Nje raport i perpiluar nga disa organizata europiane te te drejtave njeriut dhe kushtet e punes ve ne dukje nje fakt pak te njohur nga publiku ne Britani: Shume nga kepucet me vulen "Made in Italy" apo "Made in Germany" jane ne fakt "Made in Albania, Macedonia, Bosnia, etj.", ne kushte teper te veshtira dhe nen pagen minimale, edhe per vete keto vende me paga minimale teper te uleta. Sipas raportit qe citohet ne shkrimin e botuar ne The Guardian, kompanite e kepuceve e fshehin faktin qe kepucet qepen ne Europen Lindore permes manovrave ligjore. Pjeset e kepuceve behen gati ne Itali, por procesi i qepjes dhe ngjitjes (ai qe kerkon duar njeriu) kyhet ne fasonerite shqiptare apo rumune, pastaj kepucet e qepura dergohen edhe nje here ne Itali, ku marrin vulen "Made in Italy", ne kete menyre shiten me shtrenjte ne dyqanet e Londres. 

Raporti permend pagat e grave shqiptare qe nuk i kalojne 121 paund ne muaj (rreth 20.000 leke) me gjithe bonuset dhe kohen shtese. Shfrytezimi i tyre del ne pah kur permendet se nje grua duhet te qepe 60 pale kepuce ne nje turn. Situata nuk eshte me e mire ne Maqedoni, ku pagat jane pakez me te larta, por kushtet po aq te renda. Aktivistet ne raportin e tyre kane permendur nje numer markash te njohura kepucesh dhe dyqanesh ku keto marka mund te blihen, dhe thone se ndersa ky lloj shfrytezimi eshte tipik i vendeve aziatike, ne fakt, po ndodh tanime edhe ne Europen lindore. Rreth 729 milione pale kepuce prodhohen ne Europe cdo vit.

38 Komente

Perderisa grate shqiptare nuk kane mbrojtje nga vete grate qe u dynden me euro per kete qellim, atehere per keta britaniket eshte thjesht ceshtje statistikore! 

Pse ankohen keta? Ja ky eshte globalizmi, ashtu sic e donin.

Aktivistet ...  thone se ndersa ky lloj shfrytezimi eshte tipik i vendeve aziatike, ne fakt, po ndodh tanime edhe ne Europen lindore.

Ka dicka qe nuk shkon ketu apo jo Blend?

Dhe, a ka ndonje gje te jashteligjshme ne te gjithen kete? KM-ja juaj pikerisht kete propagandon kendej nga perendimi, ejani se nuk kemi sindikata dhe me pese pare (t'qelbta) mund te qepni kepuce sa te doni. Ah, se harrova, kete lajm e kishin te gjitha mediat ketej. 

'..... ky lloj shfrytezimi eshte tipik i vendeve aziatike, ne fakt, "po ndodh tanime" edhe ne Europen lindore."

 

-"tanime"  po shkruani ju . se ne fakt fenomeni ka mbi 20 vjet qe po ndodh... madje akoma me shume, qe ne mesvitet 80-te, koha e Ramizit, kishte rrobaqepesi ne Durres qe qepnin rroba per llogari te gjermaneve, me label "made in Germany", madje edhe me modele e stampa , qe medemek keto konsideroheshin si herezi nga regjimi.

Ne Siri nxjerrin kalamajte nga rrenojat, ketu po ankohen se kepucet nuk u bekan vertet ne Itali. Fshati digjej, kurva krihej.

Femrat kundra femrave!... Njeriu nuk ka nevoje me shume se per nje pale kepuce ne dy-tre vjet. Mirpo femrat duan nga dy-tre pale kepuce ne vit!

Se c'kane qene ca sindikata deri aty nga fundi i viteve '90 ne Shqiperi! Nuk e di a ekzistojne apo ... jane shkrire nga vapa!

Femrat kundra femrave!

