Për informacion të plotë, nuk kam blerë kurrë një artikull veshjeje online dhe as nuk jam blerës i rregullt, hiq ndonjë libër aty-këtu në amazon. Ndaj nuk është aq personale sa është e dhimbshme të shohësh sesi në kohën e "same day delivery", blerjet online në Shqipëri pengohen në mënyrë të shëmtuar, duke u dhënë njerëzve racionin e zakonshëm të gjellës shtetërore, sorrollatje, rradha, orare idiote. Është koha kur revolucioni e-commerce ka ndodhur, bota shet, blen e transferon mallra me shpejtësi të paimagjinuar më parë. Ndërsa shqiptarët piqen nën diellin e gushtit. Pas rradhës së parë, nuk merr gjë, merr veç një numër shkruar me dorë, me të cilin shkon në bankë ku i paguan shtetit tatimin me transfertë, pas kësaj shkon prap në kinostudio, zë rradhën dhe me fat e merr pakon, orari 9:00 me 11:00 e bën të vështirë mbarimin punë brenda ditës. Ndoshta duhet të marrësh dy ditë leje që të zhdoganosh librat. Idiot!

Blogerja Estela Ujka e përshkruan kështu përvojën e marrjes së një pakoje:


Ky shtet (kur ve)ndos te miratoje nje ligj a nuk duhet te kishte menduar dhe per zbatimin e tij. Pervecse ligji i blerjeve online me tarife 22 euro nuk eshte ne favor te asnje qytetari eshte absurd. Shikoni proceduren qe zbatohet aktualisht dhe rradhet ne nje biruce 2 me 2. Ti shkon deri ne Kinostudio me nje fletushke qe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre atje dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakon. Per te gjitha keto duhet te jete vete personi me dokument identifikimi (jo patente se shkon prape ne shtepi) Ky eshte shteti qe duam.


Rradha brenda.

70 Komente

problemet me spitalet , ku mungon uji, ngrohja , higjena , ilacet dhe ne fund doktorret me urgjenecen ne orar, dhe jete njerezish ikin kot cdo dite , eshte nje hall qe kur  e krahasoj me kete ( nuk them se s'eshte problem)  nuk me behet te me vije keq ..........me vjen keq per te semuret qe  u ka ngel shpresa  vetem te Zoti . 

Shteti duhet ta ofroj kete sherbimin deri ne 8 te darkes ( njerezit punojne deri ne 5) dhe aty ku paraqitesh te marresh pakon aty duhet dhe te besh pagesen( me leke ne dore ose me karte debiti apo krediti). Kjo si fillim njehere, ndersa ne lidhje me tarifen doganore me duket nje idiotesi me brire persa kohe shtetit i eshte shqyer dogana fizike, tatimet etj etj. Ngeli pa u marr tatimi per blerjet online. Megjithese do ishte me e udhes te degjonim migrantin* shkabe si ekspert nderkombetar i mbrojtjes se balenave, krimit, gjeografise, ekonomise dhe historise per te na sjelle shembuj nga keto vendet kapitaliste imperialiste.

* ose ne dialektin e ures vajgurore :jabanxhi

E boni vallaj shtetin, e boni. Jepeni dhe ate me koncesion, jo jo s'osht ide e mire, se pastaj nuk do keni mo zara, si popolo albaneze, me te cilet tallni trapin.  

Prit-prit, se është përpos se fillimi. Shpejt do shihni se mooti do bëhet mullar. Përfundimi: blerjet online do bien në minimum. Shteti "modern", që ka unifikuar taksimet me standardin europian, së fundmi, ja ka mbërritur qëllimit. Jo atij që i duket qytetarit, rritja e të ardhurave në dobi të shoqerisë, por dhënja edhe më qartë qytetarit bindja se këtu ka rënë kolera, ndaj nxitoni të ikni.

Vetë ligji ishte një ndyrësirë që drejtohej kundër shtresave të varfëra, atyre në nevojë, që blinin ndonjë gjë të lirë, që këtu shitet me 5-fishin.

