Reforma në drejtësi parashikon një sërë masash për rivlerësimin dhe verifikimin e figurës të punonjësve të sistemit të drejtësisë. Ky proces është bërë i njohur si procesi i vetingut.

Pse do bëhet rivlerësimi?

Qëllimi i rivlerësimit është të garantojë që në sistemin e drejtësisë do të punojnë vetëm ata që janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë integritetin për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme.

Procesi synon të largojë nga sistemi të gjithë ata që do të vërtetohen se kanë vënë pasuri në mënyrë të korruptuar, kanë lidhje me krimin apo janë të paaftë profesionalisht.

Kush do t’i nënshtrohet rivlerësimit?

Do të vlerësohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve; ndihmësit e tyre ligjorë; si dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kur do të bëhet rivlerësimi?

Rivlerësimi do të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës ligjore në zbatim të tyre.

Rivlerësimi i të gjithë subjekteve duhet të kryhet brenda një periudhe pesë vjeçare.

Fillimisht do të vlerësohen, me një procedurë të posaçme, ata të cilët do të bëjnë vlerësimin e të tjerëve, pra anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit (shih më poshtë), pastaj do të fillojë vlerësimi i të tjerëve.

Kush do ta kryejë rivlerësimin?

Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit (shih më poshtë për shpjegimin e këtyre dy institucioneve).

Çfarë përfshin rivlerësimi?

Rivlerësimi do të përfshijë tre drejtime: vlerësimin e pasurisë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional.

Vlerësimi i pasurisë

Çdo subjekt do t’i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe pastaj kontrollit të të gjitha pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të (familjarëve direkt).

Subjekti duhet të justifikojë pasuritë e tij mbi bazën e burimeve të ligjshme. Burime të ligjshme do të konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara, për të cilat janë paguar taksat.

Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, individi paramendohet fajtor dhe përjashtohet nga sistemi, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.

Kontrolli i figurës

Çdo subjekt do të bëjë, fillimisht, vetëdeklarim për figurën e tij dhe pastaj do t’i nënshtrohet verifikimit të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Nëse verifikohen kontakte të tilla, individi paramendohet fajtor dhe shkarkohet menjëherë, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.

Vlerësimi i aftësive profesionale

Çdo subjekt do t’i nënshtrohet vlerësimit të aftësive për të gjykuar (për të hetuar e ngritur akuzë në rastin e prokurorëve), aftësive organizative, etikës dhe cilësive personale, bazuar në standarde të parashikuara në ligj.

Subjekti që do të vlerësohet se ka mangësi, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, do të shkarkohet menjëherë.

Subjekti që vlerësohet se ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta, por që mund të përmirësohen, do të pezullohet dhe do t’i nënshtrohet një programi të detyruar një vjeçar edukimi.

Si do të bëhet rivlerësimi?

Hapi i parë është vetëdeklarimi i pasurisë, figurës dhe të dhënave profesionale nga subjekti që vlerësohet.

Pastaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë vetëdeklarimet, si dhe do të kryejë verifikime shtesë.

Komisioni do të ketë akses në të gjithë informacionin që mbajnë institucionet publike pa asnjë kufizim (përjashto, informacionet e klasifikuara sekret shtetëror)—përfshi të dhënat tatimore, të dhënat e pasurive të patundshme, të dhënat e bizneseve, hyrje-daljet nga vendi, etj—si dhe të dhëna të tjera private, si të dhëna bankare, të dhëna private të biznesit, etj.

Komisioni do të ketë të drejtë të intervistojë të gjithë personat që përfshihen në vetëdeklarimet e subjektit, si dhe persona të tjerë që sheh të arsyeshme.

Komisioni ka të drejtë, gjithashtu, të urdhërojë individë dhe kompani t’i venë në dispozicion prova dhe informacione që ato kanë.

Në procesin e vlerësimit barra e provës i takon subjektit që rivlerësohet—pra ai paramendohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën—në ndryshim, nga parimi i paramendimit të fajësisë që zbatohet për çdo qytetar.

Roli i të huajve në procesin e rivlerësimit

Procesi i rivlerësimit të punonjësve të sistemit të drejtësisë do të ndihmohet nga një mision i posaçëm ndërkombëtar, i quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Qëllimi i ONM-së është kryesisht mbikqyrja e procesit të rivlerësimit, por edhe ndihma konkrete për Komisionin dhe Kolegjin përmes ofrimit të të dhënave, informacioneve dhe këshillimit.

ONM-ja do të përbëhet nga vëzhgues nga vendet partnere të Shqipërisë—anëtare të NATO-s ose të BE-së— dhe do të drejtohet nga Komisioni Evropian.

Vëzhguesit duhet të kenë përvojë të paktën 15 vjeçare si gjykatës ose prokurorë në vendet e tyre.

Vëzhguesit e ONM-së do të monitorojnë gjithë procesin e rivlerësimit dhe do të kenë në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që kanë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Dy detyrat kryesore të ONM-së do të jenë:

Fillimisht, të ndihmojë në procesin e përzgjedhjes së atyre që do të bëjnë rivlerësimin e gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe subjekteve të tjera—duke i ofruar Avokatit të Popullit rekomandime për kandidatët për anëtarë të Komisionit të Kualifikimit, për gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit dhe për Komisionerë Publikë;

Pastaj, t’i ofrojë Komisionit të Kualifikimit të dhëna, gjetje, prova, fakte dhe mendime në procesin e verifikimit të lidhjeve apo kontakteve të subjekteve me njerëz të përfshirë ne krimin e organizuar—pra, praktikisht do të gjurmojnë lidhjet e subjekteve me krimin jashtë vendit dhe të dhëna të tjera të subjektit të cilat ekzistojnë në vende të tjera.

Institucionet që do të bëjnë vlerësimin

Procesi i rivlerësimit do të realizohet nga tre institucione të posaçme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë, dhe Kolegji i Apelimit. Ata do të ndihmohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sikurse u shpjegua më sipër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të funksionojë si organ vlerësues-gjykues dhe do jetë i përbërë nga katër trupa të përhershme gjykuese me tre anëtarë secili.

Anëtarët e Komisionit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Komisionerët Publikë

Pranë Komisionit do të veprojnë dy Komisionerë Publikë, të cilët do të përfaqësojnë interesin publik në procesin e verifikimit dhe do të kenë të drejtën të ankimojnë vendimet e Komisionit. Pra, në rast se komisioni vlerëson pozitivisht një gjyqtar a prokuror dhe Komisioneri Publik mendon se vendimi është i gabuar, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.

Komisionerët gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Kolegji i Apelimit

Kolegji i Apelimit do të jetë organi i vetëm dhe përfundimtar që do të shqyrtojë ankimet kundër vendimeve të Komisionit. Ai do të përbëhet nga shtatë gjyqtarë por do të vendosë në trupa gjykuese me vetëm pesë anëtarë.

Anëtarët e Kolegjit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Si do të zgjidhen anëtarët e Komisionit dhe Kolegjit?

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Komisionit, gjyqtarë në Kolegjin e Apelimit, si dhe të Komisionerit Publik do të organizohet nga Avokati i Popullit.

Procesi do të jetë transparent, publik dhe i hapur për çdo kënd që dëshiron të aplikojë.

Mbi bazën e aplikimeve të paraqitura, Avokati i Popullit do të hartojë një listë të kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret përzgjedhëse formale.

Avokati i Popullit ia dërgon listën Kuvendit, së bashku me rekomandimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kuvendi duhet t’i zgjedhë anëtarët e institucioneve të mësipërme me tre të pestat e votave të tij.

Nëse Kuvendi nuk arrin t’i zgjedhë anëtarët brenda 30 ditësh, në ditën e 30-të, Presidenti do t’i përzgjedhë me short publik anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Si do të bëhet kontrolli i kontrollorëve?

Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve do të jenë subjekt i kontrollit të vazhdueshëm.

Kusht që ata të përzgjidhen është autorizimi me shkrim nga ana e tyre i kontrollit vjetor të pasurisë, kontrollit të vazhdueshëm të llogarive të tyre bankare, si dhe monitorimin e komunikimeve të tyre, përfshi telefonatat, emailet, mesazhet, etj.

Deklaratat e pasurisë së tyre do të jenë publike.

Exit.al

45 Komente

Erdhi edhe Nulandi nga zululandi qe inferioret tane politikane e shohin si perendi, erdhi e tha qe "e miratoj edhe kete reforme", Rama e pranoi po Sali Berisha prape thote qe Amerika dhe BE ka sjelle nje reforme qe korrupton sistemin dhe vetem sistemi i Sales eshte i paster. Berisha e thote kete, Enveri dhe ISIS.

Si u be ai muhabeti I Romeos nga berati shkabe?

ai thote "pse klintoni po e une jo"?

