Automjete të përbashkëta, kjo nuk është më një ide por një realitet që po përhapet me shpejtësi në ShBA, Europë dhe praktikisht çdo vend tjetër të zhvilluar. Njihet gjerësisht si "Car Sharing" dhe tani në lojë janë futur edhe prodhuesit e mëdhenj botërorë të automjeteve. Automjetet e përbashkëta është një koncept i ngjashëm me automjetet me qira, por në këtë rast, makinat mund të përdoren edhe vetëm për një udhëtim të shkurtër prej dy orësh, si për të pritur dikë në aeroport psh. Ka një pagesë anëtarësimi, pastaj paguan me orë, mund ta prenotosh makinën disa ditë përpara, e merr dhe e lë në vendet e përcaktuara. Karta e anëtarësisë e hap dhe kyç mjetin. Është e thjeshtë.

Po ta mendosh sesa kohë dhe para harxhon në Shqipëri duke u marrë me makinën, që nga kostoja fillestare, targat, sigurimi, rradhat e përvitshme të taksave, kolaudimit, parkimi i tmerrshëm, paratë që hedhim për riparime, etj etj. andrralla, duket se opsioni i mjeteve të përbashkëta do të gjente në terren disa tifozë të gatshëm për ta provuar. Nga ana mjedisore, nëse ka një listë qytetesh që kanë nevojë për reduktim mjetesh në trafik, Tirana duhet përfshirë doemos. Niveli i ndotjes nga makinat në zonat urbane është haluçinant. Cilësia e karburanteve ka të bëjë me këtë, ama kryqëzimet e kryeqytetit janë si hoje bletësh me makina.

Në botë këto sipërmarrje janë private, njëra skemë, Car2go numëron mbi 70.000 abonentë. Fillimisht u testua në Teksas dhe më pas u shtri në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të BE-së. Përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë, por rreth 15% janë mbi 50, të cilët edhe pse kanë makina personale, i përsorin makinat e përbashkëta për lehtësi praktike në zonat urbane. Skema të tilla "car sharing" ka tanimë në qytetete kudo në botë, por ende nuk është parë ndonjë tentativë në Shqipëri, ku nevojat për transport publik dhe novacion në transport janë shumë evidente.

Pyetja është; A mund të funksionojë kjo tek ne? Dhe mendoj përgjigja nis duke i bërë një pyetje vetes; A do hiqje dorë nga makina jote (e dashur) personale? Por ndërsa kjo pyetje ka kuptim për një brez që ka marrëdhënie emotive me mjetin që nget, ky brezi i ri, sikur i sheh gjërat më ftohtë, dhe makinën si një mjet, e asgjë më tepër, që nga çon nga pika A tek pika B.

73 Komente

si the Blendo 2 ore ne aeroport, 2 x 11.40 Euro = 22.80 Euro smiley.. mendon se ja vlen per shqiperine?

Kam pershtypjen se cmimet do duhej te pershtateshin me ekonomine lokale. Po per dike qe nuk mban fare makine, dhe nuk shpenzon asgje nga ato qe kushton te mbash makine, mund te jete opsion i mire.

Ja vlen te aplikohet, por per publikun e gjere 95% jo !

Besoj duhet te filloje nga administrimi i perbashket i siperfaqeve te perbashketa te pallateve .....

Administratori i pallatit mundet qe ta ktheje edhe ne biznes kete ide, si pjese e administrimit te pasurive te perbashketa. 

Kam 4 jave ne memedhe.

Vendi eshte akoma me rruget qe ka lene Berisha.Asnje km rruge nga Rilindasit.
Kryeministri e ka mbushur vendin me fshatra Potemkini.

Ah po ka nje ndryshim te madh.

Piktori i deshtuar ja ka marre doren mire Autocad-it.

