I prezantuar nga mediat si nje historian turk, edhe pse nuk duket te kete shume lidhje me historine si disipline shkencore, Talha Ugurluel eshte nje zoteri nga Turqia qe shfaqet ne video brenda memorialit te heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit, duke treguar sesi Skenderbeu paskesh qene nje rebel ordiner qe vriste te pafajshem per plaçkë. Sipas disa mediave, personi eshte nga shoqata "TIKA" dhe e ka pune (ndoshta dhe pasion) ringjalljen e rrenjeve osmane ne vendet qe perandoria pat sunduar dikur. Ne nje reagim te Bashkise se Lezhes mesohet se video eshte xhiruar ne prill te ketij viti gjate vizites se nje grupi turistesh nga Turqia.


 

77 Komente

Nuk eshte aspak ofendim, biles mire ua ben te gjithe atyre qe besojne ne dashurine fetare, qe ta shohin mire se si feja perdoret per arsye politike; por akoma me mire ua ka bere te gjithe politikanve shqiptare te pas 90-ave, qe u jane shitur per para erdoganasve turq dhe tani ta mbajne mire tullumbin brenda, dhe te pregatiten per kohra me te nxehta nga vellezerit erdoganas. Ta kuptojne se si demagogjia shitet per histori! 

Te besosh ne dashurine fetare...dhe qe feja perdoret si arme politike...cila eshte lidhja mes nj-tj? 

Naiviteti, pra padija!

Opinions are like assholes.Everybody has one and most of them stink.mendje mendje kjo dunja e cila ka nja 6 a 7 miliarde te tilla.shqipot kane halle te tjera e nuku ka kohe te merren se c'mendon njeri apo tjatri per skenderbeun i cili jetoi para 500 vjetesh.

mire mire, se keto relativimet dhe pergjithsimet i ben mire ti.   mirepo ketu nuk eshte puna se cfare  mendon  ky turku per Skenderbeun  ne shtepine e vet ne Anadoll, apo me shoket ne kafenen e lagjes. jo, ky vjen edhe thote kete opinon te varri i Skenderbeut qe eshte Heroi Kombetar i shqiptareve. dhe kjo eshte fyese !   ne boten e qyteturar apo edhe te paqyteturar te denojne me burg per kete, eshte fyerje  Kombetare !

 

Eshte liri fjale.ka historiane franceze te cilet robespierin e mbajne per hero ka te tjer qe e quajne nje vrases ordiner.per italianet e amerikes colombi eshte eksplorues i madh per indianet e amerikes eshte nje vrases si hitleri apo milloshevici.

nuk kane lidhje fare keto shembuj qe jep, ku ti prape ben pergjithsime te kota,  me ate qe te them une me siper.  -ose, shko ne Turqi ti te varrri i Ataturkut dhe shaje publikisht  edhe na thuaj  pershtypjet pastaj...

me simbolet Kombetare ne shtepine e tjetrit, nuk behet shaka !  -i shikon keta turqit ti..  ne 96-en e palosen  nje demostrues grekoqipriot qe kaloi ne pjesen turkoqipriote dhe tentoi te ulte apo griste simbolin kombetar turk, flamurin.  ne koke e ne grope, tha...

s'jemi ne greke dhe as turq por popull shume ME I VJETER nga ata. pranej dhe jemi TOLERANTE par excellence

Ore lereni kete "historianin" budalla, po si shpjegohet qe Ahmet Daudologu dha dorheqjen nga posti kryeministror para ca javesh. Si shpjegohet qe u nda nga Erdogani. 

Nuk kane qen kurre bashke! 

Si nuk kane qene male, njeri kryeminister dhe tjetri president, ne koalicion dhe unison se bashku per 3-4 vjet.

duhej bere si qemoti, qe mblidhej fshati rrembente hunjte e ku te dhemb e ku ste dhemb dhe te fliste prape capraz.

Duhet bere si ata muslimanet qe hedhin ne ere kedo qe ben karikatura me Muhametin.

pa te keq po me duket si me i sakte ai denimi me te fshikulluar bythen ne pike te diellit se vdekja eshte e embel ndonjehere.

po kush ngeli pa i peshtyre ne surrat keta legenat tane !  fundja, lypsari dhe servili nuk ka dinjitet!   po bie shi-thotesmiley

kryetari i bashkise se Lezhes qenka distancu nga ky akt.
Estrade ja qr!