Ai dhe klintoni jane hane shan hane bagdad. e ka pare syfetin e tij me down sindrome ndonjehere ne pasqyre ai apo s'keni pasqyra ne borat?smiley

Edhe une jam i te njejtit mendim me Shkaben. Do kete thene ai: "Kur nje cope president Amerike e beri, pse te mos e bej edhe une qe jam nga Berati". Vetem se ka harruar nje gje. Billit ajo iu ofrua vete te futej poshte tavolines, ndersa ky i shkreti e shkriu gjithe talentin e vet poetiko-filozofik, dhe prape ajo nuk ia dha qe nuk ia dha. Mua me pelqeu sidomos pjesa kur i thote: "Po nuk ma dhe, kjo tregon qe je katunare". Ose donte ta vinte ne seder, ose kujtonte katunari se qytetarkat jane shume mendjehapura e ta japin sapo t'ua kerkosh, edhe po te kesh ate syfetin e tij.

Krahasimi Bill-Shyqyry me kujton krahasimet Kongresmen amerikan-Kongresmen PS ne kongres. 

Kot per kuriozitet, a te duken burra te mire kongresment amerikan, nese ke lexu ndopak per ndonje them? Jo per krahasim me te PS e...

 

krahasimi nuk ishte burre i mire i keq, kishte si baze rendesine.

Ca me keq akoma. Ca rendesie kane kongresment amerikane? Keta i drejtojne biznesmenet, nderkohe qe kongresmenet tane jane biznesmen vete. smiley 

Bandill Berati smiley.Billi nuk e kishte te ndaluar me ligj te kilikosej me stafin e tij .

Ky ishte bilbil berati. smiley Tamam tamam, teleptaje do thoshe i madhi "Vani". 

Veting... me duket sikur o procesi ku keta gjyqtaret meren me veten. 

Ca te keqe ka te perdorej ndonje fjale, togfjalesh ose fjali shqip?

Veting ne shqip do perkthehej : me q.. veten. smiley

Ketu ne ppu quni i N-se e ka qef kete. N. ka qene nje kartore e lashte andej nga pazari i ri qe shkonim kur ishim riosha me 200 leke ora. smiley

Pikerisht ate desha me thone me ate "me u mar me veten"... ene kepuc kuqes i ka ik koha; nuk ka ngel mo gjo per te pa. smiley Gjithsesi mund te pytet Besniku, si deshmitar, mbi cka pare qemotit. smiley 

Veting leshi!

na sqaroni njehere " luften kunder informalitetit" pastaj hidhuni te vetingu!

Kjo vjershë, e cila më duket se gjindet tek "Manastiri i Parmës" së Stendalit, i shkon kësaj reforme. Kopështari dhe zotnia i tij : 

Një amator në kopshtari/      më fort fshatar se qytetar,    

na kish një kopësht përbukuri/   në një katund. Dhe si pronar,   

i papërtuar,/     e kish rrethuar  

me gardh gjith’ atë vend./   Kish mbjellë kënd më kënd, 

sallata, presh, lëpjeta e rrep,/  marule, kore, hudhra e qep. 

Dhe lule sa të doje,/   lloj-lloj si ti kërkoje,

kështu që mund t’i çonte një buqetë/  në ditë feste mikeshës së vet,

pak jaseminë spanje e mëndra plot,/  kopshtari ynë s’u gëzohej dot!

Po ç’e do, se një dreq lepur/   ja prishi lumturinë,

kopshtit të tij iu pat qepur/   dhe bënte batërdinë.

Si e pa kështu kopshtari/   vate të qahej qyqari,

te zotnia i krahinës./    -Një lepur i mallkuar,

ka ca kohë është mësuar/   në kopësht vjen e hyn tinëz!

Më ka bërë dëme shumë,/   nat’ e dit rri pa gjumë,

nuk e zhduka dot/     u mundova kot!

Si t’ia bëj, unë s’e di,/   më ndihmoni zotëri!

Është magjistar me vulë!/   -Magjistar!? Ah mor i mjerë!

Langojt e mi po iu shkulë/   edhe djalli vetë 

sikur të jetë/   do ta zenë menjëherë! 

-Por kur do të urdhëroni?/   -Vij që nesër, po të doni! 

Të nesërmen pa mënuar/   i vjen zotnia kaluar, 

me shtat’ a tetë gjahtarë,/  me plot langoj e zagarë.

Kopështari na u shhtroi drekë,/  mishra, pula e byrekë,

u jep verë nga m’ e mira,/  edhe pemë e ëmbëlsira,

U ngritën pastaj gjahtarët,/  të gjithë kaluar, 

vunë përpara zagarët,/  dhe si të tërbuar,

përmes kopshtit u lëshuan,/  lepurin të zinin,

shkelën, shtypën e dërmuan/  e bënë kërdinë.

s’mbet asgjë nga kopsht’ i bukur,/  u prishën të tëra. 

Lepuri kërrkund s’qe dukur,/  kish ikur nga vëra.

Brenda një ore u bë vërtet/  aq dëm e shkatërrim,

sa s’bënin as në njëqind vjet/  gjith’ lepurat pa përjashtim!

***

Princa të vegjël merruni vesh në mes tuaj,

mos lypni kurrë ndihmë nga mbretër të huaj,

mos i bëni gjykatës në grindjet që kini,

dhe kurrë në pronat t'ju futen mos i lini!

bravo post domethenes.

veçse dy sqarime te vogla. kete ligjin eshte europa (ose oksidenti) qe e imponon. (te rasti vjershes ishte kopshtari ai qe kerkoi ndihme dhe jo princi qe ja imponoi "ndihmen" )

dhe e dyta, asnje ne shqiperi nuk e konsideron shqiperine si kopshtin e tij, (duhet qe shqiperia te jete Monarki, qe kjo te ndodhe realisht) se ndryshe do te kishin vepruar nje moment, siç keshillon autori i vjershes edhe pa e lexuar ate.

Mbreme lexova ne nje faqe interneti nje artikull te Vehbiut per kete teme. Megjithe avullgine e shtjellimit qe Vehbiu u ben shpesh probleme te ndryshme, gati as mish e as peshk, pak kritike, si gjithmone me kulture, me ra ne sy nje fakt, qe duhet te jete i vertete, sepse Vehbiu eshte ne korrent te gjerave ne Shqiperi, dhe kjo ishte se ne te gjitha ndryshimet juridike te 25 vjeteve te fundit, perfshi ligjet, instituc., organet, dhe cdo lloj zyre juridike, ishte dora e te huajve. Pra, ky sistem juridik qe Shq. ka aktualisht eshte trecerek prodhim i ketyre te huajve. Pra... konkuzionin nxirre vete!

Shqiperia ka nje sistem te korruptuar juridik, duke filluar nga hetimet e policise, prokuroris, proceset gjyqsore, kontratat e ndryshme, deri tek zyrat noteriale apo ato te permbarimit kemi aspekte korrupsioni me shifra te paverteta, apo dhe tek hipotekat, etj, Ky korrupsion eshte si ne cdo lloj aktiviteti tjeter ne kete vend. Kjo tregon se ky vend ka nevoje per nje reforme! Nje reforme qe duhet hartuar me pare ligjerisht nga vete juristet shqiptare, sidomos ata qe jane te sferes teorike, ata ne pension dhe ata qe dalin nga bankat e fakulteteve te juridikut, si brenda dhe jashte vendit. Ne kete reforme mund dhe duhet te marrin pjese edhe juriste te vendeve te tjera. Por jo qe institucionet dhe organet shqiptare te jene ne varesi te pjeseshme nga institucionet e huaja, aq me pak te nje vendi te vetem, si USA. 

Me vjen keq qe politikanet shq. nuk kane fuqi ta mbrojne kete pikpamje kaq te natyrshme, qe e ndjek cdo shtet ne panvarsine e tij, me vjen akoma me keq qe shumica e juristeve shq., te cilet jane kundra kesaj palo-reforme, nuk ka fuqine legjislative ta mbroje panvarsine e jurisprudences dhe juridiksionit shqiptar, me vjen te uleras qe ne kundershtim te kesaj reforme vihet nje islamik i fshehur dhe politikan i korruptuar si Lul Basha, te cilit as i rreh fare tek pavarsia dhe permisimi i sistemit juridik shqiptar, dhe i cili vetem sa zbaton urdherat qe i vijne nga kampi i politikanve shqiptare, te cilet perpiqen te luajne me te huajte, per tu zhvatur sa me shume para, por qe ne fund kam frike se do te humbasin si ato para qe kane marre, por dhe vendin do ta nxjerrin teresisht ne ankand, pasi deri tani e kane nxjerre vetem pergjysem.

Pro-perendimore PO, reforma ne drejtesi JO!

 

Vrau katër policë, Gjykata e Lartë
rikthen në Apel dosjen e Dritan Dajtit

sa here do ta rigjykojne kete tipin qe vrau 4 police diten per diell?

Ne fakt kjo pune, sa me shume shtjellohet nga te gjitha palet, aq me e veshtire behet per te vendosur, dhe mbi te gjitha, A do kete garanci se çdo gje do shkoj per bukuri e me drejtesi. 

