Reuters njofton se ambasada turke në Prishtinë i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së jashtme të Kosovës ku i kërkon të marrë masa ndaj gazetarit Berat Buzhala për shkak të një statusi në Facebook që ky postoi ditën e puçit të dështuar në Turqi. "I ftoj qytetaret e Republikes se Kosoves qe gjenden me pushime ne Turqi qe te rreshtohen me ushtrine smiley " shkruante Buzhala në faqen e tij natën e 15 Korrikut. Postimi përfshinte edhe ikonën me gjuhën jashtë si shenjë e satirës.

Ambasada turke kërkesën e saj e ka shoqëruar edhe me citimin e ligjit kosovar që dënon nxitësit e atyre që shkojnë të luftojnë në konflikte të huaja. Ligji dënon nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim. Buzhala ka qënë vazhdimisht kritik i Erdoganit dhe i ekstremistëve ftarë në Kosovë. Ai ka qënë gjithashtu kritik i ambasadorit turk në Kosovë, duke shpotitur se ai ua shkruan vetë shkrimet pro- Erdogan disa mediave kosovare. Nga ana tjetër ai është po aq kritik i anës tjetër të medaljes duke kritikuar dhe përqeshur vazhdimisht kandidatin republikan për Presindent, Donald Trump. Buzhala është drejtori i Gazetës Ekspres, më e lexuara në shtypin online në Kosovë dhe ka rreth 40.000 ndjekës në Facebook.

17 Komente

Nga ana tjetër ai është po aq kritik i anës tjetër të medaljes duke kritikuar dhe përqeshur vazhdimisht kandidatin republikan për Presindent, Donald Trump.

Nuk e dija qe Erdogan dhe Trump qenkan ne nje medalje.

Medalja ne kete rast eshte Buzhala.

Erdogani, me gjith respektin per te, keto kohet e fundit sikur ka marre pak nxitushem smiley

gazeta ekspres eshte gazete proserbe. pasqyron pikpamjet e lubonjes smiley se kosoves , matoshi line.  rendesi ka qendrimi i beograd buzhales ndaj ceshjes shqiptare.   per erdoganin e trampin se pjerth njeri

Te mbeshtetesh nje grusht shteti qe sulmon civile dhe bombardon parlamentin duhet te jesh minimalisht idiot. Juntat* nuk jane njohur ndonjehere per sisteme demokratike, per te drejtat e njeriut; apo per stabilitet. Mitizimi i grushtit te shtetit ne Turqi ka bere qe te erresohet gjykimi i njerezve per çfare eshte dhe çfare nuk eshte normale dhe e drejte. 

*Aq me teper qe Turqia e juntave s'ka qene ndonjehere lendine me lule.

+1

Vetem nacionalizma do shpetoje shqiperine.

I modhi smiley

Cfare me ben thellesisht pershtypje eshte gjykimi i Turqise me dy kute te ndryshme brenda disa ditesh. Kur po zhvillohej grushti i shtetit, Turqia e Erdoganit ishin nje shtet demokratik, te cilit po i kercenohej egzistenca. Pasi Erdogani shtypi grushtin e shtetit, deklaroi qe s'do pyeste per Konventat kunder denimit me vdekje, pushoi nga puna brenda nje kohe jashtezakonisht te shkurter me mijera mesues e gjykates (te gjitha masa te nje shteti jodemokratik), heshtja ra e menjehereshme dhe, ne mos miredashese, se paku mirekuptuese.

Lidhur me Shqiperine, Turqia vazhdon te jete nje faktor polarizues, dhe u dashkej pranuar me hir a me pahir se "peseqind vjet nuk behen hasha", sic thoshte dikush ne nje film.

Qe Taipi ka merre rrugen e ... dhe po con po n'ate ven dhe Turqine e me gjere, s'ka dyshim. Turqit e civilizum s'dune me e pa me sy. E Turqise i duhet nje Ataturk i ri. Po ky eshte hesapi i Turqise, dhe ky gazetari s'ka pse fut hundet e ben thirrje.

Postimi i ketij gazetarit si replika e rames per trump.

S'e vonoi pergjigjen ky kokecepi turk.

Mirë ia kanë bërë. Përderisa e mbështeti atë ligj në kohën kur diskutohej për miratim, tani le ta vuajë në kurriz.

Po denimin e atyre qe e mbeshteten qeverine gjate pucit do e kerkoje turqia? se vetem aty do tregoje koherence. Kerkese me qesharake dhe te papune s'kisha degjuar. #meberatin smiley

Buzhala me eshte dukur gjithmone si nje gazetar i papergjegjshem dhe ndoshta i ben mire nje dush i ftohte me kete rast e i vjen fiqiri ne vend. Ca njerez nuk e kuptojne qe gazetaria eshte profesion shume serioz dhe per gafa te tilla te digjet karriera kollaj ne vende me standarte.

Gazetar i papergjegjshem ngaqe shkruan kundra fanatikeve radikale fetare?

ngaqe shkruan pa fakte, me paragjykime e injorance.

E paska trash edhe ky Dom Agustini. Tani e vura re kete shkrim tek Ezani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).