Duket sikur po them: à ka dè mi, à ka dheu m(b)ir, është nga dheu e mbirë. Dhe vërtet, ndonëse nuk dua të trajtoj prejardhjen e emërtimit akademi-a, padashur hodhëm një hipotezë kuptimplote etimollogjike të këtij emërtimi, që tregon ndikimin e filozofisë fetare pro-egjyptase të shumë shekujve para Krishtit në Eladë (Greqinë antike), e cila kishte në bazë të saj pikërisht këtë dukuri natyrore (nga dheu vijnë të mirat materiale) dhe, me ’të, hyjnizimin e Mëmës Tokë, dheun, Dea-n, prej nga eponohej (emërtohej) edhe i pari i një fisi dhe populli, ashtu dhe ky fis apo popull, (si bie fjala Pellazgu i mbirë nga toka, një mit i vonët ky për ’të, dikur asaj kohe kur emri i Zeus-it në Delfi shkruhej edhe Deus), kështu duke evoluar më tej këto fjalë dhe filozofi, tek i kalonin si emërtim një bashkësie njerëzish, demo-s, kështu thirreshin bashkësitë shoqërore këtë kohë, jo vetëm ato fshatare por edhe ato qytetare, pikërisht për shkak të kësaj filozofije fetare pro-egjyptase, emërtim ky që me zhvillimin kultural evoloi akoma më tej, duke emërtuar institucionet e reja shkollore, disa shkolla popullore këto („alla“ platoniane) të Athinës (fillimisht), të cilat u quajtën akadhemia, e shumë më vonë e më tej edhe akademia!

Se sa realizohej pjesmarrja popullore në këto akademi, jo vetëm në Greqinë antike, por edhe në Romën antike, ku kaluan më vonë, ky është një problem tjetër dhe mjaft i diskutueshëm. Se sa sot këto akademi gjurmojnë dhe janë të hapura për filozofinë popullore dhe idetë e ndryshme tekniko-shkencore të individëve nga më të ndryshëm, ky është një problem aktual edhe i yni, pra edhe shqiptar, dhe për tu preokupuar. Ajo, që mua më nxiti më shumë të ndalem tek Akademia Shqiptare e Shkencave, është përmëndja sërish e këtij institucioni gjysëm të harruar e gjysëm të kujtuar dhe, si gjithnjë, në lidhje me paranë.

Sipas artikullit të Fatmira Nikolli-t, dt.3.9.2016 tek Gazeta Shqiptare, Akademia e Shkencave, Ramës: Na ke lënë pa para, vetë kryeministri shqiptar e paska fishkëlluar keq me kamzhikun e tij të artistit këtë akademi, duke e akuzuar për vet-rrënim të saj ndër dekada, duke e akuzuar (po e citoj fjalë për fjalë Ramën nga artikullismileyse është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë. Dhe, pas kësaj akuze, Akademia i përgjigjet Ramës në mënyrë akademike: jemi të shtërnguar të përmendim se kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej qeverisë. Megjithatë, -vazhdon artikulli i F. Nikollit me justifikimin e akademistëve shqiptarë, akademia ka bërë edhe në këtë drejtim. Por, se ç’ë? -kjo nuk sqarohet as nga artikulli në fjalë i gazetës e as nga akademia, se çfarë konkretisht!

Unë nuk do të bëj këtu analizën financiare të kësaj akademie, sepse në faqen e saj të internetit –po të shkosh tek Asambleja e të klikosh tek Raporte– të dalin raportet e punës së çdo viti. Mjafton të hapësh raportin e vitit 2015, gjen (jo aq të qartësuar) tabelën e buxhetit të akademisë në disa vite, për veprimtari të ndryshme të saj, si takime, marrveshje, dekorime, njoftime, lajmërime vdekje, një simpozium (si gjithnjë në temën e Albanologjisë, pra të masturbimit shqiptar), etj. aktivitete teknokratike më së shumti. Siç thotë dhe artikulli i Fatmira Nikollit, ky buxhet i dhënë nga shteti shqiptar për këtë akademi shkon më së shumti për pagat, siguracionet dhe shpenzime transferash të brendshme e të jashtëme (librash, periodikësh, pakosh, etj.) Ndërsa për kërkime shkencore nuk jepet/ harxhohet asnjë grosh!… E qartë, kur nuk lyhet rrota me graso, nuk luan qerrja!