E kam lexuar disa here artikullin dhe po e analizoj me vemendje. Po hedh sot nje pjese nga kjo analize neser nje tjeter

Ndryshimet e shpeshta dhe të shumta në këtë paketë të ashtuquajtur reforma në drejtësi tregon as më shumë e as më pak 1.mos-seriozitetin në këtë qëllim, 2.qëllime të mbrapshta për kontrollin e drejtësisë nga subjekte të caktuara jashtë saj, e biles edhe jashtë vendit, përderisa me gjithë ato ndryshime në këtë paketë, vetëm varësia nga politika e huaj nuk është luajtur, por vetëm ngjyrosur me lloj-lloj pikash dhe terminollogji të reja, 3.ata që po institojnë për hyrjen në fuqi të kësaj pakete ligjesh, institucionesh dhe organesh të reja, nuk kanë haber fare nga drejtësia, si dhe nga pastërtia dhe qëllimi i saj, përderisa e kanë ndryshuar kushedi sa herë dhe tërësisht këtë paketë.

Duke vënë re se pas kësaj pakete janë fuqitë e mëdha ekonomike perëndimore me në krye SHBA, kryesisht të shteteve anglo-saksone, duke dalluar qartë se ekonomitë e këtyre vendeve me gjithë konsorciumet e tyre po përpiqen të dominojnë përherë e më shumë tregun europian, duke shmangur me të gjitha mjetet nga rruga e konkurrencës firmat e vendeve të tjera europiane, (mjafton të kujtoni vetëm dominimin e Luftancës në hapsirën civile europiane, apo dominimin në tregun e makinave të atyre gjermane, pa përmendur pastaj tregje të tjera, si ai i ushqimit, kimisë, etj., që po ashtu po monopolizohen më me ngadalë), duke ditur nga historia e kaluar dhe ajo e sotme se këtyre vendeve perëndimore anglo-saksone nuk u rref aq tek drejtësia, sa u rref tek ekonomia dhe paraja, gjë që i ka vënë ato përjetsisht në konkurrencë dhe luftë me vendet e tjera, sot kryesisht ato aziatike, vimë në konkluzionin, (më e pakta dyshimin), se kjo reformë e nxitur nga politika e këtyre vendeve nuk konsiston në drejtësinë shqiptare, por vënien e këtij vendi (kupto edhe: tregu) në një vasalitet të këtyre vendeve, pra ta kthejë këtë vend në një satelit të bindur gjatë kolizioneve dhe përplasjeve që ka dhe do të ketë ky bllok perëndimor me ato të tjerë të Lindjes.

Mendoj se panvarsisht rrethanave të sotme, të cilat e kanë rreshtuar Shqipërinë në bllokun perëndimor të NATO-s, ky vend duhet në një të ardhme jo të largët të piksynojë një statuquo neutrale përsa i përket blloqeve ushtarake, si dhe të ruajë orientimin perëndimor, nga i cili ka ardhur civilizimi, drejtësia, humanizmi, toleranca, etj.

Kështu edhe të gjejë brenda vetes forcat për përmisimin e sistemit të drejtësisë, ku 1) ligji duhet të jetë i qartë nga populli, dhe jo i komplikuar siç është bërë sot nën udhëzimet e disa të huajve perëndimorë, 2) drejtësia të jetë sa më shumë e pavaruar nga politika dhe pushteti administrativ, 3) të gjithë juristët shqiptarë të ngrenë struktura të tilla mes tyre, që të bëjnë të mundur demaskimin, denoncimin dhe gjykimin e shkeljeve të proçedurave në aktivitetin juridik të cilitdo punonjës në drejtësi. Më mirë se vetë juristët nuk mund ta bëjnë këtë politikanët, siç po përpiqen sot në Shqipëri këta politikanë, më së shumti ata të huaj, kryesisht –siç përmenda– ata amerikanë dhe disa europiano-perëndimorë.

Tani le ta shohim më në detaj artikullin e mësipërm*. Ajo që bie në sy është termi i rivlersimit të gjyqtarve, prokurorve, ndihmës-gjyqtarve, inspektorve të drejtësisë, pra të të gjithë juristëve në çdo instancë dhe rang organesh. Kjo bëhet për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme. Kjo fjala e fundit nuk ka as edhe një kuptim në drejtësi, biles çdo jurist qesh po ta dëgjojë, pasi është jo vetëm relative, por edhe subjektive, çfar do të thotë se nuk ndihmon fare në hetim dhe në gjykim, pasi këto dy proçese bazohen tek ligji, i cili nuk i ndan njerzit në të ndershëm e të pandershëm, por në ata që kanë shkelur ligjin dhe ata që nuk e kanë shkelur. Ngelet pra vetëm termi i pavarur. Me të ashtuquajturën reformë që duan të huajt në Shqipëri, kjo pamvarsi e sistemit juridik shqiptar humbet edhe më shumë nga sa ka humbur deri tani.

Duke parë më tej gjithë këto kontrolle instancash të brendëshme e të huaja, bëhet pyetja, si mund të jetë i pavarur ky hetues, prokuror, gjykatës, kur ndaj tij janë në kontroll të përhershëm organizma të huaja? Bie fjala, një politikan shqiptar i papajtueshëm me disa drejtime të politikës amerikane na akuzohet në media më parë e pastaj nga prokuroria për një shpërdorim, apo fshehje të disa të ardhurave, dhe një gjykatës e gjykon i pavarur nga të gjitha sa thuhen për të akuzuarin në median e paguar; nëse ky gjykatës në këtë rast nuk do të gjejë as edhe një provë nga të gjitha dyshimet dhe akuzat ndaj këtij politikani, i bie që ky gjykatës po ashtu mbas ca kohësh të akuzohet për një parregullsi, për një takim padashje me një njeri të korruptuar, për një sasi parash që i gjenden në veturë! 

Dhe gjithë kjo sepse sistemi juridik shqiptar po vihet nën kontrollin e huaj, atë politiko-administrativ dhe jo juridik-këshillues, çfarë do të sjellë së fundi konflikte të paparashikuara jo vetëm midis individëve, jo vetëm midis ngjyrimeve politike, jo vetëm midis çfardolloj grupimeve (në rritje e sipër), jo vetëm midis konfenksioneve fetare, por së fundi edhe zonave dhe krahinave shqiptare, (këto të fundit kështu që kështru me ndryshime të mëdha demografike, ndaj jo stabile).

Na thuhet se proçesi (pra kjo reformë) synon të largojë nga sistemi (i drejtësisë, patjetër) ata që do të vërtetohen se kanë vënë pasuri në mënyrë të korruptuar, kanë lidhje me krimin [,] apo janë të paaftë profesionalisht. Pa analizuar këtë frazë, bie menjëherë në sy që kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë dijeni as nga drejtësia e as nga gjuha shqipe. Kjo reformë parakupton një stil të ri pune, nga ai i deritanishmi, (teorikisht të paktën), ndaj nuk është një proçes i caktuar. Me këtë të fundit kuptojmë një hallkë të të gjithë aktivitetit, ose një aktivitet të përkohshëm. Pra, nuk janë e njëjta gjë, proçesi dhe i gjithë sistemi i caktuar në drejtësi. E dyta, gramatikisht kjo frazë është një shqipe fëminore, pasi saktë duhej: ...synon të largojë nga sistemi ata, mbi të cilët do të vërtetohet vënia e pasurisë... Nuk po përmend këtu edhe mungesat e presjeve, të cilat ndoshta vijnë edhe nga redaktimi gazetaresk.

Ajo që bie në sy në të dy paragrafët e parë të rivlersimit është fakti se kemi thjesht fraza që thuhen nga të gjithë dhe në çfardo lloj sistemi. Ndryshe në shqip kjo thuhet: fjalë të bukura e gurë në trastë! E dyta, çdo vend ka hallkat e njohura që hetojnë korrupsionin financiar në çdo qelizë të shoqërisë. Dhe këto janë zyrat e ministrisë së financave, pikat doganore, prokuroria, kontrolle të herpashershme e të vazhdueshme të këtyre personave juridikë, e sa e sa të tjera. Po kështu edhe me krimin penal ka hallka të caktuara siç janë policia, prokuroria, zyra të posaçme të min. brend., etj. Po kështu edhe për aftësinë dhe paaftësinë profesionale të prokurorve dhe gjykatsve ka disa hallka, si kolegjiumet e ndryshme, e të tjera, një fushë kjo ku mund të ketë vend për përmisime të mëtejshme, por që hunda e politikës dhe e administratës, si e vendit dhe e huaj, nuk ka të drejtë të ndërhyjë, siç po bën tani nëpërmjet Lu-Vllahuhin. 

Dhe ajo që i ve kapakun këtij rivlersimi është se tani ka mundësi që hallkat e mësipërme të kontrollit të mos funksionojnë, pra të humbasin efektin e kontrollit, pasi hallka të reja ngrihen në piedestalin superstrukturor të këtij vendi! Në gjermanisht kësaj i thonë: shumë guzhunjierë të lenë pa ngrënë!

