Gruaja, që pret në radhë për të marrë në duart e saj frerët e Britanisë, nuk është nënë. Këtë, kundërshtarja e saj e fundit u kujdes ta bënte të qartë në një lëvizje, që në fakt iu kthye kundër. Por kush është saktësisht politikanja konservatore që do të marrë në duar çelësat e “10 Downing Street”?

Si fillim, Theresa May, edhe pse një figurë e palëkundur e kampit për qëndrim në Bashkimin Europian, nuk ka ndërmend të tentojë përmbysjen e rezultatit të referendumit.

“Brexit do të thotë Brexit, - deklaron ajo. - Beteja u zhvillua, fushata u krye, vota u mbajt. Pjesëmarrja ishte e lartë, populli e tha fjalën e tij. Mundësi për një referendum të dytë nuk ka”.

Edhe nëse e fundit e 4 kundërshtarëve të saj u detyrua të tërhiqej nga gara për shkak të komenteve polemizuese të mëmësisë, May për çdo rast kishte mundësitë më të mëdha të fitonte. Pas takimit të fundit të kabinetit, Cameron do të paraqesë dorëheqjen në “Buckingham Palace” të mërkurën, e mbrëmjen e nesërme, Sekretarja e Punëve të Brendshme do të jetë zyrtarisht kryeministrja e re.

E bija e një famulltari, e lindur në Eastbourne të bregut juglindor të Anglisë, May ka ndjekur mësimet si në shkolla publike, ashtu dhe në të tjera private, ndërsa studimet e larta i përfundoi për Gjeografi në kolegjin “St. Hugh” të Universitetit të Oksfordit.

Në kornizat e politikës ajo do të hynte më shumë se 30 vite më parë, duke vendosur letrat në zarfet e shoqatës së saj konservatore lokale, përpara se të zinte pozicionin e këshilltares në Londër nga viti 1986 deri në 1994-tën.

Deputete do të bëhej vetëm në vitin 1997, pas dy përpjekjeve të mëparshme të dështuara. Që prej atëherë, ajo ka mbajtur disa pozicione brenda partisë, përfshirë atë të pjesëtares së kabinetit hije nga viti 1999 deri në 2010-n, apo fakti që në periudhën e viteve 2002-2003 u kthye në të parën Sekretare të Përgjithshme femër të partisë.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo u vendos në majin e vitin 2010. “Financial Times” e Londrës nuk ngurron ta krahasojë me Angela Merkelin, dhe e përshkruan si një njeri të sigurtë, të cilit mund t’i besohet drejtimi i partisë së vet në këto kohë të trazuara, sidomos pas paqëndrueshmërisë ekonomike që sjell vota për largim nga BE-ja.

32 Komente

ka 2 jave kohe per te dorezuar brexit meqe eshte pro-EU

C'dmth?

EU i kerkoj UK te kerkonin dalje sa me shpejt.  Dmth pas marrje se vendit te kryeministres per 2 jave dorezon kerkesen per dalje nga EU, nuk do t'a zgjasin shume.

C'lidhje ka kjo me qenien pro EU te saj?

Nese do ishte kryeminister qe kishte bere fushate Pro-Brexit do kishte 3 dite kohe per dorezimin e Brexit ne EU, pas zgjedhjes si i tille. 

Jane presioni per ti ngritur nervat anglezve 

Flm

Nuk kuptohet si qysh tek i polemikes per memesine.

Pse nuk eshte meme, eshte shterpe apo si?

 

e ka vulosur per karrieresmiley

E di ti tiku ate te forten me gruan mbars?

Dy binjake per te lindur, i vjen momenti e cohu burre, o burra ne spital!

Ja fut i ziu burre, 200 ne ore, as semafor as precedenç. Te kryqezimi fundit, patrulla e karabiniereve: 

-Ndal! Kontroll!

-Po amani morè, se e kam me nxitim, kam gruan per te pjelle.

- S'ka problem, ju ndihmojme neve, zoteri. Neve si Arme jemi te stervitur dhe per situata te tilla. Zonje, hapni shalet e shtyni fort me thirrjen O oop, O oopp..

Manovra jep efekt. Pas 10 minutash, nxjerr koken i pari vellai, hedh nje sy rreth e rrotull e

Boia, c'è carabinieri!!! Usciamo dai culo!

Prit moj njehere te te bejme vetingun, se s'u be deti kos.

Ooooo kjo gruja qe meqe s'donte t'ja prishte shefit te vet dhe bente smegja sikur ishte pro-EU, por me bindje ishte per Brexit.
Shume mire, nje ore e me pare.

Cameron’s lament: do-do do-do

Goxha shpejt e zgjodhen... nuk e lane per ne tetor si desh cameroni smiley

Gjynah qe nuk bene Borisi kryeminister,,, do kishte hapur varrin me shpejt

anglia do pasurohet me shume me daljen. direkt do te kerkojne te dalin te tjere. eshte fillimi i fundit te BE ky.

anglezet jane njerez pragmatike, direkt do t'i adoptojne ligjet qe gjithçka tu shkoje per mbare. psh do t'ja u heqin taksat shoqerive te huaja qe kane seline atje, vetem qe te mos lene angline. akoma me shume do ta rrise numrin e tyre, kjo mesure (qe si anetare te BE, nuk mund ta vendosnin dot perpara).

parajse fiskale do te behen.

