Kur kaloja në këtë segment rrugor në Maj, diku midis Kavajës dhe Rrogozhinës, më kapi syri këtë mbikalim të ri, më në fund të vendosur aty. E lavdërueshme, edhe pse bazike. Në këtë segment ka patur vazhdimisht aksidente shkaktuar nga njerëz që kalojnë rrugën duke kapërcyer ndarësen si të munden. Mbas kaq vitesh me jetën mes dhëmbëve, banorëve po u jepej mundësia të hidhen matanë si njerëz.

Por, siç mund ta shihni në foto, mbikalimi ka një problem. Shkalla e parë është nja 1.5 metër nga toka. Nuk e di ç'mund të thuhet për projektimin në këtë rast, s'jam i zanatit. Mendova se do kishte një zgjidhje relativisht të thjeshtë. Por kam kaluar disa herë gjatë verës dhe ç'do herë kam parë sesi shkalla e parë ka mbetur ashtu pezull në ajër. Të premten që shkoi isha sërish asaj rruge dhe vura re shkallën e drunjtë që dikush ka mbështetur për ta bërë të përdorshëm. Dhe ja, një mbikalim modern, i çeliktë, i bardhë që s'vlen një groshë pa atë shkallën e drunjtë, shtrembaluqe dhe gungaçe. Kështu, si shumë punë të tjera në Shqipëri. Nuk ndalova dot edhe pse desha ta fotografoj, por dikujt tjetër i ka bërë përshtypje dhe ka nisur foton tek JETAOSHQEF. Nuk dihet se kur do të përfundojë ky mbikalim, por jam i sigurtë, "së shpejti".

45 Komente

Sic thote dhe kryeministri: Nuk behen te gjitha per kater vjet. 1,5 metra shkalle jane per mandatin e dyte.

edhe po te bitisen, prape njerezit do kalojne rrugen pa perdorur shkallet smiley

Mbase ura ska mbaruar siper (nuk shof rrjeten e instalume) dhe kane lene shkallet pa instaluar qe njerzit mos te hipin e mos te rrezikohen.

Mbase rrjeta e shkallet jane vene, e jane vjedhur. 

Mbase shkallet e para do te behen betoni. Mbase, mbase, mbase.

ose shpjegimi me i thjeshte: e kan mat gabim.

mbase, normalisht duhet te kete nje "pllake" betoni ne toke. 

Prandaj populli yne gjenial e i pervuajtur ka nxjerre perla te tilla gjuhe si: "me shkallu"!

E kane bere qe te mos hipin lopet. Njerezit ja gjeten anen.

Shefi i Modh tha s'kena pare, shkurtime gjithanej. 

Pjese e 300 mije vendeve te punes?

ska faj shefi I madh se shqipot I bejne punet me b*th. Kudo. Dhe Ketu ne USA merr t'besh ndonje Pune me shqipo koktrashe contractors shtrembet ti bejne gjerat. Shefi Po mundohet Ti bej njerez Po Pune e veshtire mer jahu.

No Albanians allowed. Shembull i fresket : Shpija kishte nji si verande (porch) nga mrapa dhe desha me e mbyll me e bo dhome . Me rekomandim vje nji shqiptar nga Kruja ( jo sternip i Skender Agait ). I qis edhe i gote raki ( qe m'u thafte dora) dhe mbasi e shef dhe bo matjet me jep cmimin : 3,500 $ vetem hak pune . Thashe me vete : A je m'terezi' a te vrasin carapt ? Desha me i thone , a e qit dot ate rakine qe te dhashe nga barku ? Ik mer delenxhi, s'ke faj ti, fajin e kom vete qe do merrem me ju ! Si perfundim erdhi e boni amerikoni per $1,400 ... I mori pak si nja dy muj po ne nuk e kishim me axhele ' ... Qysh at'here them gjithmone : Te majt ajo e Qemolit se menia vet i ka lone bashke atdhetaret !

Desha me i thone , a e qit dot ate rakine qe te dhashe nga barku ?

Sheef sheef si i dridhet dora emigranteve per nje pike raki smiley Dhe pastaj ka faj shkabaktu-ja qe shan pjatalaresit qe po i nxijne faqen ketej ketij poplli. Po shishen t'ja kishe dhene mer, dhe te jesh i sigurt qe pas shishes ta kishte per ta bo jo me 1,400 por me 400 fare, LOL (tm llastica).

puntoret shqiptar i kan me te shtrenjta se te tjeret cmimet. mbase dhe dyfishi. 

Keto qe jane keshtu me mashtrime apo me shkel e shko hajde se edhe rregullohen, po kur marrin njerez ne qafe c'tu besh. Ata trapat vrane Anita Bitrin me vajze e nene, me keto lloj punesh.

Calon ura calon dhe sitemi i te gjitha 'veprave'publike ne kto 25 pranvera qe ka len pas partite politike histori e vjeter. Po me uren c'paten pse ja kane heq kemben ?

Ja pra, qe "Pune ka, po mungojne expertet ." 

Expert ka , ka pas , dhe do te kete , por jane hije te politikes. Sa t ket politike ne plan t pare ashtu urash shtrembaluqe do te kemi !

Punet e mira behen avash avash

o Blendo, kushedi sa vjet ke qe s'ke shkel ne Shqipri. 

Eshte foto e montume!

E manipuluar, me kend te keq me qellim.

e ka prish naj imigrant deshtak i kthyer per pushime

Fillove te kruhesh vete ti me duket smiley

edhe shkalles se drunit i mungo koma e pare smiley duhet me vone nji stol te vogel me hyp te shkalla drunit

Kjo foto eshte marre rusi.

e kane bere kastile qe te nxjerrin foton ne fb

E ka bere rilindja kastile mos ta hane me sy.

e ku eshte problemi ketu?

qorrave prape keshtu do i duket sa do mire qe ta besh

Shume shpejt do e zevendesojne me shkallet levizese.

Pune ; Made in Albania  smiley

Pune jashtzakonisht e bitisur. Manhatan,LA, San Fran, Cleveland and Seatle u zgjuan sot me imazhet e bilefishkurit qe do ta boj Ameriken sa bolet e veta. iBoston, where are you ? http://img.huffingtonpost.com/asset/scal...

Departamenti i parqeve te Nju Jorkut e hoqi kete statujen se "ishte pa leje". Njoftimi zyrtar thoshte

NYC Parks stands firmly against any unpermitted erection in city parks, no matter how small

smiley Ca humori qe kane kriminelat, ja q...jeten.

Çudi si s'ja paskan vjedh hekurat deri tani!?

Po tallen te gjithe neper rrjete sociale me keto mrekulli te rilindjes 

Likja Minister i Brendshem .... e cdo me shume ky milet smiley

Shume domethenese! Shpresoj qe kjo ure te mbetet keshtu per tere jeten, sepse personifikon me se miri shqiptarin dhe punet e tija te lena perhere pergjysem. Ndaj dhe duhet te quhet "Ura e shqiptarit"!

ca u bo me ate rreformen milano-parigi-london-nev jork overnajt ekspress te drejtsise me?

smiley se na kujtove trenin orient ekspres

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).