Cfare jane keto konstatime seksiste? Ti na shkruan dhe carcafe mbi shoqerine, bene dhe si i majt i fshehur, pyet dhe per sindikatat, dhe bene insinuata te tilla me baze gjinore? Ku e pe ti qe prodhokan kepuca per femra, vetem me puntore femra keta?

Problemi i shfrytezimit te puntoreve nga bizneset fasone me femrat ka aq lidhje, sac ke ti lidhje me teorite qe shkruan.

Dhe sa per dijeni ne Shqiperi prodhohen Josef Seibel, shumica per meshkujt. 

 

I hodha nje sy artikullit ne origjinal, po nuk e kuptova ku ishin kepucet e shtrenjta. Markat e permendura aty ne me te shumten e rasteve jane per popullin. Kush pret te sensibilizoje per pune te papaguar nje vajze a grua qe blen tek Zara, i ka bere llogarite gabim. Nese Gucci, ta zeme, do t'i prodhonte cantat dhe kepucet ne Shqiperi, mund te pritej ndonje reagim nga gra te nderkryera qe s'do te pranonin te paguanin mijera euro a dollare per kepuce qe i kane kushtuar prodhuesit vetem nje fraksion te paperfillshem te cmimit te shitjes.

Nuk e di arsyen pse nuk ia lejne stampen Made in Albania ? Une kam nji bluze akrilik, jake V qe e kom ble ketu : Made in Albania. Nuk e kom vesh asihere se e bleve vetem nga e qeshmja qe me kapi kur e pashe ne dyqon ... Siper Made in Albania, ke jaka ka : ZARA MAN qe duhet te jete firma qe e ka bo. Kshu duket material me cilesi dhe shume e bute ne dore ( jo kashmir, megjithate ).

Po ne fakt edhe une s'kam pare ndonje rrobe Zare qe te shkruaje qe eshte prodhuar ne Itali. Maksimumi ne Portugali, por kam kohe qe s'i ndjek.

Para ca vjetesh e hengren me gjithe lecka nje dyqan Coini mu ne mes te Romes keta te Zares dhe e zevendesuan me nje dyqan "te linjes se pare". U bene dy dyqane Zara ne Via del Corso, se nje e kishin. Ne fillim kur nisen te shiteshin ne Itali u duken si interesante, mallrat i kishin me te mira krahasuar me cmimin; me vone pastaj e rrenuan cilesine.

Po ne fakt edhe une s'kam pare ndonje rrobe Zare qe te shkruaje qe eshte prodhuar ne Itali. Maksimumi ne Portugali, por kam kohe qe s'i ndjek.

Na fal per konfuzionin por Zara sikur eshte firme spanjolle...

Nuk e kuptova terheqjen e vemendjes. Cfare te shqeteson ne ate qe kam thene? 

asigjo nuk me shqteson, thjesht Zara sikur eshte firme spanjolle, pse jo made in germany per shembull, per ti qendruar larg konfuzionit

Zara prodhon goxha ne shqiperi per tregun evropian, dhe jane me etiketen e made in albania. Puna paguhet si per shqiperi e cmimet jane si per evrope kur shiten. Biles ne vende te ndryshme i njejti mall ka cmim te ndryshem, mbase kostot jane te tjera. gjithsesi ne fillim kishin mall te lezecem, kurse tani kujtojne se e sofistikuan pak, por faktikisht e kane prishur doren. Per nivelin e saj po e konkuron fuqishem H&M edhe ne Via del Corso. (edhe ti si gjithe vajzat si ke shpetuar rinascentes ☺)

Kur u hap Zara e pare ne Galerine Sordi, pati nje lloj peshtjellimi (e mbaj mend si tani) nder dyqankat e fisme ne Rome. Mbaroi zanati yne, me tha nje mikesha ime per te cilen pata punuar. Mirepo e pati te shkurter frymen. I kam mbajtur deri vone nje pale pantallona dhe nje pulover pambuku qe i pata blere te Zara muajin e pare qe hapen. Te pavdekshme ishin.

