Gazeta "Independent" ka një artikull pozitiv mbi kuzhinën shqiptare, më saktë mbi një lëvizje kulinare të disa shefave të rinj, me diploma gatimi nga shkolla perendimore dhe me përvoja të huaja, të cilët po u kthehen elementëve tradicionalë për të krijuar gatime moderne me një thelb që të kujton gatimet e gjysheve dhe shijet e fëmijërisë. Jufkat e thara në diell, bukë misri me vaj e djathë, petulla me mjaltë, bruschcetta me çaj dhe djathë të bardhë janë vetëm pjatat e para në restorante që ofrojnë ushqime shqiptare në standard gourmet. Mullixhiu në Tiranë, Mrizi i Zanave në fishtë, Rapsodia në Lezhë, Tradita në Shkodër dhe Etnik përmenden, bashkë me Thethin dhe gatimet tradicionale të ofruara atje.

Autorja Elisabeth Gowing duket se ka mbetur e kënaqur me çfarë ka shijuar, dhe çmimet, që ajo nënvizon se duke qënë relativisht e varfër, çmimet duken të lira parë me standardin britanik. Ndikimi i këtyre restoranteve nuk është vetëm mbi turizimin, ku rrit ofertën dhe josh njerëzit që udhëtojnë për përvoja kulinare, por edhe direkt mbi ekonominë e vendit. Shumë nga restorantet në fjalë kanë bërë marrëveshje me fermerë lokalë për të patur furnizimin e vazhdueshëm me produkte cilësore të zonës, bulmet dhe mish.

Ne foto Bledar Kola, restorant "Mullixhiu" / INDEPENDENT.

120 Komente

Ne mbajme syte per ndonje wave / movement ne film a art, paska ndodhur ne kulinari. Te vjen nga s'e pret.

Megjithate sh mire, ku ma gjen dhe kaq. Te shohim ku po drejtohet. Plus, a ka te ngjajshme neper bote...

Mrizi dhe Mullixhiu jane nje. Gatujne mire. 

Gatimet ndoshta jane te shumellojshme por sherbimi eshte berrnut...... nuk ka pike kulture apo tradite sherbimi.

Hehehe, shume bukur! 

Ky burri ne foto nderkohe me kujton ate "No soup for you!! "

smiley

Jane disa prej tyre qe jane trainuar tek Noma e Rexhepit dhe pastaj kane arritur ne pozicione te admirueshme. Ambasadoret me te mire qe kemi. 

s'ben ai te njejtat receta. koncepti vetem eshte ndodhta i njejte. 

ajo qe e ben guzhinen tone te mire eshte TRADITA. ne kemi guzhine familjare (si kinezet). une s'kam ngrene akoma aq mire sa gjellet qe me bente nena ne shtepi. dhe kam provuar restorante dhe guzhina te ndryshme.

plus guzhinen tone e bejne te mire prodhimet e vendit. vitet e para te demokracise guzhina ishte peribret se importoheshin ushqimet, tokat shqiptare ishin djerre. tani qe filluan ti prodhojme vete perimet dhe frutat, guzhines tone i doli direkt nami ne bote.

fritet me te mire i kam ngren ne shqiperi, thoshte nje belg. dhe belgjika eshte vendi i friteve. jane te mira te ne, jo prej specializimit jashte te guzhinjierit, por se patatet tona jane me te mira se ato belge. 

guzhina eshte e thjeshte ne fakt, kur prodhimet qe e perbejne kane shije.

ne bote i mbushin me salce pjatat, qe tu japin shije. cache-misère e quan salcen nje guzhinjier i huaj i njohur.

perzierje e guzhines greke turke arape por me shume krype e kolesterol qe e bojne miletin me damblla per shkak te tensionit te larte te gjakut.

po flet per guzhinen e plakes tate keshtu ?

mire mu qe s'me ben besim ti fyçka, po as artikullin lart te nje gazete serioze ?

Ajo qe quan ti kuzhine shqiptare .genjen pa pike turpi kur thua se I ke provuar te gjitha llojet e kuzhinave,se po te keshe qene ne ndonje restorant grek apo te lindjes se mesme do shikoje ngjashmerine pothuaj identike  menyren e te gatuarit .

ai kuzhinieri prej lezhes e ka fermen mbas restorantit, jo per sport, po prej shijes qe kane prodhimet tona. (po ti lexosh intervistat qe jep) e ka kuptu qe shija e prodhimit eshte kryesorja ne kuzhine, jo shkenca. shkencen me te madhe e ben natyra vete (toka). ja kalon njeriut ne kete pike.