E u cmalle me bac saliun.?

po uber skeni ju atje? Lol. Me mire do funksiononte uber them Une. 

po ska arrit aq lart perdorimi i teknologjise tek shkaba, pastaj pagesat me bank digitalizimi i rrugeve adresave ehuuu sa larg eshte shkaba me uberin ! :smiley

Qysh kemi bere pa uber dikursmiley

Nga kendveshtrimi biznes nuk besoj se eshte e mundur. Jane shume pengesa per tu kapercyer( kosto e makines, kosto e memebership, kosto e siguracionit, sa makina disponibel per sa antare, pikat grumbullimit, kostot e transportit nqs makina lihet diku ku nuk ka antare per ta marr, rrogat, qerat e ambjenteve, kolaudimet, riparimet etj etj.). Nqs bashkia apo dhe shteti financon nje pjese te kostove operacionale edhe mund te behet dicka. Nga eksperienca e vendeve ku jetojme, keto sipermarrje kane rezultuar me deficite te stermedha. Eshte dashur nderhyrja e shtetit per te shlyer borxhet e akumuluara.

Une mendoj se mund te aplikohet, persa kohe kete gje po e aplikojne ne shume vende. Fillimi mund te jete pakez i veshtire, por duhet filluar. 

Çudi more zoteri qe nuk po na thua qe kete gje e ke parashikuar te VQ-ja! 

s' guxon robi i shkrete me qen nji here modest

smiley din ke bere mungesa. Zysha kujdestare ta ka vene syrin!

mir, mir po m'ka kap me sy t'keq. m'ka ngel pr vjesht

Mendoj se ne menyre qe ky model biznesi te funksionoje, iniciativa private e ndonje oligarku te vogel nuk mjafton. Duhet nderhyrje energjike publike ne lidhje me korsi te vecanta per keto automjete, zona parkimi te vecanta qe te kene shtrirje kapilare ne Tirane (dhe me gjere) ku te mundesohet edhe karikimi i ketyre makinave nderkohe qe nuk jane ne pune si dhe politika te tjera publike ne lidhje me taksimin, qe ta bejne perdorimin e tyre nje alternative interesante krahasuar me pronesine e makinave qe eshte tani.

Kjo eshte nje tendence relativisht e re edhe per vende si Amerika, ku pergjithesisht ka me pak probleme se Europa me ngarkesat e trafikut dhe parkimin, po per mua eshte e ardhmja. Brezi i ri i 15-20 vjecareve nuk ka te njejten lidhje sentimentale me makinen, si simbol i "lirise, arritjes personale dhe statusit" krahasuar me brezin paraardhes. Ne fakt makina eshte nje mjet per te transportuar nga A ne B, dhe s'ka kuptim qe per shkak te reklamave robi te varrosi ne kapital nje mjet qe e perdor me pak se 5% te kohes.

A do te funksiononte ne ambjentin shqiptar, ne raport me preferencen e konsumatoreve? Zor se mund t'i pergjigjesh kesaj pyetje duke filozofuar perballe kompjuterit (si une tani). Per mua personalisht do ishte nje oferte interesante edhe pse kam nje makine jo te lire por qe te cilen e perdor minimalisht. Per tregun ne pergjithesi, une nuk shoh arsye pse mos te funksionoje modeli i biznesit, me parashtrimet e mesiperme.

Realisht prisni qe ky lloj bixnesi te funksionoje ne shqiperi ku vidhen kapaket e pusetava apo rrjeti mbrojtes I rruges se kombit borxhin e se ciles kushedi sa breza shqiptaresh do futen ne bythe te poces per ta paguar.

po qe s'ia ke futur, kot te kam rixha : 

http://www.rtklive.com/sq/news-single.ph...

 

dhe ky nuk eshte rasti i pare. di ca histori te paparapara e te paparadegjuara  me JAPAN SERVICE, ca cuna me nje biznes ne autostraden durres-tirane qe i njoh. S'i gjeten me makinat fuoristrada qe jepnin me qira ... eh ... ceshtje sofistikimi se jo per gje po i kishin dhe me embedded hidden GPS ....

te mos harojme, shqiperia akoma ehste ne harten e ballkanit dhe duhet trajtuar si e tille smiley

Kurse Maestroja poshte meje po krahason kekun me byrekun ...