Tani bëhet pyetja, (kuptohet, hipotetike): po mirë, ja e zemë se erdhi çeku i bardhë dhe ana financiare nuk është më problem, po ku do investohet për kërkime shkencore? Në cilën degë? Për cilat tema? Për çfarë teknollogjie? Çfarë do të shpiket? Për se do ndihmojë shoqërinë një investim i caktuar? Do të investohet nga shteti në robotikë? Po ku janë specialistët e kësaj fushe? Do të investohet në arkitekturë? Po a nuk janë të mbushur sirtarët e bibliotekave, shkollave dhe dikastereve me lloj-lloj projektesh arkitekturash dhe urbanistike të pa-realizuar!?.. Do investohet në hidroteknikë? Po a nuk po ecin kapitalistët (kupto: mafiozët) e rinj shqiptarë me investimet e tyre në hidroteknike, pa patur nevojë për kërkime shkencore paraprake në këtë fushë!?.. Do investohet në mikrobiologji, bioteknikë, etj., siç investohet dhe eksperimentohet sot në mijra institute dhe universitete të botës? Mirë do të ishte, por nuk ekziston as baza materiale e dikurshme dhe edhe specialistët e kësaj fushe shikojnë ku të gjejnë ndonjë vend pune diku jashtë shtetit! Do investohet në astronautikë? Le të investohet, nëse Shqipëria e ka takatin financiar! Por c’e do se nuk ka as edhe specialistët fillestarë!... Me një fjalë, ky vend nuk ka një degë të caktuar prodhimtarie, ku do ia vlente kërkimi shkencor, dhe kjo nga fakti makabër: thuajse e gjithë industria e rëndë dhe ajo e lehtë nuk funksionojnë më. Baza materiale e shkollave të ciklit të ulët, të mesme dhe të larta është e shkatërruar, ose për tokë. Ato institute të dikurshme ose janë shkrirë fare, ose janë katandisur kokoshi një thelë, me pak punonjës që shikojnë si të marrin një rrogë e të dalin në pension. Ato pak fabrika ekzistuese pijesh, rrobash, këpucësh, kryesisht në dorë të sipërrmarsëve të huaj, i kryejnë ato pak kërkime të mëtejshme shkencore nga vetë fondet e tyre. Pra, ka vetëm fjalë të bukura e gur në trastë, si në rastin e institutit të fizikës bërthamore, të cilin gjoja duan ta rindërtojnë e ta rivënë tani sërish në funksion; unë nuk e kuptoj përse, për të përfituar ato pak izotope radioaktivë që përdoren në aparaturat e shkatërruara të spitalit onkologjik, apo gjithë ky preokupim është thjesht një manovër për të tërhequr fonde nga diku e për të vegjetuar, si kudo në këtë vend!?.. Nuk është keq që ky institut të funksionojë si dikur, po ashtu duhet të funksionojnë shumë institute të tjera, por që këto të funksionojnë duhet të ekzistojë kërkesa për ’to dhe për punën e tyre, pra të ekzistojë një industri e rëndë dhe e lehtë funksionale. Këto janë shkatërruar në këtë vend!

Ndaj do thoja se kënga (tashmë) tradicionale shqiptare: duam lekë, pa të bëjmë punë shkencore, nuk duket serioze! Është një refren monoton jo vetëm i Akademisë Shqiptare të Shkencave, por deri diku edhe një akademie të re shqiptare, asaj të Arteve dhe Shkencave, që nuk e dimë se çfarë pune shkencore ka sjellë! E meqë jemi sërish tek akademitë, do thoja se ekzistojnë edhe të tjera, si ajo amerikano-shqiptare, etj., ku asnjëra prej të cilave nuk dallon për ndonjë punim të dëgjuar shkencor, por vetëm për një shumicë antarësh me tituj Doktor e Profesor! E biles edhe shumjë shkolla private kanë nisur lëvizje të gjëra „studentore“ për thithjen e fondeve shtetërore! Jo larg, por para shumë muajsh shtypi shqiptar ishte i mbushur me këto lëvizje. E sa e sa kërkesa për lekë dërgohen nga individë të ndryshëm në min. e ars. dhe atë të kulturës, disa prej të cilave i shohim nëpër gazeta! Jo-po për një film të shkurtër, jo-po për një shfaqje teatri, jo-po për një reciatal në nder të XY-it, jo-po për hedhje iderash, e sa e sa aktivitete artistike, sportive, filozofike, etj. pa numërim projektohen apo edhe zhvillohen, shumica e të cilave financohen pikërisht nga buxheti i shtetit artist shqiptar! Se sa gjurmë lenë këto aktivitete në jetën shpirtërore të qytetarve të këtij vendi, kjo ngelet për tu dyshuar! Pse?... Sepse pas të gjithave dallon më së shumti instikti për të mbijetuar, një nga instiktet karakterizues sot për këtë popull në sytë e të huajve, apo edhe në sytë e bashkatdhetarve të tyre jashtë. Nuk po diskutojmë pastaj se sa rritet borxhi i shtetit shqiptar ndaj institucioneve të huaja financiare, pikërisht nga këto aktivitete alla vegjetarësh! Ndaj, pa dashur ta rëndoj edhe më Akademinë e Shkencave, (se boll është shkruar për ’të), dhe pa dashur ta marr në mbrojtje atë, kujtoj vetëm faktin, se ky institucion ka arritur deri tani të botojë të paktën dy revista (ndonëse të padëgjuara në botë, por jo për faj të saj), në anglisht dhe fërngjisht, me artikuj shkencorë të autorve shqiptarë. Tashmë –siç kam lexuar diku– ky financim për ’to don të ndërpritet!..