 

"bruschcetta me çaj"

-edhe mua sa here ha ne Albanie: bruschetta, apo briosh shoqeruar me kapucino me bustine.smiley, gatimet e gjyshes me kujtohen..smiley

 

meqe ra llafi; sapo erdha nga Tragjasi ku kaluam nje drekosje me karakter ! -ne nje restorant te vogel jo larg lumit Izvor kaluam nje dreke tradicionale me ushqime bio, te baces.. paterxhane e speca te mbushura me djath dhie.. byrek me lakra te egra, arapash me melci, salltra te ndryshme, domate,  ullinj etj.. kuptohet, edhe mish keci i pjekur ne hell.. dhe ne fund ca tëmbëlcire.smiley asude me gjalpe, mjalt dhe arra.... ja, keto me kujtone gjyshen mua.. po edhe hallat, tezet, tetot, dajeshat dhe gjithe fisin tim pellazg !.smiley

M'vjen shume mire qe ja paske kaluar mire, po para se te shkruash, bej nje disclaimer, uluni bre shoke para se te me lexoni se c'do shkruaj, se desh na ra damllaja... ai byreku me lakra te egra sidomos....

po  meqe ishte tema e tille thashe te beja nje reportazh live nga terreni..smiley - e di, do thoni ushqim i mire tradicional  po me shume kalori.. po prandaj ka bere perendia edhe plazhin ketu afer. i fut 500 metra me pash ne det, vajtje-ardhje, voila,  u dogjen dhe kalorite teperta. bile te merr prape uria..smiley

Belulo, do ishte me interes, te beje nje liste çmimesh te produkteve bujqesore te pazarit, sa jane, si dhe nje liste tjeter me produktet e lokaleve, sa kushtojne. Per te na orientuar se sa jane ne Vlore çmimet. 

ça te orientoj une ty me cmime e produkte o Pjero, ti kur vjen fjala per kuzhinen ne Albanie, i ke vizionet te qarta. ca do qe te ndodh, ti funksionon si busulla ku  shigjeta tregon vetem te N-ja.. po busulla jote tregon vetem te Q-ja, dmth iken drejt erës se Qofteve .smiley   dhe qofte buxhet, dmth ato me 20 leke copa. 5 qofte =100 leke ! e shtyme dhe nje vaft..smiley

vec euros, ktheji pak dhe ne dollare kanadeze te lutem qe te bejme sa me mire analizen mikroekonomike

Me 20 lek qoftja Belulo, veç ne gjeç ne noi fshat te humbur te Vlores, se ne qytet e nga Ujti i Ftohte, i ke me 30-40-50 lek qoftja. 

Restorantet bejne te reklamojne edhe sasine e kalorive ne gjellet e tyre .ai arapashi me melci qe u permend me lart ndersa I shijshem qe te leshon goja leng nga 5000 km larg I ka roughly 3000 calories ndersa nje njeriu te zakonshem pa aktivitet fizik te theksuar I duhen vetem 1500 calories ne dite per te mos hypur ne peshe .

me te trashe nga ju atje, nuk ka njerez ne bote. dhe hani macdo te tere, qe s'besoj se ka me shume se 100 kalori. 

i shkum 20 000 me vapor italianit njeheresh, dhe nuk gjeten nje me dhjame apo me semundje. u habiten doktoret. 

Ti ke dhene prova mencurie te rralle per ate pune .ishin shqiptaret e aterheshem qe hanin lakra e mish nje here ne jave e merreshin me Pune fizike apo iknin ne kembe apo me biciklete .jo keta te sotmit qe jane thase dhjami me dy kembe .

Per kete punen e kalorive shkenca ka ecur nje cike perpara dhe nxjerr se metabolizmi eshte individual, cfare te shendosh ty, nuk me shendosh mua etj; po ashtu ka dale si perfundim se gjalpi eshte me i shendetshem se vaji vegjetal. Duhet te lexosh nje cike me shume. Megjithate une te jap te drejte kur thua qe kuzhina ballkanike (shqiptare-greke-turke) eshte "e rende". Ne bote kjo kuzhine nuk ka per te arritur kurre nivelin e kuzhines franceze dhe italiane qe preferohet kudo, madje jane edhe nen mbrojtjen e Unesco-s. Ne na pelqen dieta jone tradicionale se jemi rritur me ate.

Kuzhina franceze me duket shume e mbivleresuar te them te drejten, ndonese produktet jane te nje cilesie shume te mire.

Ndersa per kuzhinen italiane, njohja globale i ka ardhur dhe prej Hollywoodi-t: kontrasti i bukur i djaloshareve te dhjamosur mafioze qe mblidhen rreth e rrotull tryezes ne shtepine e ngrohte te nenes. smiley Ne thelb eshte ushqimi i te varferve, jo me kot bazohet rendshem ne brumra (sot rralle here jane keto brumra te plote).

njohja e kuzhines italjane nepermjet hollivudit mbase vlen me shume per Ameriken, por Evropa nordike e njohu kuzhinen italjane kryesisht nepermjet turizmit ne Itali.. qe nga vitet 60-te Italine e vizitojne miljona turiste gjermane, angleze, hollandeze suedeze etj gjate gjithe vitit..
ne fakt kuzhina italjane bazohet ne jugun e Italise, Sicili, Kalabri etj, pra pjesa me mediterrane e saj. kjo sepse pemet , perimet dhe barishtet qe rriten ne kete zone jane unike dhe shijet e prodhimeve te tyre jane te vecanta.. p.sh ulliri, domatja, hudhra, rigoni, majdanozi, etj si keto erëzat, rriten vetem ne vendet mediterrane.. mirepo keto produkte jane baza e salcave qe i japin shije te vecante gatimit plus faktit qe jane bime te shendetshme, madje kurative..
tashi keto ushqime i kemi edhe ne Shqiperi, por famen e morri Italia nepermjet filmave..smiley