Mer makinen me qira ne Tirone dhe e shet ne Fier smiley 

Tirona o Nona

 

Shiko, me duhet te te kundershtoj per dicka. Kjo nuk ka lidhje me pusetat, qe eshte nje fenomen i shemtuar e pranoj, por nuk eshte fenomen i perhapur. Eshte nje kategroi e caktuar (shume e vogel) njerezish qe vjedhin puseta. Nuk eshte se shqiptari mesatar del naten per çelik.

Shume biznese qe funksionojne jashte mund te funksionojne fare mire ne Shqiperi. Nese ka nje gje, shqiptaret pershtaten relativisht shpejt me te rene, dhe pa u ndjere e perqafojne. Shiko se ne sa pak vite u shkua nga rroga me cash ne dore tek rrogat ne banka, ATM-te, televizioni me pagese (kur dikur as e konceptonim qe te paguanim per te pare tv), qendrat tregtare, nga telefonatat ne kabina tek posta e lagjes, sot shqiptaret i ke masivisht me internet ne telefon, dhe gjysma kane iphone te rinj, jashte xhepit ndoshta, por nuk duan asgje me pak se me te miren, apo me te shtenjten, sipas trurit.

dhe gjysma kane iphone te rinj, jashte xhepit ndoshta, por nuk duan asgje me pak se me te miren, apo me te shtenjten, sipas trurit.

Po si gjysma, mo? Nuk jane vetem iPhone. Po ben namin Shpresa AL me Doogee e marka te tjera kineze qe te bejne te njejten pune me 50 euro. Nuk u rri nje porosi as 10 dite ne dyqan se u shiten menjehere. Me 10 mije leke te vjetra ne muaj ke aq internet sa nuk e konsumon dot. Edhe gjysherit kane filluar lexojne fejsbuqera neper ballkone e lulishte.

As nuk diskutohet qe shqiptari ka etje deshire per me te miren modernen etj.por niveli I besimit (trust) qe eshte shtylla themelore e ekonomise se tregut duhet te jete me i larte se kaq per biznesin te lulezoje.une njoh pronare biznesi qe kane bere nje fare prokopie por stresi po u shkurton jeten ngaqe jane te lidhur dite e nate me punen e nuk kane besim t'ia lene nje manageri te jashtem (jo te huaj).behet fjale per nje popull ku te gjithe jane krushq e kusherinj e njerezit nuk ia kane besen njeri tjetrit.

nuk kane besim t'ia lene nje manageri te jashtem (jo te huaj)

smileysmileysmiley o robt sa kam qesh

kjo eshte e keqja me ju refugjatet, se merrni persiper te flisni per Shqiperine e Tiranen duke marre si reference vetem katundin tuaj brekegrisur e shpirtdhjere qe i degdis kalamajt ne emigrim me 400 dollare ne xhep. 

Ti sigurisht qe flet per ndonje biznes me ruajtje dhensh, por ne Tirane ka vite qe ekzistojne plot biznese shqiptaresh ku pronari nuk njihet fare. Nje kafe te vogel kishte ai i Mullirit te Vjeter, bashke me te vellane, e tani ka hapur ne cdo kryqezim o narja vogel e vete as nuk shkel nje here tek ato.

Edhe furra e bukes te lagjja ime me pronar malok safi qe vjen u pellet punonjesve si gomar sepse nuk kane fshire sic duhen pluhurin, edhe ai ka punesuar ekonomiste dhe shefa, edhe pse ka hapur tre dyqane me numer, por thejsht s'mund t'i beje vete te gjitha llogarite e 600 lloj bukeve, akulloreve, 300 lloj embelsirave, biskotave, byrekeve, kafeve, kameriereve, pasticiereve, pastrueseve, bukepjekesave, gazi, benzina, etj, dhe te menaxhoje edhe shperndarjen e tyre neper dyqane te vogla. 