Historiani leshit. ...Ky eshte thjesht guide turistike me nje tufe viktimash.

Ne fund te fundit ne jemi krenar per Skenderbeun pikerisht per faktin qe nuk iu bind Portes se Larte dhe u ngrit ne kryengritje. kapeni pak edhe faktin se Turqit e prishen kishen ku prehej Skenderbeu dhe ndertuan Xhami. Tolerance fetare i thone kesaj...

lejeni mer tjetrin te thote çfare te doje.

nuk e lun dot ai skenderbeun nga istikami sikur te thote çfare te doje. se te kishte aq fuqi, do e perdorte per te ngrit veten e tij fillimisht.

Dicka e tille.thuhet dhe ne dokumentarin "skanderbeg the warrior king of albania". Me sa me kujtohet pasi nuk i ofrohet ndihme mga serbia skenderbeu dhe ushtaret e tij plackisin fshatra gjate kthimit.

Sa budallenje ka bota. E pse duhet me patjeter ti sjellim ketu? Ah, nese ky qe flet do te ishte ndonje figure dhe qe ka bere emer ne fushen e historise mbase edhe mund te merrej seriozisht. Por, ky eshte thjesht nje sharlatan medioker, RRK komplet. 

Po pse ju ca prisni qe ky Urungutangu te thote Skenderbeu qe burre i mire??

edepsez milet

Eshte krejt e natyrshme qe te flasesh keshtu. Historia nuk eshte nje rrefenje qe ti mer persiper ta besh. Historia eshte histori sepse ka fakte, data dhe heronj. Ju erdhet dhe pushtuat per 500 vite, duke na shkatruar, fene, familjen dhe kombin. E si mund te ndodhte ndryshe, me ju fiset e egra mongole, qe shkaterruat Bizantin, qendren me te zhvilluar te kohes???
Ju me te gjitha mjetet, si dje po keshtu edhe sot, vazhdoni te kini nje qellim: shkaterrimin. Ne na ndajne shume humnera se bashku.

Ne kemi nje Gjergj Kastriot, qe per 25 vite, ju shkaterroi, ju beri te hani gure dhe te linit kockat maleve dhe shpateve shqiptare. Balta qe hidhni ju, kunder heroit mbareuropian dhe kristian, eshte ne fakt thelbi i qenesise suaj osmane. Nuk ju ka mbetur gje tjeter, vecse te villni, bile dhe mbi varin e atij, qe per 25 vite, me nje tufe trimash Shqipetare, ju shkaterroi maleve te Arberise.

Kur ju shoh keshtu, nje tufe mjeranesh, me callma ne koke, nuk me mbetet gje tjeter tju them: nga gjarpri gjarper do te linde.. dhe sa here te orvateni ne trojet e Arberit, dheun dhe pluhurin do te lepini.. Callmat tuaja nuk i trembin me shqitparet. Arberi ka qene ne trojet e veta, qysh kur Krishti e vendosi atje, ne Pellazgjine dhe Ilirine e hershme.. Kurre nuk kemi deshiruar te pushtojme dhe te perdhunojme shtepine dhe vatanin e dikujt, sepse e dime cdo te thote, Fe, Familje, dhe Atdhe. Na ka majftuar toka qe Zoti Krisht na ka dhene. Dhe e kemi mbrojtur me gjak dhe trimeri deri ne fund.

Deshira juaj per te riardhur ne trojet e Shqipes, i ngjan atij gjarperit te cfilitur ne kthetrat e Shqiponjes. Marrezia juaj ndaj heroit tone kombetar, ju zbardh qellimet tuaja osmane, te cialt kane deshtuar qysh para 500 vitesh.. Ti erdhe dhe na fyeve brenda shtepise sone, para varrit te heroit kombetar dhe mbare europian. Kjo ju shkon shume per shtat, sepse antivlerat jane vlerat tuaja. Ne fakt edhe pse dikush vjen paftuar dhe na fyen brenda shtepise sone, ne nuk hakmeremi ndaj tij, sepse kodi i beses nuk na le, edhe pse te pabeset dhe rrufjanet nuk e meritojne ate.Turpi dhe faqja e zeze ju ndjekte per gjith jeten. Arberi do te jetoje nder shekuj, ashtu si vete Zoti Krisht e ka dhene, ne shtepine dhe trojet e tij..
Ti shkruajta keto fjale ne gjuhen me te lashte te botes, me te bukur te botes dhe me te embel te botes, ne gjuhen time, ate te Arberit.

