Me pjesëmarrjen e partive opozitare dhe mazhorancës në pushtet, miliona turq u mblodhën dje në Stamboll në një miting uniteti në kundërshtim me puçin e dështuar të shtetit të disa javëve më parë. Ky ishte mitingu përmbyllës i një turneu ku mbështetës të Erdogan-it dhe partisë së tij "AK Parti" u mblodhën shpesh të veshur me flamurin dhe ngjyrat e Turqisë. Sipas zv. Kryeministrit turk, Mehmet Simsek, ishin 4 milionë pjesëmarrësit e së dielës në Stamboll. "Qëndrojmë të bashkuar", - shkruan Simsek në Twitter. Edogan në fjalën e tij kritikoi Gjermaninë që nuk lejoi që ai të adresonte përmes videokonferencës një miting të ngjashëm zhvilluar në Këln. "Je një dhuratë e Zotit, Erdogan" shkruanin disa nga pankartat në miting. Erdogan mbrojti idenë se nëse populli kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, partitë kanë detyrë ta bëjnë.

35 Komente

Turqit po bejne gabime qe kombe te tjere i kane bere para 60-70 vjetesh. Si Erdogani si Turqia kane per te vuajtur shume pasojat e kesaj politike.

ok ok, keshtu thua ti, po profili c'thote?

E ndoqa gati te gjith fjalimin te CNN.  Nuk kom pa kryetar shteti me katnar se ky.  Me eshte duk e pabesushme qe mund te zgjedhin kryetar shteti nje njeri te tille. 

Prit se harrova Jarin...

Shfaqja e solidaritetit nepermjet pjesemarrjes se partive opozitare do kish qene me e bukur dhe e kompletuar nese do ish ftuar edhe partia e kurdeve, HDP, e cila gjithashtu e kundershtoi fort grushtin e shtetit.

Armir, 

Ketej po shihet me siklet kjo krekosja alla sulltance e Erdoganit. Me duket se do na bi per hise te jemi deshmitare te lufterave moderne arabo-otomane. smiley 

S'ka shans. Por besoj se do jemi deshmitare te nje bashkimi te madh te vendeve islame ne Islamic Union (IU)

Unioni i varri trapin , sinqerisht bota islame eshte tuj jetu etapat me te larta te marrezise kolektive .

smiley

Ky eshte kokrra e katunarit, kete e morem vesh por si i behet halli qe edhe opozita ishte pjesemarrese në miting?  

Ky kokrra katunarit e boni Turqin "Shtet me Bole". 

Ky boni shtetin e shtetasit bole. 

Ska per t'u habitur po te kemi parasysh sesi perkulen e lakohen te kundertat egzistueze 'politike' e pro islame derisa bashkohen ne nje pol (ate islam), sapo shfaqet antipodi i ri, ai laik, me te cilin konsiston ne te vertete bipodi polarizues. 

Ai titulli 'Qendrojme te bashkuar' ring some bells...

Thuhet se Enveri, ke veni ku osht, po ankohet. Kjo eshte padrejtesi. Pse mua me dha Zoti aq kokrra sa ky mbledh ne nje miting. T'i kisha kto numra une, pa te me shifnit. Aty afer paska qellu Stalini me Maon, po rri o Enver, ne patem numra akoma me te medhenj, e ja ne nje vrime perfunduam; mezi po e presim te bojm i dor brixh, se Hitlerin s'e majn mo nervat fare.

nje turk i mire eshte nje turk i vdekur thone greket , nuk me kane bere gje turqit qe te mendoj ashtu  (pervec historise ) , ama nje Erdogan i mire do ishte akoma me mire nje Erdogan i vdekur. 

ni gja asht krejt e sigurte - nuk e myll jete pa dhan llogari. smiley

 

Ky ka per te pagu cash nei dite, po mos i vje nei fature dhe vllaut. smiley

Burre shteti ne plote kuptimin e fjales. 

Me sa kuptojme, ky po ben levizje leshi, i ka ikur kokrra e grurit sipas llogarive.

nga eksperienca keto lloj sjelljesh dihet perfundimi, tani po hedh edhe vickla qe do afrohet me rusine per ti bere karshillek perendimit, sikur po i rruhet rusise per keta, ruset keta i shohin si inferiore i kane tallur gjithmone.

gjeja qe te vjen keq qe nje popull 80mln banore te jete peng i ketij.

nga eksperienca keto lloj sjelljesh dihet perfundimi...