dhe te thote halldupi me siguri te plote, "ne (shqiptaret dmth) kemi kuzhine turke", nderkoh qe turqit per vete kane kuzhine arabe.smiley...
po si more vulehumbur paskerkemi kuzhine turke ne (ok, nuk them: p sh qebabi apo ndonje top me hallve aa.smiley etj, nga turqit na kane mbetur), por hudhra, qepa, domatja, vreshtat, ulliri, rigoni etj etj, jane histori e lashte ne keto troje qe jane perdorur gjeresisht nga greket, romaket, iliret... po ne Kanine more shallvaregjere ka ullinj qe datojne qe nga dasma e Skenderbeut..smiley Skenderbeu vet kishte trasheguar mijera rrenj ullinj nga i jati i cili me sira i kishte trasheguar nga gjyshrit e vet.. dhe kjo vlen per te gjithe familjet arberore te kohes.. tashi si: turqit i mesuan shqiptareve si behet vaji ullirit kshu ?? - po ik o fshini bythen me ndonje gjethe fiku (te eger) andej..

Belul, Ingerborg, 

Jemi dakord per produktet e mira, perimet, barishtet e me radhe qe ofron ajo toke e begate; te gjitha vendet mesdhetare xhanem. Cdo vleresim eshte pastaj subjektiv dhe secili ka kriteret e veta ne pelqimin e ushqimit. Per mua personalisht, kriteri i pare eshte sa i shendetshem eshte apo jo ushqimi, pastaj vjen shija e mire. Ne kuzhinen italiane humben disi balancat karbohidrate-mish-zarzavate dhe nga çfare kam shijuar deri me tani, dominojne brumrat. Thene keto jo per t'i vene vizen kuzhines italiane ( larg qofte), por qe me ngjan disi e mbivleresuar, e tejromantizuar. Siç permend ti belul, te njejtat ushqime i kemi dhe ne ne Shqiperi, ndonese nuk e kemi famen (as brenda vendin, jo me jashte). 

 

Zhardine: Pizza dhe Pasta jane simbole te dietes se italianeve te varfer, po eshte e vertete po prape Italia ka shume per te ofruar. Edhe veriu i Italise ka gatime te larmishme: sallameria eshte shume e pasur, djathrat, vererat, menyrat e ndryshme te gatimit te derrit te eger, risotot e shumellojshem etj. Bashkoji ketu edhe Italine e jugut dhe del nje kuzhine shume e pasur. 

Beluli: Gojet e liga thone se turqit moren shume nga bizantinet greke, sidomos gatimet me hudher, gjethe rrushi, gjize e keshtu me rradhe.smiley

Kuzhina franceze eshte e sofistikuar por e shtrenjte .nje pjate me nje fancy name qe ishte krah fazani njehere qe vajta $65 .duke shtuar kete ate ,sales tax +bakshishi i kamarierit vajti fatura pothuaj $200 .rruges me desh te ndaloja tek KFC te bleja nje kuti me kembe e bythe pule per $10.99 se me mori uria pa u kthyer ende ne shtepi .

Kam degjuar qe Ish Presidenti Francez konsumonte 12 000 euro ne dite per te ngrene(Nuk e imagjinoj dot se cfare mund te haje nje person kaq shume, ai ka qen dhe i dobet)! Nuk e di sesa e verete eshte por, duke ecur me shprehjen ku ka ze s'eshte pa gje te pakten nja 10 000 euro duhet me qen besoj! smiley

Ndoshta kermij te rritur ne ishullin Galapagos te sjelle me avion special te shoqeruar me vete te kohes se Louis te XIVte .smiley

Futi ene nje sex pas arapashit dhe je ne regull me kalorite e teperta. Dmth i ke hequr ato te tepertat. lol

Nuk ka faj Pjeri qe te flet me embelsi. smiley

He pra, edhe une cuditem, se an i urren ata pertej oqeanit. Plus per femrat i shikon si inferiore. Une pastaj nuk plotesoj asnje kriter qe ka zoteria. Keshtu qe nuk e di ku e ka burimin embelsia. 

Para besoj duhet ta kete burimin embelsia smiley

Thua te kete dy kritere per para dhe pas? Ja te shofim. 

Te lutem vetem detaje mos na jep mbas provimit. smiley

per ju qe analizoni arapashin, dhe beni sikur çoç dini medemek: baza e arapashit eshte mielli i misrit qe eshte nje nga produktet  ushqimore me te shendetshme. 

dhe mos na ofendoni arapashin, ju lutemi shume, se ne fshatin tënë nuk e bejne thjesht me melçi, por edhe me te perbrendshme te tjera, pak leng nga mishi i pjekur, pak gjalp si dhe ca djath te shkermoqur persiper..smiley

po nuk haet ai i shkrete pa njw cope zorre te grire smiley

Kur nje sandwich me 2-3 feta sallam e ca turshi i ka 200-300 kalori merre me mend arapashi qe ka gatuar xhixhia me dashuri te madhe duke i hedhur gjalpe taze nga dybeku ,leng mishi e tj.i shijshem eshte te lepish gishtat por 30 min vrap djeg robi vetem 150-200 kalorie .pas nje arapashi duhet te biesh me vrap nga Vlora ne Himare smiley

Nejse, me siguri qe nese shkon ne restorant me synim te porositesh arapash, mund te ta bejne me vaj ulliri ose pa vaj ne vend te gjalpit. S'kane pse mos ta bejne sipas preferences. 

