Kjo foto po revolton opinionin, pasi në të shihet një makinë me bagazh hapur "që transporton bukë jashtë çdo kushti higjenik...". Tani, unë nuk e njoh situatën specifike, por di që sot në Tiranë gjerësisht buka shitet aty ku piqet, në qindra furra kudo në qytet, ndërsa buka në markete shitet e mbështjellë në qese letre. Nuk ka më Dyqane buke, por furra. Unë, si shumica, e njoh shitësen/bukëpjekësen time. Ndaj nuk jam në alarm siç më do "interneti".

Kemi ngrënë bukë të transportuar kështu, por jo qysh prej nja 20 e kusur vjetësh. Fotoja, e pashoqëruar me asnjë formë gazetarie nuk na jep ndonjë informacion të faktuar. Ky mund të jetë duke çuar bukë të vjetër për të ushqyer pula psh., apo ka dasëm dhe është çështje private. Ndoshta po luhet një film. Thesht nuk e dimë. Por në rast se publiku revoltohet nga një foto deri në "tërbim" do të thotë që në vend të informohemi ne zgjedhim të vetmashtrohemi. Por më shumë sesa publiku, përgjegjës janë editorët, gjerësisht të njohur si gazetarë, të mediave që e përhapin "lajmin". Duhet kuptuar se duke e publikuar një artikull të tillë, media i jep atij besueshmëri, i ofron publikut garancinë se ka kontrolluar dhe se është pikërisht ashtu si përshrkuhet.

Por në fakt, askush s'e ka idenë si është e vërteta, e sido që të jetë, nuk ndryshon realitetin e lajmeve grepa, sensacioneve, fantazive, kotësive që sa vijnë e shtohen. Nuk dimë as Kush, as Ku, as Kur, as Pse as Çfarë. Artikuj me dy a tri fjali, që as paragraf nuk ia dalin të jenë. Sasia (e titujve, jo e rreshtave) e ka fituar betejën me Cilësinë. Hequr pesë apo gjashtë faqe me interes, gjithë të tjerat përplasen në një garë të pabesueshme për të qarkulluar të njëjtët personazhe e thashetheme, më pak mund të flasësh për ngjarje e lajme. Një miks midis PR-it, softpornit, llafeve dhe kronikës së zezë zotëron jo pak nga vëmendja e shqiptarëve në internet. Ky fenomen, i lajmeve të ekzagjeruara dhe sajesave po luftohet aktualisht dhe nga Facebook, që po tenton t'i zhysë lajmet "click bait" në listat e lajmeve në më popullore të momentit.

Gazetat, që e kanë kaluar shumicën e aktivitetit online tanimë, specializohen tek shpejtësia, lajmet e shkurta, sa më "shokante!!!" aq më të mira, që zakonisht mbajnë në titull folje si "tërbohet, zhvishet, shpërthen, kërcet, plas, skandaloze!, theri, helmoi, ofendon...". Kështu shumëkush mund ta ketë gjetur veten muajt e fundit duke parë online video vajzash gjimnazi që sherrosen kapur për flokësh, apo foto kilogramësh të humbur para pushimeve.

26 Komente

Per kaq pak u cmend mileti, per ca buke ne bagazh, imagjino te dine ca gruri perdoret, ca uji perdoret, si ricklohet buka e pashitur...

Pse si riciklohet?

E bejne bread crumbs per qofte 

Kot me thone po targat sikur jane blu ka ca vjet ... 

Mbase Jane buke per pulat. Lol. Ka prova njeri qe shkuan ne dyqan per tu shit?!! Mo u cmendni aman.

posi jo mi, me ore e minute eshte prova. Edhe NIPTIN e dyqanit e kane si prove. Ca tjeter do?

Ke frike me hap nga puna nji prej ktyre gazetave online se nuk di ca fotografie do te dale. Titujt pastaj jane bombastike, e vertete. Mjaft me kerku ne google per "cmend internetin" ose "plas gallata" etj pacavure si keto per te kuptuar te verteten e hidhur; ate ku eshte zhytyr media e shkruar sot. Pa permendur masakrimin e pameshirshem te shqipes dhe drejtshkrimit. Me e bukura eshte qe kane dhe kryeredaktore e redaktore ne staf. Emrat e tyre i shikon dhe online. Duhet te jene vertete krenare me punen e lavderueshme qe bejne

Tek ata titujt harrove "shperthen Enca" apo "shperthen Rozana (FOTO/VIDEO)".

