Qeveria pergatit amnistine e radhes per zgjedhjet e ardhshme, e te tjera dhurata

Pas rritjes se tarifave doganore per blerjet individuale, vendosjes se tarifes per super-rrugen (me ura me nje kalim) Fushekruje-Kalimash, masa qe prekin xhepat e qytetareve dhe nuk kane kurrfare te ardhure te qendrueshme, qeveria ka vendosur te shperbleje klientelen e vete. 
Ja se ç'po ndodh:

1. Qeveria po harton nje skeme gjigande per faljen e 400 milin eurove borxhe tatimore dhe mbi 800 milion euro te pastrimit te kapitalit (nga evazioni, korrupsioni e veprimtari kriminale), prej se ciles perfitojne kryesisht bizneset e medha, sidomos ato ne fushen e energjise dhe te mineraleve, qe i kane rrjepur te perbrendshmet ketij vendi duke lene pas pensione (punetore te vdekur), (asistenca sociale) te gjymtuar ose ne greve. 

Të paktë ishin ata që ndiejnë keqardhje nga lajmi i bujshëm i ministrit të Financave se do të falen një pjesë e mirë e detyrimeve tatimore dhe doganore. Në projektligjin që u hartua, u vendos të përfshihej edhe fshirja e taksave të automjeteve, të cilat e kishin çuar borxhin në Drejtorinë e Transportit Rrugor 53 milionë dollarë. Së bashku me këtë “amnisti”, është vendosur të futen edhe rivlerësimet e pasurisë së patundshme për qytetarët dhe biznesin.

Financat mendojnë që brenda një afati 8–mujor të pastrojnë të gjitha detyrimet e biznesit në tatime e dogana. Nuk do të bëhet dallim nëse ka një biznes me status aktiv apo pasiv, por çdo detyrim, gjobë apo kamatëvonesë nga viti 2008 e deri në fund të 2011-s do të fshihet. Po kështu, edhe 53 milionë dollarë detyrime që rezultojnë në regjistrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor do të fshihen për çdo automjet që nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve të fundit kundrejt asnjë pagese. Të vetmit që do të paguajnë këto detyrime janë personat që kërkojnë të riaktivizojnë targën. Edhe për këtë kategori do të ketë sërish falje. “Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”, thuhet në projektligj.

Pesha e parave për të paguar është pak më e lartë për ata të cilët kanë një detyrim në tatime e dogana pas vitit 2011. Bizneset duhet të paguajnë 70% të shumës që kanë borxh dhe do t’i falet 30% e detyrimit. Për borxhin tatimor, ligji shprehet qartë se llogaritet edhe kamatëvonesa. “Detyrimet tatimore të papaguara sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që u përkasin periudhave tatimore duke filluar nga janari 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70% të tatimit/taksës dhe kamatëvonesës përkatëse”, shprehet në projektligj. Ndërsa për borxhin në dogana falet edhe kamatëvonesa. “Detyrimet e pagueshme në doganë, që u përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen, nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70% e shumës së detyrimeve të pagueshme në doganë pa gjobat”.

Nga 400 milionë dollarë që Ministria e Financave ka vendosur të fshijë nga regjistrat e tatimeve dhe doganave pa asnjë kusht për biznesin që ka detyrime dhe gjoba deri në fund të vitit 2011, 50% të kësaj falje e përfitojnë një grup i vogël biznesesh. Fjala është për detyrimin që kanë në tatime Bankers Petrolium, ARMO, “Belle Air” etj. Në total, vetëm këto kompani kanë afro 200 milionë dollarë detyrime ndaj administratës tatimore, ku vetëm 110 milionë dollarë janë të ARMO.

Nuk dihet vlera e vërtetë [e kapitalit] që biznesi nuk ka të padeklaruar, por mendohet që ajo të jetë në miliarda dollarë. Ekspertët kërkojnë që nëse merret kjo nismë për të falur sipërmarrësin dhe për të filluar një marrëdhënie të re me të, duhet të bëhen të dyja, edhe fshirja e borxhit edhe deklarimi i aseteve që kanë në të vërtetë ndërmarrjet, por që nuk i kanë deklaruar për qëllim shmangien e taksave. Agim Binaj, profesor në kontabilitet, thotë se kjo do të shfrynte të gjithë barrën që ka biznesi dhe do ta lehtësonte më shumë atë. “Që të nisë një marrëdhënie e re, që biznesi të lehtësohet në të vërtetë, atëherë duhet bërë një amnisti e kapitalit të saj. 