Do e mbyllja duke thënë, se arti dhe shkenca kanë më parë nevojë për shpirt të madh. Kanë nevojë për njerëz idealistë, që dalin jashtë kornizave pagatore. Të tillë njerëz Shqipëria ka pak, shumë pak. Ata pak kanë dalluar deri diku në art dhe sport, (siç po e shohim edhe në festivalin e artit dhe shkencës 2016, Hypatitia në bregdetin e Amalfias, ku shteti shqiptar ka dërguar një shkrimtar dhe një piktor, të dy të mrekullueshëm në artin e tyre), ndërsa në shkencë thuajse aspak, po t’mos llogarisim disa libra origjinalë për të qenë, të pluhurosur, të harruar e të pa reklamuar, jo aq nga rastësia, se sa nga dashakeqësia për ti kopjuar, vjedhur dhe plagjiatuar nga ata me tituj doktor-profesor, brenda dhe jasht vendit. Shumicës së këtyre lloj shkencëtarësh, me nuhatje të habitshme për paratë e buxhetit të shtet/-it/-eve, me vështrim të paepur për karrierë dhe poste vegjetuese, me krenari mëse boshe ndaj titujve të blerë, unë do tu thoja fjalët e Robert Redfordit në filmin „Kalorsi elektrik“: Ju jetoni më mirë se sa e meritoni!  

17 Komente

Per Akademine e Shkencave, kemi folur ketu disa vite me pare, kur Kar-li akoma ishte nen pelena.  Qe akademise i duhet dhene me shume fonde, kjo s'do koment, kuptohet mbi bazen e projekteve qe parashtrohen. 

I qafsh hallin Karlit ti me shoke, jeni ju ne pelena krahasuar me Karlin qe eshte ne fazen e Alzheimerit, te demences pleqerore.

Kush nga ju bebet me biberon ne goje eshte i zoti te shkruaje 30 koncepte njeheresh per Krishtin, Zeusin dhe mitologjine helene pa ja pas nevojen pikes?

Dhe vërtet, ndonëse nuk dua të trajtoj prejardhjen e emërtimit akademi-a, padashur hodhëm një hipotezë kuptimplote etimollogjike të këtij emërtimi, që tregon ndikimin e filozofisë fetare pro-egjyptase të shumë shekujve para Krishtit në Eladë (Greqinë antike), e cila kishte në bazë të saj pikërisht këtë dukuri natyrore (nga dheu vijnë të mirat materiale) dhe, me ’të, hyjnizimin e Mëmës Tokë, dheun, Dea-n, prej nga eponohej (emërtohej) edhe i pari i një fisi dhe populli, ashtu dhe ky fis apo popull, (si bie fjala Pellazgu i mbirë nga toka, një mit i vonët ky për ’të, dikur asaj kohe kur emri i Zeus-it në Delfi shkruhej edhe Deus), kështu duke evoluar më tej këto fjalë dhe filozofi, tek i kalonin si emërtim një bashkësie njerëzish, demo-s, kështu thirreshin bashkësitë shoqërore këtë kohë, jo vetëm ato fshatare por edhe ato qytetare, pikërisht për shkak të kësaj filozofije fetare pro-egjyptase, emërtim ky që me zhvillimin kultural evoloi akoma më tej, duke emërtuar institucionet e reja shkollore, disa shkolla popullore këto („alla“ platoniane) të Athinës (fillimisht), të cilat u quajtën akadhemia, e shumë më vonë e më tej edhe akademia!