Nuk i vejn men Salih Ram Berishs qe ngja si dy pika uji me Radovan Karadzic !!! Pse ? ... Cfletoni numrin e ardhshe per lajmin bombe !

lajm koti, si shumica e lajmeve ne media. 

Po ta kishte postuar ndryshe Blendi (qenka shkabezuar), do te kishin vershuar komentet e ketyre qe jane ketu e qe jane pikerisht ajo pjese e deshtuar e emigranteve, te cilet i perhapin lajme te tilla e prej te cileve marrin para klikimesh portalet. Portalet qe duan te bejne para pa pyetur se me cfare nuk i qortoj dot. Kane gjetur nje burim parash e dikush do ta vjele, duam s'duam ne. Ata ushqejne robt te cilet jane te uritur per lajme te tilla, dhe e dime kush jane.

Lajmi eshte i njejte si ai i asaj "domates me krimba" qe e kishte nxjerre nje emigrant deshtak ne itali nderkohe neve ketej kemi kaq vite te jetojme e domate te tille as kishim pare e as kishim degjuar. E kishte pare e degjuar surrati i refugjatit italian e po shqetesohej per ne.Edhe me kete e njejta gje, eshte perhapur nga te njejtet emigrante deshtake.

http://www.peshkupauje.com/2016/04/pyetj...

domates me krimba

Une ende kam shprese se nje dite edhe ti do te mesosh te lexosh, psh. ate qe ka thene ai qe ka nxjerre fotografine: aspak me krimba, por e mbire gati me gjethe

medemek sumshkaplymi nuk u ve faj portaleve qe e nxjerrin foton, fajin e kam une qe bej cudi me te

ky Gashi sot me kete mjekren sikur po me ngjaka cik  Abdyl bej Frasherin.

 Blendi ne mbrojtje te rilindjes ,medemek nuk eshte e vertete se rilindja aty ku i pjek aty i shet .

Internetin kjo foto e cmend, se gjasme jemi shoqeri civile e pergjegjshme aty, se ne realitet kjo skene as nuk do jete vene re fare, pervecse nga ai/ajo qe ka bere foton. 

Ketu cdo gje shitet ne rruge e s'kane cmendur robt lol

Kush jane keta qe qenkan cmend njehere? Me aq sa vura re une kjo ishte gje normale ne Shqiperi. Kam pare lope, dele, qepe, sallate biles dhe njerez ne bagazh te makines.

portalet e neveritshme ia bejne muu qe jane te tilla por fatkeqesisht ka shume persona te neveritshem qe ua shperndajne neverite qe nxjerrin duke e ditur mire qe jane idiotesi pa vlere. Nuk ua ve njeri me zor para hundes.

Mire, mire, po sallamin qe hani e keni plot me polifosfate. Ne psemes keni per te vajtur, nga Ita eshte zhdukur qe ne vitet '80.

Me duket se keni zgjedhur foton e gabuar. Ato si buke duken. Nqs dikush i AKU do te hetoje, thjesht te gjeje kujt i perket makina, e te shofi cilet dyqane furnizon ai. shko beji nje test per pastertine e shiko a jane zbatuar kushtet, merr masa te lincensa e dyqanit. 

Nuk ka nevoje per artikuj blogjesh. 

C'dyqan? Ai robi mund te kete marre buke per bagetine. Nuk ka dyqan qe nuk perdor nje dava arke. Dhe nese i merr ashtu piste, nuk e le bagazhin qe te duken. Po jeni aq te gatshem ta lidhni cdo gje pa lidhje me ate qe ju intereson, sa ua kaloni dhe serbeve, me keq se keta feckederrat.

Po kete ca e pate? Po klasifikojme te pasojat e vapes. 

Keta po perpiqen te kopjojne mediat anglo-saksone (UK/US/AU), qe dalin me nje "outrage" te ri perdite. Vetem se ne Shqiperi s'ka Twitter qe te shkruash 140 karaktere dhe te merret sikur ti vertet je "cmendur".

Psikologjia e katunarit te zgjuar qe kopjo gjithcka qe eshte qytetare : ) po ne thelb mbetet katunar si shkaba!  : p

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).