Në këtë video nga Italia shihen momentet e shpëtimit të një vajze 10 vjeçare nën rrënojat.

Nje termet prej 6.2 ballesh qe goditit Italine qendrore ne orete para te mengjesit ka shkaktuar te pakten 247 viktima, sic raportojne te gjitha mediat krysore ne bote. Termeti e pati epiqendren rreth 170 km larg Romes, ne nje lokalitet prane Peruxhias. Qyteti i vogel i Amatriçes, ishte njeri nder me te goditurit. Kryetari i bashkise atje ka bere thirrje publike per ndihme. Raportohet se ka patur njerez te ngecur brenda rrenojave te shkaktuara nga lekundjet e tokes. Sipas ekspterteve kjo zone eshte vendi ku takohen dy pllaka tektonike, cka i ben termetet nje fenomen te shpeshte. Ne vitin 2009 ne zonen e Akuilas ne Itali termeti shkaktoi 300 viktima dhe deme te medha materiale.



Foto ajroe e Amatrices pas termetit, shkrepur nga zjarrefikesit italiane.

54 Komente

E pashe sot ne mengjes, nje ngjarje tragjike. Shpresoj te mos kete shume viktima. Zone shume fatkeqe. 

kjo foto deshmon qe fatkeqsia me e madhe eshte ngambrapa.

 

fati (dhe merite) e italianeve qe nuk kane zhvilluar energjine berthamore !

fat dhe mertite tjeter e italianeve eshte qe nuk kane te zhvilluar edhe energjine hidrike, qe eshte fat dhe merite me origjine tragjike.

 

Sipas eksperteve kjo eshte zone ku takohen dy pllakat tektonike...

Une di qe plakat tektonike jane me te medhaja se nje pllake qeramike muri a dyshemeje. Po dakord, aktive eshte si zone nga ana sizmike italia, kujtojme edhe vullkanin ende aktiv te etnes

ajo zone, Umbria dhe marche ka qene nga me te godituarat keto dhjetevjecaret e fundit. 

Dicka eshte duke ndodh poshte atyre pllakave. Kshu i ze mallkimi i pllakave me te futur qe donin te benin me halit beratin..

Himalajat rriten aferstisht 10cm ne vit si pasoje e largimit te pllakave nen vete.

e tmerrshme , tragjedite natyrore jane te frikshme , uroj mos kete shume viktima . gjynah 

Pas krizes financiare qe po e mbyt ate vend edhe kete kane mangut: termetin. 

Termeti tundi malet, por jo zemrat tona!

Nuk e di si e thua, me te tallur apo je serioz, por ne kete situate te ngjashme kur ndodhi ne Shqiperi u reagua shume shpejt dhe jau ndertuan shtepite me te mira brenda 3muajsh, gje qe dhe ne vendet me te zhvilluara nuk ndodh. shpresojme mos te ndodhe ketej nga ne se na kthen ne kohen e gurit...

ne kete situate te ngjashme kur ndodhi ne Shqiperi u reagua shume shpejt dhe jau ndertuan shtepite me te mira brenda 3muajsh, gje qe dhe ne vendet me te zhvilluara nuk ndodh

Tani po e kthen ti me te tallur, me duket.

Kur ka ndodh kjo gje ne Shqiperi (ndertimi i shtepive akoma me te mira)? Enveri i ndertonte pallatet me te burgosur. 

Solidariteti qe tregoi populli shqiptar ne termetin e 1979 ne Shkoder eshte per tu patur zili. Te gjithe vajten dhe e rindertuan pa asnje ndihme nga jashte. Flasim per termet 8 balle. Po qenke i vogel e je i painformuar.

Prill 1979 ne Shkoder per 6 muaj u ngriten te tera dhe u dhane falas.por ai Magus ka qene duke I ra maces me lug druni.

ti Lungo.. krahason menyren e te funksionuarit te shteteve ne sisteme te ndryshme, qe ne fakt nuk mund ti krahasosh dot se funksionojne ndryshe. -dmth, shteti komunist ne te tilla raste operonte me aksion. ishte "vet zot vet shkop" pra  cdo gje ishte prone e tij dhe nuk e pengonte asnje procedure, asnje ligj  qe te vepronte. -por caktonte nje cope toke ku i donte qejfi dhe mund te ndertonte..

nderkoh shteti italjan nuk mund te beje aksione te tilla,  sepse ka ligje e procedura qe duhet ti rrespektoj.. e para fare, nuk mund te ndertoj ku i do qejfi.. keshtuqe jane te detyruar tua rindertojne shtepite njerzve ne pronat e tyre..  e keshtu duhet pastruar,  duhen vleresuar demet etj si keto.. tashi po ti shtojme edhe faktin qe qytezat italjane jane qindra vjecare, dmth mesjetare, dhe italjanet jane pak fanatike ne te tilla raste; duan ti ndertojne sic ishin e me te  njejtat materjale qe te ruajne sa me shume kulturen dhe identitetin arkitektonik.. eh,  merr cik kohe me shume kjo pune, por qe te demtuarit nuk i bezdis shume , se nuk eshte se i le kush ne qiell te hapur, joo.