"ky ligj u sponzorizua nga Tirana East Gate"

Me ca I blenin online Mallin keto shtresat e varfera? Me debit cards ? Lol

Me ane te ndonje te njohuri qe ka karte elektronike dhe merr vesh nga blerjet online.

Mimoza, debit cards kane te gjithe punonjesit e administrates sot. a i quan ti keta shtresa te pasura vetem se kane nje debit card?

Jo Po dhe aq Te varfera nuk Jane ama.

Eh mos ja fusni kot tani. C'lidhje ka nje debit card me varferine mer?

Se e bejne sikur ngriten cmimin e bukes n'dyqan. Shopping online Jane gjera qefi or taj.

Mund te mari gjithkush qe ka nje rroge nje card crediti. Leke borxh jane, nuk eshte se jane leket tona lol. Rruge tjeter eshte dhe hapja e nje nr llogarie te perkohshme, ku depizitohet shuma e caktuar. 

Kete lajm e kishin edhe gjithe mediat ketej nga perendimi.

Hej, po i ka kapitalizma keto, ai qe ka nje business te madh sponzorizon per t'i mbyllur shtegun atyre qe i sjellin plackat nga mali. Per mua nuk ka ndonje problem, por sorrollatjet jane tjeter gje pastaj. Keto mediat nga perendimi thone qe nuk ka dogane per nen 150 Euro dhe nuk ka TVSH per nen 22 Euro. Sa eshte kjo ne Albanie?

Peshku eshte bere pak pertac kohet e fundit. Copy & Paste artikuj vari teneqet.

Na merrni i cik per k@ra ne lexusve juve te Qendrores! 

Sidomos ne lexusve te vjeter, qe e kena kallxu me kohe qe dime knim e shkrim. smiley

A ka no i blogere tjeter me na kallxu se si qdoganohen mallrat e tjera-makina bi fjala- ne Shqipni? 

Sa me e shti n'kontekst tha! 

Do thush ti, ku makina ku bluzja! 

Drejt, drejt. Po prap' simas venit dhe kuveni tha! 

Do thush ti po Gjin Gjoni?

Dakort...

Nga e shkruara Ashtu dukesh. Se kuptoj pse nxehesh. 

Si dukem mi xhaxh? 

Nga e shkruara?

Mos t'a bojme here tjeter ket' gabim,you're t'i flasim te rriturve pa t'u drejtuar njeri ok?

Se dukesh pa edukate. smiley

ku lidhja ktu or zotri? pse mundohesh me cdo fije argumenti te pa-argumentum me mbrojt nji burokraci qe dhe vete km-ja kish me e qujt sorrollatje pa kuptim? 
Ktu ku jam une dhe aty ku je ti, paret qe ke per te pagu per takse a sherbim, i paguan ne poste kur merr pakon, kaq e thjeshte eshte. 
Nuk ke pse ben 3 here te njejten rruge per me mor nji shenim ne nji leter bakalli per me provu qe ke pagu ne banke per me terheq pakon tende pastaj. Dhe e gjitha kjo brenda nji harku kohor te limitum, pikerisht ne pik te orarit te punes (gjithmone nese shkaba nuk ja fut kot dhe ti me shume gjasa ke biznesin tend si cdo njeri ne Shqipri)

Pse nuk ben nje sherbim si tip courier shteti me kete rast? Coja robit placken ne shtepi me gjithe dokumentat e doganes, merrja parate ne vend me karte se ndryshe i fut vet ne xhep ai korrieri, me kete rast futi dhe nje tarife per sherbimin. Do i bjere cik me shtrenjte, po koha qe kursen bleresi s'ka te paguar, plus eviton dhe keto radhet e kokecarjet, Edhe perfitim per shtetin, edhe ndonje fukara e fut ne pune dhe ul papunesine. Ohoho...smiley