Edhe berberi te lagjja ime me nje tek dyqan 4 me 2 ka dy cirake studente qe i le te puojne paradite kur ai ben stervitje ne palester dhe ne dreke kur rri ca ore me gruan e kalamajte apo kur ka dasem ne fshat te vet o narja vogel

Dhe keto jane biznese te vogla, por po flitet per biznes te mirefillte o cope mishi, nga ato qe kane magazina e seli te medha pergjate autostrades. nuk je as ne katundin tend, as ne vitin 1990 kur biznes quhej nje arke me camcakeza. lol, sa vk

 

600 lloj bukesh!? please anyone help this guy.

shkaba news :

 

 

  1. Nje kafe te vogel kishte ai i Mullirit te Vjeter, bashke me te vellane, e tani ka hapur ne cdo kryqezim
  2. te lagjja ime me pronar malok safi qe vjen u pellet punonjesve si gomar sepse nuk kane fshire sic duhen pluhurin, edhe ai ka punesuar ekonomiste dhe shefa, edhe pse ka hapur tre dyqane me numer, por thejsht s'mund t'i beje vete te gjitha llogarite e 600 lloj bukeve, akulloreve, 300 lloj embelsirave, biskotave, byrekeve, kafeve, kameriereve, pasticiereve, pastrueseve, bukepjekesave, gazi, benzina, etj, dhe te menaxhoje edhe shperndarjen e tyre neper dyqane te vogla.
  3. Edhe berberi te lagjja ime me nje tek dyqan 4 me 2 ka dy cirake studente qe i le te puojne paradite kur ai ben stervitje ne palester dhe ne dreke kur rri ca ore me gruan e kalamajte apo kur ka dasem ne fshat te vet

 

----------

Sukeset te biznesit ne Tirane dhe te gjitha sukeseeve te tjera  jane fale miellit te bardhe. Se ku vete gjithe ai lek i grumbulluar ne Zvicer , Itali Gjermani, Angli,France, Belgjike Hollande kur punojne shkabat ?!!

-----------------

Shqiptari kapet me drogë në Zvicër,drogën e sillte nga Brazili

February 5, 2016  20:39   Rajoni

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur nga policia me më shumë se 4 kilogramë kokainë në valixhen e tij të udhëtimit.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar që ishte nisur në San Paolo, Brazil me destinacion përfundimtar Tiranën. Por udhëtimi i tij është ndërprerë në Zvicër.

Ai kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut për të marrë avionin tjetër për në Tiranë, por gjatë kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike që e kishte fshehur në valixhe.

Drogën e kishte fshehur në disa të brendshme femrash që i kishte marrë me vete nga Brazili. Lajmin e ka bërë publik policia e Zyrihut.

Me vjen keq qe shumica e ju refugjateve keni ngelur me mentalitet ne vitin 91. Per ju cdo gje shqiptare eshte primitive, vulgare, do 200 vjet qe te arrije nivelin e botes ku ju besoni se jeni qytetare si te tjeret, etj, etj.

Me keto premisa eshte e kote qe te bej debat per cdo ceshtje me ju. Jam i sigurt qe edhe sikur tema te kishte lidhje me astronomine, prape ju me flamuj jo-shqiptare do me thoshit se qielli aty "tek ju" eshte shume i ndotur per te pare Henen p.sh. Njerez, e kuptoni qe ne raport me ne "shqiptaret e rendomte" ju po zbrisni ne nivelin e sociopateve.

Dhe meqe ra fjala, une shqiptari i rendomte nuk jam nje person qe nuk ka pare verdalle, po ta lexosh me kujdes postimin tim, vezhgimin per Ameriken dhe Evropen nuk e kam vetem me te lexuar.

 meso njehere konceptin kush eshte refugjat, pastaj kalo tek mentaliteti i 91-shit, se ne vend qe te heqesh vetllen  tjetrin po i heq syrin  vetes tate ! smiley  dmth ke ngelur ti mbrapa ne vitin 91 !  smiley

Ti je ndonje hale pastrues qe jeton i lumtur nen hyqmin e Her Royal Highness? OK mbase kjo eshte progres ne raport me ate hale ku jetoje si bari ketu ne Shqiperi (edhe pse nuk jam shume i sigurt per kete), po kjo s'te ben intelektual, plako. Thirri mendjes, nuk jane te gjithe me nga nje derrase mangut, boll qe thithin ajrin me standarte te Madherise se Saj dhe e pastrojne me qef m*tin e anglezeve (dhe shpeshhere te pakistanezeve)

e para, ne shqiptaret qe kur i dhame dërrmën 'te perbashketes' ( se ate cekun e bardhe do e plotepjestonin me 3 milion dhe secili do hapte uzinen e vet), vazhdojme te kemi nje mungese te llahtarshme respekti per pronen e ndashme, si dhe keto makina.

