Maj 2016

Maj 2016 

- Babi, do e mbash ti pak qenin,- me foli goca e cila kish ardhur disa dite para nesh sebashku me qenin e saj, nje qen i vogel shume i bukur. 

- Babuçi, ke 3-4 dite ketu ne Shqiperi, nuk gjete noi njeri a ndonje pike azili qensh, qe ta mbaj qenin. 

- Mos mi thuaj qen, Pinkit, u te keqen nena ty qe sheh me ato dy sy, - u hodh gruaja. 

- Grua, me vjen zor mua, s'kam dal noi her me qen, - ato do ikshin ne Tirane per nje  forum fetar, ku shpresonin per nje bote me te mire dhe per nje ringjallje. Nderkoh qeni ndiqte biseden tone, sikur ta dinte qe flitej per te. Ishte nje qen i vogel femer, i lezeçem. 

- Ne ç'ore mbaroni mamuç - pashe oren qe shenonte 8 e mengjezit. 

- Ne ora 6 mbasdite jemi ketu besoj.

Qeni me ngeli mua, per dy dite do e mbaja une. Une shifja ate e ajo me shifte mua. Sikur donte te me blinte mendien. Kafene nuk e kisha pire akoma, e ajo sikur ta ndjente, ish afruar afer deres sikur me ftonte te dilnim te dy. 

- Te ka ardhur per ta bere ee, ke do besh te voglen apo te madhen, - ajo sikur ta dinte qe po flisja per nevojat fiziollogjike te saj, filloi te levizte e te leshonte nganje angullim. I vura litarin ne qafe e dola. Sapo zbriti shkallet e fundit jashte pallatit, afer luleve, ngriti njeren kembe dhe zbrazi te hollen. 

- E shum mire, po tani e di une, do te besh te madhen po ajo s'lejohet ketu, hec kendej te gjejme nje vend te pershtashem, se na flliqe.- gjeta nje vend me bar dhe dhera ne ansore te pallatit, afer rruges se re qe ishte hapur. Seç i mirrte ere barit dhe iu mbush mendja ta leshonte. U çliru ajo, por sikur u çlirova dhe une. U nisa drejt kafese. 

- Oh kete qenin e bukur kam pare me nje goce, - me pershendeti kamarieri sapo u afrua. 

- Eshte qeni i goces, por sot iku me te jemen ne Tirane, dhe ma lane mua, - ishte nje kamarier qe e njihja qysh nga vjet e parvjet kur pinim noi gote me Gjergj peshkatarin. 

- Oh çfar qeni i lezeçem, na kuçi-kuçi, çupi-çupi, puçi-puçi, çfar do marresh. 

- Nje kafe, por te gjate, jo mikroskopike. 

 Sapo piva kafen dhe bem nje çik muhabet me kamarierin, u nisa drejt plazhit. Koha po hapej, rrezet e diellit po perpiqeshin te zhduknin lageshtiren. Qeni seç vraponte kot me kot, deri sa litari nuk e linte me, rreth 10-12 metra. Pastaj kthehej prape po me vrap. Kish fituar lirine e cunguar. Kapte disa topka prej leshi deti dhe donte te lozte me to, por ato ishin gjith rere dhe u detyronte te çfrynte gojen. U perpoqa ta afroj tek uji i detit por kish frike. Fillova te heci ne uje, ndersa qeni rrinte tek rera. Afrohej pak por sapo dallgeza e e vockel perplasej, qeni ikte me vrap. 

- Uu sa qen i bukur,- pashe dy femije qe filluan te afroheshin afer qenit,- mami, mami, shih sa qen i bukur. 

- Eshte i vogel dhe ky si puna juaj, - buzeqesha duke pare mamin e tyre qe po afrohej. 

- A ta prekim pak. 

- Posi jo mo. 

- Uh çfar bukuroshi- zgjati mami me rroba plazhi duart drejt qenit. 

- Bukuroshe - vura re gjinjt e saja. 

- Ee, - ngriti syte ajo e perkulur siç ishte. 

- Eshte femer, nuk eshte mashkull, - vazhdoja te buzeqeshja une. 