Po mire, po tek nje agjensi doganore nuk shkohet? E paskan shmangur kete procedure? Sepse si regull, porositesi/bleresi i mallit duhet te coje dokumentet e blerjes tek nje agjesi doganore ku pasi te paguaje nje tarife sherbimi (diku aty tek 20-25 Euro) agjenti i perllogarit vleren e takses doganore + TVSH-ne, te cilen duhet tia paguash arkes se shtetit nepermjet nje filiali banke. Pra, pyetja ime eshte: kush e ben perllogaritjen e TD dhe te TVSH-se? Posta??? apo dogana?????? dhe e dyta: ku duhet te ankohesh/reklamosh nese mendon/dyshon qe detyrimi fiskal te eshte caktuar me i larte?

po ty po te shkon jeta radhave o berber, na dashke me bo nji shetitje dhe te agjensia doganore

berber, berber,

po nga t'tana fushat ere merr...

smiley

Patjeter, kjo eshte taksative, pra e mbeshtetur ne ligj. Nuk mund ti shmangesh. Une kam blere para do kohesh nje placke on line qe kushtonte diku tek 180 euro megjithe transportin dhe shkova njehere ne kinostudio tek posta shqipetare. Aty me priti nje doganjere me dha dokumentat e mallit dhe me tha se duhet te shkoja ne nje agjensi doganore per te bere llogaritjen e ngarkeses fiskale (TD + TVSH) dhe sigurisht pagesen. I thashe me jep te shikoj mallin njehere se mbase eshte i demtuar dhe nuk kam pse te paguaje kot. E nxorri e hapi kutine, e pashe dhe pastaj ika larg andej nga dogana e Tirones (nga Lapraka) ku gjeta nje agjensi doganore etj etj. Pastaj te nesermen shkova prape tek shefja i dorezova mandatin e pageses dhe ajo gjithe kenaqesi me dorezoje pakon. Sa u lumturova, megjithese me shkoi nje djall e gjysem.

Tarifa e sherbimit eshte e jashteligjshme, e ka thene me duket OBT me nje vendim, qe biznesi/bleresi persekutohet kur ky sherbim nuk ofrohet fare ne c'doganim... Po biznesi shqiptar nuk i di akoma te drejtat e veta qe shume mire mund ta hedhe ne gjyq qeverine per mashtrim. Po kur biznesi ngre zerin, me rregull shqiptar, i cojne zyren e tatim taksave per persekutim, me mentalitetin, ketu lulet i hane vetem gomaret...

Tani sa po kuptoj une ketu, s'eshte problemi fare as i takses, por i dorezimit te mallrave tek klienti. Pra njerzit mire se paguajne nje takse te larte, por duhet te rrine si qene te presin neper biruca ne orare te papershtateshme. Shqetesimi eshte ne fakt i drejte. 

Sherbimi postare ka nevoje te zgjeroj kapacitet. Kjo s'eshte ndonje surprize, e as cudi ne nje vend qe prodhon aq shume emigrant, qe prodhon pak produkte vendase, dhe si pasoje njerzit me te drejte i drejtohen blerjeve online per cmime me te arsyeshme. 

Ndaj, per mendimin tim, ne rastin e sherbimit postar ka ardhur koha per partneritetin publik-privat. S'jam dakort me privatizimin, por mund te bejne nje sistem sic behet ne vende te tjera perendimore, ku pakot mund ti terheqesh nga dyqane, vende dhe supermarkete te autorizuara. KEto mund te paguhen me taksen e rritur. 

mir mo vlla - kaq loqe jane keta te qeveriut - a s'mund ti kerkojn amazonit qe per shitjet me adrese ne albanie duhen mbajtur per llogari te shtetit shqiptar kaq % vlere takse - pse i sorollasin njerezit kot

 

Po i mbajti amazoni taksat, si do ta pije kafen doganieri dhe ai qe te jep numrin?

Prit, prit, kur te taksoheni dhe per komente peshku, si fillim do shkoni tek zyra e famshme, ku me nje pusulle ju jepet sa komente do mund te beni ate dite, shkoni beni pagesen e prap back, mos harroni orarin 9-11. smiley

smiley Ajo ka filluar ne fakt qysh me Leftin, ndersa tani zbatohet ne menyre rigoroze nga shkaba dhe gjithe bi-polar identities qe ka. Marrin rroge njerezit me postime ke peshku, kot bejne me faj ate gocen qe e vrau ai idioti. Mbahen me buke xhandaret sigurimsa virtual. 

