"Dymbëdhjetë Tregime Pelegrine" dhe zhgënjimi prej përkthimit.

Unë e di që Markezi shkruan më bukur se aq sa po lexoj unë sot tek "Dymbëdhjetë Tregime Pelegrine"; E di, sepse e kam lexuar dhe dashuruar Markezin që herët, me "Gjethurinat", "Një Histori me Pasquinë"... Gjithçka të tij. Dhe mora edhe librin në fjalë, i shtyrë prej të njëjtës dashuri, por edhe prej një shkrimi të para do kohësh të Mira Meksit, mbi takimin që ka patur me Markezin, ku përmedet dhe një tregim i tij, "Gjurmët e Gjakut Tënd Mbi Dëborë", të cilin Meksi e paska përkthyer pa lejen paraprake të autorit e bile para se të botohej; Prej kësaj dhe Markezi i paska ngjitur nofkën: "lule e vogël pirate", të cilën ia paska shkruar edhe në autografin e lënë prej tij, në kapakët e “Koloneli në Labirintin e Tij”.

Mira Meksi e deklaron publikisht dashurinë e saj për Markezin; Unë ndaj pothuajse të njëjtën dashuri dhe ndoshta për këtë e admiroj Mira Meksin, siç admirojnë njerëzit njëri-tjetrin, kur kanë diçka të përbashkët. Fatkeqsisht romanet e saj s’i kam lexuar.

Nisur nga këto premise, e mora librin dhe fillova ta lexoj. Fillimisht, ngaqë kisha shumë kohë pa lexuar diçka të Markezit, nuk vura re pothuajse asgjë, vetëm lexova me shumë mall. Por nuk u deshën më shumë se tre tregime që magjia të prishej, dhe ja pse; Përkthyesja, aty-këtu hedh në hava ndonjë fjalë turke, si “hava” dhe nuk arrij ta kuptoj arsye. Sepse, për shembull, në fjalinë e parë të “Pajtohem me qera për të parë ëndrra”, fjala “hava” mund të zëvendësohet fare thjesht me “ajër”, ose, për t’i dhënë efektin hiperbolik që (supozoj se) përpiqet të japë përkthyesja, mund të pëerdorej fjala “Qiell”; fjalë shqip që i japin ngjyrat e duhura rrëfimit, sipas dëshirës dhe sipas rastit. Mund të kuptoj ndonjë fjalë si “kompjuter”, që nuk e kemi shqip, ose “makinë”, që duket më bukur se “mjet vetëlëvizës për transportin e njerëzve, mallrave, etj.”, por kur kemi fjalën tonë të bukur shqipe “Faleminderit”?! Dhe shumë fjalë të tjera, si “individuale”, “burime financiare”, “gjynahqari”, etj., pa folur pastaj për fjalë si “Para”, Jastëk”, “bigudina” etj., që as syrin nuk ia vrasin dokujtdo.

Pastaj, një sasi të konsiderueshmë fjalësh të reja, të reja edhe për një lexues (relativisht) të stërvitur, si puna ime, pse? Fjalë që, jo vetëm nuk i kuptoj, por dyshoj edhe në jane shqip, si “ufëm”, koketëria”, “Penjuar”, “Bukle(t)”, “Alkov(in)”, etj., etj. Ose më keq akoma, citime në gjuhë të huaj (italisht) të papërkthyera me ato yllkëzat e vegjël që u ngjiten zakonisht fjalëve të huaja.

Natyrisht, po të kishte edhe një redaktor (në libër nuk shkruhet gjë ta ketë redaktuar njeri), shumica e këtyre gabimeve do të ishin hequr në kohë, por...

E gjitha kjo, më bën të mëndoj, jo aq mbi cilësinë por shumë mbi seriozitetin e përkthimeve në shqip. A duhet ta marr më mundimin të lexoj një libër të përkthyer? Apo t’i q* t’ëmën e t’i futem rusishtes për të lëxuar Dostojevskin e Lermontovin? Me këtë rast dal i fituar dyfish. Se, kur Mira Meksi e përkthen kaq keq Markezin, objektin e dashurisë së saj letrare, si mund të pres prej një përkthyesi tjetër të ma sjellë mirë në shqip ndonjë shkrimtar tjetër?

Një proverbë italiane thotë: Traduttore – traditore, ose shqip: Përkthyes – tradhtar.

Në këtë rast, përkthyesja nuk ka tradhtuar (vetëm) autorin, por gjuhën e vet.