- Oo bukuloshja e vogel sa e mire qe eshte, - u çua me gjith qen ne krah ajo, duke ua dhene dhe kalamajve te vet. E kuptova qe ishin kosovare. Nderkoh u afrua dhe nje grua tjeter po e dialektit te tyre. Syte me vajten instiktivisht tek vithet e saja. Edhe te miat ishin me te medhaja se te sajat. Si e shtune qe ishte, keta do te ishin kosovaret e pare qe kishin mbrritur. Vazhdova per me tutje, dalngadale, sikur po iu vidhesha. Qeni filloi te vinte mbrapa. Sapo kalova skelen e pare, ku ishte vapori-lokal, e morra qenin dhe e futa ne uje per ti hequr friken, dhe vertet filloi te lozte me dallget e vogla. Shum pjese te plazhit, para lokaleve ishin akoma te pa rregulluara, disa po punonin me traktor duke e pluguar, dhe disa i kishin bere gati shezllonet. Por shum pak njerez dukeshin, si duket nga koha e keqe qe kish qene. Biles edhe shum lokale dukeshin te mbyllura. Ishte jave e trete e majit, dhe plazhi akoma nuk ishte hapur mire. 

- Oh sa qen i bukur,- thonin femije dhe vajza te shkolles qe benin shetitje. Kur ndalote ndonje per ta perkedhelur, ndaloja dhe une. Pinki, sikur ta ndjente qe femijet dhe gocat e donin, ndalonte ta perkedhelnin. Ajo qe me habiti me qenin, ishte se kur shihte qen te tjere, behej gati per sulm, megjithse te tjeret ishin me te medhenj se ky. Ndonje qen çoku i mbante ere mbrapa Pinkit, nderkoh qe Pinki si e virgjer qe ishte, iu largonte dhe çoku i hakerrohej. 

- Oh sa qen i bukur, - folen dy gra, njera e re e tjetra e vjeter, te cilat po shetisnin po me nje qen te vogel te fryre si tollumbace. 

- Edhe i juaj qenka i bukur, çfar eshte mashkull apo femer. 

- Mashkull,- po shihnin Pinkin ato qe po i vinte verdall nga mbrapa qenit te tyre. 

- Ky eshte femer, si duket po njihen me njeri-tjetrin, - buzeqesha une, duke menduar Pinkin shtatzene, e duke i shitur kelyshet e saja. 500 euro copa here 8 kelyshe, baraz 4 mij eruro, ose 4 vakanci ne Shqiperi, Spanje, Greqi, Itali. 

- Ky eshte 6 vjeç.- iu pergjigjen pyetjes time ato. 

- Ndersa ky 1 vjeç, 1 e ca muaj ndoshta. 

- Qenka i vogel, por i lezeçem, shum i bukur. 

" Edhe ti e bukur qenke" duke imagjinuar hunden time tek vidhet e saja, tamam siç po benin dy qente. Pas pak u shkeputem, dhe vazhdova me tutje. Nje karroce qoftexhiu me ngacmoi flegrat e hundes. Me duhej te prisja pak, sa te mbaronte pune me 1 çift te huajsh, qe mu duken si polake nga gjuha. Morra 5 qofte=150 leke, ose 1euro e 10 cent. Sapo mbrrita tek Kavalishenca, ose me sakte tek pista e fundit ne det, iu drejtova rruges autobilistike. Me tutje nuk mund te hecje me. 

Pinki seç pa nje karroce me nje gomar, dhe iu fut poshte. 

- Hec moj ketu, ç'do atje, - pash dy cigane qe po ngarkonin nje frigorifer. Doja ta shtyja pak karrocen, per te liruar litarin e zene nga rrota. por mazallah se levizte. 

- Prit çuno prit, ç'a halli ke, - foli ai me i vjetri. 

- Me ka ngecur litari i qenit ketu poshte gomes. 

- Prit xhaxhi, sa te heci pak para une - iu drejtua frerit ai me i riu. Si duket ishin bab e bir, qe mblidhnin gjerat e vjetra. 

Sapo u lirua litari dhe e morra qenin ne dore, fillova ta rrah me dy-tre shpulla. Ungerimat e tija si te nje femije filluan te ndigjoheshin deri tutje. 