S'jep njeri pare per postime ke peshku, mos shifni ondrra, e kon krymin vete. smiley 

Ky i gjati te gjeje njeri per ekonomine se e ka 10 fare. Pse me taksa amazoni do maj venin ky. Vete tuc, kto te tjeret mo keq, nenji qe di s'ia ma me fol. E kemi nje kandidature te forte po ka kritere te forta per sekretaret. smiley

po qe per krym, i bi t'jete smunje modhe masanej.

e ka nji te mire virtuali, maksimumi thyjn tastiren

Me kete tarife qe kane vendosur, 22 euro, dhe me keto sorrollatjet, kam pershtypjen se shit-blerjet online kane per te rene. Ta kishin lene 100 euro, do ishte me e arsyeshme. 

Erdhi ! E ndezi ! ... si shume vone e fikni ate Magazinen z. Pjer .C'po kurdisni aty qe rrini jashte orarit ?

Jo-jo Qemolo, mrena orarit, por sa vij ne shpi, sa bej dush, sot erdhi dhe çuni, sa iku ai, e tani e hapa smiley kot nuk e kam bo ate kursin per kompjuter, ku e mesova shum mire se si hapet dhe mbyllet kompjutri smiley

Pjero edhe BE-ja vete, dmth edhe shteti yt - Belgjika e ka kete ligj. Keshtu nese ti do te blesh on line ta zeme nje pale galloshe nga shqiperia (vend jo i BE-se) je i detyruar ti paguash shtetit tend- Belgjikes tvsh dhe taksen doganore nese vlera e gallosheve eshte me e madhe se 22 euro.Thjesht qeveria po punon qe ti pershtatet avash avash regulllave te BE-se. Ne menyre qe kur te behemi anetare te mos na bjeri si bombe legjislacioni i tyre.

Kuazo, nuk qenke i vemendshem ne mesim. Tek nje koment i meparshem kam thene se dhe EU do ta disiplinoje kete pune, dhe mezi po ia arrin, ndersa Shqiperia me vrap me shpejt se EU/BE. 

Ne mos gaboj, ketu eshte vendosur nje kufi 140 euro, po e perseris ne mos gaboj, se mos eshte akoma ide-projekt. Se e di qe me perpâra flitej per 300-400 euro. 

Sipas direktives se vitit 2009 kufiri i pa taksueshem per te gjitha shtetet e BE-se eshte 22 Euro Piero!

Leji direktivat Kuazo, po shih realitetin. 

Ajo eshte sugjerim per vendet e Europes, nuk eshte ligj dhe jo te gjithe e kane aq. Meqe ra fjala, Rumania qe eshte vend anetar e ka 10 euro, QIpro qe eshte vend anetar e ka 17 euro, Bullgaria e ka afersisht 15 euro, Kroacia e ka 20 euro. Keto jane vendet e rajonit. 22 euro e kane vendet nordike dhe ato primaret e BE-se, si Franca dhe Gjermania. Edhe Mbreteria e Bashkuar e ka afro 19, keshtu qe ky justifikimi ie perafrimit me Evropen sikur nuk shkon.

Po pse me taksen e ketyre mallrave e gjeti perafrimin? Ta fillonte ne taksen e korporatave dhe te ndalonte njehere e mire amnistite fiskale dhe te pastrimit te parave. 

Po kjo nuk i con leke klienteles, lipsen politika qe rrjepin popullin. 

Mire qe dyshemeja e blerjeve te tatueshme eshte ulur ne 22 euro, po niveli i pagave si krahasohet me Evropen? Ai belgu dhe Pjeri mbase bejne 2,000 euro ne muaj dhe e perballojne me kollaj, plaku im ben a s'ben 400 euro ne muaj.

Pranej duhet majt mire me emigrantet qe kane abonim te amazoni. 

Venezuela nuk ka me buke (edhe nje jave buke do thoshte Ylli Bufi), kurse ju beni xhibla per taksa doganore per fustane armani smiley 

lol do kishte thene Moza llastica ne kete rast smiley

Një veprim zuzarësh i piktorit dështak dhe ministrit të tij elif matrak në dogana!