Për investitorët e huaj, amnistitë dhe faljet që ka bërë shpesh në historinë e saj Shqipëria tingëllojnë të çuditshme. Zenel Hoxha thotë se anëtarët e Dhomës Britanike të Tregtisë e shohin si një praktikë të gabuar këtë nismë, e cila fal ata që shkelin ligjin ndërsa të rregulltit nuk kanë asnjë incentivë. “Kjo është e çuditshme. Kemi parë shkelje vit pas viti dhe falje një herë në disa vite. Nuk ka pasur asnjë incentivë për të ndershmit dhe duhet të ketë”. [Monitor, 30 Korrik 2016]

2. Kjo nisme eshte ne vazhden e projekteve per shperblimin e klienteles se qeverise. Para nje jave iu fal Samir Manes per "nje investim strategjik" (plazh per nje fshat turistik) nje hapesire e konsiderueshme ne Durres dhe Himare. Sipas Manes do te investohen 50 milion euro ne Ramallah dhe Palas. Por qeveria do te marre para vetem per periudhen tre mujore te veres. Kur dihet se te gjitha "plazhet turistike" ne Shqiperi kane shitur vila qe shfrytezohen gjithe vitin. 

Në datën 17 korrik, Komiteti i Vendimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama,  vendosi t’u japë statusin e investitorit strategjik dy projekteve ekzistuese, një kompleksi vilash të ndërtuara në Hamallaj dhe një tjetri në Palasë.  Të dy projektet zotërohen nga e njëjta kompani, grupi Balfin, në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane.

Sipas ligjit për investimet strategjike, dhënia e statusit të investitorit strategjik nënkupton se investitori mund të marrë favore nga shteti. Dhe këto favore nuk kanë vonuar. Vetëm një javë pasi i shpalli investime strategjike, qeveria miratoi dy vendime, të cilat e kalojnë bregdetin e zonave respektive ku janë vendosur komplekset rezidenciale për  20 vjet në tek investitori privat. [Syri.net, 28 Korrik 2016].

 

E gjykojmë se mënyra më reale e krijimit të një strategjie turizmi të qendrueshëm në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe konfirmuar nga konsulentët më të njohur të kësaj fushe, është krijimi i Destinacioneve të mirëpërcaktuara turistike në bregde. Kompania jonë ka perdorur kete metode ne investimet e veta turistike.

Niveli i tarifës së qerasë për kërkuesit e marrjes së plazhit në përdorim është 100lek/m2 në sezon turistik (4-5 muaj), ndërkohë që VKM e djeshme I jep grupit tone te drejten e perdorimit  kundrejt tarifes 100 lek/m2 në çdo muaj, pra rreth 5 herë më shtrenjte sesa per subjektet e tjera. [Pergjigjja e Balfin Group, Samir Manes - Syri.net, 28 Korrik 2016]

3. Nje tjeter rast korruptiv eshte ai i nje investimi ne Kavaje qe pa nje studim fizibiliteti dhe studim mbi impaktin mjedisor do te ndertohet medemek nje port kontenieresh. Edhe ky mendohet se eshte nje tjeter shperblim per Samir Manen qe qendron prapa firmes off-shore ne Singapor. 

Koncesioni më i fundit zyrtar është ai që është miratuar në Kuvend vetëm pak ditë më parë ndaj një kompanie të huaj të krijuar pak ditë më parë me një kapital themeltar prej 100 paundësh britanikë (120 Euro) që “do të sjellë 5 miliardë dollarë investime të huaja” (?!), por duke “aparuar” 1700 hektarët e bregdetit të Karpen (Kavajë)... 

Siç është parë këto ditë me masmedia, ky investim u komentua gjerësisht nga masmedia, sepse u miratua duke injoruar njëkohësisht Master-Planin e sektorit, plan biznesin (e munguar), studimin e fizibilitetit (të munguar gjithashtu) e mbi të gjitha duke përcjellë 1700 hektarë tokë në rajonin më të preferuar të vendit në duart e një kompanie ndërmjetëse fantazmë të krijuar pak ditë më parë/”bijë e denjë” të një fantazme tjetër krejtësisht të panjohur dhe me një nxitim të denjë për republikat totalitare dhe që nuk kanë lidhje me qeverisjen demokratike, në një parlament të trysnuar nga prania e gjerë e oligarkëve dhe nën kërcënimin e ndëshkimit amerikan për mosvotimin e amendimeve kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi…

