Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si absurd refuzimin e fundit të PD ndaj variantit të ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe propozimin e bërë prej saj e ka cilësuar si alibinë e radhës.

“PD e refuzoi formulën e propozimit të propozuar nga SHBA dhe BE. Pasi u rrokanisi kokën shqiptarëve me nenin 88 dhe mori atë që kërkoi, nxorri kleçkën e radhës duke ngritur pikëpyetjen e pabesueshme mbi besueshmërinë, integritetin dhe rolin e partnerëve në procesin e skanimit të prokurorëve dhe gjykatësve”, ka thënë Rama. 

Rama është shprehur se, ai personalisht nuk u befasua nga kjo, “por u befasuan dhe u zhgënjyen aleatët që janë investuar masivisht për këtë reformë”. 

Kërkesa e re e PD dhe klithma e djeshme e dëshpërimit për mbrojtjen e sovranitetit nga rreziku euro-amerikan janë, sipas Ramës, “dëshmia ulëritëse” e së vërtetës se opozitarët nuk e duan reformën në drejtësi. 

“Pretendimi i tyre, me nenin 55 në dimër dhe atë 88 në pranëverë ishte vetëm një alibi. E montuan idenë se ne nuk do të hapim rrugën e një kompromisi që nuk e cënon thelbin e reformës. Ndaj propozimit të vendosur në tavolinë nga ndihmës sekretarja e Shtetit, PD krijoi një alibi edhe më absurde se më parë: rreziku euro-amerikan. Tani po bën një përpjekje të dëshpëruar për të bindur shqiptarët se vetingun e prokurorëve dhe gjykatësve shqipëria sovrane mund ta bëjë më mirë me Ndrecën dhe Jonuzin, sesa misioni ndërkombëtar”, ka thënë Rama. 

Sipas tij, rreziku nga përfshirja e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut është një tjetër. “Përfshirja e ndërkombëtarëve në veting është rrezik për sistemin e korruptuar ekonomikisht e politikisht që ka mbrojtur vrasësit. Vetingu nga ndërkombëtarët u heq çekicin nga dora kriminelëve”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë ka përsëritur se, “jemi gati të votojmë çdo gjë që do të fusë PD në variantin e reformës, me kusht që të jetë e pranueshme nga SHBA dhe BE”. 

“Ne duam që reforma të miratohet bashkë me opozitën dhe për këtë kemi shterruar gjithë fantazinë tonë dhe kemi bërë gjithë lëshimet e mundshme”, ka thënë Rama, i cili ka përsëritur edhe ftesën drejtuar kreut të PD. 

“E ftoj Lulzim Bashën nga sot deri në orën 10 të datës 21 korrik, kur fillon seanca, që të më telefonojë kurdo për të më takuar nëse ka ndonjë të re që konsiderohet e pranueshme nga SHBA dhe BE. Unë do ta pranoj dhe ne do ta votojmë pa kërkuar ndryshimin e asnjë presjeje. Ky është konsensus me firmë, të zezë mbi të bardhë”, ka shtuar Rama.

34 Komente

u dorzu smiley

Fiqo, tani Bashes i bi te ziet me veten. smiley Nje dite do propozoje dicka, dhe diten tjeter do ta hedhe poshte si te papranueshme. 

Nuk kishte rruge tjeter ! 

Mos kane ra dakort me shpall Saliun mret.

perderisa komandon opoziten, bllokon qeverine 1 milioneshe, si trembet syri nga nderkombetaret etj etj, mbret eshte 

Presidentin , Gjykatat , Prokurorine , Kontrollin e Larte te Shtetit , SHIK , TPL , KGM , GLK , GLE , SLS .

Mbret e shkuar Mbretit !!!

smiley

Perkundrazi po tregohet shume i zgjuar. Ka me shume se ti thuash dikujt qe shkruaj cte duash qe eshte konfrom me BE dhe SHBA dhe une ta miratoj. E nxjerr Bashen komplet taleban, si opozite qe ka frike nga drejtesia dhe person qe as vet se di cfare do.

Rreziku euro amerikan ..

Jo jo s'eshte PD. M'duket se po flet Lavrovi i politikes s'jashtme ruse

Po Lavrovit perse i bie ne qafe me te tilla krahasime?