Une per vete e bej ne dimer dhe i hedh pak mish shpendi (ose pa mish) , domate te thata te grira, ullinj te grire, hudher te renuar. Ta ngroh zemren ne vend. 

Arapashi, eshte tradite e Laberise, per te mos thene e Vlores. 

Nga I gjeni keto tema per kohe dreke se kuptoj! Uleni pak larmine e ushqimeve tona neper komente se ngelem duke u pertypur smiley

Ketlina, per ty eshte dreke, por per mua eshte darke smiley une sapo jam ulur ne divan, me nje pjate me copa bifteku te holla dhe ca copa mish pule tailandez, duke e shoqeruar me nje gote vere jo shum te vjeter smiley 

Tani ora tek neve eshte 8 pa 10 . 

Nuk ta kam merakun per te ngrene, as per ta tretur meqe nuk po pi uthull vere te vjeter!  vetem mos I bej llogari sa po ha smiley

Jo-jo e dashur, thjesht te tregova se ketu eshte darke smiley

shyqyr, se kishim ngelur te tava e dheut smiley

Une po te isha qeveritar, Pemaa, do i detyroja me ligj restorantet, qe taven e dheut (melçite me gjize) ta kishin ne meny, per turistet, emigrantet dhe femijet e emigranteve me shume, te cilet nuk para e njohin. 

Ti je diktator i fshehur. Na hiqesh dhe si demokrat e disident!

nuk e kisha aty (respekte gjithsesi per taven). ideja ishte qe kushdo qe vinte ne shqiperi reklamohej vetem me taven e dheut si autentike shqiptare. por sic po e shohim dhe nga keta kuzhinieret e rinj, ka shume gjera tradicionale qe mund ti ofrohet nje te huaji qe nuk jane ne vendet e tjera. baza me te vertete eshte e njejte me shume kuzhina fqinje, por jane detajet qe dallojne njeren nga tjetra. psh, te gjithe ketej nga mesdheu kemi byrek (apo derivate smiley), por te gjithe e bejne sipas menyres lokale. njejte per rakine apo petullat bie fjala. 

duam pica dhe rizoto qe te dukemi si perendimoresmiley     ah dhe trilecesmiley

kjo tregon qe soji i albave  po rrallohet ne shqiperi.   restorantet,si duket , po e kuptojne qe periudha e zezakerise ushqimore po perendon.

 

cfare kupton me zezakeri ushqimore? se ne pergjithesi guzhina e zezakeve eshte e shijshme dhe autentike.  

Bobobo trilece ku eshte ai peshku i trileceve! smiley

Duke ngrene luleshtrydhe me fernet.

eshte metafore qe besoj qe eshte lehtesisht e kuptueshme nga ato qe shkruajta me lart

e xhanem ashtu eshte, keshtu behen metaforat. ne pergjithesi greket kur flasin per shqiptaret thone, "m'fal per shprehjen po mos e bej si shqiptaret tani". e them kete, meqe nikun e ke shqiptar i vjeter, qe te le pershtypjen e jo-racistit. apo lexon shekullin shume, edhe te ka indoktrinuar kocoja. 

ai duhet te perdorte shprehjen majmuneri. se majmuni imiton njeriun. ne shqiptaret e shqiperise dhe juve te ameriqise imitoni boten, qe iu duket me e mira kudo.

vetem robt e zgjuar, ku futen keta kuzhinieret qe flet ai artikulli (se guzhina do zgjuarsi, sapo mu pergjigj njoni qe i çova kete lidhjen e atikullit, duke i thene qe mu duken rob te zgjut keta guzhinjeret)  dhe qe kane qene dhe specialistet tane me te mire ne perendim, po i kthehen TRADICIONALES.

shumica atje preferojne pica dhe fruits de mer. ça bejne italianet, ate quajne klas. ça hajne breshkaxhit, ate duan te hane dhe ata.

ne shijojme, nuk imitojme. marim me te miren dhe pershtatemi. nuk me ka rene rasti te takoj amerikan qe mburren se cfare hane. Thjesht hane dhe provojne e japin pershtypje. nuk besoj se kane mani imitimi. 

majmuneria eshte politikisht korrekt. 

ka guzhine afro-karaibe, afro-cubaneze, afro-americane, e etiopise, haitit, marokut e me rradhe, qe eshte e mrekullueshme, unike. 

e lidha me postin e atij (qe ty tu duk racist) dhe artikullin ne fjale. ti ha çfare te duash pastaj, puna jote.

Zezaket ne fakt vdesin per buke misri e fasule,se bashku me pulat e bamjet e skuqura i quajne  soul food, por shqipos tone i ka zene truri dhjame nga sufllaqet.smiley

Nuk eshte vetem zezaket. Eshte ushqim i Jugut me teper, nga c'kam vene re une. O ka ushqime per tu dhjamosur jugu o s'ka gje. Vetem te shikosh recetat e Paula Dean dhjamosesh, lere pastaj po t'i provosh smiley

restorantet dhe kafet qe s'gatujne mire s'kane me kliente ne fakt. mbyllen. (e mbylli njoni qe kish shku nga franca kafen qe kish hap, aq te keqe e bente me thane, sa rrinin vetem shoket e tij tek ajo kafe, sa per muhabet)

dhe shumica atje jane si alba, qe nuk e duan shqiperine e mbajne per vend koti. ate bile thote ai Kola i artikullit, "duhet te jesh jashte qe ta duash shqiperine".

alba (apo ndonje tjeter si ajo) nuk e do as duke qene jashte saj, imagjino mjerimin shpirteror te saj.

