Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se ka ushtruar presion për pushimin nga puna të Alida Totës, drejtoreshës së informacionit në televizionin A1News. Ky televizion kishte pregatitur një kronikë me material investigues që implikonte Veliajn në një skemë korruptive dhe antiligjore në landfillin e Sharrës, ku disa ditë më parë humbi jetën një fëmijë. Televizionet kombëtare dhe portalet pranë Qeverisë kanë anashkaluar si investigimin, ashtu edhe pushimin e dyshimtë nga puna të drejtoreshës Tota. Një përhapje shumë të kufizuar pati edhe deklarata e Grida Dumës në emër të Partisë Demokratike, që dënonte shkarkimin e gazetares me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po pse pjesa më e madhe e mediave heshtën?

Tashmë është fakt i njohur se mbi 80% të mediave në vend kontrollohen drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës.

Nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse:

– Në landfillin e Sharrës, firma ‘3R’ që është bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës, ka punësuar mbi 50 fëmijë dhe të mitur, madje edhe të moshës 10 vjeç. Të gjithë në të zezë;

– Numri i përgjithshëm i punonjësve të landfillit ishte rreth 300 persona, të gjithë të pasiguruar;

– Ardit Gjoklaj punonte në turnin e natës, megjithëse ishte i mitur. Ai u vra ndërsa ishte duke punuar;

– Kushtet e punës ishin jashtë standardeve, pa ujë e pa banjo;

– Erion Veliaj e kishte promovuar personalisht ndërmarrjen e përbashkët Bashki-privat si një histori suksesi që ishte vetëm fillimi. Ai kishte premtuar punësim me siguracione dhe pagë dinjitoze.

Bashkia kishte për detyrë të kontrollonte që punësimi të ishte i ligjshëm dhe sipas standardeve të sigurisë, sepse është bashkëpronare në këtë aktivitet. Të dhënat e investigimit të A1News, të paraqitura sipas dëshmive, vendosin përpara përgjegjësisë automatikisht institucionin e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një ndërmarrjeje me bashkëpronësi publike-private, e cila dyshohet se ka krijuar kushte tërësisht antiligjore për punësimin e të miturve dhe të fshehura me kujdes nga bashkëpronarët, pasi vetëm vrasja e 17-vjeçarit hodhi dritë mbi atë që po ndodhte në landfill dhe ktheu vëmendjen e medas.

Investigimi i A1News ka në të vërtetë fakte që flasin për një ‘Gërdec’ të Veliajt tashmë, pasi, njësoj si dje që akuzonte për punësim fëmijësh në Gërdec, është kapur gafil sot në të njëjtën skema antiligjore të shfrytëzimit të të miturve.

Veliaj e di mirë këtë gjë, prandaj ai, mjeshtri i eksibicionit televiziv, politikani më aktiv në media, nuk ka pipëtirë as edhe një gërmë për të dhënë qoftë edhe sqarimin më minimal për pozicionin e bashkisë në këtë histori, por krejt e kundërta dyshohet se ka ndodhur.

Veliaj akuzohet drejtpërdrejt nga drejtoresha e informacionit në A1News ai se ka ushtruar presion mbi pronarët e televizionit për ta pushuar drejtoreshën nga puna, pasi ajo dhe ekipi i gazetarëve arritën të siguronin dëshmi të drejtpërdrejta mbi aktivitetin e fabrikës.

HashtagAL/ Lapsi.al

27 Komente

Shkerdhatokracite shqiptare nuk kane fund. Gjithsesi problemi nuk eshte me shume tek siguracioni sesa tek puna e femijeve. Se po qe pune femijesh cfare siguracioni te paguaje (ku ka taksidar ne boten e qyteteruar qe pranon te mbledhi taksat e punes se femijeve)!!!

Nderkohe ironia qendron se media (qe thuhet se) financohet nga Zeni, i permend fiqtarit Gerdecin: 

Investigimi i A1News ka në të vërtetë fakte që flasin për një ‘Gërdec’ të Veliajt tashmë

O tempora! O mores!

investigimi,landfilli,ekzibicionismiley

U marrte purtha shalet- thoshte gjyshja ime!

egjiptjane u thone tani?!smiley

Punojne venche si ne Gerdec ne menyre korruptive femije e plaka.. Me kuch eme much. . 

Si nuk vun nje disiplin pune keta politikanet dhe biznezet te punojne ne menyre te ndergjegjshme dhe me standarte ? Keshtu do te eleminonin te gjitha edhe korrupsionin .Edhe aksidentet !

Kush i shkruan keto pacavure? Duket qe eshte me shume shfryrje dufi se sa ndonje artikull i mireqene. Hidhe ne gjyq po te hoqi nga puna, beji ato deshmite publike kush u pyet, cfare tha, kush kercenoi ke, etj. etj. Nuk eshte problem i madh ne Shqiperi te akuzosh dike publikisht pa fakte, fol fol se coc mbetet. Qenka stil i ri ky ne Shqiperi "Kam fakte, po nuk ua them, do flas me vone"? Keshtu ne hava me vija te pergjithshme shkruaj edhe une nga Amerika kur jam ne pushim nga larja e pjatave.