Jane qe jane ne nje llogore, t'i prezantojme te dy me nj-tj thashe. Ketij tonit di t'i behej qefi sh. Cka se rusi do shtremberoje fytyren

po nuk behen me reforma keto gjojna or tunxh, aq me teper te nje shoqeri klanore si ajo shqiptare, (too simple to be true)

Revolucja e dhunshme do ishte alternativa, dhe po nuk u votu, vera ku fle lepri, reforma ne drejtesi,  drejt asaj eshte trendi.

Po ç'revolucion a derzi  smiley  me ate popull barkthate, qe as i bie ndermen seç po bejne me reformen. 

Reforma lidhet indirekt me barkun e thate,smiley

Ose le tw themi qe drejtesia nuk eshte pretekst por eshte kyci qe vendos behet a nuk behet me tej vendi, sic thuhet dhe te nje nga kapitujt e VQ, se nuk e mbaj mend nashi.

Po e vertete Albano, qe flitet edhe per padrejtesite dhe rendin e drejtesise qe duhet vendosur, dike dhene keshillat e duhura, por kjo nuk arrihet pa bere/vendosur  Reformen Sociale , qe ul varferine, papunsine, kriminalitetin, haterlliqet, klietenlizmin, depresionin, padrejtesite, etj, etj, plage te krijuara e shumuara gjate ketyre viteve te tranziscionit.   Keshtu qe Palloshi, e ka nis gabim, e ka nis nga fundi, nderkoh qe duhej ta niste nga fillimi.  Pse nuk ndodhi keshtu. Kete une nuk e di, se nuk jam aty brenda ne qeveri, por mendoj se ajo e thithmja qe Dritan Prifti fliste dhe ato orgjite ne Peze, ku anglezet kane material te bollshem, e kane detyruar kete derdemen Pallosh, ta kapi nga fundi problemin.  

ça u bo? kush e ka rradhen me qeras ?

Nuk ju ka ecur kurre me euro-amerikanet ketyre te Ballit ..ndonje keqkuptim them une..si ne 44'-en smiley !!

O Lul a na jep nje pule?

Po pula nuk na del, a na jep nje gjel?

Gjeli ngriti bishtin dhe 

luli i futi gishtin. 

Aq sa kane kuptim keto vargje, pervec rimes, aq edhe kane kuptim pretekstet e sal-lulit per te mos pranuar draftin e reformes. Me shume gjasa, kjo reforme kete vere nuk do te miratohet. Me patjeter duhet shkuar drejt zgjedhjeve te parakoheshme. Respekte SHBA_ve dhe BE_se.

Reforma në drejtësi, BE kundër Donald Lu, Fleckenstein dhe Kukan kërkojnë vetëm mbikqyrje nga ndërkombëtarët në veting

 Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, dy europarlamentarët shprehin keqardhje për refuzimin e propozimit hibrid, ndërsa kërkojnë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë rolin që i përcakton Venecia në Reformën në Drejtësi, me sa duket atë të vëzhguesit. Kukan dhe Fleckenstain thonë se përfshirja e ndërkombëtarëve do të forcojë besimin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Ata i qëndrojnë idesë që ndërkombëtarët duhet të kenë vetëm rol monitorues në vetingun e gjyqtarëve dhe jo rol vendimmarrës. Ata kanë shtuar se janë duke ndjekur zhvillimet, ndërkohë që theksojnë se e kanë mbështetur dhe e mbështesin Reformën në Drejtësi duke nxitur gjetjen e kompromisit.

Vetingu, a ka njeri ta shqiperoje kete fjale. 

verifikimi (i figures). 

e mbajti fjalën

smiley

nji teme per Parizonin e modh. 5 tema deri tani per reformen!

Barazoji bisha kuqalashe !

Paraparizoni po mbahet

gol

ta pastrojme futbollin shqiptar nga shit-blerjet, paskan thene stafi, fiqo. Me vetting do shkoje dhe kjo reforme ne futboll thua?

nuk e mbajti fjalën

Po ja u ngushtojne koken ne morse : tik tak tik tak..nga nje fileto dhe nga nje fileto.

e paskan dhone sot me konçesjon rrugen e kombit.

pa zhurme, pa erë, pa asnji lloj mimike dyshuese ne fytyrë. mjeshtra mo Galile, mjeshtra..

10 evro vajtje ardhje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).