Kjo heqja e taksave nuk ndikon ne buxhetin e shtetit te tyre?
Jo per gje por eshte shtet social dhe ka goxha programe sociale per te financuar.

Pastaj Uellsi mbahej me grantet e BE-se,ku do ti gjeje parate Britania per Uellsin?

Te mos kalojme pastaj tek Skocia dhe Irlanda...

s'do paguajne me ne europe. pastaj jane shtet i pasur, kane nafte ne detin e veriut, teknollogji te larte, etj, etj. s'do kete probleme.

friken e shkakton shtypi artificialisht. ata vetem te mira do te kene. vendet lme te pasura te europes, Norvegjia dhe Zvicra nuk jane ne BE.

UK eshte shtet me shume banor ne krahesim me Norvegjine dhe Zvicren. Ka tjeter peshe ekonomike, politike dhe ne histori.

Personalisht mendoj qe situata ne UK nuk do shkoj mire sepse ka nje ndarje pikepamjesh se elites (brenda ne EU) dhe popullit (jashte EU).

Zvicra dhe Norvegjia duke qene popullata te vogla menaxhohen me mire se UK.

Iku dhe Britania e Madhe...

Shkoni pridhuni tani dhe uroj qe BE-ja tju vendose vizat.

Pastaj ta shikoni se cfare i bete vetes qe dolet nga Unioni.

Dhe mos beni gafe te nderroni mendjen kur tju bjere ekonomia,se ne vitin 1973 i luteshit BE-se tju fuste.Tani pasi rregulluat ekonomine po benit sikur nuk e dini nga ju erdhi e mira.

Ike qerrojuni dhe mos u ktheni me!

Kjo cuca, emigracionin nuk e do, i thote stoppp... por kalamaq nuk ka bere.... se kush do t'ja paguaj ate pensionin qe do marri me vone.... Ndoshta anglezi ka plan per tax robotat smiley 

Sistemi aktual baze i pensionit ne fakt do ripare. 

Eshte nje kontrate brezash. Edhe sikur gjeneratat te mbulonin nj-tj numerikisht (per efekt pensioni pra), ka shenja qe nuk egzistojne vullnetet per te vazhduar nje kontrate te tille (te rinjte te 'mbulojne' me te vjetrit).

Dihet tashme qe shume punedhenes po ofrojne opsione alternative pensioni, nga ky egzistues, qe tani.

pensioni eshte dukuri moderne. kane jetuar pa pension prej mijera vjetesh njerzit dhe nuk kane vdekur por jane shtuar. ashtu te jetojne prap. ne pune derisa te vdesin. femijet te mbajne prinderit. siç benin perpara.

me nji fjali te vetme i dhe zgjidhje kokcarjes se ekonomisteve me grada anembane botes o profil. Ppu eshte me fat qe te ka ne mes saj

nuk ishte zgjidhje ajo qe dhashe. por zgjim nga letargjia, ate komentuesin qe pyeste se si do te bejne anglezet pa pension. a thu se pensioni eshte organ i njeriut. (edhe ne kete rast, tjetri eshte pa kembe dhe vrapon me shpejt se ata me kembe, jo dava pensioni)

anglezet do e zgjidhin vete kete problem, se jane me finoke nga une.

ndersa per vete, nuk e llogaris fare pensionin si opsion te mundshem. te gjithe jeten AKTIV, e kam si moto.

Po kjo nuk qenka as Nene  smiley

C'osht mer kshu, na myten grate : Angela, Theresa... Hillary . Kane more Superfuqite ne dore ... Prandaj vene punet corap ketu ...

S´po na bohet noj Svetllana anej nga Rusi.

pse gru i thu ti kesaj me lart ?

ps: vendosja grave eshte strategjike (ne nje vend me probleme), konsensus. mos ta sulmoje shtypi dhe masat. qe veprimtaria shteterore mos pengohet te pakten nga forca te jashtme. te kishin kryeminister ate borisin, do kishte greva dhe ndoshta lufte neper sheshe. kesaj s'do t'i bejne gje. 

nuk duhet shume popull me permbys qeverine dhe kriju amulli.

per gruan ne pushtet... veshtrim i sakte.

POR.me perjashtime kuptohet. Thatcheri psh smiley

Qemolo, mos fol keshtu smiley se ta futi me grusht Gjembi  smiley

Ne fakt pikeisht se kane vajt punet corap, kane firuasur burret a ja kane lene ne dore grave.smiley

Theresa May emerohet Kryeministre e Britanise se Madhe dhe dekreti i pare i saj ka te beje me emerimin e Boris Johnson si Minister i Jashtem.

Stina e veres premton te jete shume argetuese kete vit. smiley

Do na kenaq Boris (Ben Hilli) ose Boris Hilli me gafat qe do bej. Vec ne ndjek kurse speciale per Public Relation se vetem ne londer pi uj ai trap.

UK offered Brexit free trade deal with Australia
http://www.bbc.co.uk/news/uk-politics-36...

 

ka gjasa qe britaniket do i shpetojne skamjes dhe urise se mundshme, qe lexoj une te mendimet e mesiperme, edhe pse bene gafen me te madhe te jetes se tyre me daljen nga BE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).