e dyta vlon nje gen hajduterie( edhe ky nisur nga 'obligimet qe ky shtet ka per shtetasit ketu e 104 vjet' ) qe i shtyn njerezit te çkulin deri edhe fosforeshentet e autostrades qe me pas t'i ngjisin si ornamente ne fund te qerres, te rrenja e ullirit e keshtu sipas rastit.

te kombinuara, qe xhanem shume mire mund te themi qe jane e njejta gje, kthehen komplet ne disfavor te shpikjes me lart.

Po qe njerzit te mos vjedhin, çfar duhet te beje Palloshi me Kone Miushin ? 

Te lexojne VQ !

Ilirjano, mos e permen VQ se do me akuzojne mua pastaj. 

Dergoi nje mesazh palloshit se nuk i dihet , ti terheqesh vemendjen  mbase keputet kemba e shejtanit, dhe rregullohen gjerat, pa vizion nuk ka perparim !

Zor se mund t'i dali kosto me e ulet se taksite, pa bere hesap angarite e tjera.

Nese nuk e nget shume maqinen ka nje zgjidhje qe quhet car lease smiley200-300 ne muaj I bie 6-7 cent minuti dhe e ke ne dispozicion tend 24/7.

Po, por paguan cdo minute, pa ndalim edhe kur je duke fjetur gjume. smiley

Dakord Blendo por me trafikun e Tiranes e pagua 2fish oren smiley

Aty aty te del .per ato dy ore qe perdor keto makinat belik paguan sa per gjithe diten per nje makine me qira mujore .vetem nese makina te duhet njehere ne jave kursen .

Tirana nuk eshte nje qytet disa milionesh qe ta beje aq urgjente nevojen per ndryshim, ndaj dhe ndryshimi nuk ka ardhur aq shpejt. Si gjithnje, ndryshimi do te vije natyrshem, sipas nevojes e brenda kushteve rrethanore. Nuk mund te vije vetem sepse e kane te tjeret.

Tirana ate popullsi qe ka, e ka shume te dendur aty ku e ka. Kjo ben qe autobusi te te coje ku ta kesh punen brenda 30-40 minutave me nje kosto qe nuk e konkurron dot asnje sistem tjeter. Cfaredo sistemi taksish te vesh, kete kosto nuk e mund dot, ndaj autobuset do te vazhdojne mbajne nje sasi te madhe klientesh.

Por, ngaqe e njejta rruge qe bejne autobuset mund te behet edhe me shpejt, edhe me rehat, ekzistojne taksite. Dhe ngaqe Tirana eshte popullsi e dendur ne pak km katror, keto kompanite e taksive qe jane hapur ne disa pika njeheresh, arrijne te shkojne tek klienti telefonues brenda 10 minutash, nga kudo qe ta marresh.

Problemi me keto taksite eshte qe funksionojne me mates, qe ben te rritet cmimi edhe kur ke ndaluar, pas 2 km te para. Ndaj, diten qe ka trafik, nuk jane te leverdishme. Por naten jane shume te leverdishme dhe me te sigurta, sepse kane shofere me uniforme te punesuar e me the te thashe.

Iku dhe nata, mbetet dita. Nje alternative e mire dhe e lire per taksi gjate dites, jane taksite pa licence te te njohurve qe punojne neper lagje. Cdo lagje ne TR ka disa te tille, te cilet i ke komshinj e s'ta fusin ne pazar. Mban nja dy numra dhe kudo qe te jesh u ben nje zile e te vijne per 20 minuta dhe pagesen e ke fikse. E kam provuar per disa kohe me keta, dhe vertet qe te shkon pothuajse po aq sa te kesh makine vete.