Pasioni i fundit jane vezet e blera direkt tek fshatari amerikan. Ne vend te dyte, domate, kastraveca, kungulleshka dhe qepe, gjithashtu lokale. Vijojne kerkimet per gjetjen e qumeshtit, mundesisht i paperpunuar dhe po aq i paligjshem, qe ben kosin me te mire. Frekuentimin e restoranteve (me perjashtim te nje sushi, gjithnje e me rralle edhe ky) kam filluar ta konsideroj si atentat qe i behet stomakut tim delikat.

smiley e paske zbuluar tregun e fshatareve lokal. Une gjuja per veze rose a pate.

Disa, jo nje. smiley Plus nje zonje ku blihet direkt nga dega. Veze rose dhe thelleze, ncuq akoma.

Albanian saying for hospitality, “bread, salt and our hearts”.

Reklame fantastike dhe s'ka ku shkon me bukur nga "Independent".

Doren ne zemer,une nuk e kapa drejtperdrejt lidhjen ne mes te restoranit "Noma" dhe kuzhines shqiptare,duke mos logaritur ketu prejardhjen e pronarit.Restorani "Noma" eshte me teper nje galeri e arteve me nje filosofi  dhe qasje te posaçme ndaj  ushqimit,ku  shkohet pasi te kesh ngrene mire ne shtepi.Aty shkohet per te eksperimentuar me shijen,thjesht per te kerkuar gjera qe nuk i ke shijuar me pare.Tash ,çdo gje ne kete bote ka publikun perkates,mirpo ca levore te drurit,alga apo milingona qe sherbehen ne Noma,kurre nuk mund te zevendesojne kecin ne hell .

Duke i lene yjet e Michelinit ne njeren ane,ata qe nuk e kane shijuar sarmen apo taven e kasapit,ata nuk e dine se çfare eshte ushqimi smiley

lidhja eshte vetem fakti qe kuzhinieri eshte shqiptar. s'ka  tjeter lidhje se ai nuk propozon kuzhine shqiptare. (plus kritika tende eshte mese e drejte ne lidhje me kete lloj kuzhine konceptuale. te noma ha kerpudha dhe levozhge peme si qukapik. ai tallet me keta intelektualet me siguri, ben pare tjetri, ose eshte koqe kush po e di, gjys shqiptari eshte pastaj)

po keta gazetaret po te ishin te qarte ne koke, nuk do te vazhdonin me ne kete zanat, por tjeter gje me te rendesishme. do qene shkrimtare dmth.

ps: ku e ke ate yllin Januzaj ?

Pjero, te rubrika "posto" ke mundesine t'a hedhesh vete,ose me sakte ta sugjerosh,pasi hedhja behet nen vezhgimin e rrepte te adminave. smiley

E di i nderuar , e di, por s'para mi nxjerrin artikujt qe postoj. Ndersa ketu me link, iu jap mundesine edhe te tjerve ta lexojne smiley

Une them se nuk ka kuzhine greke, sepse ajo në esence eshte turke. Keshtu qe meqe as ajo greke nuk ekziston, të flasesh për kuzhine shqiptare eshte cik e ekzagjeruar. Po hajt po themi se ekziston. Dhe e zeme se ka rreth 100 kuzhina në bote. Ajo e jona thom une rri andej nga vendi 65-70. Dhe me hater biles

ai qe te merr ty per baze, duhet te jetoje vetem nje jave maksimumi (se as halen s'do ta gjeje dot). po hajt shkruj se ke te drejten e fjales ne ti ne demokraci.

po mos kujto se te degjo njeri.

sa per kujtese, ajo e artikullit i qun influenca OTOMANE, jo turke. se kur u kriju turqia, nuk ishte me influente ne asgjo, jo me ne kuzhine. per te mos shtu pastaj qe otomanet kur erdhen ne ato vise ishin nje grup kalorsish, qe e thernin dashin mbi kale. dhe qe kur erdhen ne ballkan, gjeten qytetrim shume me te vjeter. (mjafton te shohesh qytetet shqiptare te gjithe mbi 2000 vjeçare, dhe renojat akoma me te vjetra) 

dhe banoret e ketyre QYTETEVE, nuk ushqeheshin me bar, qe kur erdhen keta kalorsit t'u kopjonin direkt llojin e gjelles. kishin kohe qe skalisnin gure ne menyre ARTISTIKE, dmth po ashtu benin edhe gatimin. shkojne bashkarisht gjerat.

kur shef nashti dhe rrobat e epokes otomane, kostumet shqiptare, jane me te bukrat (i gjen me muze shyqyr zotit, nuk te quan dot njeri, shpifes apo rrenacak apo fantazist). atehere kur qeme te afte te benin kostume me te bukra, pse mos te benin dhe supen ? eshte me e lehte.