Nga gjithë kjo vimë në përfundimin se, nëse një vend nuk ka patur deri tani aftësinë të ngrejë një sistem drejtësie të pakoruptuar, apo ku rastet e korrupsionit të jenë të ralla, megjithë ndihmën e pakursyer të deritanishme të të huajve, ky vend nuk ka për të ngrejtur më dot një sistem drejtësie të rregullt pa korrupsion. Ky vend është kështu me ndihmën e të huajve i pagëzuar si i pandreqshëm. Çdo tentativë tjetër nga të huajt në këtë drejtim quhet ose tallje, ose zhytje akoma më thellë në korrupsion dhe padrejtësi.

Në këtë rast, çfarë edhe po ndodh realisht, kemi në bazë të rregullit universal të treshit vetëm tre rrugë për të dalë (teorikisht) nga kjo gjëndje. 1.Të pranohet kjo reformë dhe kështu të kemi varësinë e këtij vendi nga fuqitë e huaja, gjë që jo vetëm de facto por edhe de jure ky vend ka humbur autonominë e tij, duke qenë një shtojcë e një fuqie të huaj, fenomen ky që çon në zmadhimin dhe konsolidimin e fuqisë së huaj, kështu pas disa dekadash vende si Shqipëria ekzistojnë vetëm si krahina/ provinca të caktuara të një shteti të madh, por dhe kjo jo me shpirt dhe zemër nga ana e shtetit të huaj, por sa për lojra dhe eksperimente të ndryshme, si bie fjala rasti i Haitit, që po për të njëjtat arsye si dhe Albania, ka hyrë e ka dalë administrativisht nga USA, duke ngelur sot ai shtet që e njohim tashmë të gjithë. Pra, po si dhe Haiti, edhe tek Shqipëria në këtë rast korrupsioni nuk do të zhduket fare! Biles, po të kemi parasysh se korrupsioni është shtuar këto dy dekadat e fundit edhe në këto vende të mëdha si Amerika dhe këto europiane, ka shumë mundësi që korrupsioni të shtohet akoma më shumë! Në këtë rast media e paguar do të fitojë para të madhe për zbukurimet e duhura. 2.Shqiptarët e lenë të tërë vendin e tyre, duke ikur të gjithë në shtete të tjera e duke ua lënë vendin e tyre popujve të tjerë më të rregullt, kështu nuk do të kemi më sistem të korruptuar në drejtësi në Shqipëri, apo si do të quhet ndryshe ky vend, (në këtë rast ka shumë mundësi që të shtohet korrupsioni në vendet ku do të shkojnë shqiptarët,

gjë që do të ndikojë sërish negativisht edhe në këtë vend, ku tashmë janë vendosur njerëzit e rregullt të kombësive të tjera. 3.Shqiptarët vazhdojnë jetën e tyre në Shqipëri, ndërkohë të gjithë superstrukturën shtetërore dhe çdo lloj pushteti ua lënë në dorë të huajve, të cilët do ta drejtojnë këtë vend për shumë dekada, derisa shqiptarët të jenë aftësuar në mënyra jete pa korruptim dhe fenomene të tjera antiligjore, (një tezë kjo e hedhur nga vetë shqiptarët në fillim të viteve ’90), fenomen ky që pak ka të ngjarë të ndodhë kaq përpikmërisht, pra me përmisimin moral të popullatës shqiptare do të kemi patjetër edhe prishjen morale të kësaj elite të huaj, sepse të dyja palët do të jenë në komunikime të përditshme e të vazhdueshme. Siç shohim (dhe siç dimë në fakt), në të treja rastet nuk ka garanci të zhdukjes absolute të korrupsionit në këtë vend, kushdo qoftë populli që do të jetojë në këto troje!

II

Kush do ta kryejë rivlersimin? – është pyetja e radhës në artikull*. Dhe sqarimi na vjen: Rivlersimi do [të] kryhet nga dy institucione të posaçme [,] që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese [,] i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit...  Nuk po ndalem tek gabimet gramatikore, që të vënë në dyshim për aftësitë dhe seriozitetin e atyre që merren me këtë reformë, por po ndalem tek cilësimi “i pavarur”, që i bëhet Komisionit të Kualifikimit. Ky Komision, siç do ta shohim më poshtë, është nga pjesërisht deri tërësisht i varur nga një organizëm i huaj, i ri, i ngrejtur posaçërisht për kontrollin e këtyre dy organizmave shqiptare, e i cili quhet Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Më poshtë do ta shohim më detajërisht këtë varësi dhe mjaft ndërlikime të reja në sistemin e drejtësisë, të cilat vetëm e emulsojnë mbajtjen e përgjegjsisë, kështu i japin indirekt favor atij që paguan të thotë fjalën e fundit. Por prisni, se do të shihni çudira më poshtë! 

(Vazhdimin po e jap neser. ne gjithe kete histori reforme dhe analizash te pakta qe shihen ne shtyp, te ben pershtypje varferia e komenteve gjithandej, si dhe brohoritja prej turmash per reformen. Eshte veshtire mes ketij "entuziazmi" reformatot te mbash nje mendim tendin te pavarur nga ai i turmes dhe me argumentim.)

Karl Marks fallco i peshkut : leji keto hartimet e gjata. Ne te dy tregimet ( e njonit) asnje koment, apo aq e kishe misionin, te denigroje nepermjet manipulimit. Pse s'kap edhe aty noi pasazh per te denigruar autorin, apo nuk te vjen zeri ?

Akoma ta denigroj? Lere se pastaj shkojne komente 999 dhe kam frike se prishet serveri (apo si quhet) i peshkut!

Vazhdimi: 

Në pikat për vlerësimin e pasurisë, kemi edhe këtë pikë: Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, individi paramendohet fajtor dhe përjashtohet nga sistemi, nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën. Një komentues interneti ngrinte pyetjen ndaj kësaj pike, se përse duhet pritur derisa të vërtetohet dyfishi i kësaj pasurie nga të ardhurat. Çdo njeri ngre pikpyetjet dhe pikpamjet e tija. Unë nuk po kapem tek dyfishi i kësaj pasurie nga të ardhurat, pasi një gjykatës dhe çfardo njeri i drejtësisë me mbi 20 vjet punë, duke qenë kursimtar në shpenzimet e tij ditore, mund të arrijë që pas kaq kohe pune të blejë një vilë, të cilën nuk do ta blinte dot po të kish shpenzuar si shumë kolegë të tjerë. Pra, ky dyfish shmang gjykimet mjaft subjektive në vlerësimin e pasurisë së një njeriu të caktuar. Jam dakort. Vetëm se pyetja këtu është: përse nuk u bënka dot ky verifikim sot me anë të institucioneve dhe organizmave aktuale shqiptare?!. Nëse kjo nuk qenka e mundur të bëhet nga vetë ligjet dhe shteti shqiptar, atëhere këtij vendi i duhet ofruar ndihma nga shtete të huaj të shkollojë dhe të specializojë njerëzit me anë të arsimit dhe specialistëve të huaj! Vërtet ka nevojë ky vend për një arsimim dhe specializim të tillë? Çdo kush e di: JO, ky vend është më i shkolluar dhe më i specializuar nga këto vende të mëdha botërore.

Shkrimi* merret shumë me vlerësimin e figurës së gjyqtarit dhe prokurorit, duke përcaktuar në fund se, nëse subjekti që do të vlerësohet se ka mangësi, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, do të shkarkohet menjëherë. Dhe kur vlerësohet se mund të përmisohet, ai i nënshtrohet një programi një vjeçar edukimi. Tani mendoni, një Komision i vetëm kryeka funksionet e një Zoti të mbinatyrshëm, që kupton të gjitha llojet e proçeseve gjyqsore, të gjitha llojet e hetimeve, njeh të gjitha detajet e çdo vepre civile dhe penale, din edhe të gjitha format e hetimit dhe gjykimit për sejcilin proçes hetimi dhe gjykimi, pra ky Komision e njeh me rrënjë e me dhëmballë gjithshka ka të bëjë me proçesin e hetimit dhe gjykimit! Kësaj i thonë abra-kadabra, okus-pokus, lesh me qime! Nga njëra anë kjo reformë e shpërndan përgjegjsinë, po ashtu i nxjerr jashtë loje shumë institucione dhe kolegjiume të drejtësisë, e nga ana tjetër monopolizon gjykimin, duke e bërë këtë suprem, si në çdo diktaturë,

KM ; " .....Unë nuk po kapem tek dyfishi i kësaj pasurie nga të ardhurat, pasi një gjykatës dhe çfardo njeri i drejtësisë me mbi 20 vjet punë, duke qenë kursimtar në shpenzimet e tij ditore, mund të arrijë që pas kaq kohe pune të blejë një vilë, të cilën nuk do ta blinte dot po të kish shpenzuar si shumë kolegë të tjerë. Pra, ky dyfish shmang gjykimet mjaft subjektive në vlerësimin e pasurisë së një njeriu të caktuar....." 

 

Ky gjykim ty te duket i drejte, por keshtu mendimi e ke te VQ, kur flas per anen financiare te shqiptarve dhe interesimet e te huajve per ta kontrrolluar kete ane. Jane disa rreshta qe flasin per kete. Pse nuk e nxorre ne analizen tende kete gje, por nxorre ca pasazhe te shkurtera, sa per te dizenformuar lexuesin ketu. Apo ate te kishin dhene para tavolines. 