Tamam, shtetua komunist, shtepite e shkaterruara i ndertonte,  po dhe conte popullin ne uri, pa permbend gjynahet e tjera. Zgjidh e merr, tha. 

Tirona, po marrim thjesht nje fakt te vendit tone, nuk po gjykojme sistemin dhe 45 vitet qe ndenji ne shqiperi.

Po pikerisht nuk gjykohet dot vetem nje fakt. Cdo vend ka resorse te beje njehere ne henez "cudira", aq me shume "vullnetare".  Dmth ai fakt, liria e diktatures per te bere ca i donte qefi, vinte me kosto shume te madhe per robt. 

Po e drejte jane kohe te ndryshme dhe sisteme te ndryshme, nuk dua ta marresh si mbrojtje te sistemit, doja te vija ne dukje aftesine e popullit tone kur do, dhembshurine dhe ndershmerine e punes. Keta vertete qe mund te duan ti rindertojne besnikerisht, por nuk do harruar qe ka akoma njerez qe jane ne rulote nga termeti i viteve 80 ne Napoli. Abuzimi i fondeve ne Aquila, dhe pergjimet e hetuesise ku degjoheshin  talljet e manaxhereve me njerezit ne nevoje. Keto problematika me sollen ne mendje reagimin e vendit tone ne ato vite,

eshte vertet problem sistemik: eshte fiks si puna e shtepive te fshatrave minoritare: ata i kane patur ku e ku me te mira se fshatrat shqiptare ne pergjithesi

Do kohe te ckompleksohemi.  Puna qe bej me lejo te kem Vizione te Qarta, e te gjykoj objektivisht madheshtine e energjise se populllit tone ne ate kohe, dhe te ndihem teper krenar per cka u arrit ne aq pak kohe. Meqe jemi ke termetet, ka foto plot ne internet te Shkodres pas termetit. 

Ndonese ishte populli qe bente mrekullite, populli qe bente ligesite, nuk ka problem te fokusohemi vetem me mrekullite ndonjehere. 

se kam kuptuar asnjeher: , pse keto termetet e forta, katastrofike, bien zakonisht naten, bile ne nje ore te tille qe njerzit jane ne gjume te thelle ?! (duket sikur  "i Madhi" nuk do tu jap asnje shanc te vetmbrohen si te munden).

 me vjen keq per viktimat dhe gjithe te prekurit nga kjo fatkeqsi.

e vertete kjo per lidhjen nate-termet. po a nuk u ndodh njerezve qe pak para se te fillojne lekundjet zgjohen, si bicim aftesia paranormale e njerezve smiley? apo jam fiksuar une kot?

mendoj se je fiksuar kot.  -ose i ngaterron njerzit me minjte.smiley,  keta sec kane nje lloj aftesie, thone, ta parandjejne termetin qe ne lekundjet e para.

Mbase me Italjanet e ka inatin, se andej nga anet tona mbaj mend te kete rrene vetem kur e kishte me garanci qe ishe zgjuar. Biles ka rrene nje termet 4 ballesh ne 8 te darkes sapo kishte filluar seria e re e"te gjithe lumenjte rrjedhin". Ku kishte rob te flinte pa pare ate film. Njerezit u ngriten te shpetonin vetem se iken dritat, se po mos kishin ikur, edhe termet te binte nuk coheshin.

Ca nuk e gjen robin e shkrete. Ne keto zona nuk duhet ndertu fare. 

38 viktima dhe 150 te humbur..bilanci deri tani 

I ka ne dore Zoti keto pune! Vertet tragjike situata aty! smiley

lexova lajmet sot ne mengjes dhe nxitova me pa rai-n (nji shekull pa e pa). Ato ndertesat, anes rruges, aq te bukura nga jashte, dukeshin te amortizume kur shihje tullat e ngelura ne muret qe mezi qendronin. Nje termet i shkalles se 6, nuk duhet te shkaktoje aq deme nese flasim per ndertesa te reja. Italianet te pakten kane sherbime civile qe shume vende do t'i kishin zili. Mjere po ra ne Shqip., atje do ish tragjedi

Nuk bje rrufeja ne hale.