Te dashur miq, per shkak te renies dramatike te te ardhurave ne dogana per shkak te vjedhjeve dhe kontrabandes qeveritare, piktori deshtak dhe ministri i tij xhahil ne financa, Ahmetaj kane nxjerre vendim qeverie per te tatuar te gjitha blerjet online mbi 22 euro.

Por ne nje veprim zuzaresh, Rama dhe Ahmetaj kane bllokuar ne zyrat postare te gjitha pakot e blerjeve edhe dy muaj para daljes se vendimit duke i dhene keshtu ne menyre antiligjore fuqi prapavepruese vendimit te tyre dhe krijuar edhe radhe shume oreshe ne zyrat e postave shqiptare dhe ndeshkuar qytetaret ne menyre arbitrare dhe dekurajuar blerjet online te prodhimeve te mdryshme!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprim prej zuzaresh, pra njerezish qe nuk njohin ligj dhe as moral, i bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre me perparesi hetimin per te vendosur para ligjit ata qe penalizojne ne menyre antiligjore qytetaret shqiptar! ....shkrua komandanti ne FB.

Mire mer kapo ,  dakort thuaji komandantit , por perse piktor deshtak xhanem? smiley

Jo me deklarata boshe por na jep fakte shoku Kapo. Pra jep evidenca te pakove te mbritura perpara daljes se vendimit ne fletoren zyrtare, pra perpara dates 3 gusht. Perndryshe genjen si gjithmone, kuptohet nen frymen e partise tende te felliqur! 

Qenka bere si dogana ne vakt te dulles .kot nuk iu thone bijte e eterve.edhe vete fotoja eshte shprehje e demokracise ne vakt te rilindjes.populli perjashta ne diellin pervelues te gushtit , qeveria mbrena ne ajer te kondicionuar.taksat e atyre qe rrine perjashta paguajne per kondicionerin e atyre qe punojne brenda.edhe nje premtim tjater i mbajtur .Faleminderit rilindje.smiley fare mire mund te behej qe tarifa doganore per blerjet online nga territori shqiperise ti shtohej shipping charges te cilen me vone kumpania transportuese ia paguan shtetit shqiptar.por kjo do te ishte teper e kollajte e do ti privonte qytetaret nga lezeti i madh i te ndejturit ne rradhe ne pike te diellit.jeta do te ishte teper e merzitshme pa torture.smiley

E kane hobi rradhen siç duketsmiley. ketu ato qe porosis online mi lene te dera e shpise, pasi taxa eshte paguar qe kur ke ble mallin, pse kaq e veshtire ne Albanie?

Sidomos per pencionistat qe vuajne nga tensioni I larte I gjakut rradha ne pike te diellit osht ilacsmiley

Jane gjera te thjeshta qe "kauret" ketej i kane zgjidhur me kohe .smiley

Por gjendja nuk eshte aq e pashprese.Kurban qenka perkethyer ne serbishtsmiley

link!

Ti Zeqo kujdes mos ta vjedh pakon para deres ai arabi qe ne krah!

Kjo puna e radhes do pare nga kendveshtrimi pozitivo-gjys-gote-plote. Qe do te thote se radha eshte si sebep per te hyre ne muhabet me te pannjohur dhe krijuar shoqeri. Bile bile aty mund te lindin dhe dashuri me tre shikime dhe me te shtyme nga prapa gjoja ka shume kallaballek. Dmth qiviria i meshon me shume anes sociale. Per dy ore ne radhe ke kohe te takosh te gjithe te pranishmit. Tip speed dating. 

Po qe s'me kishte vajtur mendja te kjo e takimeve dhe e te hyrave ne muhabete! po Alba thote qe jane vetem pencionista, duhet shkaba te na e spiegoje me mire kete dukuri!.