- Her tjeter t'mos hikesh keshtu, kur te them stop, ndal, do ndalosh, ç'doje atje poshte gomarit, apo te haje noi shkelm, ee, apo te pelqeu era e pisllikut, qen muti. 

 Sapo dola ne rruge kryesore, gjeta nje lokal ku s'kishte njerez dhe u ula jashte. Porosita nje teke raki, ndersa per qenin nje tavull bosh me pak uje. E dija qe ai ishte djegur per uje, pasi jo vetem kishte vrapuar, por kish pire dhe uje deti. Fillova ti hedh qofte, por jo, ky qen qe ngaiher hante dhe mutin e vet, sot nuk i hante keto qofte. E çuditeshme. Qoftet i kisha marre, pa piper. 

- Ehe, i bo naze ushqimeve shqiptare ti, ee, e di e di, jane nje çik te forta si ushqime, por do mesohesh, mos u merzit, apo do raki, e he, - pagova 50 leke=0,35 eurocent per teken e rakise, nderkoh qe ne perendim do pagoje 3-4 euro per 1 teke. Thuajse te tera lokalet, punonin perveçse me rakin e fabrikave, edhe me rakine nga fshatari, e cila blihej me 500 leke=3,5 euro litri dhe shitej 1000=7 euro litri. Sikur 10-12% tvsh/btv te kishte edhe ky produkt, i thonin miliona leke ne dite ne ndihme te fiskalitetit dhe paketave investuese qe do rridhnin/gjeneronin nga kjo e ardhur. Normalisht, pijeve te fabrikave, qeveria ua merrte taksen, pikerisht nepermjet pullave fiskale qe viheshin ne tape, pulla te cilat kishin arritur 20% te vleres se produktit. Megjithse nisma e qeverise, qe i detyronte lokalet te leshonin fature tatimore per çdo produkt qe mirrte klienti, ishte nje nisme e mire ne ndihme te formalizimit dhe shendoshjes se fiskalitetit. 

- Sa eshte kjo rakia e manaferres zonje- pyeta shitesen e nje dyqani plazhi aty. 

- Ee, kjo eshte 700 leke, ja ku e ke me stilolaps te shkruajtur. 

- E he qenka mire, qenka çmimi i vjeter, -pashe pullen fiskale te vjeter tek shishja 0,5 litershe, - si duket si paska blere njeri, qenkan stoqe, he 3,5 euro. 

- Ku di gje une e shkreta,  se mos e bej une furnizimin, e ben çuni. 

- Okej, po marr dy shishe, - nxorra shukun e lekeve, te gjitha 1000 te reja. I zgjata dy fije e morra kusurin 600 leke. Vazhdova rrugen drejt ures se Dajlanit. Vura re nje grup turistesh te races se verdhe. Nuk i percaktoja dot, a ishin kinez a japonez, a ishin korean apo vietnameze. Dikur edhe i dalloje, por tani nen sistemin kapitalist, sikur ishin bere te gjithe njesoj, katrore, hijerende, me aparate. 

 Sapo mbrrita ne studio, hapa radion tek OraNews dhe ndigjoja lajmet dhe intervistat. Shukriu i famshem me breke me vrime, ishte tema e dites. Politikane te ndryshem jepnin mendime te ndryshme. Nuk mungonin edhe opinionistet e ndryshem e me emer. 

- E burre, si e kalove sot, - hyne gruaja me gocen. 

- Mire o grua, u njofta me gra te ndryshme, ku e dija se nepermjet qenit u njifke me njerez te ndryshem. 

- Ee, s'paske ngelur vetem, - pane njera-tjetren ato. 

- Ik o gru, se ngela si klluf me qenin ter diten, neser do e mirrni juve ose do gjej nonje ta shes. 

- Jooo, - folen te dyja, - edhe neser se pastaj do e mbaj vete. 

60 Komente

Nuk mund te lexoj me pertej "te trashit". Ju turisto-emigrantet e pare na felliqet ne syte e shkabe-ve! Po perse nuk moret nje qese me vete me te cilen ta mbidhnit te trashin dhe ta hidhnit ne plera mor zotri? Si veprohet ne vendin tuaj te pashaportizimit?