Sa per autobusin ne Tirane, minimalisht te lene me barre

po ka dhe opsione te tjera

edhe kembet qe ishin safe tani nga kopete e qenve rrugace nuk jane me te keshillueshme

nga dikush qe i ka provuar te gjitha

qendron vetem taksisti qe ja fut qeverise se punon ne te zeze, per ate me vret Zoti te flas

Dmth tip, burre kam ngel me barre, c'ne une jam i kujdesshem, je ti po jo autobuzxhiu. smiley

shkaba do ua kete pare hajrin linjave urbane

Kjo o eshte propaganda e Saliut, o reklame e ndonje klinike fertiliteti qe e sugjeron si terapi. smiley

Nejse pertej shakase, mua nuk mu duken aq keq atobuzet. Megjithse une i merrsha njehere ne henez, me shume tip nostalgjie, dhe ne ore pa shume milet. 

Ne distanca te shkurtra brenda unazes, pa milet dhe jo ne ore piku( shih pra? Tre rrethana lehtesuese) nuk jane keqsmiley 

Lehtesuese apo jo, une masat i merrja, xhepet bosh dmth. smiley

Keto transportet publike keshtu jane gjithandej. (ne fund te fundit prandaj deshtoi komunizma). Ne Japoni psh deri vone (ne mos po i kane akoma) treni-metroja kishte punonjes qe kishin detyre te rrasnin mire pasagjeret.smiley 

Edhe ketej makina te ben pune nese jeton ne periferi ku nuk ka shume transport publik.njerezit qe jetojne ne metropole ne nje pjese te mire nuk kane makine .

Une besoj se ne Tirane do marre shume seriozisht infrastruktura per perdorimin e bicikletes. Eshte krejt absurde qe njerez me nje pune fikse te marrin makinen cdo mengjes per te vajtur ne pune.

Ah ajo dite ... vetem atehere do te nise tirana te behet serish e jetueshme per mendimin tim.

 

 

Mire e ke Lungo. Tiranes he per he i duhen hapsira te destinuara vetem per bicikleta. Ndoshta me vone per keto opsionet e tjera.

Me nje llaf shtetit ia hoqem vizen qe te vendose nje zone me trafik te kufizuar ne oret qendrore e te rregulloje transportin publik?

Koncepti i kujdesit dhe ndershmerise ne te perbashketen me duket i paaplikueshem ne komunitetin tone. Qofsha e gabuar!

Ajo e kufizimit nuk me ngjit; ajo e transportit publik, po. Bile, eshte detyre e papermbushur e qivriut. 

Po per tramin ça u be!?

Well ashtu ishte nje muhabetsmiley

Nuk ka medoemos nevoje te jete qytet disa-milionesh per diçka te tille. Perkundrazi, mendoj qe Tirana me popullsine e larte te te rinjve duhet te ofroje mundesi fitimprurese per sipermarrje te tilla. Sa eshte e mundshme pastaj eshte çeshtje tjeter. 

mos e fol he burre, as qe ka pike shprese pa ndryshuar mendesia e epokes ngambrapa qe eshte:

zoti per t'gjithe dhe gjithsekushi per ngambrapen e tij!

ose thene ne stil me folk:

hajt t'majte e jotja!, aspak ajo e Qemolit!

Shembulli me i pastert eshte sherbimi telefonik publik, gjithsekushi me tre celulare personale, asnje nuk perdor gabinat telefonike publike, te cilat çuditerisht jane te pranishme kudo si dikur, megjithse gjithnje bosh.

Ka do dite pashe nje kabine telefonike me njeri brenda, nje çfaqje e ralle teper emocionuese artistikisht, nuk i besohej syve, dukej si instalacion artistik ready-made.

 

smiley

Po, quhen autobuze, trama etj. Tirana nga ana e planifikimit urban eshte nje sketerre qe do e vuajme per shume shume kohe. Pa rrafshime totale objektesh, pa hedhje ne hale miliona e miliona dollareve zorre se mund te arrime gjer aty sa te kemi nje sistem transporti urban efikas. 

Keto makinat komunitare pastaj jane thjesht pune risku. Une nuk du ama qe noi byth e zgjut, noi shok a vella kryebashkiaku, ta zeme, te perftoje vende parkimi falas lart e poshte Tiranes per te parku keto mjete biznesi, me justifikimin se perdorimi i perbashket i tyre do te lehtesojne trafikun ne Tirane. 

