbeshtet koken ne tavoline qe te duket flamur francez? smiley vertikal-horizontal.

Per maskim me rujt xhibin, prej spaunave te Trumpit. Me iFiqon dhe rregullohemi me nei lek, po Llastica raporto direkt me app-at.smiley 

Ai drejt e ka koken, ja ka fajin shishja e uiskit qe eshte mbeshtetur shtrember ne divan  smiley 

Tirona, kshu me del IP-ja, nuk jam zhvendosur... shpresoj te mos me kesh futur subkoshienterisht idene per ty zhvendosur gjekund tjeter, sidomos tani qe zgjedhjet do t'i fitoje kolera ose kolera lol

P.S. Meqe eshte dhe tema: Blendi, flm per kohen e harxhuar me administrimin e Peshkut si dhe me protestat tona here pas here. Gjithashtu dhe adminave te tjere.

Si nje nga adminet qe ja ka varur punes me kohe, dua t'ju them qe ca plane per "rinovime" madhore i kemi. A do na dali koha t'i bejme apo jo, per momentin, nuk e di. 

Po ideja eshte qe te ndryshojme sistem, ne fakt, dhe te kthehemi pak me teper si format forumi, sepse energji per ta mbajtur gjalle faqen me permbajtje te re dhe origjinale nuk kemi. Ama, pjesa e forumit ku mund te diskutosh lirshem por ne menyre civile, akoma eshte shendoshe e mire ne faqe (paçka se jo aq aktive sa me pare). 

Dhe duam ta zgjerojme dhe ripertiresojme edhe grupin e admineve, se eshte pune e lodhshme dhe me kalimin e kohes duhet dore e re. Po te kete te interesuar seriozisht, me kontaktoni mua ose Blendin. 

 

Penaro, faqja si dizenjo, eshte mire, nuk duhet ndryshuar gje. Veç duhen hequr fjalet e pista qe disa shkruajne ketu, duke bere qe shum femra te largohen apo te mos kene ate deshiren e dikurshme. Prandaj duhet nje student informatike qe te punoje nja 4 ore ne dite me faqen, dhe ne te paguajme nje 10-20 euro ne vit per faqen. 100 persona here 10 euro = 1000 euro ne vit per nje student vullnet-mire qe ti pastroje fjalet e pista. 

Vari peshkun, po pse vetem adminet ? 

vari peshkun ka fillu qe dy vjet edhe nga anetaret.  sepse nuk e keni respektuar gjinine femerore. shume femra jan larguar nga peshku dhe fajtor per kete jane te gjithe peshkaqenet ktu , sidomos ata qe dine te shajne femra me fjale te "bukura " burrnorshe 

+1

po normale vari peshkun, se u lodhem perdite me karkaleca, kallamare, fruta deti e terci verci.. -i futa dje nje mish qengji te pjekur, per qejf, ne hell. kish lezet: darke me karakter !

Po ndonje shishe vere te vjeter nga ato te Pjerit !?

te paskan ardhur brinjet ne vend smiley sado te jesh larg shijet e vendit tend nuk harroen...

po ore, e lepimë ndonje cop brinje dje.smiley -po nuk zene vend keto ushqimet tip: tutti fruti di mare,  te merr uria naten.smiley

 

tallesh ti, tamam do brinje ai muhabet, po gjete e ndonje raki te mire mos u kurse smiley

Blendi Salaj: ...ka qene ceshtje ... organizimi, mungese kohe dhe mbi te gjtiha mungese financash. ... Ndoshta ishte kompleksi yne qe nuk donim te kerkonim para nga perdoruesit per ta ngritur ne content. Ndoshta ishte pak edhe pertacia e madhe... 

Me fal Blendo per kuriozitetin, por si (tashme) pjestar i peshkut do te doja te dija se ne c'forme eshte "peshku pa uje" i organizuar? Sa veta pergjigjen per peshkun (nuk me interesojne emrat)? Sa veta bejne perzgjedhjen e temave? Vetem nje njeri, apo disa ne koligjialitet per sejcilen teme dhe shkrim? C'duhet te kuptoj une ketu me "perdoruesit"? Perse kane ofruar para keta "perdoruesit"? C'domethene "per ta ngritur ne content"? Ku eshte ndryshimi midis mbajtjes se nje faqeje interneti (apo blloku, apo sido te quhet) pa para dhe asaj me para? Me fal qe po pyes dhe pak: c'lidhje kane keto para te ofruara me pertacine e pales tuaj? Dhe pyetja e fundit: a keni menduar per ti dhene nje drejtim te caktuar peshkut (letrar, shkencor, politik, etj), apo mendoni ta lini afersisht keshtu mozaik si tani?

Blendi Salaj: ...Ka vetem dy a tre vete qe postojne ndonje gje hera heres ... Nderkohe askush nuk ka sjelle ndonje artikull interesant prej gjekundi, ndonje perkthim te shkurter a ku di une...

Besoj se edhe shkrimet e mia te fundit duhet te kene qene jo interesante, perderisa shumica e tyre jane perjashtuar nga publikimi. Me ngelet vetem ta pranoj kete gjykim dhe vetem t'ju falenderoj per ato qe keni nxjere me pare. 