                                                                    smiley

 

Kush nga ju bebet me biberon ne goje eshte i zoti te shkruaje 30 koncepte njeheresh per Krishtin, Zeusin dhe mitologjine helene pa ja pas nevojen pikes?

Ka pas qene nje figure e cquar qe shkruante me fjali paragraf .po emrin s'ia permendim dot se na merret jangllesh.smiley

Ej shifni ktu, poeti mo i modh n'bote Holderlin (sipas Hajdegerit, i cili sipas Stalkerit eshte filozofi mo i modh i shek. XX) qe ka iniciuar Epoken Ngambrapa me pyetjen e modhe dyshimtare:

Po tani a jane te mundur zotat?,

ne pleqeri (53 vjeç) u roit nga mente, u kthue ne bebe ne pelena. Psh nje here mbeti gjithe diten pa levizur vendit duke veshtruar nje tekst te shkruar prej tij vite me pare. Pyetjes se nje admiruesi vizitor:

- Mjeshter, çfar po shikon me ore te tera?

mjeshtri ju pergjigj:

- Ej, ej, shiko ketu qenkerka nje pike!

Ky maestrua ka thene nje shprehje akoma me te madhe ngambrapa qe i pershtatet edhe komunikimit virtual, peshqeve dhe Kar-lit:

... ne jemi i dor muhabet!

"padashur hodhëm një hipotezë kuptimplote etimollogjike të këtij emërtimi" Boj qef kur ka mungesa ...smiley

 paske ardh me mejtim te mendjes smiley

do thoshte Ai...

Cfar te bej une?!.. Te vras veten per mungesat e te tjerve!?.. Pastaj eshte heretiku sa per dhjete kritike! C'i do me shume!?..  E rendesishme eshte qe shkrimi tu japi nje fare kenaqsie atyre qe e lexojne! Si per ndonje hipoteze ne fillim, me hapsire te metejshme domethenie, si per problemin objektiv te mungeses se investimeve ne kerkime shkencore nga shkaku i mungeses se nje ekonomie te zhvilluar, qe nuk permendet kur zihet ne goje akademia dhe shkenca, si dhe per venien ne dukje te faktit qe akademia e shkencave i nxjerr dy revista ndersa akademi te tjera as edhe nje punim shkencor. Ne nje shkrim tjeter do flas per botimet shkencore te dy dekadave te fundit, ndonse kam pak materiale.

KM ;  " ..... si dhe per venien ne dukje te faktit qe akademia e shkencave i nxjerr dy revista ndersa akademi te tjera as edhe nje punim shkencor......" 

Karlo, kush jane keto akademi te tjera, se neve dime qe eshte vetem Akademia e Shkencave. 

O Kar-lo , po kush jane akademite e tjera ore, pse nuk pergjigjesh, apo futja pordhes kot, a derzi qe merr kot me kot. S'te vjen zeri kur te pyesin per gabimet, budalliqet qe shkruan. 

pse kaq nevrik, i nderuar? pavarsisht sulmit te ulet te KMse ndaj teje, ai ngelet nje ze aktiv dhe i rendesishem i blogut

Te nderuar miq te mij, a ka gomarllik me te madh se te thuash budalliqe, dhe te mos pergjigjesh, te pakten ta pranosh qe e the gabim. Keshtu po ndodh me KM tone qe ka fut koken si struci ne rere. 

te kuptoj, i nderuar por cdmth kjo "Kar-lo" ne vend te "Karlo"? ju ka prekur ne nerv, KMja, i nderuar, pranojeni!

Nuk te pergjigjet Pjer , e ka huq.

Pjero, ksaj pytjes "a ka demi?" vec nei lope (e emancipume) i ve kapak.  

Si mor vetem Akademi Shkence?

Po Akademine e Çibukut e njeh ti mo? Akademine e Kruskes, Akademine e Suisekut, Akademine e Teritalit, Akademine Pissing in the Dark Hole?

Pjetermusteqekuqi, a e gjen dot ne kete foto se ku eshte mçef prifti erresires dhe ku eshte mçef msuesi drites?

Ngambrapa kujt?

 

Shume te thella i ke ti kto. Ku m'a pret mu te varfrit. I ke me ngambrapamendim. Ja aty ne kat te dyte une shoh mesuesin t'u korigju fletoret,kurse te ky feneri ne rruge dallokam kryqn. Kaq i jap karar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).