Ky problem eshte shtruar dhe komentuar kryesisht nga pikpamja e interesit individual, dhe preket shkarazi problemi ekologjik i perzjere turbullt interesin publik.

Ne fakt kryesori eshte problemi ekologjik, pare jo vetem si ndotje e ambjentit ne menyre te parigjenerueshme, por me kryesorja e te gjithave eshte problemi energjitik, hajduteria pa meshire e rezerves se shtereshme te energjise toksore me baze naften, e cila origjinalisht duhej te perdorej per te arritur nje tjeter lloj energjie ne nivel me te larte si kualitet, te pashtershem dhe relativisht pa ndotje, qe do ta bente njeriun vertet zot te universit.

Ne vend te ketij synimi providencial, behet sullaco me makine per te ngrene nje pice 60 km larg (aty e bejne t'mir mer jau!), 200 km per te takuar kushuriren nga ane e babajt se ashtu osht i pune, ose 50 km tu pjerdh skapmento dau dau dau shtellunga tymi me kake hidrokarburesh ne atmosfere per t'pa i film t'modh gjermon me regji e mo t'modhit gjermon ngambrapa me titull t'modh ngambrapa: "Learning to love yourself/ Is the greatest love of all”, qe ne shqip perkthehet kollaj: Hajt t'majt e jotja, sepse edhe regjizorin e modh ngambrapa e ma e jotja!

E bukra eshte se edhe shkabe prezervativa mbush me lengje flet si emigrant ne vend te vet, tregon me mburrje arritjet e medha taksiste shqiptare qe kontribon ne qelbezimin e stratosferes.

O Shkabe lengezori plastik, o taksi drajver drejt boles se majte nepermjet feles se djathte, renç ne mut te thate e u mbytsh ne te!

 

Tirana, qyteti me i ndotur dhe me i populluari i Shqiperise, e ka te domosdoshme ne rradh te pare, nje qender parkimi me kate ne qender, ku shoferet lene makinen aty dhe marrin urbanin, ose hecin ne kembe. Ajo gropa e Sejdise qe tashme eshte bere lulishte, fare mire mund te kthehej ne nje parkim me nenkate dhe mbikate, me dy hyrje e dy dalje. Dhe zgjidhej keshtu ai qarkullim i dendur dhe ajo verdallosje e shoferve per nje vend parkimi. 

Tirana eshte nje shithole dhe e tille do te mbetet derisa te gjenden parallinj qe ti vene dinamitin e ta ndertojne nga e para.

Padyshim qe po, edhe hashashin do e kishin korrur me shoent anekend vendit smiley

mendje tipike shqiptari, duam te kapercejm Kohen e humbur, dmth. te arrijm mundesisht Pardje ne Mengjes atje ku ka arrit Bota me pervojen e disa dekadave.

Kopjojm si majmunet .

Por ndërsa kjo pyetje ka kuptim për një brez që ka marrëdhënie emotive me mjetin që nget, ky brezi i ri, sikur i sheh gjërat më ftohtë, dhe makinën si një mjet, e asgjë më tepër, që nga çon nga pika A tek pika B.

Blend, kjo eshte perkthim mga ndonje artikull i shkurtuar apo nje pyetje jote origjinale e bazuar mbi perceptimin se si jane gjerat ne Albanié? Po te jete kjo e dyta do te thosha se gjerat paskan ndryshuar shume keto 4 javet e fundit qe kur isha per here te fundit ne Albanié. Po atje maqineria eshte STATUS mer Blend. Shqipot mund te tefalin nese makinen e grus/dashnores e ke ndonje Smart, Mini, Peugeot 107, Citi, Mi, apo ku di une, por makina baze duhet te jete ndonje Benz (E-class e siper - viti i prodhimit ka me pak rendesper ata qe nuk bejne shpesh gjiro nga Blloku)), BMW (seria 5 e siper), apo ndonje ekuivalente per ata qe kane me pak lek e (pak) me shume mend. Keta qe thu ti me siper nuk kam pas shume mundesi t'i njoh por ndoshta jane brezi i ri (fringo).