Nga fotoja duken kokebardhe shumica ,pastaj pencionistat po deshmojne perdite me menyre bindese se s'kane deke halasmiley

Prit ti tashi se eshte edhe nje ashu qe eshte mbeshtet pas murit qe po text ne cell.smiley

Shikoni proceduren qe zbatohet aktualisht dhe rradhet ne nje biruce 2 me 2. Ti shkon deri ne Kinostudio me nje fletushke qe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre atje dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakonqe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre atje dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakon. Per te gjitha keto duhet te jete vete personi me dokument identifikimi (jo patente se shkon prape ne nje biruce 2 me 2. Ti shkon deri ne Kinostudio me nje fletushke qe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre atje dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakon. Per te gjitha keto duhet te jete vete personi me dokument identifikimi (jo patente se shkon prape deri ne Kinostudio me nje fletushke qe te ka sjelle posta dhe orari zyrtar eshte 9 me 11 orar qe qytetaret jane ne punet e tyre atje dorezon fletushken dhe merr mbrapsht nje numer me shkrim dore. Paraqitesh ne banke ben pagesen dhe duhet te shkosh serish ne Kinostudio prape ti tregosh letren dhe te terheqesh pakon. Per te gjitha keto duhet te jete vete personi me dokument identifikimi (jo patente se shkon prape ne shtepi)

leji llafet po thuj ku do ta pime kafen neser

fiqo cpate ti qe ndrrove floket smiley

Kot per kuriozitet, a keni shkuar ndonjehere te merni ndonje gje te doganat ne Amerike?

Bame duke pare flamurin ku rri doja me te pyet a te ka marr malli per ndonje dite me re dhe shi? Ka rene dje nje shi ketej ...me gjyma me gjyma. Ama na freskoi goxha. Filluam te marrim fryme.

Tani ne fakt eshte vranesine; por shi sbi gjer nga vjeshta, dhjetor-janar. U gezova per ato rete me thone te drejten.

Para na nji jave une mora nji pako nga USA. Vlera e dergeses e kalonte minimumin e lejuem, kshu qe ato te postes nuk ma lane pakon te dera po me lane nji pusulle me vajt e me e mare pakon te posta. Ato te doganes ne Kanadeze i kishin bashkangjit pakos nje fature $100+ qe une i pagova dhe kaq, Pa radha, pa mik, pa sorollatje. Se pse e shpikin rroten mbrapsht atje ne AL se kuptoj. Dhe jo vetem kaq, po rradhat vazhdojne per korentin, telefonin, ujin etj etj. gjona qe edhe ne afrike bohen online. 
 

Për peshqit dhe peshket emigrantë, në dobi të shtimit të dijeve të tyre dhe forcimin e lidhjeve me mëmëdheun, ja një listë e përhershme rradhash në Shqipëri:

• Në pagesën e faturës së ujit

• Në pagesën e faturës së energjisë elektrike

• Në shërbimin postar të paketave dhe kolipostave

• Në marrjen e pensionit

• Në pagimin e taksave të biznesit të vogël

• Në regjistrimin e biznesit

• Në pagesën e gjobave të automjetit

• Në kolaudimin vjetor të automjetit

• Në pagesat vjetore të taksave të automjetit

• Në ripërtëritjen e patentës

 Duhet thënë, së fundmi, se të gjitha konkurojnë denjësisht njëra-tjetrën për shkallën e torturës dhe mjetet torturuese.

 

 

Ironia me dergesat mbi 45 euro, qe presupozoj mund te quhet dhurate, taksohet, ndersa qindra mijera dollare dhurata qe "miqte" dhe "farefisi" i ben gjyqtareve, prokuroreve, politikanve, duke filluar nga rrobat e deri tek vilat, makinat e shpite e pushimit, nuk taksohen me TVSH. 

Dhuratat taksohen ne shqiperi, por jo trashegimia. 

Governatori i bankes psh i kishe deklaruar shtepite e dhuruara nga krushqit si trashegimi, ata gjalle e ky asnje takse nuk kish paguar

Mire ti behet , vete ja dhane voten .

Akoma nuk e kuptova ku hyn puna e shtetit ketu, nese behet fjale per bleres online dhe firma online, si Amazon p.sh.!? Vete keto firma ose postat e ndryshme duhet te bejne edhe shperndarjen e mallrave online!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).