O Pjer kape se e nxorri koken!!

Si n'organizate partie i paske shtru problemet. T'kan marr adminet me sy t'keq qysh kur ju sule Pjerit. 

''plasen qokollatat dhe ketej'' .. 

..sido qe te vej puna , dua Jakove ne nje post .

pergjigja :

sepse  me pelqen .

Personalisht nuk kam mundesi te kushtoj kohe "admin full time", po me shume deshire nese do kete mundesi te krijohen accounts per vetpublikim (dmth pa review te admineve), nuk e shikoj si ndonje detyrim te madh per te publikuar nga media apo pune te miat.

Ose edhe sikur te me conte dikush nje shkrim psh, qe une do ta gjykoja te mire per botim, mund ta botoja. Kete duhet te na e zgjidhi teknikisht admini nese eshte e mundshme. 

Nje element i mire per tu shtuar jane like and dislike buttons. E bene ca kohe, po pastaj u hoq. 

Do kisha qejf te krijohet nje rubrike "Vari Peshkun".  

Ose rubrika : Hajde t'ia varim njeri - tjetrit!  

Adminit i kerkojme vetem te kujdeset per influkset e vazhdueshme te fjalorit pornologjik. Te tjerat rregullohen vete. 

Jo po na ankohen femen per fjalorin e piset qe perdorin maçot ne blog.

Shif e fol, gjendja mbizoteruese e fjalorit femen demokrate sot eshte ne nivel kamionisti, e me e keqja eshte se te gjitheve ju duket normale. Kete lloj fjalori ne epoken komuniste e kishin vetem ca virgjeresha qe rrinin tek halet mbrapa ish Komitetit Ekzekutiv (qe u shemb me dinamit).

Ky qeka çlirim i femres, zhvillim oksidental i femres.

 

Po perpiqesha te gjeja nje vend ku te prezantohesha, po meqe s'gjeta nje te sakte, thashe ta bej ketu prezantimin. Kam kohe qe po e ndjek kete faqen, here pas here domethene. Me gjithe huqet e te metat prapeseprape ka atribute qe ja vlejne per ta ndjekur dhe per te marre pjese. Nuk njoh njeri personalisht prej jush, megjithese Blendin e kam takuar nje here para nja 12-13 vjetesh ne Boston po s'besoj se me mban mend se s'jam ndonje tip mbreselenes sidomos kur me takon vetem nje here. Per te tjerat, ketu do jemi e do shkruhemi.

Mireserdhe! PPU nuk ka ndonje "seance orientimi" smiley si te mbijetosh apo te lesh pershtypje te mira a te keqija. Rendesi ka kontribuimi dhe te qenit pak chillax. 

Faleminderit. Nuk jam fillestar neper forume apo faqe publike, por isha terhequr per ca vjet. Ketu vij me shume per te lexuar ndonje gje te hajrit here pas here dhe ndonje gallate gjithashtu. Chillaxin e kam huq ne fakt, s'para i marr gjerat shume seriozisht se nuk ja vlejne t'i marresh aq seriozisht. Te jete per strese dhe acarime, rri ne pune 11-12 ore diten dhe rregullohet muhabeti.smiley

Mireserdhe . Ke degjuar gje per VQ-ne ?

Patjeter. Per VQ kane degjuar i madh e i vogel. Thashe se ishte ndonje faqe tjeter fillimisht derisa guglli me doli krah. Kerkova me vari qillot fillimisht po s'doli gje. Pastaj rregullova parametrat e kerkimit dhe coc dolen ca gjera.

Prit se ta shpjego njoni. Sa te kthehet nga puna dhe te ndezi kompjuterin ...

E ndeza e ndeza kompjutrin Qemolo smiley ti e di qe kompjutri im punon me nafte smiley 

Per ta ndigjuar, te gjithe kane ndigjuar per VQ , por per ta kuptuar, pak e kane kuptuar. Kur nuk e kuptoi dhe filllozofi yne ketu Karl pordha, vaj hallit te tjeret smiley

Kerkova me vari qillot fillimisht po s'doli gje.

smiley

smiley

Mire qe s'ishte qillotat. 

Te lara shpresoj.

Zakonisht rishtaret nuk kane jete me teper se 3 dite, pune lepurash dmth, shume jane ljepura, pak jane breshka.

Neqoftese do tjeter keshille per te pasur jete ne blog, mos harxho kohe me u be inteligjent dhe korrekt, aq me teper qe njifke ambjentin. Korrektesa nuk zgjat shume, eshte e perkoheshme, futu direkt ne thele, beju sa me teper gomor qe te kesh sukses, fame dhe jete te gjate. Funksionon njesoj si ne jeten reale.

Akoma me mire nese behesh abuzues, qe do te thote edhe i abuzuar, pra i shijon te dyja lezetet, te xhelatit dhe te viktimes.

Dhe ne fund fare: futu direkt ne fele, dmth komento me pjerrsi fele qartesisht te dukeshme politikisht. Asimetria funksionon, gjen miq e shoke O ....o!.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).