Perderia nuk do ja hapin dythelorin me taksa qe jane proporcionale me vitin e prodhimit dhe peshen totale te makines, si dhe t'ja bejne parkimin me te shtrenjte se buka qe hane, nje m@t do kene efektivitet keto makinat e perbashketa. Po shumica ne trafik jane per pordhe mer Blend, nuk eshte se perdorin makinen per te shkuar nga pika A ne B (mjafton qe te mendosh qe per ata qe jetojne brenda unazes nuk do me shume 30 minuta ne kembe per te shkuar nga nje pike e rastesishme A ne nje pike tjeter cfaredo B - si dhe te hedhesh nje sy kur je ne trafik se kush jane ata qe ndajne asfaltin me ty, cfare moshe kane, sa veta ka nje makine mesatare, etj).

Personalisht une i kam perdorur dikur keto makinat e perbashketa dhe mendoj jane qe nje gje shume e mire e praktike dhe te ben me te pergjegjshem per emitimin e gazrave (ne te kundert me shqipot ku vleresohesh me shume sa me shume gazra te nxjerresh smiley ).

 

smiley po ne qe kemi V8 bi-turbo diesel? Ne ne litar e? smiley 

Ta gezoç e i pafsh hajrin! Nuk osht krim me pas makine te mire, (pothuajse) krim eshte te kesh nje shtet qe te lejon te nxjerresh lloj-lloj gazrash e te takson njesoj me ate qe ben "nga nje te vogel" smiley

Ne Shqiperi kam nje me te vogel. Dhe jam shume dakord qe taksimi duhet te jete proporcional. Jam icik kundra kesaj luftes se shpallur kundrejt mjeteve te medha. Problemi nuk eshte vetem mjeti, por ambienti qe krijum qe e nxjerr bezdises mjetin e tjetrit. 

Perderia nuk do ja hapin dythelorin me taksa qe jane proporcionale me vitin e prodhimit dhe peshen totale te makines, si dhe t'ja bejne parkimin me te shtrenjte se buka qe hane, nje m@t do kene efektivitet keto makinat e perbashketa. 

E ke ngul gozhden ketu Asterisko. Nje pjese e mire e makinave qe levizin ne shqiperi kane llamben e serbatorit te ndezur. Ti degjosh keshtu ne kafe kur te bejne muhabet thua jam ul me milionera. Nga ana tjeter kur ua mbush serbatorin deri te tapa ...ueee rrofsh vella s'kishe pse, ja mjafton nje 2000 leksh (20$) se nuk levizim shume ne ketej... 

Qytetet shqiptare nuk kane fizionomine e atyre amerikane veriore, keshtu qe vetem me kembe mbaron tere punet. 

po sikur ta fillojme revolucjonin me ca tetë vendëshe,

smiley

Tirona e ka pas nje kohe "te arte" te 8+1 vendesh-ve me gjiro ne unaze e Kinostudio-Kombinat-Alidem, etj por kamunistat (krimeinistri aktual) e ndaluan ate qejf te modh qe u bonte me gara shoferesh neper rruge e me kalerimet e "faturinove" qe vareshin neper dyert e pasme duke thirrur "Hajde Unaza!" "Hajde Kombinati", "Ali Demi", etj

Tirana ka nevoje tu .. dashnorët ketyre bq se grate dihet qe i kane per fasade. Kush kujtojne se jane keta plehra qe t'u vjedhin ore te tera nga dita banoreve te Tiranes vetem per te realizu tekat e tyre me qendren. Trafiku sot ishte nje kaos total ne Tirane dhe une nuk kaloj fare nga qendra. Tirana s'ka rruge, s'ka transport urban, keta mendojne vetem t'i mbyllin rruget e sheshet per te bere "grandeur nature" zhgarravinat e atij kafshes dhe dashnorve te vet neper Europe.

E vetmja zgjidhje eshte qe njerzit te marrin makinat e te shkojne t'ia lene te gjithe ne mes te rruges. Ta shofin maskarenjte se si tallen me ne pastaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).