8 Komente

Po ca te te themi ne ty tani mo vlla , Mira shkrete eshte munduar , e ka perkthyer , mbase ka lexues qe fjalen " hava " e pelqejne , si tja boje ajo tani , nje liber ta perktheje dy here , njehere me fjalen " hava " nje me fjalen " ajer " ?

Nuk e di , u bone te gjithe si Karl Marksi .

Autori, ka rene pre e mesimeve te gabuara qe kam marre kur ishte i ri, ku gjuhetare te ndryshem (ne kohen e socializmit) i ndanin fjalet mbi bazen e shteteve qe ishin formuar tashme, dhe jo mbi ndervaresine e bashkpunimit te grupeve te ndryshme te popujve.  Autori nuk e di se fjala; Hava, i perket grupit etrusk, nje popull qe shtrihej nga Azia e deri ne Europe.  Autori, nuk e di, se po te mos ishte pushtuar (ajo qe sot quhet) Turqia nga mongolet, edhe sot e kesaj dite, turqit do flisnin me ne pa perkthyes, se autori nuk e di se turqit e para-pushtimit mongol, shum grupe-popujsh aty, flisnin te njejten gjuhe me shqipen dhe dialektet e saja. Autori, nuk di te beje lidhjen ndermjet shum fjaleve flamingsh dhe turqisht, nderkoh qe perkojne me shqipen me shume, gje qe do te thote se turqit flasin apo kane akoma shume fjale shqipe, etruske, dhe jo e kunderta, siç kujtojne autori dhe shume gjuhetare. 

Gjithashtu, autori është i hapur t'i rivlerësojë njohuritë e tij nën dritën e informacioneve të reja, ose të vjetra por të risjella në vëmendje.

Unë mendoj se autori ka bërë shumë mirë që ka shprehur mendimin e tij. Në shqip mungon redaktimi, kritika dhe seleksionimi, jo prodhimtaria.Prandaj bashkohem me autorin për nevojën e redaktimit e të kritikës dhe më bëhet qejfi që ka marrë mundimin dhe guximin për të shprehur mendimin e tij. 

Përsa i përket kritikës, librin nuk e kam lexuar dhe nuk mund të shprehem për cilësinë e përkthimit të tij. Toni i artikullit më tingëlloi pak ashpër dhe kjo e humb disi vlerën e kritikës konstruktive, por është plotësisht i kuptueshëm për një shkrim në një blog letrar, të cilin e vlerësoj shumë për letërsinë që mundohet të na sjellë pranë, dhe shërbimin e rregullt të dërgimit të librave.

Për autorin: vazhdo lexo letërsi të përkthyer dhe fale "tradhëtaren" që është munduar me shpirt. Ti ke dhënë ndihmën më të mirë që mund të japësh: Ke blerë librin, I ke kushtuar vëmendje dhe ke bërë sugjerimet më sipër, për të cilat vuajnë aq shumë përkthimet e gjora.

 

Në rastin konkret, nuk e kam me znj. Meksi, për të cilën ruaj rrespektin e mëparshëm, sepse ajo është nisur nga dashuria për letërsinë dhe për autorin e përkthyer; e kam me përkthimet, që janë të një cilësie shumë, po shumë të dobët, jo vetëm në letërsi, por edhe librat shkencorë, tekstet universitare, etj.. Edhe një përkthyes(e) si Mira Meksi, që po, mundohet me shpirt për të sjellë diçka të bukur, ka nevojë për një trajtim më serioz, ku redaktimi është më e pakta, sidomos për një libër dhe një autor të tillë. 

Autori nuk ditka fjalet "koketeri", "penjuar", "bukle"? Po c'faj ka Mira ne kete mes? Per me teper, gjykime te tilla, qe jane krejt jashte kontekstit, jo detyrimisht jane te sakta. Purizmi i tepert i gjuhes shpie ne sterilizim te saj dhe i humbet shpirtin.  

+1

romani nuk eshte kallauz(manual dmth, se besoj qe edhe kete nuk e di) 

nuk ka nje gjuhe xixe, qelibar(kehribar, ndoshta nga persishtja) , por pas kaq shekujsh perdorim, sidomos ne vendin dhe kontekstin(ups as kjo s'eshte shqip) e duhur, edhe pse te klasifikuara si huazime, pjese e gjuhes jane.

penjuar s'di ti? Uaaa

Nohie mos ia hut kot tani. C'ne "penjuar" shqip? Ne kemi fjalen e  bukur shqipe "robe de chambre" (mire pra rrobdishon pri inotit tat). 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).