Ti ne shum mendime qe shpreh ketu, duket sikur po kopjon nga VQ, dhe me vjen mire per kete, por pse nuk i nxjerr dhe keto te plota. 

Iu pergjigje Qemolit se; Akoma ta denigroje, duke aluduar per dy tregimet. Hidhu pra, mos ik me bisht nder shale siç ike tek Pa Censure. 

Ti ne shum mendime qe shpreh ketu, duket sikur po kopjon nga VQ, dhe me vjen mire per kete, por pse nuk i nxjerr dhe keto te plota

nuk di si mund te te vije ty mire, Pjer se ne vendin tend, une do terbohesha

Bredharako, persa kohe, shum njerez me kane shprehur mendime te mira per librin, pse duhet te merzitem une, se i kam shkelur ne kallo me te drejte disa pushte-tare, pushta qe vene pushta per te me diskreminuar mua. 

ku pak njerëz të Komisionit të Kualifikimit të jenë syri magjik i vlerësimit dhe gjykimit të të gjithë sistemit të drejtësisë, të gjithë prokurorve dhe gjykatësve, të gjithë llojeve të gjykatave, të gjitha shkallëve të gjykatave! Pse nuk themi ne së fundi, se ne paskemi zbritur Zotin në tokë, që kontrollon gjithshka!?

Duket pra ashiqari se nuk bëhet fjalë për kontroll, rivlersim dhe masa të marra (gjykim) ndaj prokurorve dhe gjykatësve, se kjo është e pamundur nga një organizëm me pak njerëz, por bëhet fjalë për friksim dhe mbajtje nën kontroll të të gjithë njerëzve që punojnë në sistemin e drejtësisë, ku nëse do të shihet ndonjë që del nga vija e verdhë, pra don të jetë i pavarur, ti tregohet (po si në çdo diktaturë) vendi. Një kontroll i prokurorve dhe gjykatësve nuk mund të bëhet nga i njëjti komision, për faktin se punët e të dy subjekteve (prokurorisë dhe gjykatës) janë krejt të ndryshme. Përveç kësaj, llojet e gjykatave të ndryshme dhe shkallët e tyre të ndryshme të detyrojnë që komisionet apo kolegjet kontrolluese dhe vlerësuese të jenë disa, pra të jenë të përshtatura në këto lloje dhe shkallë të ndryshme gjykatash. Edhe vetë Avokati i Popullit, të cilit me këtë reformë i jepet një funksion “kryeministror”, (siç do ta shohim më poshtë), edhe ai ka ndarjet e veta brenda institucionit të tij. Dikush merret me një lloj çështjesh, dikush tjetër me një lloj tjetër çështjesh, e kështu më tej, pasi në të kundërt do të na mjaftonte një faraon “i dërguar nga Perëndia”; këtë të fundit le ta mbajnë vetë amerikanët me sistemin e tyre mesjetar elektoral (atë të zgjedhjeve presidenciale), meqë shumë simbole fetare të Egjyptit të lashtë i kanë kopjuar dhe vendosur në institucionet e tyre, në kartmonedhat e tyre dhe në të tjera objekte dhe subjekte të tyre. 

Pasi ky artikull* na flet qartë për rivlersimet e gjyqtarve dhe çdo nënpunësi në drejtësi, na sqaron: Pastaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë vetëdeklarimet, si dhe do të kryejë verifikime shtesë. Dhe këto verifikime shtesë na sqarohen deri në një farë mase. Ja ç’pason më tej: Komisioni do të ketë akses në të gjithë informacionin që mbajnë institucionet publike pa asnjë kufizim (përjashto, informacionet e klasifikuara sekret-shtetëror)... Dhe

Dhe vazhdohet me sqarimet ku do të hyjë hunda e këtij Komisioni të Pavarur të Kualifikimit (KPK), kontot, biletat e rrugëtimeve, të dhëna tatimore, etj. Ky komision ka të drejtë të intervistojë jo vetëm këta persona në drejtësi, por edhe persona të tjerë që sheh të arsyeshme. Me një fjalë, ju mos u çudisni nëse një antar i këtij komisioni ju vjen në shtëpi pa fletë gjykatësi dhe ju merr në pyetje, apo ju vjen në qëndrën e punës për t’ju pyetur, ndonëse ju nuk keni haber nga drejtësia, por keni pirë një kafe me kushuririn tuaj të dytë, që është ndihmës-gjyqtar, apo noter, po themi. Pas kësaj marrje në pyetje, sado ju keni qenë njeri i ndershëm në qëndrën e punës apo të banimit, tashmë e tutje ju do të jeni delja e zezë. Pragatituni për zevëndësim dhe ndarje nga gruaja. (Mos harroni se ata të Komisionit vijnë me vetura amerikane të blinduara, me bodigardë me syze të zeza, dhe jo zhele-zhele si policët shqiptarë, me të cilët ju mund të bëni edhe pak shaka!)

Por puna e këtij Komisioni shkon edhe më tej: Komisioni ka të drejtë, gjithashtu të urdhërojë individë dhe kompani t’i venë në dispozicion prova dhe informacione që ato kanë. Dhe të mos harrojmë, se ky Komision dhe ai i Apelit varen të dy direkt nga ONM-ja, që është një organizëm e huaj, jo vetëm kaq, (se nuk jemi kundra organizmave të huaja), por kjo ONM do të mbetet për të gjithë shqiptarët një organizëm e panjohur dhe e pakontrolluar nga ‘ta. Pra, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka atribute prokurori dhe gjyqtari shqiptar, si dhe deputeti shqiptar, kështu ka të drejtë të shkojë në çdo firmë shqiptare dhe të verifikojë të dhëna të ndryshme, si bie fjala ndonjë rrjedhje parash në drejtime të caktuara. Antarët e këtij Komisioni janë ama të varur nga ONM-ja, siç do ta shohim, pra gjithshka që ka të bëjë me aktivitetin e një firme shqiptare, apo shqiptaro-e huaj, do ti kalojë ONM-s! Se ku përfundojnë pastaj këto të dhëna financiaro-ekonomike nga Shqipëria, këtë ja lemë mirbesimit tonë ndaj kësaj organizme të huaj. Kjo për faktin, se Prokuroria dhe Gjykata shqiptare janë pandreqshmërisht të korruptuara! Dhe ne tashmw i kemi varur tw gjitha shpresat tek organizmat e huaja!...  

Për ta kuptuar më mirë se si ky Komision i Pavarur-i Varur kryen atribute gjykatësish, pra kemi kështu në kundërshtim me Kushtetutën organizma paralele me organet gjyqsore, po japim edhe këtë pasazh: Në proçesin e vlerësimit barra e provës i takon subjektit që rivlersohet –pra ai paramendohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën– në ndryshim, nga parimi i paramendimit të fajësisë që zbatohet për çdo qytetar. Pra, më qartë nuk ka ku të shkojë. Nëse një qytetar i zakonshëm dyshohet për vjedhje, apo mashtrim, apo për korrupsion, ky qytetar ka favorin se prokuroria i ve në ndihmë të gjitha materialet që ai i kërkon dhe që provojnë pafajsinë e tij. Ndërsa në rastin e gjyqtarve, ndihmës-gjyqtarve, prokurorve, hetueve, noterve, avokatëve, etj. të lëmit të drejtësisë, këta duhet ta provojnë vetë gjithshka në lidhje me pafajsinë e tyre; Komisioni i Pavarur është tërësisht i pavarur nga kërkesat e tyre për verifikim, pra ky Komision nuk e ka fare për detyrë të shkojë e të verifikojë diçka në lidhje me pafajsinë e këtyre personave, por këta vetë duhet t’ia sjellin Komisionit provat e pafajsisë.

Po e ilustroj me një shembull. Një gjyqtar p.sh. akuzohet se ka gisht në krim, se bashkpunon me kriminelin x, se është paguar nga krimineli y. Ky gjyqtar duhet të shkojë e të gjejë ku janë këta kriminelë e tu kërkojë intervista apo deklarata që nuk i ka takuar asnjëherë; pikërsht në këtë moment ai fotografohet nga paparazët e paguar, bie fjala Zheji e Baze, të cilët e deklasojnë akoma më keq në gazetat e tyre. Dhe, nëse në një rast tjetër, një gjykatës tjetër i dyshuar për bashkpunim me krimin, nuk bën të njëjtin budadallëk si parakaluesi i tij, ky gjykatës do të largohet vetvetiu nga vendi i punës, pasi dyshimi është provë e mjaftueshme e fajësis së tij! Një metodë të tillë pune nuk e kanë patur as gjykatat fashiste të Musolinit, biles as ato të diktaturës që lamë nuk binin deri në këtë nivel anti-ligjor dhe anti-drejtësi. Kjo metodë e tillë pune, dyshim= faj i provuar, e mbyt qënien pa lindur akoma. Edhe unë kam dyshimin e madh se kjo reformë është një tallje me popullin shqiptar, është një mbytje e drejtësisë shqiptare nga forca të errta në shtetin amerikan, ndaj të cilave zoti Lu është lojal, pra i bindur, siç edhe është çdo zyrtar tjetër në botë. Ndaj kjo reformë është fajtore. Vetë llogjika e kësaj reforme e bën atë të pavlefshme! 