Jemi ne  2016 o xhan qe ke shkruar kete trakt sikur je ne vitin 1846 ne  ceten e Rrapo Hekalit .

Se dija qe Kristianizmi kishte dhune! smiley

Normale se turkoshakeve si puna jote nuk u pelqen e u djeg komenti ACDC. Po shyqyr qe kane ikur ne emigracion turkoshaket e Shqiperise. Aty rri ne Amerike!

Prit more: se e kemi kapur anapulla keta muhabet!

Kete tezen qe Skenderbeu s'ka qene ndonje "hero" po nje njeri qe ka luftuar per interesa deri diku personale, dhe ka kryer sulme sporadike, pa ndonje peshe ndaj Osmaneve, e kane parashtruar zyrtarisht, ne balle te vendin, Prof.Dr.Oliver Schmidt, mbeshtetur nga analistet mite, te cmitizimit te miteve shqiptare, si z.Fatos Lubonja dhe i ndjeri Ardian Klosi. Madje kjo lloj teze pervec ndonje zeri te mbytur, s'u kontestua nga asnje njeri, duke na lene pershtypjen se ka nje konsensus mbi kete ceshtje.

Pra si te thuash kjo s'eshte ndonje teze e re. Ndryshimi i ketij dhe i Schmidt, eshte se ky thote qe : Skenderbeu eshte heroi juaj por me mire mos ta keni, kurse Schmidt thoshte qe Skenderbeu s'eshte as i juaji, se atehere, zor se flitej per nje etnos shqiptar. 

Gabimi i ketij qoses eshte se ka folur si Osmanocentrist, duke na "shantazhuar" rreth anes qe duhet te mbajne shqiptaret. Pra duan shqiptaret qe te bejne heronj anti-osmanet si Skenderbeu ( tradhetari) , apo pro-osmanet sic ishte Mehmet Akifi ( hyzmetqari). Dhe kjo per mua pervec se acaruese eshte pafalshme. 

ta pret mendja qe luften e beri per vete te tij ne radhe te pare, siç e beri dhe enveri e plot te tjere. 

liria (ose pushtimi) e diçkaje nuk eshte e perjetshme. nje i zgjuar eshte i afte ta kuptoje kaq gje. vdiq Skenderbeu u pushtuam serish, vdiq Ali Pasha po njesoj, vdiq Enveri ndruam sistem, etj, etj. keshtuqe puna atyre (ideja e pare per te cilen ata u perpoqen, sikur ta marrim si te dhene te vertete) u iku per lesh. atehere ?

ne pastaj i kemi bere statuje edhe Nene Terezes, qe s'ka punu nje dite per shqiperine apo shqiptaret. po pastaj ?

kush e di vazhdimin ?

 

vdiq Skenderbeu u pushtuam serish,

O cun, po ca flet o burr, se po flasim per nje Perandori qe ka qen ne kulmet e veta o burr. Ne nuk kemi pas as popullsi mo njish ca flet. Te behemi pak reasliste. Sado strateg te jesh, nje perandorie ne ngjitje veshtire se i ben dot kush ball. Duhet te jemi realiste ne kete pike! 

ti ça flet jo une. ate perandorine ne kulmin e shkelqimit e mundi pra skenderbeu 25 here rrjesht. sa ishte gjalle.

kjo e boni LEGJENDE. jo pavaresia qe i dha popllit per kohen qe jetoi.

Ok, si e mundi? Cfare quan mundje ti? 

i theri me shpate si kecat. ja u preu gurmazet, etj. vdiq nje sulltan nga marazi.

Profilo i futi ene nje tegel Vendikut fuqi e kohes gjithashtu.

hahahaha..keta qe jane pak si..hmmm, si ta them...siiii, si te "cuditshem". Jo, nuk do thoja te cuditshem, pak me rende se kaq, kane dhe nje humor tej mase te holle. Profilo, a ke jetu ne angli ti lale? 

sikur u njoftem shume bashke. nderro ton arab, kur flet me mu.