Une me hamendjen time them se kemi. Psh. turqit kur bejne melci, i thone recetes "melci shqiptare" pra eshte dicka qe ne kohet otomane e kane marre si recete nga ushtaret shqiptare. Kjo eshte shqiptare e dokumentuar.

Pastaj them se kemi mishin qull (pule, rose, e shpendet e tjere) qe kur une e gatuaj, e quaj s nje gjelle qe eshte shqiptare se nuk e kam hasur tek vende te tjera qe kam qene. 

Pastaj kemi edhe buken e misrit (nga variacioni i misrit) qe receta e gatimit eshte buke mistri shqiptare. 

Kemi brykeun apo petanikun. Greket bejne spanakopita qe e shisin kudo si greke, po ama ne traditen e byrekut, sacit, e kemi autentike per rajonin. 

Kemi cajin e malit qe eshte shume shqiptar. 

Kemi ate qe quajme palacinka, qe eshte krepe e francezeve. Tani dibranet nuk shkun ne france me e mesu, dhe i bejne me kos. Eshte gatim i krahines. 

Kemi trahanane, jo ate me buke, po tradicionalen. 

Pastaj kemi edhe buken e misrit (nga variacioni i misrit) qe receta e gatimit eshte buke mistri shqiptare. 

Duke patur parasysh qe misri ka kaluar ne vende te tjera perpara se te vinte tek ne, nuk mendoj se vetem ne bejme buke misri. Edhe ne Amerike ke buke misri, packa se e bejne te embel.

Kemi brykeun apo petanikun. Greket bejne spanakopita qe e shisin kudo si greke, po ama ne traditen e byrekut, sacit, e kemi autentike per rajonin. 

Ndoshta. Ndoshta jo. Arabet. Kerko ne google per burek.

Kemi cajin e malit qe eshte shume shqiptar. 

E kane dhe Greket.

Kemi ate qe quajme palacinka, qe eshte krepe e francezeve.

Palacinkat njiheshin shume pak perpara 1990-es. Vete emri s'eshte shqiptar.

Kemi trahanane

Ndoshta. Ose jo.

Kjo eshte nje cike, veza apo pula. sic eshte edhe kush shpiku picen. Sot disa nga keto gjelle qe jane bere te njohura nga krahina te vecanta eshte sepse PR i tyre ka funksionuar me mire. Sic eshte kosi grek, psh. Sa here degjoj reklame kosi grek, me kujtohet kosi i llogarase. smiley 

Duke germuar per origjine te perberesve, dihet sa nga vjen shporta baze e tyre. Flas per ato ingridiente qe kuzhina te vecanta i kane pershtatur me te tjere sipas gatimeve krahinore. Se pastaj do dalim ke pytja sa shqiptare jemi ne ADN. 

Te gjithe gjellerat qe te permenda me shekuj kane marre dicka nga identiteti shqiptar i menyres se gatimit. 

Po se s'je dakort, nuk ka problem. Kur kam bere byrek me spinaq ne shpi, psh, greket me kane thene ju e beni ndryshe nga ne. Ne e bejme me me shume filling. 

Kur vjen fjala per kete punen e kuzhines greke ke te drejte.Meqe e njeh ca Pekinin,ka nje restorant grek ne veri te asaj zones se bareve,Sanlitun,te quajtur "Athina".Te gjitha ushqimet "greke" i gjeje aty,japrak,byrek,xaxiqi (qe turqit i thone cacik),bakllava.Kur vjen fjala per renditjen e kuzhines shqiptare,aty ia fut si kau peles pastaj.Mund te thuash qe per ty, qe pelqen kuzhinen e shpifur aziatike,ajo shqiptare renditet ne ate vend.Ah mor mik,ne duhet te nderrojme vendet,me ler mua te shkoj ne France (ne ndonje qytet te vogel te pandyre nga arabet nese ka mbetur) dhe hajde ti ne Kine.

Ketu ama jane pikerisht restorantet aziatike qe frekuentohen me shpesh. Nese ta mban xhepi pastaj te frekuentosh restorante 4 yje+, sigurisht qe Franca ka plot per te ofruar ne kuadrin e kuzhines franceze.

Per t'iu rikthyer restoranteve aziatike, jane hapur fare shume keto  vitet e fundit: japoneze, vietnameze, thai. Ndonese kinezet kane imazh jo fort te mire; kjo per shkak te cilesise se dobet. Ama kur zbulon nje restorant serioz dhe familjar, nuk i shkeputesh. smiley Mund te thuash qe eshte çeshtje trendi, motivimi vanitoz per te mbajtur linjat, po jo, njerezit ketyre aneve kane kaq kohe te mesuar me ushqime me vlera ushqimore te dobeta, te gatshme e  te shpejta. Gjithashtu, ne nje kohe qe eshte rritur niveli i obezitetit,  diabetit,i   intolerancave  ushqimore, semundjeve kardiovaskulare,etj.,  kerkohet gjithnje e me shume te hahet shendetshem. Kuzhina aziatike, perfshire ajo e KInes, ofron me se miri varietetin e nevojshem per nje vakt te shendetshem. 