Shume gjynof. Megjithse ne kto raste reagimi i pare instiktiv osht : O lele o nona ime ( jo nona atij tjetrit ) prap se prap termeti osht pune muti. Para nja 2-3 vjetesh ke vllai im ne Emilia Romana, binte pothuj per dite. U detyrun iken nga shtepia per me teper se nji muaj dhe po mendonin me i bo mutin, me ik qe anej per fare. RIP dhe ishalla nuk ka shume fatkeqsina se o me verte gjynof.

po ca t'bi mer, ca t'bi? ra nji shi dhe u pame tha, u permbyt Tirana, thone lajmet. Edhe termetin e kane manget. Po t'pakten, Komunen e Parisit e kemi me  t'forte se kurre

e ka fajin kolektori thote banorja. 

po e fajin e ke vete o banore, pse nuk e ke bo shpine afer plantacioneve te hashashit qe jane komplet te dranazhume smiley

Bredharako, ç'a osht kjo lidhje mer jahu, shiu i permen tek tregimi Jan de Smet, me kete shiun ketu. Kur do kuptoj Palloshi me Kone Miushin nga kto gjojnat. Thuj i fjal atij Vlonjatit, te flasi me ata me qe i njeh, qe ta lexojne t'pakten fundin e tregimit.  

Pa per te fol me ata as qe menohet, ata e majn hunden perpjet. 

 

Basha: Lutjet tona per te lenduarit dhe familjet e viktimave

Sa inat i kam keto shprehjet kur dikush kalon nje tragjedi personale, apo si kjo e Italise dhe dikush thote "do lutem per ty" apo "Je ne mendimet dhe lutjet e mia" nderkohe qe nuk lutet zakonisht. Jo se ai qe thote ndonje fjale me te mire eshte rob me i mire, po kur genjen keshtu ashiqare sikur ta shpif. Pse permend lutjet kur nuk lutesh?

po a ka gjo me fisnike se te besh dicka qe nuk e ben zakonisht apostafat per ate tjetrin qe eshte ne hall?

Jo, nuk ka, por kjo presupozon qe ai vertete do shkoje e do lutet. Dhe nuk e kam me Bashen ne vecanti, me shume e kam me ata qe thone fjale sa per te thene, ose sepse ashtu eshte "rregulli" qe duhet thene dicka. Edhe ketu ne Amerike psh shikoj ndonjehere njerezit ne fejsbuk "Oh, sorry to hear. My thoughts and prayers are with you and your family". Shut the fuck up. You're not praying for anyone, let alone his/her family. If you're not going to do it, just don't say it for the sake of saying it.  

Kuptoj cinizmin ne lidhje me personin qe i shpreh keto fjale, ama s'me ngjan dhe aq  hipokrite "je ne mendimet dhe lutjet e mia'  kur nje person shqetesohet per situaten e dikujt tjeter. Ne ç'menyre tjeter do te shprehim keqardhjen dhe shqetesimin? 

Mbi 80 te vdekurit! smiley Paska patur rreth 300 lekundje dhe sipas eksperteve ne zonat ku eshte ndertuar sipas rregullave ka shume pak deme. Ama njerezit jane vene ne radhe neper spitale per te dhuruar gjak.

Natyra po ia ben me isharet edhe shqiperise .inshallah hyqymeti yne ka nje pllan se si te veproje ne raste te tilla .

Amatriçe, qe sot eshte rafshuar nga termeti, qenka shpallur nje nder fshatrat me te bukur te Italise vitin qe shkoi.  nderkoh numri i te vdekurve ka shkuar ne 120.. gjynah !

Pak orë më parë, një djalosh italian e nxorrën të plagosur nga rrënojat e shtëpisë. Para tij kishin nxjerrë trupat e vdekur të prindërve dhe të fejuarës së tij. 
Ashtu, gjysmë i gjallë, në barrelën e Kryqit të Kuq, plot plagë dhe pluhur, qante në heshtje dhe pa më të voglën forcë.
Kur e afruan te dera e ambulancës, me zë të mekur pyet zjarrfikësit dhe infermierët nëse të paktën, qeni i shtëpisë kishte shpëtuar...

Jo per te bo gallate me situaten, por keni nji shprehje ju vlonjatet : Ik or viktime ... ( s'e di a ekzisto me apo jo ).

oj te ekzistuar ka disa versione: po cmerresh me ate viktimen

Nje 32 vjec nga roskoveci la dy kalamq lumadhi

Po kosoven e paskeni heq nga harta!!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).