Kepi i Rodonit, në veri të Durrësit, 57 km nga Tirana është emër i njohur për të gjithë nxënësit dhe ish nxënësit e gjeografisë, por mbetet një vend ende gjysmë i egër, me një bukuri të rrallë. Për të shkuar atje duhet të lësh pas Gjirin e Lalzit e tu qepesh kodrave përmes një rruge që u shtrua disa vjet më parë por që në disa vende ka nevojë për riparim. Pamja që të hapet kur del në fshatin Shetaj është shumë e bukur. Disa shtëpi shohin Gjirin e Lalzit, ndërsa të tjera Gjirin e Patokut dhe Shëngjinit. Bluja e thellë e feksur kur je atyre kodrave si gunga është tepër e bukur. 

Kepi ka histori, Kishën e Shën Ndout dhe rrënojat e kalasë që Gjergj Kastrioti ndërtoi aty rreth vitit 1450. Plazhi është i mirë, me ujë veçanërisht të pastër, ku zhytës të ndryshëm gjuajnë peshk me pushkë uji. Disa restorante tepër të thjeshtë, pasi energjinë elektrike e prodhojnë vet me gjenerator dhe kanë vetëm struktura druri, provizore, ofrojnë peshk dhe prodhime deti nga varkat e peshkatarëve. Megjithëse me mundime, në këto lokale 1 kafe kushton 50 lekë çmim që në Tiranë e gjen vetëm në lokalet e vogla të lagjeve, apo periferi. Sipas vendasve, sasia e peshkut që zihet ka rënë, ndoshta prej ndotjes.

Plastikë nga mbetjet shtëpiake sillet në brigjet e Kepit nga rrymat e detit Adritik. Por siç mund të shihet edhe shumë nga njerëzit që vijnë këtu për të pushuar, i lënë pas mbeturinat e festave të harruara, shishet bosh, pjatat plastike. Në të vërtetë kosha në plazh nuk ka, por nuk është e pamundur që mbeturinat të mblidhen e të hidhen diku 1 km pasi i ke hipur makinës për tu kthyer, në kosha të mëdhenj buzë rrugës. Kjo papastërti e shkaktuar e tëra nga homo albanicus ia zbeh disi shkëlqimin këtij vendi përndryshe të jashtëzakonshëm.

28 Komente

Keto pleherat jane te hedhura nga xhajet mbi 50 vjec dhe jo nga brezi i ri smiley

I ka pare keto plehra Mimi i MM !!!? ku ushtria!

nje dite do na mallkoje historia qe ja lame ate vend ktij syfeti plako. Pjerin ca me shume se mund te bente shume me teper se te gjithe ne te marre se bashku po dhe ne do na e vonojne hyrjen ne parajse per nja 2-3 vjet them une. Mgjse ne jena te durushem kshu, do presim me nji fije bari ne cep te buzes

Shume vend i bukur. Per plehrat nuk kerkohet ndonje gje e madhe. Thjesht ti fusin ne nje qese dhe ti marrin me vete. 

Blendo ben shume mire qe promovon vende te tilla.

welcome to MUT ( mirembajtja ushqimoro-teleferikore) 

" ..... Në të vërtetë kosha në plazh nuk ka, por nuk është e pamundur që mbeturinat të mblidhen e të hidhen diku 1 km pasi i ke hipur makinës për tu kthyer, në kosha të mëdhenj buzë rrugës. Kjo papastërti e shkaktuar e tëra nga homo albanicus ia zbeh disi shkëlqimin këtij vendi përndryshe të jashtëzakonshëm....." 

 

Blendo, tani po flet ti per keto gjera qe une kam vite qe flas, po nejse, me mirr vone se kurre, thote populli. 

Që jemi njerëz që kemi probleme me mbajtjen pastër dhe me sjelljen qytetare, këtë e dimë. Nuk kemi pse lexojmë gjithandej se jashtë shtetit i mbajnë pastër, të juaft janë të rregullt rtj. Por nuk mund të bëhemi nga sot-nesër Skandinavë ose, të gdhihemi papritur me rregulla të mbjella në tru.

Shtoji kësaj edhe faktin se nga viti në vit, plazhit i kanë dal "pronarè" çunat e zonës dhe vendosin çadra në të gjithë vijën bregdetare. Shtoji edhe faktin që jo shumë larg ndodhet grykëderdhja e Ishmit dhe kush ka pastruar vullnetarisht aty,  e di se çfarë mbart. 

Nejse, në Qershor dhe në Shtator (kur ka pak vizitorë, është një alternativë e përkundër Lalzit apo Durrësit. Mund të rrihet fare mirë me tendë, i fut dhe një barbekju (gjithmonë pa harruar qeskat e zeza të mbeturinavesmiley!

pasi bllokuan Gjirin e Lalsit tani Tironsit kalojne ne Kepin e Rodinit. 

Fillimisht shkonin tek plepat, aty u ndertua e Tironsit iken ne Golem. Edhe aty u ndertua e me pas ne shkembin e kavajes e me radhe deri sa perfunduan ne Gjirin e Lalsi dhe Plazhin  e Gjeneralit. Tani po ndertohet tek te dy keto vende, dhe populli ne Kepin e Rodonit. 

Kur te mbarojne plazhet ku do te vene? ne te semes? prandaj cohuni e te shkojme te prishim ate rrethimin tek Gjiri i Lalzit, edhe ato vilat e atyre muterve.

Kur te betonizohet cdo gje do shkojne ne Korfuz e Turqi.smiley

  ..ketu pjesa me e madhe  jane emigrant, dhe nga emigrantet nuk ka ndonje problem, sepse dihet ata ,  kane aq kulture dhe formim sa te mbajne vendin paster ,  kudo- pra edhe ne Shqiperi /

Tema eshte kryesisht per vendasit, per shkaben !

Une spo boj asnji koment. pres shkaben cfare menimi ka !

Vallaj kte vere kom bo kuren e fiqve (edhe te qershive per ate pune) sa qe mu duk vetja Fiqo dhe mu. Ket radhe fiqt e dyte ishin bo per merak. Do kete akoma, po kush do laj pjata thuj. 

jo per zotin na vret zoti me u qa. Vere e nderume ket vit.

Mire, mire, po fiq niks, s'ke honger gjo. smiley

Hajt se z. Trump ka premtu ta boj dimrin mo te mire se veren. smiley

pse me rrejt, fiqt i kemi me fiqkatore knej smiley

hajlajti ket vere ka qen nji rrecete qi kam shpik per salce te ftofte makaronash me verdura shpije. Ça te them, ça te them

kujdes , iFiqo , vetem buke e fiq ,  mos ha !

po rrap skemi per tu bo o Ilirjano. Nji dite o do marrim makinen me qera, o do shkojme me komet tona. Pune per tu bo eshte dhe ajo

Goja me qa, po makaronat i ka shpall Partia armik poplli. smiley

Ho pra doli zogu, kerkoi fiq z. Trump.smiley 

po haji mo vlla makaronat, what the hell do ju gat tu luz smiley

Ca kosha fiq edhe "fiq" mo shume. Do thush ti c'boni diferenca. Dhe ksaj vetem z. Trump mun t'i pergjigjet. smiley

Po tash Shqipni pa m'thuej si je

porsi ai lisi i rrxuem perdhe

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).