 

....nje popull 80mln banore te jete peng i ketij.

para Erdoganit ishin 80 Milion Fukarenj qe synonin me ardh knej me mledh nai Lek. Sot "Sulltani" nuk e shet Turqin per "5 Aspra" te BE, (si e shiti Papandreu Gayreqin). Hallall ja boft Zoti, jo si kta Bqm tan qe, bashk me Shqipnin shiten dhe Nonen e Baben e vet per i "Fuoristrade".

keta tanet nuk jane per krahasim, une e kam parimisht qe dikush qe nderron kushtetuen per ti dhene fuqine vetes sipas pozicionit si beri ky apo vellai i tij putin qe eshte duke e puthur tani nuk eshte shenje e nje lideri qe do te ndertoje nje shtet te madh, por nje shtet autoritar. ne fillim edhe une e kam simpatizuar per cfare po bente, por tani e teproi u rendua , sic ndodh rendom kur rri gjate  ne pushtet, Besoj se ne ata 80mln ka njerez te zgjuar qe ta zevendesojne denjesisht.

Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve.

Drejte. Po gjendja kur me ane te dhunes dhe manipulimeve ndryshon rezultatin e zgjedhjeve dhe te referendumeve, si quhet? Apo thjesht nenkategori e demokracise? 

Rezultatin e votave të opozites?? Të kujt, të asaj qe shkoi në miting ?

Mor po lene per te kujt, se ka plot per te diskutu aty, po gjendjen si e qu ti? 

Po shifsha nje dokumentar mbi "faraonet egjiptjan te shekullit te shkuar" me disa nga keta miqte vendas ketu qe qeshnin e thoshin ca i beme Egjiptit, akoma se ka mare veten. Eshte dokumentar i BBC. Ta rekomandoj. 

Ketij koken do ja hane te vetet, ashtu si ja hengren edhe Sadatit qe i toleroi e kujtoi se i perdori fillimisht. Nje brum jane ata qe nuk kane komb. smiley 

 

krejt zona e ruhrit gjat aksit Dortmund-Essen-Oberhausen-Duisburg mbush me Flamuj Turk. Me i fjal,Merkeli me gjith Obamen ti rrujn Trapin Erdoganit. Njoni t mori Briskun, tjetra shkumensmiley

 

Po normal tja rruajne, te gjithe ata qe kane nxjerre flamujt, jane te gjithe shkencetar qe i ka marre gjermania per ta ndihmuar ne avancimin teknologjik, nderkohe qe gjermanet bejne kebab e qofte...

 

po edhe Qoftet duhen, do te haj MiletismileyNga 82 Milion "Gjerman" jan gati 15 Milion qe flasin Turqisht.

140 000 vetem ne nje Lagje te Berlinit.....(Berlin-Kreuzberg)

Se di, nuk kam ndonje simpati te madhe, mbase me kane ndikuar vjershat e Naimit per keta.

 

Kur nj' e madhe egërsirë,
Duke dalë prej Asije,
U përhap si errësirë,
Dh'e mbuloi botën si hije.
Ish një komb i mallëkuar,
Në gjuhët kish dhelpërinë,
Syn' e kish të egërsuar,
Në zemërt kish djallëzinë
Ngado vij e kudo shkonte,
Zin' e gjëmënë po shpinte,
Vriste, priste, varfëronte,
Atje ku shkelte bar s'mbinte;
Më nj'anë kishte fuqinë,
Gënjeshtrënë m'anët tjetrë,
Për të mbytur njerëzinë,
Bënej her'ujk, herë dhelprë
Përse s'dolli trimërija
T'i prit gjurmën' egërsirës,
Po vate mbroth ligësija,
I zu udhënë së mirës.
Ra më dett qytetërija,
U ngrit si re errësira,
U përhap mi dhet padija,
Gjaku, vdekja, shkretëtira!
Pa një zgjedh' e keqe shumë
Gjithë kombet i mundojti,
I la për djall e për lumë,
Njerëzia mendje lojti.

Ore, po Byrazerin e ktij e mbajn Turqit si "Ikone" smileySi i behet hallit? spo mar vesh gje, me mir po iki bej nai Pun.

Te vafte mbare puna, se ktu llafe blogu jemi smiley

Edhe nje tjeter emer ne listen e Trump-save te botes sot (putin, berishe, ky, etc etc)

me kujtoi antimitingjet e tipit " duem bustin ku ka qon" pas ambasadave. Historia tregon qe fundi eshte i dhimun, me vjen keq per ate pakice qe ka mend atyre aneve te Anadollit, te tjeret e meritojne dhunen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).