Nuk po justifikoj Erionin megjithese jemi pothuajse kolege, ai me fiq e une me pjata. Biznese te tilla me njohje dhe pa merite behen kudo. Po kur akuzon per gjera te paligjshme, punesime femijesh apo me keq akoma fshehjen e vrasjes se nje femije, beje tamam, coje aty ku duhet cuar, jo gam-gam neper faqe koti.

Qe mediat (kreret e tyre) ne shume raste mbajne anen e pushtetit kjo dihet dhe eshte sjellje shume e vjeter e tyre. Qe erioni ngrefet si gjel kokebosh edhe kjo dihet. Por, krahasuar me ish kryetarin e Tiranes, bythlepiresin langaraq te PD-se, eshte ku e ku me lart.

po mire mer se nuk eshte precedent edhe sikur te kete qene Veliaj qe ka pushu gazetaren nga puna. Ai Qazimi a Qerimi i Elbasanit ja deklaroi me ze dhe figure gazetarit e gazetareve dhe mgjte as 2 dite nuk zgjati lajmi dhe cudia. Mbeshtetja nga lart u be me e forte. Ca ka per t'u habit ktu njehere?

per kete ka shume per te thene, por po permend vetem nje fakt te thjeshte. socialistet erdhen ne pushtet mbi platformen e Gerdecit i cili krijoi 21 Janarin. dhe ja prape ku jemi, pas tre vjetesh me nje Gerdec te ri qe prape vret. kjo si pergjigje per pyetjen tende retorike, 

e vetmja e re e modelit socialist eshte edhe qe kane blere median dhe shoqerine civile der ne ate pike ku askush nuk pipetin sikur s'ka ndodh asnje gje kur merren jete njerezish per buken e gojes. 

 

Te barazosh Gerdecin me landfildin e Shares vetem nje miop mund ta beje. Ose nje i semure fanatik partiak. Zgjidh e merr nje nga te dyja. Alternative tjeter nuk te jap.

E po edhe ti besh engjej socialistet me pushtet eshte super miopi. Qe ka lidhje Gedeci ,ka ! Ne kuptimin e mardhenieve ne pune pune dhenie punew marrje , aftesi menaxhimi, profesioni, pagim taksash sigurim punesimi, jete, shendsti , kufizime rregullash. Ndalime punesimi te jashte ligjshme ka są te duash! Pra asgje nuk eshte bere per te w reformuar keto mardhenie ! A po jane vere?

Gaia, ai emri qe i ke ngjit Erionit, si ishte smiley

Une nuk e di se cfare lloj mediash jane keto ne Shqiperi!?! Para nja 10 ditesh u shkrua se ky djale i vrare mblidhte ilegal plehra plastike prane vendit te plehrave. Tani flitet se qenka i punesuar! Kaq e veshtire qenka per gazetaret te sqarohej si,qysh, ku, pse kish ndodhur kjo vrasje!?!

Pyetja duhet te ishte me e sakt.   'Kaq e veshtire eshte qe per nje ngjarje te till ti lihet Vetem policise  interpretimi. I  krimit dhe jo "gazetarve te kioskave" ?

Tamom tamom Gerdeci n'bythe!!

Mungon Ambasada Amerikone, djali/dashnorja/dashnori i Ed Rames, si edhe nji Bilbil frys llapaqen me pasion gjahun. 

Po kshu, si skeme, Gerdec e shku Gerdecit. 

E kemi thone pra Mrroklle, ca ha mut kot?

E kemi thone qe te gjithe nje mut jane. Politika osh kurve. 

Ca lodhesh kot? 

 

I plasi trapi ketyre zgjyrave per fukarenjte e te miturit qe ngrysin ditet ne Sharre.  Sa larg eshte Sharra nga kafeneja nga kane gatu ket corben keta? Apo nuk behen kepucet pis per nje tufe ciliminjsh? Kellira.

Eshte bo peshku si Gazeta 55. Ka dal Gerdeci Zenit me gjith baxhanak ne kinemot amerikone.

pari qe vrau 26 vete, nje femije 3 vjec dhe nje 10 vjec...dhjetera te plagosur...mes tyre femije qe kan humbur gjymtyre dhe do jene te tille perjete. 

As i llaf tek Peshku sepse duhet me provu prej medias vrastare qe kemi Gerdec sot. Nuk kemi sot shperthim gjysem nuklear 5 km larg Rinasit. Kemi gazetare qe mundohen te terheqin vemendjen nga fakti qe Sypeshkaqeni nipi I Sheqeres Eshte ne kinemate e Amerikes duke provuar se sa Lehte paria vret njerez ne ate vend dhe terheq vemendjen me Vilajetin.

wag the dog / war dogs.... Veq familja e Sheqeres mos na preket Amon

Patrioto ti ke te drejte por keta zhulsat me.kravat kush i pengon me rihap hetimet ? Besoj se ka menyra te tjera per te paraqitur dosje ne prokurori (shperdorim detyre, ndikim i paligjshem per lidhje kontrate, mashtrim me municionin) sic ia bene njehere ne vakt al kapones. E denuan per evazion taksash. Problemi eshte se po futen pinokun brenda i kane hap dyert e qelise dhe per vete.