Në fakt, disa muaj me parë, kur plasi skandali i “Panama Papers” dhe të dhënat zyrtare provojnë se sa më shumë kompani “ofshore” marrin me koncesion pasuritë tona kombëtare, aq më pak të ardhura hyjnë në buxhetin e shtetit dhe qeveria u angazhua “të amendojë kuadrin ligjor për koncesionet”, si dhe “të hetojë veprimtarinë e kompanive të tilla” ndërmjetëse, fantazmë mbas fantazme, por qysh prej asaj kohe qeveria dhe Kuvendi po lëvizin nga koncesioni në koncesion… [Zef Preci, Panorama, 28 Korrik 2016]

17 Komente

Kjo puna e firmave konçensionare, po , duhet te rregullohet me ligj, te mos iu len hapsire ministrave, kryeministrave te mbushin xhepat duke iu bere favorizime ne dem te ekonomise shqiptare.   Ndersa falja e borxheve, eshte tager i qeverise, nuk mund te kritikosh apo besh tifo per kete pune. Jane ekspertet e qeverise ata qe ndjekin kete pune, jo Palloshi qe s'di nga lidhen breket. 

Edhe Bracja eshte ekspert ekonomie.

Ku tek Portokallia smiley 

sono robin hood, fantozzet, shtresa universalisht e nenshtruar.

ka gjithsesi nje fakt interesant se si fitimi i koncesioneve eshte ne progeresion zbrites qe nga koha e nanos, iniciator i neoliberalizmit shqiptar, me koncesionin e aeroportit dhe petroliferes duke vijuar me tej me privatizimet dhe koncesionet idiote berisha e ne fund me partneritet publik privat te rames, qe synojne artificialisht injektimin e kapitalit ne treg, ne prag te zgjedhjeve te reja.

e kam pas thene qe ne shqiperi perfundoi koha e gjerave te lira.

Eshte qeveri per popullin ore zoteri, jo per bizneset sic i favorizonte qeveria e Sali Ram Berishes!

P.S. presim pergenjeshtrimin e tipit "keto jane thashetheme" ose se sa leke eshte kg i domateve. Ose dhe http://transparenca.al/

Amnisti do bejme perhere,/ papergjegjshmeria ne stratosfere,/ borxhet te shtohen, ne burg le te veme,/ amnistia na shpeton menjehere! 

sa porte do te hapim thuaj, ne 350 km bregdet do te na behen portet sikur stacionet e karburantit ne Shqiperi, 8 ne 10 km 

1. Firmoset koncesioni 15 mln dollarë për portin e jahteve në Durrës

Një tjetër port turistik I shtohet industrisë së turizmit në Shqipëri. Ditën e sotme, në ambientet e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është zhvilluar ceremonia e firmosjes së kontratës Konçesionare për Portit e ri të jahteve në Durrës.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për sektorin e turizmit. Gjithashtu, Ministri renditi edhe impaktin pozitiv për banorët e zonës, pasi pritet të hapen vende të reja pune.

Ministri Haxhinasto, tha se investimi kap vlerën e 15 milion dollarëve dhe parashikon ndërtimin e infrastrukturës që do i shërbejë në masë të konsiderueshme turizmit. Zoti Haxhinasto I konsideroi si sinjale pozitive për ekonominë Shqiptare interesin e madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar fushën e marinave turistike.

Ai nënvizoi se ky port vjen sëbashku me portin e Synej në Kavajë, një investim edhe ai i rëndësishëm, rreth 45 milion dollar, apo porti turistik i Shëngjinit, rreth 5 milion dollar, si dhe ai i Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçesionare. Pa lënë menjanë portin e ndërtuar tashmë të Orikumit, që është në fazën e plotësimit të gjithë kuadrit ligjor, për tu bërë një port i hapur ndërkombëtar për t”ju shëbyer jahteve që operojnë në detin Adriatik dhe Jon.

 

2.  Sipërmarrësit zviceranë kanë në plan që të ngrenë një port jahtesh për superlativa në Shqipëri. Por nëse “Porto Albania” është një projekt i shkëlqyer apo një dështim, kjo është për momentin e pasigurt

Nga Melanie Keim, NZZ

 

Nëse sheh hartën detare të bregdetit të Adriatikut, ka kaq shumë “xhepa erërash”.

