Mediat maqedonase kanë publikuar momentin kur makina përplas për vdekje fëmijën 4-vjeçar në Kumanovë. Varrimi i Almirit 4-vjeçar u bë ditën e shtunë ndërsa sot pritet të mbahen protesta në të cilat do të kërkohet drejtësi dhe dënim maksimal për atë që kishte bërë shkeljen e tij, maqedonasin Boban Iliç, i cili tanimë gjendet në paraburgim.

Për vrasjen e Almirit 4-vjeçar kanë reaguar qytetarët, subjektet nga Maqedonia dhe nga jashtë, institucionet, por edhe i gjithë opinioni i gjerë.

Sedat Aliu, babai i Almirit 4-vjeçar i cili u vra mizorisht pak ditë më parë nga një shtetas maqedonas në spitalin e Kumanovës, ka rrëfyer për “Telegraf”, ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit.

“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhën për t’i dhënë djalit një injeksion. Në ato momente erdhi një rast urgjent dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B.I., i cili po priste njëjtë në radhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen”, – ka thënë Aliu.

“Në këto rrethana m’u desh edhe mua të thërras vëllaun dhe nipin tim. Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit ‘Mercedes C200’. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruas dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopinj bejsbolli. Këtu e pësuan rëndë edhe vëllai im A.A. dhe nipi im S.D., të cilët gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, – është shprehur babai i 4-vjeçarit, vdekja tragjike e së cilit ka shkaktuar një zemëratë të përgjithshme veçanërisht te shqiptarët e Maqedonisë.

“Pikë së pari, ju faleminderit të gjithë shqiptarëve që kanë qenë masivisht në varrim, ju faleminderit të gjithëve! Për momentin kemi përkrahjen e gjithë familjes, shokëve, dashamirëve. Nuk di si ta përshkruaj, po Zoti deshti kështu, dhe ashtu edhe u bë!” – tha Sedat Aliu, babai i katërvjeçarit Almir Aliu. Sedat Aliu thotë se kjo ishte një vrasje e qëllimshme, ndaj pret që Boban Iliç të marrë dënimin maksimal. “Ne presim prej organeve, institucioneve të shtetit që krimineli të marrë dënimin e merituar, maksimalisht”, – thekson prindi i Almirit, Sedat Aliu.

Mijëra qytetarë përcollën dy ditë më parë në banesën e fundit Almirin e vogël, në varrezat e qytetit në Kumanovë. Miq, dashamirës e bashkëqytetarë trokitën në derën e familjes Aliu, në ditën e parë të pritjes, për të ndarë dhimbjen së bashku dhe për t’u shprehur ngushëllime për humbjen e pakompensueshme.

Në rrjetet sociale, qytetarë të thjeshtë kanë bërë postime nën hashtagun #WhoIsAlmir4, në të cilat shprehin sensibilizimin e tyre për ngjarjen e rëndë, e cila fillimisht u përcoll si një aksident dhe më pas rezultoi se mund të kishte sfond etnik. Vrasja mizore e Almirit 4-vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliç ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni. Në disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale, paralajmërohen protesta ditën e sotme në Kumanovë. Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor./a.m.

 

Video e aksidentit. Pamje dramatike.

11 Komente

ç'eshte kjo çmenduri kolektive ne Maqedoni smiley

Kjo cmenduri kolektive nuk eshte e re, i dashur Pjer. Ka qene gjithmone atje, po ne kemi qene shume te zene duke ngrene njeri-tjetrin per ta pare. Keto lloj ngjarjesh s'jane sporadike ndonese fshihen shpejt e shpejt si pluhrat poshte tapetit. Para disa kohesh ne Shkup nje djale 14 vjecar u rrah barbarisht nga Sllavo-maqedonasit sepse fliste shqip. Po njesoj disa te rinj rrihen pas ndeshjes se Shkendijes se Tetoves. Ne nje shkolle shqiptaresh u hodh nje gaz i cuditshem ne drejtim te femijve shqiptar nga nje i cmendur sllavo-maqedonas. Ne Kumanove qeveria Gruevski me politikanet e shitur shqiptar organizuan nje inskenim ku u vrane njerez me preteksin se ishin duke organizuar kryengritje kundra Fyromit. U shkaterruan me top e tanke lagje te plota shqiptaresh e u vrane njerez. Ende sot e kesaj dite gjyqi i tyre s'eshte bere, e ata qe u kapen rob, s'lejohen te bejne deklarata. E gjitha per te shkaktuar terror. Para disa vitesh, u inskenua rasti " Mostra" ku u vrane disa sllavo-maqedonas dhe per ta pas ASNJE PROVE u futen ne burg disa fshatar shqiptar. Kjo e gjitha nga ministrja e brendshme qe i thoshte shqiptareve " indian te eger". 

Shqiptaret duhet te largohen nga turqia, nga   sllavet nga,greket,  ngaserbet, mga bullgaret, nga rumunet ect  duhet te jene vetvetja, sepse jane te percare, ne fe te ndryshme ! Shqiptaret e Maqedonise nje pjese e tyre, jane si turqit, dmth identifikohen si turq, dhe kjo eshte arsyeja e ketyre konflikteve ! 

S'eshte ashtu sic thua ti/ Shqiptaret ne Fyrom nuk identifikohen me Turqine, por te lene ne meshire te fatit e gjejne perkrahjen me shume tek Turqia se tek Shqiperia. Sepse kjo e para jep bursa, para dhe perkrahje sa here te kene nevoje. Diskriminin qe i eshte bere shqiptareve ne Fyrom, haptazi ose terthorazi i ka bere qe shume prej tyre te segregohen dhe perhumbjen e tyre shpirterore ta gjejne tek feja. Nje fe e cila eshte eksportuar me shume kujdes nga fondacione bamirese. S'kam pse te fajesoj shqiptaret e Fyromit qe duke qene te varfer e te perhumbur i falen dores se pare qe i zgjatem, fajesoj politikat e qelbura tona qe i kane lene ata njerez ne ate fare feje. 

Qe jane te percare, ky eshte suksesi me i madh i kujdo qe s'do qe shqiptaret te mos behen kurre. Nje percarje qe ushqehetme kujdes ne te gjitha trojet qe ka shqiptar duke perfshire Shqiperine. 

kafshe, mer kafshe! dhe gazetat sllave qe i shmangen lajmit si djalli temjanit...
Po n'pergjithsi, nji mentalitet primitiv qe i kalon ngjarjes tej e pertej.
Dy te rritur qe bejne sherr per shkak banal dhe per kete therrasin ne ndihme familjet. Ky babai qe duhet t'jete naj fetar i thek perderisa e perjeton kaq thjeshte humbjen e te birit 4 vjecar (u be vullneti i zotit, thote) dhe qe me shume gjasa, ja dhe nje pjese te fajit per humbjen e jetes se te birit.
 

nxirreni neper facebook-ra sa te mundeni

Maqedonasit jane edhe me keq se nje nje serb i cmendur etnikisht !

Maqedonasit kane nje turi nje surrat - kane tipin e jevgut  !

Nuk e di pse bota nuk e sheh se s'mund te behet shtet Maqedonia, se plaget jane te thella te trupin e kombit shqiptar per te jetuar normalisht. 

Ky plehra dhe ata qe e ndihmuan duhen cuar te te shumtit dhe te varrosen ketu ne shqiperi qe te behen pleh per token tone.

Derri do plumb! Nuk e kuptoj ket qasjen "ca ish per tu bo, u be"...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).