Valentina Leskaj nuk e mbylli seancën e 25 korrikut, si seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar. Dhe për këtë kishte një arsye. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të “vetting”-ut brenda muajit korrik, për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Europian.

Zyra e Tiranës nuk bëri komente rreth kësaj kërkese, por asnjë prej kryetarëve të grupeve të mëdha parlamentare nuk konfirmoi se do të ketë një seancë deri në fund të korrikut.

“Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord, që 25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në grupin parlamentar të PD-së nuk ka asnjë kërkesë, nga askush, për të mbledhur seancën plenare”, tha Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Pothuajse njësoj reagoi edhe Petrit Vasili, i cili vuri në dukje edhe një pengesë kushtetuese, pse ligji i “vetting”-ut nuk mund të kalojë brenda korrikut.

“Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Akordi ka qenë ai që 7 ligje nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, tha Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së.

Edhe ekspertët e opozitës folën për disa pengesa, njëra prej të cilave kushtetuese. Sipas tyre, për sa kohë ndryshimet kushtetuese nuk kanë hyrë në fuqi, projektligjet nuk kanë bazë ligjore mbështetëse.

Me dekretimin e ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti do të duhen të paktën 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, një kohë që tejkalon edhe javën e parë të gushtit. Ndoshta këto llogari ka bërë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kur iu përgjigj pyetjes së Top Channel nëse sesioni ishte mbyllur apo jo të hënën.

“Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë. Nëse ka emergjenca në korrik apo në gusht, Parlamenti mund të mblidhet në çdo kohë”, tha Ruçi.

Por miratimi i ligjeve nuk është vetëm çështje kohe. Siç thotë Edi Rama, kjo është edhe çështje votash, sepse 7 ligjet e para kërkojnë një shumicë prej 84 votash, të cilat mazhoranca i bën me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një postim në “Facebook”, kryeministri nuk iu referua ndonjë situate konkrete, por parashikon rezistencë nga ata që u dorëzuan për reformën kushtetuese, përballë presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

“Ata do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap, e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë mundësi ta ndalin historinë e re të drejtësisë, që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut”, shkruan Rama.

Kryeministri beson se vota për reformën kushtetuese i ka hapur rrugë atij që e quan një operacion rrënjësor për pastrimin nga maja të piramidës së korruptuar të gjyqësorit, duke u mbështetur nga ndërkombëtarët, që tani kanë kompetenca kushtetuese nëpërmjet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
 

23 Komente

ngavash thuji BE-se, se te vjen alzbythja mbas brexitit smiley

Kauri nuk po e ha me :"kismet nga vjeshta do bejme reforma "smiley

" ......Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kishte kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të “vetting”-ut brenda muajit korrik, për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Europian....." 

 

smiley

reforma ne drejtesi si kandari.  pra kandarin e gjetem, por na duhen ca  koqe  tani.

Ai Vasili i Lesh e lise tha qe nuk do futen ne burg politikanet, prandaj do ta kete votuar ky gerdalla. 

Vasili eshte thjesht nje ushtar i bindur (biles edhe me i bindur se luli) i kapos se partise (bande me hajdute dhe kriminela). 

Cdo kohe trendin e saj: ashtu sikurse Caushesket & co duhet te shkoheshin ne plumb, ashtu edhe Berishet & co. do te shkojne ne qeli.

FBI moj FBI smiley

FBI e leshit.Nuk ishte FBI qe beri ekspertizen e atij te gjorit,Trebickes.Vetem vdekja natyrore i lan hesapet me kete ndyresire,se sa per njeriun,nje m...

Per hir te se vertetes, amerikani qe erdhi nuk ishte i FBI-se, por nje ekspert i aksidenteve me mjete motorike. Ceshtja Trebicka duhet te rihapet por sigurisht mbasi te ndryshohet armata e ketyre prokuroreve dhe gjykatesve te felliqur. 

+100

Argentis, nese e mbaj mend mire, ai nuk ishte perfaqsues i FBI, por state-trooper (Oficer i policise shteterore), dhe ne cdo rast ishte kontraktuar si individ. Mund ta kem gabim por keshtu me vjen.

Mundet o Blendi,po mos kujto se FBI eshte e verber,arme eshte dhe dikujt i sherben.Une nuk jam nga ata qe fajesojne te tjeret,po ne kete gjendje ku eshte katandisur vendi nuk jane pa faj edhe te huajt.Nuk e di pse i ka kapur meraku tani me drejtesine shqiptare,kur mund ta benin qe ne fillim,po qe reforma u votua edhe nga Doktor Gerdalla nuk besoj se vjen nga shantazhi,po nga garancite qe do kete marre.

Thone qe kete vetingun e ka marre ne dore nje specialist gjerman i midhjes dhe i peshkut, pensionist, dini gje ju?

Sa me shpejt na duhet edhe ne, mire e kane.

S'ka kohe e luks per pushime vere, 'politikeberje' alla shqipo-demokrate, apo 'nazet' e pd-s.

Ne mendia te tjera kjo situate titulloje : 7 ligjet, një tjetër përplasje mes Ramës e Metës

Ka dicka qe fshihet pas kesaj situate...po luhet loje e piset.  

Hipoteza ime eshte se Rama, me beshtetjen qe ka hapur nga Lu dhe Vlahutin, kerkon ti heqi qafe keto 7 ligjet qe tani, pa ardhur shtatori. Sepse ne shtator do pergatise terrenin per te shperndare Parlamentin per zgjedhje te parakohshme, te cilat mund te zhvillohen ne fund te tetorit.

Nese 7 ligjet nuk votohen gjate veres, Parlamenti cel normalisht punimet ne 4 shtator, dhe opozita me te tjeret, do kerkojne kohe ti shqyrtojne ato dhe te bejne verejtjet e tyre.  Dhe koha iken, ligjet mund te votohen me dhjetor ne rastin me te mire...dhe ne ate kohe (6 muaj para zgjedhjeve normale) nuk ka me efekt shperndarja e Parlamentit (sepse s mund te kete zgjedhje te parakohshme 6 muaj perpara dates se zgjedhjeve normale).

Kjo eshte arsyeja e vertete e ngutjes them une.

Ua mban te beni referendum e te kerkoni rritjen e ndeshkimit te shperdorimit te detires ne kodin penal nga zyrtaret e larte me e pakta 30 vjet burg te detyrueshem?

Ashtu do te benet, brenda korrikut. Aleatet e Shqiperise duan te shpartallojne sa me shpejt kasten politike egzistuese pasi ju ka rezultuar e kriminalizuar deri ne palce. Respekte!

Filloi zbarkimi aleat ne normandi,ne  divjaket

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).