Që nga Italia e deri në Greqi, ka një hapësirë prej 350 kilometrash vijë bregdetare ku mungojnë shenjat e sporteve ujore: Në Shqipëri, destinacioni turistik i panjohur në Europë, nuk ka një port të vetëm jahtesh.

Por sipas planeve të një kompanie zvicerane, gjithçka do të ndryshojë së shpejti.

Në një gadishull kodrinor, të paprekur nga turizmi, rreth 20 kilometra në jug të qytetit turistik të Durrësit, kompania Finsec AG planifikon që të ndërtojë një port jahtesh për superlativa, me 800 vende parkimi, 150 apartamente dhe një hotel prej 85 milionë euro.

Bulkthi - Ku e shikon problemin me kete portin e Jahteve nga nje kompani zviceriane? 

E shoh tek keto nderhyrjet pa plan. Tek keto investimet qe trumpetohen me te madhe. Por qe jane skema piramidale per te vjedhur investitore. Vezhgo skemat e licencimit te hidrocentraleve, shesin licencat ose mashtrojne investitore si p.sh. Becheti. Ndersa ky porti i zviceraneve nuk ka gjasa te behet... Nje tjeter skeme mashtrimi, ose perplasje me skemat e Samir Manes.. duhet ta ndjeke ndonje gazetar.

Nuk e di se car presioni do i kene bere Milves per kete poritn ne Karpen. Para 2 muajsh ajo beri nje konference me investitore potenciale per zhvillimin e turizmit ne plazhin e Gjeneralit (pak km nga Karpen). Ajo dhe stafi i saj kane punu deri ne 3 te mengjesit qe te organizonin dicka serioze e cilesore pavaresisht kushteve. 

Ky port me duket totalisht ne kundershtim me strategjine e zhvillimit te turizmit, ose me sakte me llogjiken e zhvillimit se strategji nuk ka.

sepse Milva eshte tekniciene dhe jo politikane. 

Milva eshte tekniciene, njeri flori dhe i drejte. Po ka fatkeqesine te punoje me rigroposesit.

Nese Milva mbron nje kompani fantazem, nuk eshte aq tekniciene e mire...por polotikane.

Nqs ai eshte thjesht show dhe nuk ka ndermend njeri te investoje asgje (5 mld sigurisht nuk i besoj) atehere ky eshte nje pisllik alla propagande rigroposje. Sigurisht nuk me pelqen qe Milva te behet pjese e nje maskarade te tille, por jane kostot qe duhet te paguaj per te punu me Rigroposjen.

Nese do behet nje gje totalisht ndryshe nga c'thone dhe projekti perdoret per t'i dhene ca pseudo-investitorve prona publike (sic po perflitet), atehere doza e gabimit rritet dhe Milva nuk duhet ta kishte pranu.

Nese kane plan vertete te bejne nje port kontenieresh (e perseris qe nuk besoj kurresesi te vlerat e permendura) duhet pare impakti ne mjedis dhe duhen bere ca llogari me te komplikume se c'mund te bejme ne ketu. Impakti ne mjedis + impakti ne turizem vs. te ardhura nga nje port i madh. Sa i eshte dhene mundesi Milves ta beje kete analize, nuk di te them. Por te jesh i bindur qe nese Sala ishte diktator ne shpirt ky kafsha tani eshte 10 fish sepse zagaret rreth vetes i ka shume me te keqij dhe te perlyer. 

Per te bere nje paralelizem, per te njejten zone Sala pat thene se do behej nje investim 1 mld euro ne turizem. Sigurisht qe nuk u be asgje po te pakten ai doli vete, nuk detyroi te tjeret te felliqen. 

Te shofim se si do shkoi ky mhb po e sigurte eshte qe ne kemi nevoje per gazetare serioze qe t'i ndjekin keto gjera. Se psh qe nuk mund te jete rentabel nje investim 5mld euro ne Shqiperi, kjo eshte e sigurte. 

9 km eshte Synej, kalaja e turres, nga Karpen - ne fakt bregdeti i Karpen eshte edhe i Synej.. sic e tregon Google map, se une nuk i njoh fare ato zona.. 

zviceranet thonin se do te investonin 200 milione ne kalane e turres.. asgje deri tani pas pengesave qe u ka nxjerre qeveria .. tani del ky porti i karpen me 5 miliarde, ne te njejten bregdet.. si mendon jane keto pune?

Mos deshe te thoshje; Me Rivdekjen smiley  i nderuar .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).