H&M ka shitur gjithnje lecka. Mbase e kane permiresuar doren keto vitet e fundit, s'e di, por deri edhe Oviesse ia kalonte ne cilesi.

Sidoqofte, personalisht me merr malli per dyqanet italiane. Heren e fundit qe isha tranzit ca ore, zbrita me vrap ne qytet dhe i rrembeva nja dy pale kepuce qe mbajne ate eren e mrekullueshme te lekures. Nje dyqan kepuceberesish artizanale, ne Firence, me therret qe larg si sirene po ashtu.

Po eshte akoma te Galeria Zara dhe cudi me ka ardhur duke qene dhe Rinascente perballe, ty te vjen ne mend era e lekures se kepuces, por me kete galerine sordi qe solle me kujton eren e kafes illy qe bejne smiley

ps po shihja lajmet dhe ka rene termet ne Lazio

Rinascente ka patur firma shume te mira brenda. Zara ishte e supozuar t'i bente konkurrence si ekonomike qe ishte, dhe ia beri faktikisht: Rinascente eshte katandisur ne gjysmen e hapesires qe ka patur. Dukej (flas gjithnje per ketu e tre vjet me pare) si e varrosur se gjalli te Galeria.

Kujtimi i kafes tek une lidhet rigorozisht me vende, si Sant"Eustachio, Castroni, Bar della Pace smiley ...

Ne fakt keto fasenorite, duhet te punojne 6 ore dhe jo 8 ore, kuptohet per te njejten page qe marrin tani. 

Per bluza e rroba nuk e di, por ne ALDO kam blere nje here kepuce Made In Albania. Rastisi qe kisha lexuar nje artikull para ca muajsh per fabrika kepucesh qe prodhojne kepuce per marka te njohura dhe s'me beri shume pershtypje qe thoshte Made In Albania.

Me bere kurioz per kete Aldo-n, e kemi ne cdo mall ketej por nuk i kam kushtuar vemendje ku i prodhon kepucet.

Ndersa ne lidhje me temen, per te bere nje paralelizem, para ca vitesh (4-5) me folen per nje fabrike baterish*  prane fabrikes se kripes ne vlore. Dhe me treguan qe punonin vetem gra me 120k leke ne muaj dhe pa asnje mase sigurie teknike. E them kete sepse shtetit hajdut e brekrene i intereson me shume 100 gra ne pune me çerek rroge se 100 gra pa pune. Keshtu mos te enderrojne me sy hapur se do iu vij zgjidhja nga shteti.

* mund dhe te gabohem per aktivitetin konkret por mbaj mend qe kishte te bente me acide dhe kimikate shume te forta dhe grate perveç nje maske te thjeshte dhe doreza nuk kishin mbrojtje tjeter.

Sa i vogel duket Kone Miushi para ketyre grave dhe para kesaj skene qe paraqite Vlonjato. 

Po aldo kepuce maximumi 200$ i ka, s'mund te presesh qe te jene  te bome me dore ne itali.

A permendet gjekundi fakti, qe te gjitha vendet e permendura ne raport i bejne konkurrence njera-tjetres se kush do i marri persiper qepjen e nallaneve ene setrave ?

Ne nje shkalle me te vogel matese, kete gje e kane bere edhe shqiptaret ne Greqi ne fillim te viteve 90, kur i shkonin grekut e i thoni: "Hiqe ate shqiptarin qe e paguan me 6500 dhrahmi se te punoj une me 5000". Deri sa te vinte nje tjeter qe te njejten pune ta bente me 3500. Dhe qejf o qejf qe bente afendikoi pastaj .

ne Azine jug-lindore eshte pak a shume keshtu: ne Kamboxhia, i urrejne vietnamezet (meqe shumica e fasoneve jane nga Vietnami); ne Vietnam, i urrejne kinezet (meqe shumica e fasoneve vijne nga Kina)
smiley

si tha i modhi Clemenceau:

Amerika,i vetmi vend qe kaloi direkt nga barbaria ne dekadence pa intervalin Civilizim.

kshu dhe muhabeti i kepuceve me porisi

Mire e ka thene, te pakten keshtu duket te jete.po amerika ne raport me shtetet e vecuara te eu, eshte nje entitet artificial i perbere disafish (jo thjesht e vetem nga nacionalitetet apo administrativisht).

july 21 po ketu qenke akoma?

ah Zeqo qeni, degjove? Degjova thuaj!!

Nuk t'u referova per muhabet me ju, o shqipo

kepucet qe kane pas bo kepucaret me dore ne Shqpni nuk vdisshin kurre.

Te gjithe qe njof une ketu po te shkosh tani ti pysesh do te thoshin me gjith qef qe do preferoshin kepuce made in albania perpara cdo lloj kepuce tjeter.

Me kete me kujtove nji debat ke rona ne plazh, kur ishim me shoqnine ke Apollonia. Ne kishim TV me vete ( gjo e rralle per kohen) dhe buciste Papa don't preach e Louise Veronica Ciccone's, me kujtohet si tani se sa kishte dale. Cadren para kabines se ishim afer dhe po shajshim regjimin si gjithnji. Nji shoku jone kishte i cun teze ne Durres qe shkote e vite cdo dite. Prindrit " me bole ". Nji ne hetuesi tjetri ne Kom. te Partise a ku di une. Ky ishte toc koke e kome. Enverist i terbum. Ik e re pirdhu i thote njoni, c'a prodhojme ne qe e do bota : Konjak Skenderbeu ! - Ik mer te dhjefsha konjakun tone ... Konjaku jone ca boten, mer jahu - Ishin edhe ca familjare rreth e rrotull dhe nja dy nga grate duke na e bo me shenje : Ku e keni gjet ket se qeka tyte fare. Kur iku me u la, thote nji nga ato grate ( elbasonllie) : Ky qeka si i dru me i nyje te modhe qe e fut druvari ke makina elektrike me e shkurtu dhe thyhet sharra ... Ishte nga ato tipat qe kur lujshim futboll ke bregu me njoni tjetrin, te thyte komet sikur po lute per kupen e botes. Ne tallshim bythen ... Kshu dhe puna kpucve shqiptare qe nuk vdisshin kurre ...

ka pas njoni te lagjia i pale atlete si ato qe kishin basketbollistat e Cibones, pleqt te dy te tip Albimpexi i punojshin, po pse nuk i vesh perdite o loqe i thoshim, jo se sdu ti prish kaq shpejt thoshte. cuni i mamit te bukur i thojshim, e kishim si zar.

Familja ime kishte nje te aferm ne Amerike qe erdhi per here te pare pas nja 40 vjetesh aty nga fundi i viteve 80. Mes dhuratave me kishte sjelle edhe mua nje pale atlete Bata, komplet te bardha po ngaqe me vinin pak te medha, i kishte ruajtur plaka derisa u rrita dhe nje cike. Diten e pare qe i vesha po binte dhe shi jashte dhe ata cunat e lagjes me shohin atletet dhe vijne te gjithe "Hajt, me shendet" e shkel njeri shkel tjetri m'i bene pis me balte. Me ca s'i kam lare ato, s'u bene me te bardha, meazallah.

Eshte debat qe s'eshte debat. Njerezia gjithnje e me shume orientohet nga çmimet e ulta ne detriment te cilesise. Dhe perderisa ndodh keshtu, fabrikantet e kepuceve do kerkojne pafundesisht per menyra me te lira per t'i prodhuar. Nje pjese e mire e njerezve tashme s'dine se ç'eshte cilesia ne kepuce, ne rroba, ne perpunime lekure, kapeleri, etj, aq me pak se ç'perfaqeson procesi ne prodhim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).