Tashi, meqe permend arabet,  gabim je. Shyqyr qe jane dendur gjithandej, edhe ne qytete te vogla. smiley Perndryshe do te ishte shume e merzitshme eksperienca kulinare jashte shtepise. smiley

Pavarsisht se mund te nxjerrim shefa te klasit te pare ( qe duhet thone nuk osht nai merite e modhe), per sa i tako guzhines, me keqardhje po vetem me i bo qejfin vetes. Se pjata e veteme qe mund te mburremi se e kemi tonen eshte Tava me Kos. Te tjerat jane variacione te gjelleve qe ose i kemi te kopjume ose nuk ia vle me i permend ( Mish me bamje anyone ) ... 

Kur nje popull  ka ne tryezen e tij  me shekuj nje produkt  te vetem ''taven me kos ',' sukses e pertej suksesit, sukses enorm, do te njihet nese dhe nje kuzhinjer i vetem  i saj njohet sado pak nga bota .

Kush njifet sadopak nga bota mer i nderuar ? Keta qe na " krefin bishtin " neper gazeta te huja, shkojne hajn nga i pjate supe qyl ... dhe ne URRAAAA kemi arrit sukses. A e ke idene sa sjell Lana nga keto shefat tone a jo? Pyt bota per Bledar Kolen ? Me qe ra fjala mos osht ai futbollisti lezhjon i Partizonit qe lujti ne Greqi kur u hapen rruget ? S'ma merr menia po emri osht isoj.  P.S. Ato vitet e para kur ika, nejta ne Austri nja 1 muj ke nji fis i nones long ster longu, po qe kishte lind e rrit ne Innsbruck. Ishte editor i faqes turistike te gazetes Die Presse te Vienes. Sa here qe dolem neper qytet, na terhiqnin nga xhaketa per t'u fut ke restoranti ose Gasthausi i atij qe na shifte. As qe mendohej me e fut doren ne xhep tjetri. Nji fjale te mire ne gazete ishte gjithe shperblimi. Kshu dhe puna e ktyne qe shkrujn per Kulinarine Shqiptare qe paska arrit suksese e pertej sukseseve. 

kur shkujn n'gazete per nje "vend morracak" si shqipria, eshte arritje se ndryshe nuk do te shkrunin. mire ajo qe ha pjaten qyl po ai (shefi saj) qe boton artikullin pse duhet ta beje ?

po shkon Bleri per pushime atje, imagjino fama. as dy ore, nuk te rrinin perpara tipa te tille, sa thonin dy llafe me ndonje tribune dhe iknin direkt.

te gjithe turistet çuditen, fillojne dhe vejne zemra te kuqe, sa mberrijnene shqiperi. e çuditshme thone. nuk i vejne zemra te tilla neper komentet qe kane vetem disa ore me pare per maqedonin, greqine, apo kroacine vende shume me klas (me standard te larte) per turistet se ai joni.

çudi heeee ?

Ja pra qe shkaba ka shume te drejte kur thote qe korrupsioni nuk eshte vetem ne Shqiperi smiley

Mire qoftet qe i kishim degjuar, po qenka edhe PILAVI...

do pare ne kane dhe shprehjen: si pas pilafit.

Dajo eshte fjale turke stalker.jo vetem qoftet por edhe dajon kemi kopjuar nga turqit.

ka nje ringjallje te restoranteve me shume, jane shtuar klientet e tyre, mireqenia e nje pjese te caktuar, pasi ne pergjithsi nuk i kemi tradite shkuarjet ne to.

shkuarja ne to tregon dhe nje fare statusi, perfshire dhe faktin qe ne shqiperi nuk ka forma te tjera shpenzimi te parase dhe argetimi per borgjezine e vogel te re.

Mos harroni kulacin ashtu te ngrohte me pak djathe kackavall. smiley Duhet gjetur nje nuse shqiptare qe te dije te gatuaje keto tradicionalet smiley 

Megjithse jo gjelle e mirefillte, po duke perifrazuar ... edhe buke edhe gjelle, ushtri, politike, sport a ca te dush;  mos harroni pordh me rigon ... alla Albaneze. smiley

Ne kete kuader, do jepja gjysmen e mbreterise per gjellet e time meje. 

Kush ka problem me harapashin, te shkoj te mbytet ne nje tas qulli!

Ej, O Tiku,

ka ardh nje pederast hollivudi ngambrapa dyfelor ne Sarande...ka ardh me jaht y none ca jahti... 

"Po ca mutin deshe qe erdhe?

-Desha pak arapash se te perbresme kemi!!

Nenat dhe gjyshet shqiptare shquhen per te ta cuar kolesterolin ne stratosfere. Gatimet qe bejne jane shuume te shijshme, per kete arsye s'i reziston dot pasi te jane imponuar 2 here ta konsumosh piten me djathe, vezen e gatuar me gjalp, byrekun me qumesht, petullat me mjalte, te shoqeruar me shqetesimin serioz "haje t'keqen nena se ke nevoje, je shume e paket nga trupi" apo prekjet ne seder "me vjen shume keq per ty, kujton se dukesh bukur?", "je bere si fmi auschwitzi", nderkohe qe ti objektivisht ke nje peshe më se normale, madje je ne perpjekje te perhershme per t'i ulur edhe 1-2 kg te tjera.

Nice hotel. Looks good.  Do ta kem parasysh next time I go there. Thanks for sharing. Sharing is caring. 