III

Por cili është roli i të huajve në proçesin e rivlersimit ? Ja, në pesë fjali na sqarohet se një komision i posaçëm ndërkombëtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) do të mbikqyrë dhe do të ndihmojë konkretisht përmes të dhënave, informacioneve dhe këshillimit. Këta do të zgjidhen nga vendet partnere të Shqipërisë, ato të NATO-s dhe BE-s, dhe ky ONM do të drejtohet nga një Komision Europian. Ky ONM do të disponojë edhe të gjithë informacionin që kanë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Pra këto ishin shkurt pikat kryesore, siç shihen dhe lart në tekst.

Pyetja e parë që këtu bëhet është: përse ky grupim i huaj u quajtka operacion, siç zakonisht quhen edhe disa prej misioneve të ndryshme ushtarake, pikërisht ato që mbahen të fshehura? Dyshimi më i parë që të ngrihet është se ky mision-operacion duhet të jetë ilegal, pra i paparashikuar nga kushtetutat e vendeve të tjera, ndaj dhe quhet operacion. Me një fjalë, nuk mund të quhet Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (kujt monitorimi?), të drejtësisë shqiptare, pasi një komision i tillë duhet të votohet nga parlamentet e shumë vendeve, të cilat nuk mund ta bëjnë këtë, pasi kushtetutat e tyre nuk ua lejojn të fusin hundët në jurisprudencën dhe jurisiksionin e vendeve të tjera! Është njëlloj sikur parlamenti shqipar të marri një vendim për monitorimin e drejtësisë në Serbi apo Greqi. A ka ndonjë parlamentar leshko shqiptar që do ta çonte këtë nëpër mënd? Edhe parlamentet e vendeve të tjera të mëdha, nuk do ta aprovonin diçka të tillë, pasi kjo çon në ndarjen e vendeve të rregullta juridike dhe atyre të parregullta, gjë që do të çonte një ndezje debati të paparë në këto vende. Edhe Kushtetutat e këtyre vendeve nuk parashikojnë ndarje shtetesh kujdestare dhe atyre për tu kujdesur. Ndaj këto vende të zhvilluara ekonomikisht anglo-saksone, të themi më mirë disa grupime politike në ‘to, i bëjnë këto punë jashtë kuadrit ligjor të tyre dhe atij ndërkombëtar, duke i quajtur operacione, pra si të përkohshëm, pas të cilës ne duhet të kuptojmë nja 2-3 shekuj dhe përjetsisht!

Dhe natyrisht që Kushtetutat e tyre i lejojnë operacione të kufizuara e të përkohshme në lëme të ndryshme, kur institucionet e atyre vendeve ftohen vetë nga vende të tjera si Shqipëria. Mirpo, a po ftohet një operacion i tillë vërtet nga Shqipëria? Natyrisht që jo!

Jo vetëm kaq, por paketa e ligjeve që do të ndryshojnë, do të strukturojë krejtësisht aparatin e drejtësisë, përfshirë aty dhe Kushtetutën shqiptare, pra i kalon caqet e një operacioni, dhe është një reformë me themel e drejtësisë, e cila do të sjellë jo vetëm amulli, jo vetëm shpërndarje përgjegjsie në institucionet dhe organet e drejtësisë shqiptare, por do ti ketë të gjithë antarët dhe punonjësit e drejtësisë në një kontroll të rreptë, i cili nuk ka pse të jetë vetëm i sferës financiare dhe profesionale të këtyre punonjësve, por edhe asaj etiko dhe politike. Nën emrin e kontrollit financiar dhe profesional, ky kontroll i huaj mund të bëjë që kontrolli i brendshëm të bjerë qëllimisht nga struktura shtetërore kriminale, kështu të kemi më shumë abuzime dhe korrupsion në drejtësi! Ka mundësi që kjo paketë ligjesh të reja, që i lejon tani futjen e një këmbe të të huajve në këtë vend, të sjellë nesër dej zgjerimin e saj, duke ua lënë të gjithë sistemin e drejtësisë të huajve!

Duke ecur më poshtë e duke parë dy detyrat kryesore të ONM-së, dallojmë se këta të huaj do të ndihmojnë në përzgjedhjen e antarëve të Komisionit të Pavarur të Rivlersimit, të Kolegjit të Apelimit, si dhe (të një organizme të re, që na del si fanti spathi pak rreshta më poshtë*), Komisionerët publikë, (të cilët sëbashku me gjithë këto terma të tjerë seç na kujtojnë dramën “Arturo Ui” të Brehtit). Kjo ndihmë e tyre në formë rekomandimesh (lexo tekstin*), kuptohet se edhe mund t’ia kalojë pak asaj ndihme të ambasadorit të tanishëm z.LU, që po përpiqet i shkreti ti ngujojë në një dhomë kryeministrin shqiptar dhe kryetarin e opozitës, siç dhe këta të dy duhet ta meritojnë nga një ambasador i një vendi të madh, siç dhe këta të dy duhet ta meritojnë si përfaqsuesit e një vendi mikroskopik e të parëndësishëm!

Në paragrafin e dytë të dy detyrave kryesore të ONM-së shohim ofrimin e të dhënave që këta të huaj operatorë-gjyqtarë (me 15 vjet përvojë si gjykatës) u japin atyre të Komisionit të Kualifikimit. Të njëjtën punë ofrimi të dhënash kriminale e bën interpoli çdo ditë, përfshi edhe atë shqiptar. Pas mbledhjes së këtyre provave dhe hetimit të tyre nga prokuroritë e vendeve të ndryshme, arrihet arrestimi dhe nxjerrja në gjyq e qytetarve të ndryshëm, për të cilët dyshohet dhe janë mbledhur prova krimi, ose shkelje ligji. 

Ndërsa detyra e këtyre të huajve duket se është të merren me thashetheme dhe shpifje, pasi të dhënat që ata do të ofrojnë nuk përbëjnë materiale për prokurorinë shqiptare, as atë të shteteve të tjera, por thjesht vetëm për ata të Komisionit të Kualifikimit, të cilët do të heqin nga puna të gjithë ata që përfshihen tek thesi i dyshimit dhe thashethemnajës, që mbushet nga të huajt! Tani, se sa kjo thashethemnajë apo dyshim qëndron, kjo nuk është detyra e Komisionit të Kualifikimit ta gjurmojë! Vetvetiu! Kjo është punë e prokurorisë. Por dhe prokuroria dhe gjykata, po hetuan dhe gjykuan krejt të pavarur nga dyshimi dhe thashethemnaja e të huajve, edhe ata mund të bien në thesin e të dyshuarve, sepse ky dyshim dhe thashethemnajë e të huajve nuk vlen për prokurorinë shqiptare dhe për asnjë institucion dhe organ tjetër shqiptar, por vetëm për KPK dhe KA; në të kundërt bëhet zevëndësimi i tyre, dhe kjo bëhet kollaj sot në botën e globalizuar, tek dhjetra të tjerë mund të vinë edhe nga vënde të tjera e të cilët e flasin shqipen sa për tu kuptuar, por prezupozohen se janë të ndershëm, ndaj dhe do të vendosen në sferën e drejtësisë. Ja, problemi u zgjidh! Po të shtojmë edhe ndonjë konflik ushtarak-fetar-gjeo-politik, lokal dhe cazës ndërkombëtar, mund të themi se shqiptarët shmangen tërësisht nga terreni, kështu drejtësia shqiptare shpëtohet nga të huajt!

Duke ecur më tej në tekst, neve na përsëritet se cilët institucione do ta bëjnë rivlersimin. Këtë ne e pamë aty nga fillimi i artikullit, ku u përmendën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Apelimit (KA). Nashi, specialistët e reformës na u kujtuan se paskan harruar edhe një tjetër subjekt, ky është Komisionierët Publikë (KP), (që e përmenda para kohe disa rreshta më lart). Këta janë dy persona, dhe ky numër i tyre nuk është kështu kot këtu. Numri dy përfaqson rrymën e lashtë fetare të dyzimit, (e mira-e keqja, Zoti-Djalli, drita-errësira, etj.), e cila përfshiu një pjesë të hënorve dhe një pjesë të diellorve para-kristianë, rrymë e cila vazhdoi paksa e fshehur dhe e kamuflluar edhe gjatë kristianizmit, dhe sot ka mbetur vetëm në disa simbole-ceremoni zyrtare perëndimore, si betimi me dy gishtat e dorës lart. Nuk po zgjatem në histori e të tregoj konfliktet me ata të rrymës fetare të trinitetit, dhe as vazhdimet e këtyre të fundit po kështu deri sot, të cilët betohen me tre gishtat e hapur lart.