Nuk di arabisht! Te betohem. I di a jo nja 10 fjale. (apo, mjaftojne keto per tme ber arab? smiley)

permbaju temes po deshe bisede me mu. dmth jep mendimin tend per skenderbeun (tema ketu) dhe kaq mjafton per te te njohur.

He mo burr se nuk njihemi mos ki merak! Edhe pse, eshte nje nder i madh per ju te njiheni me mua. 

Me profilin, nuk diskutohet. Shkon deri ne nje pike, pastaj thote, keto rrushe nuk jane per mua, le ti haje ndonje tjeter. 

 

eshte si ti turku bashke me shoket e tu arabe te mundni sot ameriken deri sa te jeni gjalle. a e kupton performancen ?

Profilo, ti ok kur si kap dot rrushte thua s'jane per mua por, i shton edhe kete vetes, kur se kam mire me vjehrren flej me mullixhine! 

vetem se une nuk flas per ty ama, nuk te analizoj qenien, (llojin e rrushit qe ha, apo poturet qe mban veshur) sepse s'ka ç'me duhet, vetem DISKUTIMI i çeshtjes ne fjale me intereson tek kjo faqe. pranej dhe vi.

Profilo, vetem per temen qe nuk diskuton ti. E them kete pasi, ne nje bashkebisedim, mund te ndodh qe ndonjehere te kete edhe bashkebiseduesi te drejte. Edhe pse me ty kjo mund te ndodhe shume rralle (1/150 here) serish ndodh nje dicka e tille. Por, ti mire qe nuk e pranon te drejten e tij/saj por, as nuk e respekton. Mbi te gjitha vazhdon e ngulmon ne idene tende verberisht! E ke ven re nje gje te tille?

idene time e kam per TEMEN or rob, jo per ty apo ndonje tjeter. me ju s'kam pune, se s'me interesoni hiç, sa here kerkon ta perseris ?

ok ne rregull, stepem. E sheh. Kshu pranohen ndonjehere gjerat! 

smiley

Perkthimi i videos nga 1-10 eshte 2! Shume i dobet! 

Uuuu harrova fare per ca si ky edhe armiri ...

Turqit nuk ja u solla une ... ata i gjeta midis jush hahahaha

ca lidhje ka? 

Na e perkthen dot c'fare thote ky mongoli? Dhe pasi ta perkthesh a mund te na thuash opinionin tend mbi  Gjergj Kastriotin? 

Mendimin tim e kam then edhe diku tjeter. Gjergj Kastrioti eshte heroi yne kombetar mbi kete nuk ka dyshim. Besoj gjithashtu qe disa fragmante te historise sone jane zmadhuar per arsye politike gjate kohes se komunizmit ashtu sic ben cdo diktator! 

skenderbeu historik dhe miti i skenderbeut jane dy gjera te ndryshme.eshte diskutuar njehere kjo teme ketu, kur doli libri i schmidt.kritiket me te rrepte te tij  meqe re fjala ishin ata qe s'e kishin lexuar fare librin.

historia e tij eshte mit. ishte mit qe kur ishte gjalle. asnjerit nuk i besohej se i vetem mund te thyente turqit, per vite me rradhe. 

as vete turqve nuk u besohej. sulltani kujtonte se kishte shpate magjike. 

Besoj gjithashtu qe disa fragmante te historise sone jane zmadhuar per arsye politike gjate kohes se komunizmit ashtu sic ben cdo diktator! 

Ju shok keni mendime e besime te gabuara! Me lejoni shok tu informoj se nuk ishte komunizmi e as koha gjate komunizmin qe ngriti e zmadhoi disa "fragmente" te historise sone si i quani ju, qe ne fakt jane themelet e historise sone(ne fakt komunizmi per arsye politike mund te akuzohet se  e zvogeloi disi kete "fragment" po te duash te kerkosh gjilperen ne mullar), por rilindasit shqiptar ne fund vite 1800, e mendoj se ju shok e dini mire se perse,komunistet e diktatori nga ata e mesuan kush ishte Skenderbeu,thjesht vazhduan ne rrugen e tyre..thellohuni shok,thellohuni..ne kapitalizem je,te gjitha mundesite i ke!