 "fiziollogjike"? Kjo ll-ja nuk me duket lapsus i rastesishem!!

smiley

nje rrefim i thjeshte por nderkohe i thelle qe me ane te pershkrimeve reale te ben te mendohesh per ekzistencen e njeriut shqiptar, ala dostoyevski. 

Urime per shkrimin dhe menyren e rrefimit! 

flm jps smiley

Qeni eshte ice breaker .si gjithmone natural ne pershkrime vetem se ato pjeset ku tregon si te con goja leng per vithet e grave t e botes inshallah nuk ti lexon gruaja smiley

O Pjer nuk e prisja nga ty te shiteshe te Ridvan Bode kaq kollaj! Si do me taksu rakine e shpise mer Pjer? Pastaj nje zhgenjim i madh nga ky gabim ne llogari :

 Ee, kjo eshte 700 leke, ja ku e ke me stilolaps te shkruajtur. 

- E he qenka mire, qenka çmimi i vjeter, -pashe pullen fiskale te vjeter tek shishja 0,5 litershe, - si duket si paska blere njeri, qenkan stoqe, he 3,5 euro.

 

Shpresoj te mos kete vetevrasje masive te nxenesve tuj ne ppu, pas zhgenjimit qe do i shkaktoi ky gabim i pashpjegueshem.

I nderuar, ku eshte gabim llogaria, se 700 leke (apo 7000 lek te vjetra siç flasim rendom) i thone 3,5 - 3,6 euro. Mos ndoshta je ngatarru tek shprehja qe i koncetroj smiley 

" .....- E he qenka mire, qenka çmimi i vjeter, -pashe pullen fiskale te vjeter tek shishja 0,5 litershe,...."

Ky shkrim meriton te lexohet ne mbremje , ne breg te Detit    smiley

Duke pertypur me sy gjysem mbyllur koqe ulliri apo luleshtrydhe?

Duane Hanson, Tourist II, 1988

 

Teoria del turista (il turista come animale)

Ma se un tempo gli animali rientravano per gli uomini in un simbolismo sociale (sacrificale, guerriero, mitologico), l’uomo-turista non ha alcuna presa mitologica o sacrificale, è celibe, cioè senza l’altro.
Come quel bambino che a forza di vivere con gli animali divenne animale, allo stesso modo nell’universo concentrazionario del turismo l’uomo diventa funzionale. Gli oggetti, le immagini e i segni in cui s’immerge, come in una fitta vegetazione, lo trasformano in un uomo primitivo dei tempi postmodernismiley, dove stenta a riconoscere i segni della civiltà.

 

Figli della folla analizzati da Poe, Baudelaire e Benjamin, i turisti sono entità anonime, impersonali, esseri che abitano uno spazio che è il poligono dei segni pubblicitari. Come le bestie, i turisti sono le cavie del funzionariato della sollecitudine. Camerieri servizievoli. Imperativo del riposo. Evasione esponenziale dei sensi. Obbligatorietà del sorriso che si proietta sul turista come un paraurti mimico.

O Bame ... pika pika pika filozofike, pse t'ndryshon vazhdimisht flamuri? Stalkerit nuk ja kalon dot!

Ah sikur te behej revolucion ne Spanje!

 

Nga nje lexim vertikal para se te fikja kompjuterin (dhe te ulesha si zakonisht te haja nje biftek shoqeruar me vere te vjetruar) une ketu lexova vetem per gjoks e vithe e muhabete ciftimi qensh. Ja pra qe po rilind edhe autori. Pjer, nese e kishe zbukuru dhe VQ me te tilla muhabete s'do kishe nevoje te luteshe te PP-ja per te shit ndonje kopje, plus qe do ta kishe kandis dhe KM-ne te thoshte ndonje llaf me te mire.

tregim i kendshem. Pier, nese do te te duhet ta mbash prape qenin, dal une vullnetar ta mbaj ne vendin tend. 

smiley

Sapo zbriti shkallet e fundit jashte pallatit, afer luleve, ngriti njeren kembe dhe zbrazi te hollen. 

Pjer jo vetem qe e ke leshu fantazine me b@th e cajca por sic duket ke fantazuar dhe qenin. Qente femra nuk e ngrene kemben or mik!

Jo more, eshte ne natyren e femrave ne pergjithsi te ngrejne kembet.