Patriot, ne 23 Gusht u hap sipari dhe filmi WAR Dogs per bemat e qunit te Kumandantit eshte arritja e me fundmmit  e Shqiptarizmes....do zoti nuk nominohet per Cmim se do vershojne turistet ne kullen e Vicidolit per te pare se si investohen parate e vdekjes ne Shqypni.

Shqiperia eshte e varfer dhe prej vitesh kam debatuar qe ne Shqiperi ka shfrytezim te minorenve edhe nga familjaret. Ky fakt bie ne sy kur ka vdekje si psh kjo e Sharres apo 13-14 vjecaret e vrare si barinj ne Kalabri apo Greqi. Rruget jane te mbushura me njerez qe shesin me nga nje kosh a kuti si ne Kandahar, prinderit i nxjerrin femijet te lypin apo shesin bajame tek hotelet lluksoze te Tiranes. Prinderit te luten tu futesh ne pune femijen minorene atje ....po kot bojne si te virgjer ata qe skandalizohen. Ne rastin me te keq, prinderit te luten tua cosh femijen per ndonje rruge droge disa mujore ne oksident per pare te lehte......Pocaqia e varferia eshte ulur komkryq ne ate vend si cka dhe Shkuma Party qe nuk e lajne pisllekun e horrllikun.

Ndersa nje femije mbledh plehra per te mbijetuar me lutjet e prinderve Shqiptare te kapura te kamur kan problem nese do bejne plazh pa recipeta ne Jug te Shqiperise apo me recipeta.

Vrases me pushtet!

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës - nga BIRN.

Me ne fund, gazetaret po investigojne dhe tregojne te verteten, qe ne fakt nuk eshte shume e veshtire per ta vertetuar, eshte thjesht ceshtje frike vendi pune, sic e pesoi nje gazetare.

E verteta vonon, po nuk harron. 

Tani te presim se cdo beje drejtesia....

Lugatin e kane mes vetit, nuk kerkohet alibia ke pensionistet....TURP I MADH.

Ky artikull duhet vene ne balline. Kam sjell para nja 2 muajsh te pacensura nje dokumentar pe para nja 2 viteve, te VICE, ne mos gaboj, mbi plerat e Sharres dhe njerezit qe ushqejne mjerinin e tyre nga to. 

Ashtu turp i madh qe akoma cuni sheqeres. .qe thot i lebetitmi,nuk eshte arrestu. Per shume ceshtje. Qysh prej1997. e deri ne qershor 2013- ngjarje te renda, ku pergjgjes eshte. Cuni sheqeres.ose Marshalli-sipas edhe ish dobrze tij personale. Mbi te rendojne shume akuza. eshte turp te qendroj me n politik. -me e pakta-me shumta ne burg-per te gjitha.

smiley  nderkohe shkuma party vazhdon

Keto pra jane shkallet e kapitalizmit. Kete deshem, kete morem. Djali i Fullanit fshi ballin me 500 euro, djali i Policit vdes duke mbledhur plehrat. Kaq eshte.

Nderkohe mos ja fusim kot, si na qenka 80% e mediave nen Ramen dhe Veline?

Shumica e "analistave" ( Shullaku, Lubonja, A. Bushati, Fevziu, Zheji me hope, Frangaj,etj) me ndikim ne opinionberje por dhe me hise direkte ne media te shkruar dhe te shikuar mund jene te lidh me shume grupe, por pa dyshim jo me qeverine. 

Edhe mos bejme gjasme, se ne kohe te Sales, mediat ishin nje trup i vetem, me ndonje ze opozitar tek-tuk. Tani te pakten jane shtuar dhe mediat elektronike dhe rrjetet sociale, qe ta kerdesini kur te te duan, dhe sigurisht "çytetari Digjital".

U ndertu nje ure ne nga Forcat e Armatosura ne Kruje psh para ca ditesh, Mediat e nxorren si lajm telegrafik. Te ishte Salushi, s'do e kishte lene pa nje fjalim dhe nje prerje shiriti, duke e vleresuar si arritjen me te madhe te kombit shqiptar.smiley 

Nejse nejse, sdq kjo s'i heq asnje gje vdekjes tragjike te atij djalit dhe poshterise se atyre qe zhfrytezojne hallexhinjte. 

paska vdekur edhe nje grua para disa muajsh ne kete landfil nga nje aksident, por e kane mbyllur ceshtjen me para. Kane bere mire, se tre dite flasin shqiptaret dhe pastaj e harrojne, se bashku me institucionet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).