Biles nuk po zgjaetm as në simbolet e fshehura dhe të kamuflluara fetare në institucionet dhe simbolet e Europës së Bashkuar (EU/BE), pasi tashmë i di çdo kush këto. Vetëm theksoj, se ata të huaj që flasin për drejtësi juridike në Shqipëri dhe ofrojnë të këtillë paçavure, nuk kanë si të jenë seriozë, pra nuk ka mundësi ta duan këtë vend dhe këtë popull! Thjesht ata duan ta kenë këtë vend nën ombrellën e tyre, në shpërblim të disa kothereve me bukë, e ata ta drejtojnë de facto.

Tani, këta dy Komisionierë Publikë, nuk janë fare publikë, pasi nuk zgjidhen nga publiku (nuk thuhet se kush do ti zgjedhë!), as do të njihen nga publiku (patjetër me preteksin se janë në shenjestër të mafias shqiptare!), mund edhe të ndryshohen shpesh (kur të korruptohen, ose përmbushin detyrën!), pak rëndësi do ketë nëse do të jenë si shqiptarë apo të huaj (herë ashtu e herë kështu, herë të përzier!), do të rrethohen sigurisht nga një aureolë mediatiko-popullore si njerëz të hekurt e të pakorruptueshëm (me anë thashethemnajash të përhapura nga media sharlatane shqiptare, natyrisht kundrejt pagesash të caktuara). Që ta mbyllim kapitullin për këta aktorë brehktianë prej Arturo Uish, do të thoja se këta janë dy Cerberë në dorë të të huajve për raste kur dyshimet (kupto: urdhërat) e të huajve për x ose y jurist nuk merren parasysh nga Komisioni i Kualifikimit, kështu kur x – y jurist vazhdon në punën e tij të mëparme, këta dy personazhe kaq simbolikë do të apelojnë vlerësimin pozitiv të KPK tek Kolegji i Apelit pranë Gjykatës Kushtetuese. Duke patur parasysh se si janë zgjedhur këta antarë Kolegji Apeli dhe ata të Gjykatës Kushtetuese, shancet e dy Komisionerve Publikë janë të mëdha. Por jo vetëm kjo, por edhe një shantazh i ri alla Lu-Vllahutin në këtë rast, duke përmendur edhe ndërprerjen e ndihmave të EU ndaj Shqipërisë, do bëjë që vendimi i dyshes simbolike të shkojë në vend.  

Tani, pasi pamë këtë dyshe, le të kthehemi një paragraf më përpara, ku na flitet sërish për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të funksionojë si organ vlerësues-gjykues dhe do të jetë i përbërë nga katër trupa të përhershme gjykuese me tre anëtarë secili. Këtu nuk po kapemi tek numri simbolik biblik, 4x3=12, që gjithashtu nuk mund të jetë i rastësishëm në këtë institucion-organ, se këto lexuesi i vëmëndshëm dhe i preokupuar për fatet e vëndit të tij i dallon 

edhe vetë, por po kapemi tek cilësimi që i bëhet këtij Komisioni, i cili fillimisht nuk përbënte hollë-hollë as edhe subjektin institucion, por thjesht mund të konsiderohej deri diku si një person juridik, meqë ishte i sferave të larta vlerësuese. Këtu, ky Komision na quhet organ vlerësues-gjykues! Tashmë, çdo kush e di nga 8-vjeçarja, se një organ është ai person juridik i cili ka atribute gjykimesh dhe dënimesh civile dhe penale, gjë që një institucion nuk i ka. E shumta, një institucion mund të të largojë nga puna. Por nuk të fut dot në burg. Ndërsa organi e ka këtë të drejtë. Një institucion mund të të japi e shumta një gjobë, por ti si qytetar nuk je i detyruar ta paguash. Por nëse një organ të jep një gjobë, ti je i detyruar ta pagush, në të kundërt të vjen përmbaruesi tek shtëpia dhe të merr televizorin, sëndukun e vjetër dhe kostumet e shtrenjta. Këtë ndarje të prejardhur nga sistemi juridik greko-romak, bota anglo-saksone e ka marrë dhe e ka shprishur sipas paaftësisë së saj orientuese në jurisprudencë. Ndaj në juridiksionin e saj dalin tashmë terma të rinj, si ky që po na dhurojnë këta efendij neve shqiptarve majmuna, se ne jemi të trashë dhe nuk kuptojmë nga drejtësia! Pra, ky komison është edhe institucion, teksa ai vlerëson, por ky Komision është edhe organ, teksa ai gjykon. Pra, ndërsa deri tani e Drejta është bazuar në ndarjen e pushteteve dhe detyrave/ kompetencave, tani ajo përzihet, dhe kjo vetëm në rastin e shqiptarve. Deri tani një person civil apo person juridik, (si bie fjala një qytetar, një firmë, policia, prokuroria, një forum, etj.-etj.), që bënte një akuzë të caktuar, apo ngrente një dyshim të caktuar, ky person civil ose juridik nuk mund të bënte gjykimin e caktuar; kjo e fundit është detyrë e organit gjyqsor. Mirpo tani një person juridik, siç është ky Komision Kualifikimi, është njëkohësisht si institucion i caktuar, ashtu dhe organ!!! Pra ngren po vetë dyshime, dhe akuza, dhe po vetë i gjykon këto dyshime dhe akuza!!! Në shqip quhet vetë Ali e vetë Kadi! Kjo përzierje detyrash, kompetencash, pushtetesh është në fakt e ndaluar me Ligjin Themeltar, Kushtetutën, në çdo vend të botës, biles edhe në të Drejtat Ndërkombëtare. Mirpo Kushtetuta shqiptare është një copë leckë, që z.Lu dhe lloj-lloj mafiozësh të huaj fshijnë –me nder– bythën! Dhe kur këta fshijnë menderen me Kushtetutën shqiptare, unë besoj

e ata fshijnë menderen edhe me gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, edhe me flamurin shqiptar, edhe me shtetin shqiptar, edhe me të gjithë juristët, zyrtarët, deputetët shqiptarë, pse jo edhe me këtë popull që ka nisur të brohorasë turmërisht për reformën në drejtësi! Ndërsa media nga ana tjetër, që lejon frazat më banale nëpër komentet e njerëzve, nuk lejon asnjë nga këto analiza kundërshtuese të kësaj reforme!!!

Po e mbyllim me ato pika të fundit të këtij shkrimi informativ* nga Ilmi Rehova, marrë nga faqja e internetit exit.al dhe e hedhur edhe tek peshku pa ujë, pikërisht me ato fjali që na flasin për llojin e zgjedhjes së këtyre anëtarve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të Komisionit Publik dhe të Kolegjit të Apelit. Na thuhet: Proçesi ... do të organizohet nga Avokati i Popullit. Pra, zyra e Avokatit të Popullit do të organizojë proçesin e paraqitjes dhe zgjedhjes së kandidaturave për tre institucionet-organe të mësipërme! Avokati i Popullit ia dërgon listën Kuvendit, sëbashku me rekomandimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kuvendi duhet t’i zgjedhë anëtarët e institucioneve të mësipërme me tre të pestat e votave të tij. Dhe po s’ra dakort parlamenti brenda 30 ditësh, Presidenti do t’i përzgjedhë me short publik ... nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Më duhet të sqaroj lexuesin tim të deritanishëm, atë që më ka ndjekur deri më tani, se leximi i këtyre tre pikave më ka tronditur më shumë nga të gjitha sa kam lexuar deri këtu. Këto tre pika i tregojnë çdo kujt se nuk kemi të bëjmë me një reformë nga njerëz të zanatit, pra juristë (qofshin këta edhe të huaj), por kemi të bëjmë me xhambazë. Është një lloj sikur një kasap të futet në sallën e operacioneve për të operuar një zemër!

E para, i jepet një zyre të caktuar një detyrë organizative (pregatitja e listave të kandidatëve), detyrë kjo e cila nuk hyn fare në qëllimin e punës së kësaj zyre! Është njëlloj sikur një avokati të zakonshëm ti japim pregatitjen e listave të disa gjyqtarve dhe prokurorve! Po të doni japim edhe shëmbuj më të largët! Është njëlloj sikur një furnizuesi dyqanesh ti japim detyrën e pregatitjes së kandidatëve për shitësa dhe magazinierë. Pra, në çdo rast ne përziejmë kompetencat e këtij Avokati me ato të cilat ai nuk duhet të ketë punë!

Për faktin se do të kemi një subjektivizëm, pra avokati do të përzgjedhë ata tek të cilët i ecën puna e tij, apo që i kanë bërë një favor, ose dhënë një ndihmë diku në ndonjë proçes. Kështu ne korruptojmë me zor edhe këtë zyrë të pakorruptuar deri tani, (të paktën teorikisht, pasi po të llogarisim varësinë financiare të kësaj zyre shqiptare nga shteti, nga politika, nga financat e huaja, pa diskutim që një korrupsion i lehtë do të ketë hyrë qysh tani në këtë zyrë!). Pra kjo zyrë, nga e përqëndruar tek problemet e qytetarve me institucionet e ndryshme, na kthehet në mbrojtëse të institucioneve kundra problemeve të qytetarve! Fakti që kjo zyrë na përzihet me lista zyrtarësh dhe ekzekutivësh, nuk ka si të mos ndikojë në punën e saj në mbrojtje të qytetarve. Pra, qëllimi i xhambazve të huaj është shkatërrimi i kësaj zyre, të ngrejtur me aq mund e djersë, sepse nesër dej do të kemi denoncime qytetarësh ndaj të huajve, kështu kjo zyrë të mos kryejë më dot funksionet e saj në mbrojtje të qytetarit!