Pilaf Makaronash a bejne me ne kapitalizem? Edhe ca eshte greke apo turke? Se Italiane e di qe nuk eshte..

ngrenia ne restorante, si status mireqenieje ne Shq., perkundrejt praktikimit ne mase ne Azi, pervecse tradites, lidhet ne shkalle te madhe me nje fakt edhe më interesant: ate te individualizmit, dhe comunism-it ( commun = i perbashket, se mos trembet njeri).

Dhe pse sot restorants & fast foods jane forma masive e akomodimit te ngrenies ne perendim, kjo s'ka te beje me komunizmin / komunaren. Perkundrazi, ne perendim, ngrenia jashte edhe ajo bazohet ne kultin dhe fetishin. 

Krejt ndryshe kjo nga c'ndodh ne azine e varfer, ku sic shihet foto pas foto demonstrohet jo thjesht demokratizimi i restorantit (si forme akomodimi e te ngrenurit), por komunarizimi i tij. Restorantet ambulante te azise dhe mencat e dikurshme dhe te sotshme tonat, jane nje konkretizim i komunarizimit te dukurise. Dhe njekohesisht, anti-kulti i dukurise. 

(Ne fakt ta cilesosh "demokratizim", do te thote ta konsiderosh nga pikeveshtrim kulturalist. Sic turistet perendimore ne fotot mesiper, te cilet eksplorojne ngrenien ne restorantet ambulante te motivuar krejt nga stimuj kulturaliste.)

Ti albano ke pas sjelle nje video para ca kohe, se permend meqe s'nuk per ktu,e cila krahasonte nje dukuri te caktuar ne Gjermanine lindore vs. Gjermanise perendimore. Ne fund te fjales, gjithe ideja e videos permblidhej ne egzistencen e dy frymeve te mesiperme.

(Ka mundesi, konkluzioni vlen edhe per dukuri te tjera mbi menyren e jeteses, per te dy sistemet. Ky fakti i restoranteve ambulante, fell into place right away)

paske maru pune me Isenshellin, i qeke fut Mozhese.

 

po  shikoj ne netflix  nje film dokumentar udhetimi ne Kine .ata meluner cdo gje qe merr fryme, fluturon , ecen, noton apo zvarritet e shkojne ne hell.

Te falenderoj Blendo per kete prurje, pasi artikulli ne anglisht, i kish habitur shum belgj. 

Ka plot gatime tradicionale qe mund te promovohen. Fatkeqesia eshte qe ne akoma s'kemi kaluar ne nje periudhe njohje te gatimeve krahinore, qe vende si Greqia te cilat jane marr ne menyre aktive per promovimin e ushqimeve tradicionale e kane bere me kohe. 

Psh deri para ca vitesh pa frike mund te them, qe njerzit se kishin idene, cfare eshte Flija e Kosoves, ose ne Kosove, se dine cfare eshte Lakrori i Korces, apo Hithaniku, apo glikot ( qe para se te thote ndonje jane greke) mund ti them qe minoritaret, si kane patur zakon glikot, por toskeria e "bute" po. Apo shumica s'dine Arapashin, Hasude, Pufkat, Supen me Hithra, Supen me Huthra, Qifqit, Taven e Krapit, Sallaten e Portokalleve, Buken me Qiqra, Qullin, Shapkatin,Mazen, Pacarin me Presh, Palanikun, Peshkun e lumit comlek, Kolen, Trahanikun, Pacarin etj etj Pra ne na duhet njehere te njohim me rrenje e dhemballe tabanin e ushqimeve popullore. Ne cdo krahine ka pjata dhe gatime unike qe shpesh as i dime, as i njohim. 

Kjo puna e influencave eshte thjeshte kompleks i te "voglit". Dhe eshte qesharake, te mendosh se paska influenca nga kuzhina "greke", "turke" e "sllave" e jo vice versa. Sikur Greqise ti ishte fantaksur nje Enver dhe ne te na mbante mire Perendimi me pekule, sot do thoshin kuzhina Greke ka influence nga kuzhina Shqiptare. smiley 

Greqia ka arritur ne piken qe ushqime te marra kallep nga popuj e vende te tjera, i shet ne bote si te veta.Psh lidhja e grekve me kosin eshte si lidhja e Saharianeve me ujin. Kur dihet qe fermetimi i qumeshtit zakonisht i takon popullatave me nomade, apo kaukaze. Ndaj robi mendon qe bullgaret apo turkiket mund te kene me lidhje se keta gjitonte e jugut. Gjithmone nese kta thone qe ne s'jena nomad. Pastaj mos te flasim per ate qe njihet si " kafe greke ", "sallate greke", " caj grek", "ajvar grek" etj etj Te gjitha keto qe kulminohen me perpjekjen qesharake qe po bejne per te patentuar Bakllavan si produkt autentik grek.  smiley

Ndoshta kuzhina e disa lokaleve, i nderuar, por jo guzhina shqiptare ne pergjithesi. 

Ore kesaj i lumte! Po nje gje s'kuptova une, e kishte marr dybekun me vete deri ne Amerike?

Nuk kam kohe te shkruaj ...çdo gje e bej vete ...me pelqen te ushqehem mire..smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).