Ne diskutim me shoket e kolektivit te Kooperatives Bujqesore Ishull-Lezhe u ngrit shqetesimi i videos ne fjale,vedosem bashkarisht te shihnin videon e shoket te shpreheshin mbi qendrimin qe duhet te mbanin instancat drejtuese vendore.Pasi kolektivi ndoqi me vemendje videon,fjalen e mori i pari shoku Gj.F. (puntor i kualifikuar) : Me leje shok? Po,shprehu shoku Gj. 

Po mire...po pse fryhet ky njeher kur flet? Apo kapitalizem ..ja kam q..$%#&@ e ca i..shokut Gj. i nderpritet fjala! Mbledhja mbyllet !

 

E paskan gjet baben turkofilet?

M'placin syte muve, po s'pati shqiptare me shumice qe do jene entuzizmu ne kulm, nga muhabetet i ktijna. 

Edhe po ta them, te plaçin syte si rilindas alpin qe je "tm bradi".

Po Tafuti c'menim ka ?

 

Po c'ne Izet? Se kish Rexhep?

E Kane me Izet haxhin e TemaS se Meros.

Po shyqyr o Zeqo, se thame alla alla...na u be dhe ky si Ervis Rroshi!

E pe si rrinte Km-ja si i dhjere!?

e pashe, e pashe...apapaapaaa

po ai qe bertiste ca mutin kish o Zeqo ?

Ore mos e kishin vene ne blue tooth, se sikur nuk me zuri syri gje.

varju leshin pune "imam bajalldish" ...!

Del nje kokezbathur si spec i mbush flet nja dy llafe ne turqisht dhe vu shipot me komente. Ne vende te tjera ky i bajalldiosuri do te ishte bere "person i padeshirueshem" nga te gjitha muzete dhe vendet arkeologjike te Shqiperise dhe me ate do ishte mbyllur ky "muhabet". Nuk i ngeli as ketij e as komentuesve te vendosin se kush ishte dhe se cfare beri Skenderbeu. Historia or babam nuk behet me opinione por me fakte, e ato gjenden ne arkivat e Vatikanit e Stambollit. Plus qe Skenderbeu (apo miti i tij qofte) ka vend ne zemrat e mbi 10 milione shiptareve e nuk ka kokezbathur tua njollose.

s'ka fakte ka vetem opinione ka thene Niçe. po ti se ke pas menien ne mesim ate dite qe u diskutu ketu.

Po tos lubonja ça ka thene per kete news?

Shtypi i nerum nuk na ben me dije c'mejtojne 75milon-1 turq te tjere per Skenderbeun. Po ashtu shtypi i nerum te na jape icik kohe qe ne si peshk te sqarojme cfare perfaqeson ky. (Rilindasit te pysin km, Ai Taipin, qe ku u kry).

Beteja te medha e te lavdishme jane bere (edhe te ppu, dhe jo nga turq) per c'mitizimin e Skenderbeut, nuk dihet akoma rezultati, sa ia kane rrujt dmth.

‘’Ti mund ta dish nëse fëmija që ke në bark është djalë, apo vajzë, por Zoti e di se ç’do bëhet me të deri në fund të jetës së tij/saj!”

Ky është përfundimi që nxjerr prej një pjesë të sures “Fatiha”, me të cilën hapet Kurani, dhe të lë të lirë që t’i bësh me dhjetëra interpretime, sipas kushteve në të cilat ndodhesh…

Sharlatani ciceron i cili mbahet si historian dhe akademik në Turqi, duke refuzuar të thotë suren “Fatiha” në tokën ku prehet Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bëri një të mirë të madhe: Nuk e ndyu Kuranin, para njeriut që e shpëtoi po me aq besim edhe qytetërimin e pastër islam…

Të dashur miq,

Kam një përparësi para historianëve klasikë, sepse ua di gjendjen e urisë, pritjes, servirjes, ngrënies dhe ngopjes së parive që kanë drejtuar perandoritë më në zë të kohës. Për mua, historia mund të shkruhet drejt vetëm në saj të ritualeve, pasi ngjarjet sporadike pjellin veçse rastësi.