E dyta, ky proçes nuk parashikon asnjë pikë se çfarë duhet të jenë këta kandidatë!!! Lejohen edhe prokurorë? Lejohen edhe ndihmës-gjyqtarë? Lejohen vetëm gjyqtarë? Lejohen edhe juristë teorikë, që nuk kanë qenë të përfshirë në gjykime civile dhe penale? Pra nuk përcakton se cilët persona dhe nga cila fushë speciale lejohen të kanditojnë! Dhe sa vite pune duhet të kenë!? Çfarë moshe!? Cili duhet të jetë statusi i tyre material-shoqëror!? Lejohen, bie fjala juristë të cilët –për shkak të një biznesi të bashkshort-it/-es– janë të pasur? Lejohen të sapo-dalë nga bankat e fakultetit? E të tjera pyetje në lidhje me cilësitë e kandidatëve. Gjithë kjo mungesë na le të kuptojmë se subjektivi ka fushë të lirë për caktimin dhe zgjedhjen e emrave të këtyre kandidatëve!

E treta, ky proçes do të bëjë që parlamenti të humbasë gjithë atë kohë me këtë problem, gjithashtu edhe të shtojë përçarjet midis grupimeve politike, duke patur kjo gjë fenomene anësore në paralizimin e disa vendim-marrjeve të tjera, që mund të ndikojnë për keq në gjithë-mbarvajtjen e vendit! Përveç kësaj, në këtë votim parlamentarësh nuk është çudi të kemi marrveshje të fshehta midis palëve politike, çfarë do të zgjedhë nga lista ato emra të cilët janë persona të vagët (as mish e as peshk) dhe të varur tërësisht tek politikanët, kështu këta persona do të mbyllin sytë tek kontrolli i vlerësimit të gjykatësve

dhe prokurorve!

Do të thotë ndokush, se në çfardo lloj formash zgjedhjesh tek sistemi i drejtësisë do të kemi fenomene të tilla ndikimesh të deputetëve dhe zyrtarve të lartë! Pa diskutim! Dhe ne duhet të kemi forma të tilla që ta paksojnë këtë ndikim “të mëdhenjsh” tek sistemi i drejtësisë! Sa për shembull po sjell Asamblenë, e cila është zhdukur nga skena shqiptare, apo po sjell forume të caktuara juristësh, të cilët janë jashtë punës së juristëve, si bie fjala juristë teoricienë, të huaj, pensionistë, etj.

Tek kjo pikë e tretë do të shtoja se përqindja prej 3/5 e deputetëve është mjaft banale, pasi tregon qartë se këta të huaj e kanë ulur edhe ca numrin e duhur deputetor të zgjedhjes së një emri të caktuar të listës. Zakonisht për këto raste vendoset përqindja më e qartë, ajo prej 2/3 të deputetëve, që i bie 98 deputetë në 140 ekzistues, ndërsa me përqindjen e 3/5 i bie 84 deputetë nga 140 ekzistues, pra edhe pak më pak nga 2/3-at. Pse këta hartues të paketës reformatore në drejtësi vendosin ndërlikime edhe në votimin deputetor (parlamentar), nga e thjeshta dhe e zakonshmja prej 2/3, na vendosin të komplikuarën 3/5, - kjo ngelet ta shpjegojnë ata vetë! Dhe po të llogarisim, se ky shkrim i imi nuk lejohet fare në median e paguar, i bie se këta reformatorë nuk do të marrin kurrë mundimin të përgjigjen, pasi ky popull do të flerë më mirë gjumë, apo të bërtasë turmërisht!

E katërta, që bie në sy në këto pika tragjiko-komike, është se edhe zyra e presidencës futet në qorrsokakun e korrupsionit. Edhe po të marrim rastin më fatlum, ku presidenti zgjidhet jo si sot, vetëm nga votat e deputetëve, duke qenë kështu mjaftërisht njeri politik, por zgjidhet nga votat e një elektorati më të gjërë, asambleja apo dhe më e gjërë, duke patur në këtë rast fatlum një president apolitik, kjo reformë e vendos këtë president në një pozë qesharake, të një shortisti si ato të llotove sportive apo të numrave të zgjedhur, tek hedh para kamerave shortin e emrave të kandiduar! Turp! E përse duhet ta bëjë presidenti këtë rol kaq qesharak?!Një short çfardo mund ta hedhi edhe një fëmijë i vogël! Mirpo reforma paracakton presidentin në këtë punë, jo vetëm për ta denigruar këtë, (se presidentët e Shqipërisë nga radha në radhë kështu që kështu po na prezantohen përherë e më të degraduar dhe denigruar), por kjo reformë ka zgjedhur presidentin e Shqipërisë në këtë rol bastexhinjsh,

që ti japi pak rëndësi përzgjedhjes që ONM-ja (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) u ka bërë tashmë emrave në listë. Pra, për ONM-ën pak rëndësi ka nëse deputetët shqiptarë grinden dhe nuk i përzgjedhin emrat e listës! ONM-ja e merr listën ditën e 30 të paraqitjes në Kuvend, dhe tashmë kjo listë quhet lista e saj, çfarë d.t.th. se ONM-ja mund të bëjë akoma më tepër ndryshime në listë nga ana e saj, pa i pyetur më shqiptarët, dhe ti thotë presidentit, zgjidh tani me short midis Zalos dhe Balos, midis Hasanit dhe Hysenit, midis Tengës e Prengës, midis shokut Zylo dhe shokut Kalo! Të gjithë janë të mitë! Dhe presidenti, hopla, hedh shortin! Urraaa! Drejtësia fitoi! Me short!

Së fundi bëhet pyetja (shiko artikullin)*: Si do të bëhet kontrolli i kontrollorve? Në shkrimin informativ të Ilmi Rehovës kemi edhe përgjigjen për këtë pyetje. Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve [,] do të jenë subjekt i kontrollit të përhershëm. Dhe sqarohet se financat e tyre, bisedat e tyre telefonike, e-mailet e tyre do të jenë publike. Me një fjalë, ky publicitet e këtyre gjërave garanton se ata nuk bëjnë diku biseda të fshehta, nuk këmbejnë shenja me të tjerë, nuk marrin para nën dorë fare! Po kështu nga ana tjetër, këto gjëra të publikuara garantojnë se ata nuk do të akuzohen kot më së koti nga ndonjë gazetë për rryfshete të marra, e të tjera veprime njollosëse të figurës së tyre! Se kush e bën këtë kontroll të tyre, nuk mirret vesh! Nëse do të lejohet edhe kontrolli i atyre të ONM-ës (të huajve), -kjo nuk na thuhet! Duket nga fakti se ata janë të pakorruptueshëm! Apo dhe nga fakti se pala shqiptare nuk ka tagër të bëjë kontrollin e të huajve, por vetëm e kundërta është e lejuar!

 

Së fundi duhet thënë se roli i kolegjeve të pavarura të juristëve të ndryshëm emulsohet! Roli i forumeve më të gjëra popullore të fushës së drejtësisë nuk është më i nevojshëm! Roli i ndonjë asambleje shqiptare nuk duhet fare! Roli i kontrollit direkt dhe indirekt të popullit është herezi! As edhe ndonjë investigim nga media nuk është i parashikuar, por kështu që kështu këto shqiptare mbahen me para nga forcat politike të brendshme dhe ato të huaja, ku në këto të fundit hyjnë si fondacione të ndryshme private (kupto të lidhura me qeveritë dhe forcat e ndryshme politike dhe nacionale), si SOROS, etj., mbahen me para edhe nga bota jug-lindore, ajo arabe dhe turke. Me median shqiptare nuk po zgjatemi këtu, ndonëse edhe ata luajnë një rol xhambazësh në të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”, duke anuar nga kjo reformë dhe duke shmangur mendimet e kundërta, si disa shkrime që unë kam prezantuar tashmë copa-copa në formë komentesh në internet.

Nëse ndokush do të mendojë se të tilla mendime të kundërta, si të miat, vetëm sa favorizojnë korrupsionin dhe mafian në Shqipëri, do të thoja se kjo është e vërtetë. Edhe unë nuk do ta dëshiroja këtë gjëndje në të cilën ndodhet ky vend dhe drejtësia e tij. Por nuk shoh as edhe një ndihmë për këtë vend dhe drejtësinë e tij tek kjo reformë. Fatkeqsisht!

_____________

*Ilmi Rehova: Si do të bëhet verifikimi (vetingu) i gjykatësve dhe prokurorve? Nga exit.al / peshku pa ujë

17-19 korrik 2016 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).