Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit Frroku, pasi prokuroria dyshon se është krijuar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Ish deputeti i PKD, Mark Frroku, duke dalë i shoqëruar nga forca të policisë në Gjykatën e Lartë, ku është vendosur masa e sigurisë “Arrest Shtëpie” | Foto nga: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të premten sekuestrimin e pasurive të  paluajtshme të  ish deputetit Mark Frroku pasi prokuroria ka dyshime se janë përfituar nga  veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit.  Gjykata ka vendosur sekuestrimin e 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë,  që nga hetimet e prokurorisë kanë rezultuar në emër të ish-deputetit i Partisë Kristian-Demokrate.

Pasuria e ish deputetit, i cili është në gjykim për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, të  “fshehjes së pasurisë”, të  “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, përllogaritej në 10 milion euro sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2014.  Dokumentet e ILDKPKI tregojnë ser Frroku dhe familja e tij ka në pronësi disa vila, dhjetëra lokale, hotele, tokë arë dhe makina.

Pas hetimeve të nisura ndaj ish deputetit, në mars të vitit 2015, ka rezultuar se Frroku nuk e justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij.

“Nisur nga e shkuara e tij kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit,”thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë  e cila ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së patundshme të Frrokut, në Lezhë, Tiranë dhe Orikum të Vlorës.

Mark Frroku,  ish deputeti i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, është sot i burgosur pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur mbi të një sërë akuzash që nisin nga mashtrimi e deri tek përfshirja e tij në vrasje.

Frroku u arrestuar në mars të vitit 2015, bazuar në një urdhër arresti Belg.  Ndërsa Parlamenti pranoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit pas të ashtëquajturit skandali “Doshi.”  Aso kohe prokuroria ngriti akuzën  e “kallëzimit të rremë”, ndaj Frrokut pasi vërtetoi se ish deputeti ishte i implikuar  në krijimin e provave të rreme për një tentativë vrasje që do t’i organizohej deputetit Tom Doshi në gusht të vitit 2014.

Sipas prokurorisë, ishte Frroku ai që e njoftoi deputetin ish-socialist se ndaj tij po organizohej një vrasje dhe se për këtë ishte ofruar një shume prej 500.000 eurosh. E ndërsa hetimet për  këtë skandal që aso kohe përfshiu drejtuesit kryesor të mazhorancës socialiste, prokuroria nuk vonoi të ngrinte të tjera akuza penale ndaj ish deputetit. Aktualisht Frroku po gjykohet në Shqipëri për akuzat e vrasjes në bashkëpunim, të kryer në Belgjikë, në vitin 1999.

Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombësin e tyre, pas konflikteve për trafikun e prostitucionit. Bëhet fjalë për vrasjen e Aleks Kurtit, ndodhur më  5 mars 1999, në stacionin e Mides, në Bruksel.

Po ashtu, Frroku rezulton i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani. Ndaj, nisur nga e shkuara kriminale e Mark Frrokut, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit.

12 Komente

Nga artikulli mesojme se; Ka dyshime, Dyshohet, smiley 

PO si puna e Frokut, pra qe pasuria nuk justifikohet dot me te ardhurat te ligjeshme jane te gjithe te pasurit e Shqiperise, por edhe jo te pasurit. Pra eshte e gjithe popullsia. E atehere cfare? Do denohen te gjithe? Jo! Zotesia e nje nje shteti qendron ne faktin sesa te afte jane qe tua vjelin keto pasuri te vena pa merit dhe ti rishperndajne per permiresimin e infrastruktures dhe zbutjes se pabarazise midis shtresave te ndryshme te popullsise. Por a mendojne keshtu politikberesit tane? JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

Me duket se paske friken e vetes tende.

pse ti kujton se jane bere me rroga, ndertimet e kohes demokratike ?

shpresoj te gjejne prova kundra ketij, se ka mundesi t'ja u fusi dhe t'i paguajne (disa dhjetra milione) pastaj demshperblim siç do t'i paguajne atij mafiozit italian qe ja mbyllen ndermarrjet.

qeveria jone eshte amatore. vepron nen emocion. 

Kuazo, si shpejt ke filluar te zhgenjehesh nga socialistet e tuj. 

Jo mer Pier vellai, po nuk ka me se kush te beje opoziten. Opozita e sotme ka pjerdh dhe nuk e merr dot vehten te pakten per nja 10 vjet. E po i le keta te sotmit pa i kritikuar marrin kot pastaj si pushka e jevgut. Barre e rende me ka kapur, por jam i vendosur te denoncoje dhe argumentoje cdo gje qe kjo qeveri dhe maxhorance do ta keqmenaxhoje. Aleat kom vetem SHBA-te dhe BE-ne. 

Sa naiv je. Si disa qe i.lexoj te ankohen online. Bera shume per rilindjen e ma zuri demokrati vendin e punes me ane te.lsi.

Ti do vazhdosh te jesh naiv sepse je i vetpunesuar. Do vazhdosh dhe pak sa te falimentoje sipermarrja e.vogel dhe e mesme.

Edison, ajo qe me ka çuditur eshte se, me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, shum vende i zune berishistet smiley

Rrofsh qe mi dhe pergjigje nje pyetje qe kisha. Si e genjejne veten socialistet qe partia veproi drejt kur beri deputete e ministra kriminele nderkombetare. Pra ti mendon qe e beri kete per ta taksuar ne nje fare menyre. Ky lloj arsyetimi shtrihet deri te feministet.

sala do kishte vrare kater veta per ta mbrojtur

te kishte krijuar nje tv private tip topkanal , nje gazete si koçua e  mero me shoke, nuk ja kishin sekuestruar.

pasuri me prejardhje kriminale smiley

e top kanali me çfare u krijua , me prejardhje jokriminale smiley

Po ti pyet njehere Meksin dhe doktorin si e krijoi Tani pasurine, pastaj hajde dhe dhitu ne ket forum
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).