 

eshte ne natyren e femrave 

E ke fjalen per qen-ushe apo dicka tjeter?

Tregim i kendshem. Prisnim qe ne fund autori te çkallonte nga trute e kokes si tek filmi me M. Douglas, un giorno di ordinaria follia ( Falling Down), te bente seks me qenushen ose te vriste ndonje jevgjit, po hiç, nje mut. 

Tutto come prima.

smiley

 

Ku eshte ai Pjer Thomas, te vije t'iu japi pergjigje komenteve te tema e tij ... apo hedh nje bajge dhe ... 

Duket qe ka rene interesimi i komentatorve per shkrimet e Pjerit, deri tani vetem 14 komente, me pare shkonte 114.

ah, ky po! 
nje çlirim emocional te autorit, do ta quaja une. Pjeri shfaqet ai qe eshte, jo me ekonomisti serioz qe komunikon me pecogroset e zyrave te zbukuruara me llampadare gjigande dhe libra voluminoze por babaxhani popullor e pse jo, edhe turisti aventurier qe shijon pamje te ndaluara gjoksesh te haperdara apo vithesh te kercyera...
Ky tregim eshte si nje ere e fresket ne mes te kesaj vape e zagushie qe ka mbytur blogun ditet e fundit. Faleminderit Pjer!

smiley  flm Bredharako, duhet nje freski ne kete seriozitet te shtirur te KM e noi tjetri. 

Pjeri ka nje menyre pershkruese te atille sa te duket sikur ke qene vete ne shqiperi per pushime .

Te mos harrojm e dashur Alba, qe tregimin e kam shtrydhur si kafeja ekspres smiley per te dale vetem koncetrati,  pra eshte si e shkurtuar caze smiley

Less is more I thone ne barbarcen e sotme Pjer  ne menyre qe lexuesit ti mbetet ne mendje ajo qe ke shkruar qe ne leximin e pare .ia bera kete sugjerim dikujt pa te keq e me qellime te larta memedhetare por ma mori jangllesh smiley

GOOOOOL!
 

(me fal Pjer po sapo shenoi ekipi legjendar i Partizanit)

Eurogol. hallall. Pse kaq shume veta ne stadium?

eshte nenvlersu, o Gon. Dava hungarezesh. Jena Partizoni legjendar...shif tifozllik kur t'lujm me skuadra te nivelit tone, bayern a juve. Nuk jemi skenderbeu a tirona ne...

partizani eshte aq legjende saqe kalon brenda vitit nga uefa ne champions. ky qe beri golin ne kombetare menjehere!!

ekipi legjendar i Partizanit

smiley

Pse zgërdhihesh? Sigurisht që Partizani është legjendë në Shqipëri!

Mire Pjero. Nje gja eshte e sigurte,pamvarsisht se c'opinion kane per rrefenjat e tuja,te gjithe te lexojne,perfshire edhe heretikun.smiley Dhe kjo nuk asht pak. Edhe emigranti te Ilva Tare,tha se ishte i kompleksum nga opinioni i lexusve,gje qe tregon se i mungonte vetbesimi.Ti e ke kapercy ket faze. Je koshient per suksesin qe te pret, pa i publiku akoma.

E shof qe perpiqesh me fut edhe doza te lehta erotizmi,por nuk asht pika jote e forte,te ban te dukesh si manjak pervers. Arma jote e forte,mendoj,asht sinqeriteti,por hera-heres nga sinqeriteti i tepert rreshqet ne banalitet. Urime. smiley

Me pelqen kritika shoqerore Pjeter, e kam quajtur gjithmon nje ilaç per te permisuar difektet smiley

Pjeter,

un kam lexuar vetem titullin, dhe kam komentuar konceptin e turistit ne baze te titullit, nuk di gje çka mrena shkrimi. Ne shkrimet e Pjerit kam komentuar ralle, dhe gjithnje bazuar ne citimet e komentuesve te tjere.

Kjo jo per te ul poshte Pjerin (qe ne fakt eshte poshte, shume poshte, ne nivelin e bythedrrase te kamarjeres qe sjell qoftet), por sepse tani nuk lexoj burra me te mire se Pjeri.

