Para premierës së filmit "Hands of Stone" që del këtë të premte, aktori fitues i çmimit Oscar, Robert De Niro thotë për gazetarët se është i lumtur që në moshën 73 vjeçare është ende në lojë. De Niro, me famë për lojën e tij qysh në rini, ka bërë 30 filma në 10 vjetët e fundit, ndër të cilët 11 komedi dhe 1 film vizatimor (Shark Tale). Në filmin e fundit, një biografi me tematikë sportin e boksit, aktori nga Nju Jorku luan rolin e personazhit Ray Arcel, trajner i boksierit panamez, Roberto Duran.


Edgar Ramirez, Robert De Niro, dhe Ruben Blades në një skenë nga filmi "Hands of Stone." (Rico Torres)

9 Komente

Lexuam qe e kishin vecuar per ca skena nga ato me pulle te kuqe. Dhe qe roli i De Niros ish planifikuar fillimisht per Al Pacino. U lexuan keto pra megjithe hallet qe kemi e qe degjojme te kete bota sepse na doli perpara ne commute newspaper.

Mjeshter i madh. E ka copyright ate mimiken me gjys te qeshme, shiko mer cun...

Pat ba i film ne Itali me Monika Belucin e Mikele Placidon tash se fundmi dhe thashe paska marr fun, paska dal nga xhiro. Sic duket ,De Niro nuk eshte selektiv dhe s'i ban buze asnje roli qe i ofrohet.Kevin Kostner,psh, s'duket gjekundi. E kam pa ne nje rol te dores se trete te nje film me Ben Aflek,rolin e nje karpantieri. Prokurori te JFK ,roli i funit i tij me peshe.

Varet cfare rendesie i japin secili profesionit te aktorit. Nese e konsideron si thjesht nje pjese te jetes tende ose si mundesi per te bere disa para te shpejta e pastaj te sigurosh jeten dhe te terhiqesh, ke gjera te tjera me te rendesishme si familja apo nje biznes tjeter per te te kenaqur shpirterisht, kjo eshte thjesht si per te kaluar kohen, kur te del ndonje mundesi luan, kur s'te del, ke me se merresh. Ka te tjere si puna e Robin Williams qe e ndjejne me shume, kur nuk te vijne shume mundesi pune, e ndien qe publiku nuk te ndjek me, fillon hyn ne depresion e pastaj varet si te merr. Ky, qe kur beri ate "Meet the parents" tregoi aftesite e tij komike dhe rolet kane vazhduar te vijne.  

S'e di ku lexova Edi Merfin ,qe thoshte se i kishin ofru drogen me kohe Xhim Belushi me Robi Uilliamsin dhe s'kishte pranu.Koha e tregoi kush pati te drejte,thoshte. Robi Uilliams duhet te kete qene depenent,s'e ka pas fajin kariera.Edhe per mos daljen e tij ne ekran, Merfi e lidhte me nevojen per pushim, si te tijin edhe te audiences.

pare tek the intern, duket se arrij te peshoje mjaft mbi filmin, dhe pse nuk punon me me rregjizore te se njejtes peshe.

Burre legen !

Kritikoi Bill Clinton per sulmet ne Serbi , bq dmth.

Al Pacino eshte mbret.

E vertet kjo Brado, se mos jane llafe kafeneje. Ne nje artikull qe kam lexuar per De Niron, thuhej se ishte me origjine nga Italia e jugut dhe se kish pohuar se te paret e tij ishin arberesh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).