Në vitin 2002 pas hulumtimeve, udhëtimeve dhe dëshirës së madhe, nxora për herë të parë kulinarinë otomane jashtë kufijve të Turqisë. Qëllimi im ishte që kryeqyteti, pra Tirana, të ofronte një shije e cila kish bashkuar me dhjetëra kultura deri sa kish përfunduar në sofrën e sulltanëve dhe shumë prej jush e mbani mend se me çfarë fryme dhe sa të zhveshur nga rryma e “thellësisë strategjike të neo-otomanizmit” e trajtova këtë pasuri. (Për t’u ardhur në ndihmë përkthyesve dhe atyre që kanë pranë, nëse i kanë dëgjuar ndonjëherë këto emra të pjatave otomane: sefercelliyye, mutancene, salma asi, merserem, tuffahiyye, cessidiyye…

Turqit për rreth 500 vite bënë udhëtimin më mbresëlënës në histori. Të detyruar nga sulmet mongole, në kushtet e një varfërie ekstreme dhe më pas me dëshirën për t’u zhvendosur sa më në perëndim, realizuan ëndrrën e tyre vetëm pas pushtimit të Stambollit…

Mehmeti II, një strateg i jashtëzakonshëm, shkencëtar, dijetar dhe më mendjehapur sesa mbretërit e asaj kohe të perëndimit, gjatë plaçkitjes legjitime tre ditore të Stambollit dha urdhër të mos digjet asnjë libër, dhe të spostohet kisha armene nga qyteti i Bursës në Stamboll… por nuk mund të ishte aq i fuqishëm, sa për të frenuar euforinë kolektive të perandorisë së sapokrijuar (u helmua 49 vjeç nga biri i tij).

 

Kulinaria zbulon jo vetëm mjedisin në kohën që Skënderbeu ishte në Portën e Lartë, por edhe frymën euforike që zotëronte mbi ushtarakët, ushtarët e këdo veçse për toka të reja. Egërsia e shfaqur me ushqime gjatë ceremonive të organizuara ku merrnin pjesë jeniçerët, tregonte qartë që kjo perandori do të synonte një zgjerim për në perëndim, por tashmë jo të studiuar si në rastin e Stambollit, por thjesht pa asnjë objektiv të qartë.

Pikërisht këtu del “tradhtari” Skënderbe, jo vetëm si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila si fillim do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…

Sot Skënderbeu në perëndim vlerësohet si njeriu që pengoi këtë shkatërrim, ndërsa në Turqi ende po shihet si një tradhtar. Kjo sepse historianët e mirëfilltë nuk pranojnë të notojnë në “thellësi” strategjike, aq më tepër kur kanë përballë një cektësi të tillë dhe rrinë të mbyllur në katedra, apo në shtëpi…

Nëse nuk do të ishte Skënderbeu, sot në Stamboll ndoshta nuk do të festohej Bajrami, as kadaif, as bakllava dhe as imam bajalldi nuk do të gatuhej, por çdo menu do të fillonte me jahni prifti….

Prandaj Skënderbeu duhet të shikohet si njeriu që me “tradhtinë” e tij, shpëtoi si qytetërimin perëndimor dhe atë të lindjes, evitoi gjakderdhjet dhe e bëri Ballkanin vendin më me ngjyra të botës.

Sot, shumë shesheve të Turqisë duhet t’i vihet emri i tij, një universiteti, një xhamie dhe patjetër një urë që lidh Azinë me Evropën duhet të ketë emrin e tij…

Turqia a do ta bëjë një gjë të tillë?

Nëse vërtet e do Evropën, duhet!

E nëse do t’i mbajë ende për kallauzë kësi lloj sharlatanësh, edhe Ballkani do t’i shfaqet veçse në ëndrra…

AHMET DURSUN (Gazetar turk)

https://www.voal.ch/gazetari-turk-skenderbeu-tradhtari-qe-shpetoi-dy-qyteterimenga-ahmet-dursun/

 

Pse  ngrefeni me turkun...pastroni njehere plehrat e shtepise...keni Gezim Kelmendin me shoke e hoxhallare qe kane kaq vite qe njelloj si turku flasin...jo vetem Skenderbeun por edhe flamurin nuk e duan. I keni deputete ne Prishtine.

ca ti thuash ketij, turqit dhe shqiptaret nuk duhet te flasin per senderbeun kur ja bashk. esht si te besh politik ne njefamilje gjysma demokrte gjysma socialiste. apo me keq te flasesh per fe ne nje familje gjysmaa myslymane gjysma krishtere. 

Qe kur nje familje me turqit ne? Ndonese disa akoma dune baben.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).