Jam selektiv ne lexim, ose me mire kam qene se tani pothuajse nuk lexoj fare, duhet te me interesoje shume nje gje qe ta lexoj. Vete akti i leximit me duket fallco.

Kjo per disa arsye, njera arsye eshte edhe ndikimi i leximit dixhital, ku Peshku ka nje llokme te konsiderueshme.

 

Une pranaj te vecova,t'u e dite qe je selektiv dhe nuk asht e lehte me permbush egzigjencat tuja. Pa tallje. Nuk guxoj me u orvat per t'u tall me ty ne ket pike. Ndikun edhe ferkimet qe ke pas autorin per me te permen,s'e mohoj,ferkim qe ka ardh pikerisht me nervozizmin tan per mospermbushjen e nivelit, qe ti ke kohe qe e kerkon sipas stekes tane.

Orvat

shqipe qe e kisha harruar

Ti e ke kapercy ket faze.

S'paske lexuar komentet e Pjerit per konspektin e VQ-se nga Karli.

" Edhe ti e bukur qenke" duke imagjinuar hunden time tek vidhet e saja, tamam siç po benin dy qente.  smiley

Besoj se nuk e kishe seriozisht kete me lart Pjer? smiley

Ja e shef Pjeter, pse me u lodh me e lexu Pjerin kur ta sjell ketlina taze ne sofer thelbin e shkrimit dhe dor me nji edhe thelbin e VQ-se?

 

Respekt kam pas gjithmone per ket person. Nje njeri qe e jeton jeten ne te gjitha dimensionet. I ditur,por qe puna per diturin, nuk ja ka robru pasionet e tjera,sic shpesh ju ndodh personazheve me nje background te tille. Dashnor i artit,muzikes e sportit. Rrezaton nje lloj fisnikrie qe ralle kush e ka ne kete ambjentin tone.

Ke ngaterruar temen pjeter smiley

E pashe.smiley

Pertova me e xhvendos.

Lere lere e ke nga dashuria per heretikun do te komentosh poshte tij gjithmone smiley

Ndoshta,po ksaj radhe qe jam poshte teje, m'u dukeka me mire. smiley

  smiley 

smiley

 

Ja nje shprehje qe mund ta pasuronte tregimin  smiley 

Pjer po me zhgenjen duke vjedhur shprehje dhe ide nga lart nga poshte! Keshtu asnjehere nuk ke per tu bere shkrimtar i madh! Me fal qe ta thashe por ngaqe ta dua te miren dhe dua te krenohemi me ty nje dite. smiley 

smiley 

+1

Ore ku eshte ai Karl Marksi fallco i Peshkut, ne te dy tregimet asnje koment, apo aq e kishte misionin, te denigronte nepermjet manipulimit. Pse s'kap edhe ketu noi pasazh per te denigruar autorin, apo nuk i vjen zeri. 

smileysmiley

S'kuptoj përse e ngacmon vend e pavend?

Gjembi, si te doli e gjithe pagina, gjith ato gjera, une dergova vetem qenin. Te lutem hiqe, dhe ler vetem qenin. 

Vete e ke fajin kur nuk I dergon cdo dite nga nje puthje! Ja tani ca ben ajo nga xhelozia! smiley Ne po presim per tregimin ajo te nxjerr qenin! 

Nuk marr vesh nga kompjuteri qe te di si te le vetem qenin ne ate foto. Pastaj qeni mezi duket i shkreti nen uje.

Flm. 

o Pjer, po ca ishin ato karta identiteti e foto aty? ku ke dale, ne pune? Pse i nxjerr gjembi ato?

As une nuk e di i nderuar, I kerkova qipar ti hiqte, por nuk e di se pse nuk i ka hequr. Une i kam derguar vetem foton e qenit, dhe iu luta dhe Blendit dhe kesaj ta nxirrnin bashke me tregimin, mirpo kjo tani e nxjerr gjith mapin/paginen, qe gabimisht ka shkuar. 

Te duket e drejte kjo? 

sigurisht qe jo. Ky informacion eshte sekret. Me ane te kesaj te marrin edhe kontot bankare a ku di une. Kjo eshte per ta hedh ne gjyq po kush merret me kte pune, thuj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).